• e premte, 05 dhjetor 2025
MIA Flesh

18:00 / 14 korrik / 2025

Shkup - Autostrada Kërçovë-Ohër është simbol dhe udhëkryq midis dy kohërave, mosinteresimit, paaftësisë dhe mosveprimit të LSDM-së dhe BDI-së dhe përkushtimit dhe punës së kësaj qeverie të VMRO-DPMNE-së. Qytetarët tani janë të kënaqur dhe rezultatet janë të dukshme në terren. Në fund të verës, pres të hap një pjesë tjetër të autostradës për qarkullim, segmenti nga Klimeshtani deri në Ohër, thotë zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski. “Autostrada Ohër-Kërçovë është simbol për atë punë, e thashë kur u zgjodha se ajo është simboli. Mund të zbatojmë dhjetëra projekte të tjera, por nëse nuk e përfundojmë këtë projekt, do të jemi të njëjtë me ato të mëparshmit, nëse e përfundojmë siç po e përfundojmë, atëherë do të jemi ndryshe nga ato të mëparshmit. Qytetarët janë të kënaqur sepse rezultatet e para janë të dukshme, i kemi njëzet kilometrat e parë funksionalë dhe është normale të pyesim se kur do të përfundojë plotësisht. Nuk do të devijojmë asnjë ditë nga ajo që është rënë dakord me Kontraktorin dhe bankat, afati është fundi i vitit të ardhshëm dhe deri në fund të vitit të ardhshëm e gjithë autostrada, 57 kilometra e gjatë, do të jetë funksionale dhe mund të përdoret. Ndërkohë, kemi edhe një lajm të mirë, deri në fund të verës presim që edhe tetëmbëdhjetë kilometra shtesë, pjesa nga Klimeshtani deri në hyrje të Ohrit, të përfundojë dhe të vihet në funksion, thotë Nikolloski në një intervistë për TV Alfa, duke folur për projektet infrastrukturore që po zbatohen në vend.

Shkup - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me hapjen e një pjese të rrugës Kërçovë-Ohër  dhe dinamikën e punimeve në autostrada të tjera tha se sa i përket dinamikës së ndërtimit të autostradës e cila është pjesë e Korridorit 8 dhe lidh Kërçovën me Ohrin tha se afër 8 muaj më parë, situata ishte në vendnumëro. Punohej në 3 ndërrime, punohej shumë, punohej me përkushtim dhe rezultati i asaj pune të përkushtuar janë këto 17 të parat, megjithëse aksi rrugor është 20 kilometra, tha ai.

Shkup - Mesazhi më i rëndësishëm që kam për ju sot është mundësia për zgjerim, e cila është më e madhe tani sesa ka qenë për një kohë të gjatë. Do të donim ta shihnim Maqedoninë e Veriut si pjesë e grupit të ardhshëm të vendeve që do të bëhen anëtare të BE-së. Ju e dini se çfarë duhet bërë, e ne jemi këtu për t'ju ndihmuar dhe mbështetur për ta realizuar atë, tha ambasadorja daneze në vendin me qendër në Beograd, Pernille Deiler Kardel, duke paraqitur prioritetet e Presidencës daneze në Këshillin Kombëtar për Eurointegrime në Kuvend. Kryetari i Komitetit për Çështje Evropiane, Antonio Milloshoski, u përgjigj se përsëritja njëdekadëshe e frazave të njëjta se momenti është tani, që , siç theksoi ai, i kemi dëgjuar që nga Havier Solana 20 vjet më parë dhe sot i dëgjojmë përsëri, por nuk jemi të sigurt nëse BE-ja ka kapacitetin që ta shndërrojë këtë moment në kalendar që do t'u japë siguri vendeve kandidate në rajon se do të bëhen anëtare të BE-së, pa u penguar nga çështjet dypalëshe. "Mesazhi më i rëndësishëm që kam për ju sot është mundësia për zgjerim, e cila është më e madhe tani sesa ka qenë për një kohë të gjatë. Do të donim ta shihnim Maqedoninë e Veriut si pjesë e grupit të ardhshëm të vendeve që do të bëhen anëtare të BE-së. E dini se çfarë duhet bërë dhe ne jemi këtu për t'ju ndihmuar dhe për t'ju mbështetur që kjo të ndodhë. Është e rëndësishme të shfrytëzohet mundësia, nuk mund të garantohet, por mundësia për zgjerim është këtu, ne i dimë sfidat, por është e rëndësishme të punojmë së bashku, në vend që të lihemi mënjanë, në mënyrë që të sigurohemi që ky vend i bukur në zgjerimin e ardhshëm të bëhet pjesë e BE-së", theksoi ambasadorja.

