18:00/2 qershor/2025
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski pas takimeve me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe persona zyrtarë në Uashington deklaroi se përshtypjet janë jashtëzakonisht të larta, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për marrëveshje të mundshme për tregti të lirë, sot në ngjarjen për shënimin e 80 vjetorit të Entit Shtetëror të Statistikave në Shkup. Kryeministri theksoi se në takime u theksua bashkëpunimi strategjik dhe njohuritë për bashkëpunimin midis dy vendeve.
Shkup - Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska - Koçoska sot në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve se si do të realizohet Marrëveshja me Britaninë e Madhe, deklaroi se nuk do të ketë rritje shtesë të shpenzimeve kapitale. "Lidhur me parashikimet brenda kornizës së strategjisë fiskale dhe tani nëse kjo do të thotë rritje shtesë e shpenzimeve kapitale, jo, nuk do të thotë rritje shtesë për një arsye të vetme. Shumë shpesh kemi kërkesa nga institucione të caktuara që duan të realizojnë diçka, por me Dekretin e investimeve publike që miratuam disa muaj më parë, ne përcaktuam qartë rrugën. Më parë ishte se kush si donte në buxhet, debate nëse na duhej apo jo, etj. Me Dekretin për investime publike përshkruhet rruga, kjo do të thotë se çdo institucion duhet të lëshojë informatë në Ministrinë e Financave duke shpjeguar pse është i nevojshëm ai investim. Pastaj ka një organ të posaçëm brenda Qeverisë që do të shqyrtojë të gjitha ato dëshira dhe qëllime për investime dhe do të përcaktojë dhe propozojë cilat janë prioritetet. Në këtë mënyrë së pari ndryshojmë mënyrën se si marrim vendime për investime", ka thënë Dimitrieska-Koçoska.
Shkup - Ministria e Financave nga sot fillon negociatat me ministritë e tjera për ribalancin e buxhetit, theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska. "Pas kësaj konference për media, do të kemi takimin e parë në periudhën që do të vijë, me siguri do të punojmë për disa ditë në negociata të tilla me ministritë përkatëse, ndërsa pastaj do të shohim si do të zhvillohen gjërat. Është ende shumë herët dhe nuk mund t'ju jap detaje tani", tha Dimitrieska Koçoska. Ajo theksoi se nesër do të ketë seancë qeveritare, por të mërkurën dhe të enjten, si ministri do të kenë një agjendë të ngjeshur për negociatat dhe detajet rreth ribalancit të buxhetit.
Shkup - Në një shoqëri moderne dhe transparente, statistikat janë pasqyrë e realitetit. Është busulla që na tregon se ku jemi dhe ku po shkojmë. Statistikat mundësojnë përfshirjen civile, llogaridhënien publike dhe dialogun social. Pa të dhëna cilësore dhe të pavarura - nuk ka demokraci cilësore, thanë ata që morën fjalën sot gjatë Akademisë Ceremoniale me rastin e 80-vjetorit të themelimit të Entit Shtetëror të Statistikës, si dhe 25 viteve të mbledhjes së të dhënave të ndara sipas gjinisë në vend, e cila u mbajt në Shkup.
Shkup - Drejtori i përgjithshëm i SHA EMV, Lazo Uzunçev nuk pret që të ketë ndryshime në çmimin me të cilin kompania shet energjinë elektrike te furnizuesi universal EVN Home. Siç thekson Uzunçev në takimin e sotëm me gazetarët në Ministrinë e Energjetikës, në tremujonin e parë të këtij viti kanë arritur të ulin çmimin prodhues të energjisë elektrike në 98,9 euro për megavat orë ku çmimi prodhues në KME Manastir e cila vitin e kaluar ishte 128 euro megavat orë tani është 96 euro.
Shkup - Ndërsa Maqedonia mbante zi dhe numëronte viktimat e zjarrit në spitalin modular të Tetovës, Venko Filipçe aneksoi kontrata për ndërtim për të shpëtuar veten, ka thënë sot në një konferencë për media, Valentin Manasievski, anëtar i KQ të VMRO-DPMNE-së. Ai akuzoi se Venko Filipçe i cili lejoi që të ndërtohet Spitali modular në Tetovë me materiale jo rezistuese ndaj zjarrit, disa ditë pas zjarrit nënshkroi aneks me kontraktorin për të zëvendësuar panelet nga ku u ndërtuan kontejnerët me panele rezistuese ndaj zjarrit.
Shkup - Të dhënat statistikore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tregojnë se vendi ynë ka një normë të lartë të pirjes së duhanit, gjegjësisht mbi 46 për qind burra të rritur dhe 27 për qind e grave të rritura përdorin duhan ose produkte të tjera nikotini, deklaroi zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andonovski, gjatë konferencës së përbashkët për mediat me drejtoreshën e Institutit për Shëndetin Publik, Marija Andonoska, përfaqësuesin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe drejtorin e Zyrës në Maqedoninë e Veriut, Akim Ali, si dhe përfaqësueset e Kombeve të Bashkuara dhe UNICEF-it , Rita Kolumbia dhe Lesli Miller, sot me rastin e shënimit të Ditës botërore pa duhan.
