MIA Flesh
- Ambasadorin e Konfederatës së Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kristof Zomer, gjatë të cilit u shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin dypalësh aktual dhe të ardhshëm në fushën e mjedisit jetësor. "Ministri Hoxha shprehu mirënjohje të sinqertë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të rëndësishme që Zvicra i ofron vendit për më shumë se tri dekada, duke theksuar se ajo është një nga donatorët bilateralë më të mëdhenj dhe një partner kyç në proceset reformuese, veçanërisht në sektorët e ujërave, menaxhimit të mbetjeve, natyrës dhe qëndrueshmërisë klimatike. U shqyrtuan projektet në vijim të mbështetura nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO), përfshirë projektet për menaxhimin e integruar të mbetjeve të ngurta, menaxhimin e ujërave nëntokësore, mbrojtjen e biodiversitetit dhe ekosistemeve, si dhe forcimin e qëndrueshmërisë dhe efikasitetit të ndërmarrjeve komunale", kumtoi MMJPH.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:55, 22 janar, 2026
You need to login to view this page