MIA Flesh
- Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ndau në një postim në Fejsbuk se presidenti i SHBA-së Donald Tramp i dërgoi një mesazh urimi me rastin e 34-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë - 8 Shtatori. Siljanovska Davkova shpreh mirënjohje për urimet, të cilat i vlerëson jo vetëm si një konfirmim të miqësisë dhe partneritetit të fortë strategjik të SHBA-së dhe Maqedonisë, por edhe si një arsye për përparimin e tyre.
- Post By Sara Ademi
- 17:55, 5 shtator, 2025
18:00/ 5 shtator/ 2025
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ndau në një postim në Fejsbuk se presidenti i SHBA-së Donald Tramp i dërgoi një mesazh urimi me rastin e 34-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë - 8 Shtatori. Siljanovska Davkova shpreh mirënjohje për urimet, të cilat i vlerëson jo vetëm si një konfirmim të miqësisë dhe partneritetit të fortë strategjik të SHBA-së dhe Maqedonisë, por edhe si një arsye për përparimin e tyre.
Shkup - Me rastin e festës së ardhshme shtetërore - Ditës së pavarësisë, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot gjatë pritjes që e organizoi në shtëpinë ligjvënëse, porositi për unitet, bashkim dhe vizion për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut. Në fjalimin e tij, Gashi e ceki rëndësinë e unitetit thelbësor mes qytetarëve, respektimit të llojllojshmërive dhe ndërtimit të së ardhmes së përbashkët pa ndarje.
Shkup - Komisioni i brendshëm për ndërhyrje kardiologjike dhe kardiokirurgjike konfirmoi metodologjinë për punë, e cila do të jetë baza për analizë jo vetëm të rasteve tashmë të dorëzuara, por edhe të gjitha rasteve të cilat do të dorëzohen ose konfirmohen nga ana e komisionit të brendshëm, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Ministri Azir Aliu thotë se transparenca është e rëndësishme në të gjithë procesin.
Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, së bashku me udhëheqësinë e ministrisë dhe policisë, sot shënuan 7 Shtatorin - Ditën Ndërkombëtare të Bashkëpunimit Policor. Kjo ditë u vendos me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara në vitin 2022 dhe përkujton se siguria e vërtetë mund të sigurohet vetëm përmes punës së përbashkët, bashkëpunimit global të institucioneve të zbatimit të ligjit dhe ngritjen e vetëdijes për seriozitetin e krimit transnacional dhe përmes forcimit të besimin dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet shërbimeve.
Shkup - Instituti për hulumtime ekonomike dhe politike Fajnans think sot njoftoi se rritja në tremujorin e dytë u përshpejtua lehtë, por nuk krijoi vende të reja pune. Dinamika e ekonomisë nga tremujori i dytë, sipas Fajnans think, pritet të vazhdojë gjatë vitit. Mbeten në projeksionin për rritjen reale të BPV-së në vitin 2025 prej 3,5 për qind, ndërsa projeksioni për rritjen e çmimeve rishikohet në 3,7 për qind (nga 3,1 për qind).
Shkup - Komisioni Parlamentar për Sistemin Politik dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Komuniteteve sot shqyrtoi dhe e përcolli për lexim të mëtejshëm Propozim-Deklaratën për Zgjedhje të Drejta, të Lira dhe Demokratike. Propozim-Deklarata u paraqit nga Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, dhe koordinatorët e të gjitha grupeve parlamentare.
Shkup - Blerja e rrushit të verës do të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme, kemi çmime rekord dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe në periudhën e ardhshme, theksoi sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për çmimet blerëse të rrushit të verës dhe kritikat e liderit të LSDM-së Venko Filipçe se vreshtarët janë mashtruar, në konferencën për shtyp të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, ai tha se është jokorrekte të manipulohet në këtë periudhë parazgjedhore me vështirësitë dhe mundin e vreshtarëve.
Shkup - Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut mbështet fushatën "Më e mira e Maqedonisë" e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, qëllimi i së cilës është përforcimi dhe rritja e prodhimtarisë së prodhimeve bujqësore vendore, konfirmoi kryetari i Odës Branko Azeski pas takimit të sotëm me ministrin kompetent Cvetan Tripunovski. Kjo, theksoi Azeski, do të mbështesë ekonominë e Maqedonisë dhe do të ndihmojë në rritjen e standardit të jetesës në vend, si dhe në rritjen e fitimeve të kompanive.
