• e premte, 05 dhjetor 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/13 qershor/2025

Shkup  - Marrëveshje për bashkëpunim strategjik mes qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë është nënshkruar sot në Shkup gjatë vizitës së shefit të diplomacisë hungareze Peer Sijarto, mikpritës i të cilit ishte ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski. Në takim, siç theksuan dy ministrat në konferencën e përbashët për shtyp, janë përqendruar në marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, duke shprehur kënaqësi të ndërsjellë nga dialogu intensiv politik dhe bashkëpunimi i zhvilluar sektorial. Është përshëndetur edhe miqësia tridekadëshe dhe bashkëpunimi i shkëlqyer tregtar, e cila shënon trend rritës të vazhdueshëm në periudhën e kaluar.

Shkup  - Shefi i diplomacisë hungareze, Peter Sijarto, tha sot nga Shkupi se Bashkimi Evropian publikisht deklarohet se mbështet zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor, por prapa dyerve të mbyllura në takimet e 27 vendeve anëtare, shtetet që mbështesin zgjerimin janë pakicë. Ai theksoi se nëse ata ishin të sinqertë në qëllimin e tyre se duam të hyjmë në Union, “nuk do të prisnin 20 vjet për anëtarësimin e plotfuqishëm”.

 Shkup  - Ministria e Drejtësisë gjatë ditës do të mbajë një takim onlajn me Komisionin e Venecias për Ligjin për Këshillin Gjyqësor, i cili u është dorëzuar për mendim, informoi ministri i Drejtësisë Igor Fillkovi, duke theksuar se pret që ky ligj të jetë në procedurë parlamentare deri në fund të këtij muaji. Ministri i Drejtësisë Igor Fillkovi, në brifingun e sotëm me mediat mbi ligjet nga Agjenda e Reformave, shpjegoi se mendimet e Komisionit të Venecias do të shqyrtohen në detaje dhe do të merren parasysh, megjithëse nuk janë të karakterit detyrues.

Shkup  - Kodi zgjedhor, i cili është në grupin e ligjeve reformuese, të cilat duhet të miratohet deri në qershor të këtij viti, është përgatitur dhe grupi punues në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë i ka përfshirë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-së të cilat kanë qenë edhe deri më tani, por nuk janë inkorporuar në ciklet e mëparshme zgjedhore. Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, pas brifingut të sotëm me mediat për ligjet nga Axhenda reformuese, ka shfaqur shpresë se afati i fundit nga qershori i këtij viti do të kapet edhe për Kodin zgjedhor.

Shkup  - Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Kodit zgjedhor, me procedurë të shkurtuar kaloi në seancëne  sotme të Komisionit kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive. Në mbledhje nuk u pranuan amandamentet e parashtruara nga deputetë të opozitës. Deputeti Sali Murati nga Fronti evropian, tha se kjo do të thotë kthim prapa dhe se po zbatohet pa konsultime më të gjera. Kjo, siç shtoi, do të thotë pabarazi dhe diskriminim sistematik kundër kandidatëve të pavarur.

Shkup  - Ndërpritet procedura për gjithsej 11 personsa, sepse për ta nuk ka mjaftueshëm dëshmi nga të cilët edhe dy ish-ministra, njoftoi prokurori publik republikan, Lupço Kocevski lidhur me hetimin për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçanë. "Domethënë për dy ministra ndërpritet procedura, në periudhë kur të njejtit kanë qenë ministra, nuk mund t'ju them se kush, duke pasur parasysh për të tjerët kanë aktakuzë, për periudhën kur kanë qenë në funksion", tha Kocevski. Shtoi se procedura ndërpritet edhe për një person që ka ndërruar jetë, ndërsa për një person është ndërprerë për shkak të gjendjes shëndetësore.

Shkup  - Pas nismës së ministres Sanja Bozhinovska, në Ministrinë e Energjetikës, Miniervae dhe Birmeve Minerale është formuar Trup këshilldhënës i përbërë nga emra eminent nga komuniteti akademik, ekspertë dhe intelektualë me përvojë shumëvjeçare në fushën e energjetikës, minierave dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Ky trup, siç kumtoi Ministria, ka funksion konsultativ dhe do të sigurojë mbështetje dhe mendim profesional në procesin e krijimit dhe avancimit të politikave energjetike dhe të minierave, me fokus në tranzicionin energjetik nacional, përmirësim të rregullativës, kornizës investuese dhe sigurisë së furnizimit me energji dhe lëndë të para minerale.

Ohër - Është lëshuar në përdorim rruga e rikonstruuar Ohër - Shën Naum me gjatësi prej 24,4 kilometra. Investimi në vlerë prej 11.7 milionë euro është i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRR). Është rinovuar plotësisht, është instaluar sinjalistikë e re, gardh sigurie dhe është bërë zgjerimi i të njëjës. Janë bërë ndërhyrje mbrojtëse në shpatijet e rrezikshme të rrugës gjashtë metra të gjerë.

 Athinë  - Aeroplani qeveritar izraelit "Krahu i Cionit" (Wing of Zion) që e përdorin kryeministri dhe presidenti i Izraelit ka aterruar në Athinë dhe ndodhet në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës, ndërsa sipas informacioneve në Greqi, në të ka udhëtuar ambasadori izraelit, njoftoi korrespondentja e  MIA-s nga Athina. Sipas të njëjtave informacione, për shkak të aeroportit të mbyllur në Tel Aviv, me fluturim special ambasadori izraelit, i cili ndodhej në Tel Aviv, është transportuar në Athinë, ndërsa në aeroplan ai ka qenë i vetmi udhëtar.