Shkup - Me refuzimin e dy amendamenteve nga LSDM-ja për ribalancin e Buxhetit në Komisionin e sotëm parlamentar për financim dhe buxhet, pushteti tregon se nuk ka vesh për problemet themelore të qytetarëve, vlerëson deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski në konferencën për shtyp pas seancës së Komisionit në të cilën përfundoi debati rreth amendamenteve pas ribalancit. "LSDM-ja veproi me plot përgjegjësi dhe në funksion të nevojave të qytetarëve. Ajo që ishte prioritet, atë e ofruam në këtë ribanalc të Buxhetit dhe konstatoi se qeveria nuk dëgjon problemet themelore të qytetarëve, as nuk ka kapacitet demokratik për të dëgjuar vërejtjet, për të shqyrtuar me kujdes propozimet dhe për të marrë vendime të bazuara në ato. Edhe një herë, është treguar se qeveria ekzekutive, gjegjësisht Qeveria e VMRO-DPMNE-së, kontrollon grupin parlamentar të VMRO-DPMNE-së", tha Spasovski.

Shkup - Departamenti për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe të rëndë, në bashkëveprim me Departamentin për operacione speciale dhe të posaçme, nën udhëheqjen  prokurorit publik të PTHP për NKOK, pas hulumtimit disamujor të krimit, kreu një operacion të bashkërenduar policor në të cilin u shkatërrua grupi gjashtëanëtarësh i organizuar kriminal, i cili për një periudhë të gjatë kohore ishte i përfshirë në kryerjen e veprave penale në fushën e kontrabandës së migrantëve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjatë realizimit, siç njofton MPB, u parandalua edhe transporti i gjashtë migrantëve nga Kina, nga të cilët një i mitur. 

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme zhvilloi sot një takim pune me drejtorin e përgjithshëm të Qendrës Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migracionit – ICMPD Mihaell Shpindeleger. Në takim, siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, u diskutua për prioritetet dhe aktivitetet e ardhshme që do t’i ndërmarrë Ministria e Punëve të Brendshme nga aspekti i përballimit të migracionit të paligjshëm dhe në përgjithësi forcimit të kapaciteteve të policisë kufitare për t’iu përgjigjur sfidave që vijnë me të.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot realizoi takim pune me një delegacion të lartë të Bankës Botërore, të udhëhequr nga Reka Menon, menaxhere për shëndetësi, ushqim dhe popullsi për rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, si dhe me dr. Sven Nelsen, bashkëudhëheqës i sektorit të shëndetësisë të Bankës Botërore për vendin tonë, Ali Hamandi, ekonomist i lartë dhe Mrika Aliu, specialiste e lartë për zhvillim njerëzor. Ministri Aliu, siç njofton Ministria e Shëndetësisë, prezantoi prioritetet strategjike të Ministrisë së Shëndetësisë dhe theksoi se ekspertiza dhe mbështetja ndërkombëtare përbëjnë një segment kyç në procesin e modernizimit, veçanërisht në fushën e digjitalizimit , si një nga prioritetet kryesore të Ministrisë, si dhe në tele-mjekësi, kujdesin shëndetësor primar, dhe përmirësimet infrastrukturore dhe teknologjike të sistemit.

Shkup - Kryetari i Këshillit nacional për eurointegrime, Venko Filipçe në seancën e sotme ku u prezantuan prioritetet e kryesimit danez me BE-në përshëndeti prioritetet e Danimarkës në lidhje me zgjerimin të cilat, siç theksoi, "janë shumë të rëndësishme për kontekstin gjeopolitik të sotëm". Në seancë, Filipce i kërkoi ambasadores daneze në vend, Pernile Deiler Kardel seriozisht të merret parasysh pjesa e Raportit të Parlamentit Evropian ku thuhet se Maqedonia e Veriut mbetet subjekt i operacioneve armiqësore të ndikimit nga jashtë.

Shkup – Propozim-ndryshimet e Ligjit për automjete me të cilat pritet të lehtësohet procesi i regjistrimit të automjeteve sot e kaluan filtrin e kuvendit në Komisionin amë për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike. Kryetari i Komisionit, i cili njëherësh është edhe një nga propozuesit, Bojan Stojanovski sqaroi se ndryshimet janë bërë me qëllim që të thjeshtësohet procesi i regjistrimit të automjeteve. Me ndryshimet u jepet mundësi stacioneve për kontroll teknik të japin vërtetim për veturë të regjistruar, në bazë të kritereve të përcaktuara më qartë, e cila do të identifikohet me vulën e lejes së komunikacionit. Propozohet gjithashtu regjistrim të bëhet në gjithë territorin e shtetit, ndërsa jo si deri më tani në afërsi të vendbanimit.  