Shkup - Asmir Jahoski, pronar i kompanisë "Pucko petrol" për të cilin Gjykata ka caktuar masë kujdesi në kuadër të hetimit për keqpërdorim me mazutin për TEC Negotinë ka udhëtuar jashtë vendit me një dokument me afat të kufizuar të vlefshmërisë, informojnë për MIA-n nga MPB-ja. Jahoski ka realizuar daljen në vendkalimin kufitarë Bogorodicë të premten, më 30 maj dhe është kthyer në vend përmes pikës së njëjtë kufitare sot më 2 qershor.
Shkup - Çmimet në pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të EURODIZEL (D-E V) dhe të Vajit ekstra të lehtë për amvisëri të (EL-1) zvogëlohen për 0,50 den/l, kumtoi Komisioni rregullator për energjetikë. Çmimi me pakicë i Mazutit M-1 rritet për 0,429 den/kg dhe tani është 37,862 den/kg. Prej sot në mesnatë, çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 është 74,50 den/l, EUROSUPER BS - 98,76,50 den/l, EURODIZEL BS (D-E V) 65,00 den/l dhe vaji për djegie Ekstra i lehtë 1 (EL-1) 67,50 den/l.
Tetovë - Në qytetin e Strugës ditë më parë u hap ekspozita tradicionale vjetore e studentëve të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës. Kjo ekspozitë, e cila është shndërruar tashmë në një ngjarje të rëndësishme kulturore, paraqet kulmin e angazhimit krijues të studentëve të Artit Figurativ në vitin përmbyllës të studimeve të tyre. Edicioni i sivjetmë u organizua nën moton “SONDER”, një koncept që reflekton ndjeshmërinë ndaj përjetimeve të brendshme të individit dhe pasqyron vizionin artistik të një brezi të ri krijuesish. Ekspozita solli para publikut vepra në media të ndryshme – pikturë, grafikë, skulpturë, dizajn, art konceptual – që trajtojnë tema të ndryshme nga ato personale e intime, deri te reflektimet sociale të kohës bashkëkohore.
Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se edhe këtë vit, Kosova shndërrohet në vendtakim botëror me mbi 1000 pjesëmarrës nga mbi 45 shtete nga të gjitha kontinentet. “Edhe këtë vit, Kosova shndërrohet në vendtakim botëror me mbi 1000 pjesëmarrës nga mbi 45 shtete nga të gjitha kontinentet, për të trajtuar rëndësinë jetike të mbrojtjes së fëmijëve që janë viktimat më të pafajshme dhe më të prekura nga pasojat e luftërave”, ka shkruar presidentja Osmani.
Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në prag të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë ua ka ndarë sot Medaljen presidenciale të meritave nënave të Srebrenicës. “Në prag të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, pata nderin që sot t’ua ndaj Medaljen presidenciale të meritave nënave të Srebrenicës. Guximi i tyre i palëkundur përballë dhimbjes së paimagjinueshme të humbjes së më të dashurve të tyre, vendosmëria për ta shndërruar pikëllimin në shpresë dhe kujtimin në një kërkim të pandalur për drejtësi janë frymëzim për gjenerata të tëra.
Ankara - Shefi i diplomacisë Hakan Fidan i ka hapur negociatat e sotme mes Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll, duke cekur se "tërë bota e vëzhgon takimin. "Besojmë se takimi i sotëm do të sjellë rezultate konkrete dhe do të na afrojnë drejt paqes", tha Fidan. Ai shtoi se në takimin do të bisedohet edhe për këmbim të të burgosurve të luftës.
Ankara - Raundi i dytë i negociatave të drejtpërdrejta mes delegacioneve ruse dhe ukrainase në Stamboll përfundoi për diçka më shumë se një orë. Shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Andrij Jermak deklaroi se gjatë takimit, delegacionit rus i është dorëzuar një listë me emrat e fëmijëve të rrëmbyer ukrainas, të cilët duhet të kthehen në atdhe. Pas përfundimit të takimit, u prononcua edhe presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski, i cili tha se po përgatitet një këmbim i ri i të burgosurve të luftës.
Ankara - Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës dhe kryenegociatori Rustem Umerov pas raundit të dytë të negociatave me Rusinë në Stamboll, deklaroi se Kievi ka propozuar që raundi i radhës i negociatave të paqes të mbahen deri në fund të qershorit. "I propozojmë palës ruse që takimi i radhës të mbahet mes 20 dhe 30 qershor", theksoi Umerov. Ai shtoi se deri atëherë duhet të arrihet një takim mes presidentit ukrainas Vollodimir Zelenski dhe presidentit rus Vlladimir Putin, në të cilën eventualisht mund të marrë pjesë edhe presidenti i SHBA-së, Donald Tramp.
Bruksel - Kryetari i Këshillit Evropian pasdite në publikim në Iks ia uroi Karol Navrockit fitoren në zgjedhjet e djeshme presidenciale në Poloni. "Polonia është dhe çdoherë ka qenë në zemrën e Evropës. Konsideroj se ajo do të bëhet e fuqishme, aktive dhe forcë vendosëse në formësimin e Unionit më të sigurtë dhe me prosperitet", publikoi Koshta në Iks.