• e hënë, 23 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00 / 21 qershor 2023

Shkup - Në Teatrin shqiptar në Shkup sot është mbajtur komemoracion për gazetarin dhe publicistin, Kreshnik Ajdini. Përshëndetjet e fundit në komemoracionin dërguan kolegë, bashkëpunëtorë dhe dashamirë, të cilët i kanë ndarë kujtimet dhe përvojat e tyre me Kreshikun e ndjerë, mes tyre edhe Xhabir Deralla dhe Petrit Saraçini.

Shkup - Në Klinikën Universitare për sëmundje të fëmijëve në Shkup sot zyrtarisht është vënë në përdorim Reparti i rinovuar i reumatologjisë dhe kardiologjisë. Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, në fjalimin e tij në ceremoni deklaroi se renovimi dhe ripajisja e plotë e repartit të reumatologjisë dhe kardiologjisë në Klinikën e Fëmijëve është realizuar me donacion nga "Banka komerciale" në vlerë prej 4.984.000 denarë.

Shkup - Komisioni rregullator për energji dhe shërbime të ujit (KRRE) për momentin është duke i analizuar kërkesat e dorëzuara nga kompanitë energjetike për çmimin e energjisë elektrike në tregun e rregulluar për gjashtë muajt e ardhshëm, i cili do të vlejë nga 1 korriku i këtij viti, dhe siç paralajmëroi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski, do të tentojnë për të qenë kreativ këtë vit për të shmangur një goditje çmimi.

Shkup - Shpresoj se vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për futjen e kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, në listën e zezë amerikane për shkak të korrupsionit të madh, do t'i ndihmojë Qeverisë së Veriut. Maqedonia të vazhdojë përpjekjet e saj në luftën kundër korrupsionit, tha zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar.

Shkup - Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, nuk pret që Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) të hyjë në grevë të përgjithshme. Sipas tij, proceset bazë në shtet nuk duhet të vihen në dyshim. Të gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe në administratë meritojnë paga dinjitoze, por vendi për të gjetur zgjidhje, theksoi ai, është në tryezë me dialog.

Shkup - Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, sot mbajti fjalim në ceremoninë e hapjes së një fabrike të re prodhimi prej 2100 metrash katrorë të kompanisë amerikane Telamon, veprimtaria kryesore e së cilës është prodhimi i kabllove elektrike për industria e automobilave, me të cilën parashikohet të hapen 300 vende të reja pune.

Shkup - Presidenti Stevo Pendarovski sot priti delegacionin e Grupit Parlamentar për miqësi pranë Parlamentit të Republikës së Francës, i cili po qëndron për vizitë në vendin tonë. Siç kumtuan nga kabineti i presidentit, në takim u bisedua për përpjekjet për forcimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve në kuadër të dimensionit parlamentar, si dhe për mbështetjen e Francës në procesin e integrimeve evropiane të Maqedonisë.

Shkup – Me Memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Prokurorisë Publike përforcohet bashkëpunimi ndërinstitucional në fushën e mbrojtjes së interesave financiare dhe luftimi i parregullsive, mashtrimeve, korrupsionit dhe aktiviteteve té tjera joligjore të destinuara kundër interesave financiare të BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua sot nga ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe prokurori publik i RMV-së, Lubomir Joveski.

Shkup - Po bëhen përgatitjet që më 1 shtator të dorëzohen me kohë të gjitha tekstet shkollore, theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri. Në pyetjen e gazetarëve, pse ka pasur vonesa në përgatitjen e programeve mësimore për klasën e gjashtë, Shaqiri tha se programet mësimore për klasën e gjashtë janë dorëzuar me kohë në muajin mars në Ministrinë e Arsimit, disa nga lëndët edhe në prill.

Shkup - Të rinjtë janë prioriteti ynë, ndërsa suksesi i tyre - qëllimi jonë, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.  Ajo së bashku me drejtoreshën e Fondaciot rinor evropian të Këshillit të Evropës, Gordana Berjan, anëtaren e delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Aleksandra Albu, koordinatoren e Klubit të çështjeve dhe politikave rinore të Kuvendit, Monika Zajkova, koordinatoren e studimeve për punë rinore nga Fakulteti Filozofik në Shkup, Sofija Arnaudova dhe kryetaren e Shoqatës kombëtare greke të punëtorëve rinorë, Ollga Kariakidu, u drejtuan në panelin "Perspektiva për zhvillim të punës rinore në Maqedoninë e Veriut".