Veles - Si pjesë e aktiviteteve të sotme, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni vizitoi Sektorin e Punëve të Brendshme të Velesit. Në takimin me udhëheqësinë e SPB të Velesit, Zëvendësministri Iseni u njoh me aktivitetet aktuale të sektorit dhe problemet me të cilat përballen dhe si po tejkalohen ato, informojnë pasdite nga MPB-ja. Prej aty sqaroijnë se u diskutua edhe situata e sigurisë, duke theksuar trendet aktuale të krimit dhe masat që po merren për ta parandaluar atë.

Dibër - Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në vendin tonë, Denion Meidani sot ishte për vizitë në Manastirin e Bigorit. "Ambasadori realizoi takim miqësor dhe të përzemërt me ipeshkvin Antaniski, z. Partneij, me të cilin biseduan për marrëdhëniet e deritanishme të mira të manastirit me komunitetin shqiptar dhe me Republikën e Shqipërisë, si dhe për mundësinë për thellimin e tyre në të ardhmen, informuan nga manastiri. Prej aty shtojnë se takimi është mbajtur në frymën e respektit të ndërsjellë, mirëkuptimin dhe miqësinë e sinqertë, me theks në rëndësinë që e ka Ortodoksia për lidhjen shpirtërore dhe kulturore mes dy popujve fqinjë.

Bruksel – Draft-buxheti i BE-së për vitin 2028-2035 përfshin 4,3 trilionë euro për mbrojtje, njoftoi sot eurokomisari për Mbrojtje, Andrius Kubilius për takimin e përbashkët në Bruksel të delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhënie me NATO-n dhe Asamblesë Parlamentare të aleancës. Ai saktësoi se Komisioni Evropian do ta prezantojë draftin e parë të buxhetit të ardhshëm shumëvjeçar në ditët e ardhshme. Kubilius theksoi se buxheti i ri nuk hyri në fuqi, vendet e BE-së do të kenë 800 miliardë euro shtesë në katër vitet e ardhshme për shpenzime për mbrojtje. Eurokomisari theksoi se sot vullneti në Ukrainë tregon se si do të jenë betejat e të ardhmes dhe komentoi se deri më tani vendet evropiane nuk mësuan mjaftueshëm mësime nga ndryshimet në fushëbetejë. 

Bruksel - Bashkimi Evropian po përgatit kundër-dogana shtesë për import nga SHBA-ja me vlerë prej 72 miliardë euro (84 miliardë dollarë), deklaroi sot komisari i BE-së për Tregti, Marosh Shefçoviç, pas doganave të reja të publikuara nga presidenti amerikan, Donald Tramp. BE-ja ende shpreson të gjejë zgjidhje të dakorduara në kontestin me Uashingtonin rreth çekuilibrave eventuale tregtare dhe kërcënimet për rritje të doganave dhe se do të shmang vendosjen e kundër-doganave.

Jerusalem – Armata izraelite sot njoftoi se ka goditur “disa tanke” në Sirinë jugore ku ka pasur konflikte ndërmjet fiseve beduine sunite dhe luftëtarëve nga pakica druzi, me çka humbën jetën 50 persona. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, Izraeli i ka sulmuar tanket e armatës siriane, anëtarët e së cilës luftojnë në anën e beduinëve. Izraeli paraprakisht u kërcënua se do të intervenojë në Siri që ta mbrojë pakicën religjioze druzi, të cilët konsiderohen si pakicë besnike në Izrael dhe shërbejnë në forcat e armatosura. 

Kiev – Të paktën katër persona janë vrarë në sulmet ruse mbi qytetin Sumi, në verilindje të Ukrainës, deklaroi guvernatori rajonal Oleg Grigorov, duke shtuar se numri i personave të lënduar në sulmin armiqësor me dron ndaj institucionit mjekësor në Sumi gjithashtu u ngrit në katër. Paraprakisht sot, shërbimet për raste urgjente të Ukrainës njoftuan se dy persona janë vrarë, ndërsa katër janë plagosur në sulmet mbi këtë rajon.

QËNDRONI TË LIDHUR