Teheran  - Portali iranian "Nournjuz" (Nournews) ka publikuar një shifër jozyrtare të viktimave në sulmet e sotme izraelite ndaj Iranit. Në kryeqytetin e Iranit, Teheran janë vrarë 78 persona, ndërsa 329 janë plagosur. Ndërkohë, agjencia iraniane e lajmeve Mehr njoftoi se Izraeli vazhdon me sulmet ajrore ndaj qytetin Tabriz, në Iranin veriperëndimor. 

 Tel Aviv - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot do të zhvillojë biseda telefonike me presidentin amerikan Donald Tramp, presidentin rus Vladimir Putin dhe kryeministrin britanik Kir Starmer, pas sulmit ajror të Izraelit ndaj Iranit, njoftoi kabineti  i tij. Biseda me Trampin është paralajmëruar para orës 18:00 sipas kohës izraelite (17 sipas kohës së Maqedonisë), raportoi gazeta "Tajms of Izrael". Më herët sot, Netanjahu kishte folur tashmë me kancelarin gjerman Fridrih Merc dhe kryeministrin indian Narendra Modi. 

Teheran  - Agjencia iraniane e lajmeve Fars, përgënjeshtron  se Irani i është përgjigjur sulmit izraelit me dronë, duke theksuar se hakmarrja e Teheranit "do të ndodhë në të ardhmen e afërt". Mediat izraelite raportuan se Irani ka lëshuar ​​rreth 100 dronë drejt Izraelit në shenjë hakmarrjeje. Mediat iraniane raportuan gjithashtu se sulmet ajrore izraelite në disa qytete në pjesën perëndimore të vendit po vazhdojnë.

Nju-Delhi  - Vishvakumar Ramesh, udhëtari i vetëm i cili i mbijetoi rrëzimit të aeroplanit të Er India në të cilin jetën e humbën 241 persona, deklaroi se nuk ka mundur të besojë se është i gjallë kur i ka hapur sytë, i rrethuar nga flakët, rrënojat dhe trupat e djegur. I vendosur në një spital lokal, Ramesh për televizionin nacional indian tha se aeroplani është dukur sikur të ishte "ngujuar" në ajër disa sekonda pa fluturimit. Ka shpejtuar, por nuk ka arritur të ngritet, pas çka është rrëzuar.

 Nju-Jork - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot do të mbajë seancë kushtuar situatës në Iran pas sulmit nga Izraeli.  Ndërkohë, kabineti i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu njoftoi se ai do të flasë sot në telefon me presidentët e SHBA-së dhe Rusisë, Donald Trampin dhe Vladimir Putinin. Sipas mediave amerikane, Tramp tshmë ka folur me homologun francez Emanuel Makronin.

Uashington  - Presidenti amerikan Donald Tramp në një intervistë për Ej-Bi-Si deklaroi se sulmet izraelite ndaj Iranit ishin të shkëlqyera. Ai foli edhe për negociatat me Iranin mbi programin e tij bërthamor. "U dhamë shans, ndërsa ata nuk e shfrytëzuan. Ata janë goditur shumë, shumë rëndë. Mirë e kanë ndier goditjen, aq sa mund të ndjehet. Do të ketë ende. Dhe shumë më tepër", ka thënë Trampi.

 Bagdad - Iraku ka paraqitur ankesë zyrtare në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për shkeljen e hapësirës ajrore irakiane gjatë sulmit të madh izraelit ndaj Iranit, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme në Bagdad. "Ky lloj i praktikës përbën një shkelje të rëndë të sovranitetit të Irakut", theksohet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Irakut.

Teheran - Presidenti iranian Masud Pezeshkian deklaroi se Izraeli do të pendohet për aksionin e sotëm. Ai nuk dha detaje për përgjigjen e mundshme të Teheranit. Kombi iranian dhe funksionarët e vendit nuk do të heshtin përballë këtij krimi, ndërsa  përgjigja legjitime dhe e fuqishme e Republikës Islamike të Iranit do ta bëjë armikun të pendohet për aktin e tij të pamend", tha Pezeshkiani në një video mesazh të transmetuar në televizionin shtetëror iranian.

 Tel Aviv  - Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se në sulmin e sotëm ndjeshëm është dëmtuar objekti për pasurim të uraniumit të Iranit në Natanc. Sipas IDF-së, uzina e pasurimit të uraniumit në Frodo, si dhe objektet bërthamore në Isfahan dhe Bushehr, nuk ishin cak i sulmeve. IDF pretendon se sulmi ndaj Natancit është shkatërruar pjesa nëntokësore, ku ndodheshin centrifugat, hapësirat elektrike dhe infrastruktura tjetër shoqëruese. 

Milano - Filipo Inzagi është laguar nga Piza si trajneri kryesor pas një dakordimi të përbashkët, publikoi debutuesi në Seria A. Trajneri largohet vetëm disa javë pasi që e ka zhvilluar ekipin e Toskanës deri në promovim në ligën më të lartë të Italisë. Filipo Inzagi, vëllau i madh i Simones, i cili paradokohe u largua nga Interi për ta drejtuar klubin saudit Al-Hilal, e ktheu Pizën në ligën elitare pas 34 vjetëve mungesë në sezonin e parë të tij në klub.

QËNDRONI TË LIDHUR