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në margjinat e Konferencës për Rimëkëmbjen e Ukrainës, që po mbahet në Londër, sot zhvilloi takime bilaterale me ministrin e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit, Xhejhun Bajramov dhe me Niku Popesku, zëvendës kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian të Moldavisë.

Tetovë - Me shumicë votash të stafit akademik të 13 fakulteteve, Prof. Dr. Jusuf Zejneli u zgjodh rektor i Universitetit të Tetovës, për mandatin e ardhshëm trevjeçar, 2023 – 2026. Siç thuhet në kumtesën e Zyres për informim pranë UT-së, pas marrjes së rezultateve për realizimin e votimit të sotëm për zgjedhjen e rektorit, të dorëzuara nga komisionet e njësive akademike, Komisioni qendror universitar i zgjedhjeve i ka kontrolluar dhe përmbledhur rezultatet e votimit për të gjitha njësitë e UT-së.

Tiranë - Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme iraniane, Naser Kanaani, i bëri thirrje Qeverisë shqiptare që ta përmirësojë gabimin e saj pas “strehimit të anëtarëve të organizatës terroriste MEK”. Në njoftimin në Tuiter, Kanaani e përsëriti faktin se përveç Shqipërisë, asnjë vend tjetër në botë nuk pranon të jetë mikpritës i grupit terrorist pasi u dëbua në shtator të vitit 2012.

Athinë - Katër fëmijë të pashoqëruar refugjatë nga Afganistani janë liruar dhe shpëtuar nga një bodrum në qendër të Athinës, ku janë mbajtur kundër dëshirës së tyre nga një rrjet i kontrabandistëve të emigrantëve, njoftoi Ministria e Migracionit dhe Azilit të Greqisë, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Ankara - Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, sot edhe një herë bëri thirrje për përpilimin e Kushtetutës së re turke, njoftoi agjencia Anadolia. Qeveria turke nuk do të ndalet derisa vendi të renditet në mesin e dhjetë ekonomive më të mëdha në botë, tha Erdogan, duke folur në takimin e parë të grupit parlamentar të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në Mexhlisin e 28-të.

Bukuresht - Një shpërthim ka noddhur në rafinerinë më të madhe rumune të naftës Petromidia, e cila gjendet në qytetin Navodari, qarkun Konstanca, njofton Sektori për gjendje të jashtëzakonshme.

Bruksel - Vendet e BE-së kanë arritur marrëveshje fillestare në nivel ambasadori për raundin e njëmbëdhjetë të sanksioneve kundër Rusisë, njoftoi Presidenca suedeze me Këshillin e BE-së. Sanksionet e reja parashikojnë përmirësimin e masave kundër anashkalimit të kufizimeve të vendosura tashmë ndaj zyrtarëve, qytetarëve dhe organizatave ruse.

Londër - Komisioni Evropian do të propozojë që fondet e ngrira ruse të përdoren për të mbështetur rindërtimin e Ukrainës, deklaroi sot kryetarja e Komisionit, Ursula fon der Lajen gjatë konferencës së dytë për rindërtimin e Ukrainës, e cila po mbahet në kryeqytetin britanik, njoftoi DPA.

Londër - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen, tha sot se "nuk ka dyshime" se Ukraina një ditë do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. “Ukrainasit na thonë, kur imagjinojnë të ardhmen e tyre, shohin flamurin evropian të valëvitur mbi qytetet e tyre. Nuk kam asnjë dyshim se Ukraina do të jetë pjesë e Bashkimit tonë”, tha Fon der Lajen në Londër në një konferencë për rindërtimin e Ukrainës.

Madrid - Të paktën 35 emigrantë, prej të cilëve edhe një fëmijë, janë mbytur sot kur gomonia me të cilën ata kanë arritur në Ishujt Kanarie në Spanjë, u përmbys. Nga aksidenti kanë shpëtuar 24 persona, në operacionin e shpëtimit, të udhëhequr nga autoritetet marokiene, që u zhvillua në rreth 140 kilometra në juglindje të ishullit Gran Kanaria.

Oslo - Një anije me shumë qëllime e pajisur me dy robotë autonomë nënujorë i është bashkuar operacioneve për gjetjen e nëndetëses së vogël "Titan", të zhdukur pranë anijes së fundosur Titanik në Atlantikun e Veriut, publikoi sot pronari i saj, grupi norvegjez i shërbimit DOF.

QËNDRONI TË LIDHUR