Shkup - Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut do të mbështesë çdo iniciativë që çon në një standard më të lartë jetese, me rezerva të siguruara devizore dhe një model të ndërtuar të rritjes ekonomike, theksoi sot kryetari Branko Azeski. I pyetur për komen për deklaratën e kryeministrit se ekonomia e Maqedonisë po shënon rritje prej 3,4 për qind dhe se shteti është lider në rajon, theksoi se gjithmonë duhet të ecim drejt një qëllimi, i cili është më i lartë se ai i mëparshmi.
Shkup - Ende është aktiv zjarri në deponinë Vardarishte në Komunën e Gazi Babës, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Ata informojnë se në territorin e të gjithë vendit deri në orën 12 kishte ende disa zjarre aktive: në fshatin Shutovë, Komuna e Kërçovës dhe në fshatin Gorenc, Komuna Qendër-Zhupë. Ka dy zjarre aktive në Komunën e Butelit, në Vizbeg, rruga për në Orizare të Epërme dhe në rrugën "5" në Vizbeg.
Budapest - Shefi i diplomacisë hungareze Peter Sijarto në konferencën e sotme për shtyp theksoi se Hungaria blen naftë ruse sepse nuk ka zgjidhje tjetër. Ai, duke komentuar kërkesën e djeshme të presidentit amerikan Donald Tramp që vendet evropiane të ndalojnë blerjen e naftës ruse sepse po financojnë luftën në Ukrainë, theksoi: "Kritikët më të zëshëm të Hungarisë dhe Sllovakisë për atë ku e blejnë naftën e tyre janë hipokritë sepse shumë prej tyre blejnë edhe naftë ruse me zbritje përmes vendeve të caktuara aziatike", theksoi Sijarto.
Bruksel - Është e arsyeshme që Maqedonisë së Veriut t'i garantohet se nuk do të kërkojmë të bëhet asgjë më shumë më vonë, pasi që ta bëjë atë që tani e presim dhe dëshirojmë prej saj, deklaroi kreu i Këshillit të Evropës, Antonio Koshta pas takimit me kryeministrin bullgar, Rosen Zheljazkov në Sofje. "Maqedonia e Veriut gjatë kohë punon në këtë proces. E kuptoj mospajtimin e tyre. Ata e ndryshuan Kushtetutën, e ndryshuan flamurin, e ndryshuan edhe emrin e vendit dhe gjithsesi presin të konkretizohet inkuadrimi. Por, ajo që është miratuar, është miratuar, ajo që është dakorduar është dakorduar dhe ata duhet ta zbatojnë", shtoi Koshta.
Gjenevë - Forcat Paraushtare të Sudanit për Mbështetje të Shpejtë (RSF), kanë kryer krime të shumta kundër njerëzimit gjatë rrethimit të Al-Fashir – kryeqytetit të shtetit federal të Darfurit të Veriut, njoftoi sot misioni i formuar nga Kombet e Bashkuara. Në raport citohet se edhe në pjesë tjera të Sudanit janë kryer krime të tjera të shumta, si nga ana e kryengritësve ashtu edhe nga ana e Armatës së Sudanit gjatë luftës civile, që zgjat tashmë tre vjet. Edhe kryengritësit edhe armata e kanë shfrytëzuar urinë si metodë të luftimit, ndërsa civilëve u është refuzuar ndihma humanitare dhe barnat.
Londër - Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Banimit britanik, Anxhela Rejnor, sot dha dorëheqje pasi pranoi se ka paguar më pak tatim për shtëpinë e saj të re. "Më vjen shumë keq për vendimin tim për të mos kërkuar këshilla të mëtejshme tatimore. Marr përgjegjësi të plotë për këtë gabim", ka shkruar Rejnor në letrën drejtuar kryeministrit Kir Starmer.
Uashington - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp sot në rrjetin e tij social "Truth soushl" (Truth social) e komentoi afrimin e Indisë, Rusisë dhe Kinës. "Si duket i kemi humbur Indinë dhe Rusinë nga Kina më e errët, më e zezë. Le të kenë një të ardhme të gjatë dhe të begatshme së bashku!", ka shkruar Trampi duke publikuar një fotografi të presidentit rus Vladimir Putin dhe atij kinez Si Xhinping, si dhe kryeministrit indian Narendra Modi, në Samitin e organizatës së Shangait për bashkëpunim që u mbajt në Tjenxhin, Kinë.
Uashington - SHBA-ja do të sistemojë 10 aeroplanë luftarakë F-35 në bazën ajrore në Portoriko, për të ndihmuar në luftën kundër narko-karteleve. Aeroplanët do t'i shtohen pranisë tashmë të madhe amerikane në pjesën jugore të Karaibeve, ku presidenti Donald Tramp urdhëroi aksion kundër grupeve, që i akuzon për kontrabandë me drogë në SHBA.