• e premte, 05 dhjetor 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 19 gusht/ 2025

Shkup - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski sot theksoi se për dy deri dy vite e gjysmë nga përfundimi i studimeve hekurudha nga Shkupi deri në Kërçovë duhet të jetë gati. "Pas përfundimit të studimeve për dy deri dy vite e gjysmë është reale të përfundohet, sepse tashmë është trasuar. Ajo do të jetë tërësisht e re me sinjalizim dhe elektrifikim, trasenë tashmë e kemi, nuk kemi eksproprijim dhe nuk ka marrëdhënie pronësore-juridike që shpesh i prolongon projektet. Sipas rregullave evropiane bëhet fjalë për Korridorin 8, do të thotë duhet t'i respektojmë këto rregulla. Duhet të përpunohet studim më i lartë ekologjik posaçërisht që ky rajon është i mbrojtur dhe në bazë të atyre të dhënave të cialt do t'i marrim nga studikmi ekologjik nga studimi fizibiliti dhe nga zgjidhja ideore ne do të dimë se sa mjete do të kushtojnë", theksoi Nikollovski, duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve pas konferencës për shtyp në të cilën u kumtua se shteti e ka fituar rastin "Kazandoll".

Shkup - Ish-kryetarja e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK), Biljana Ivanovska, e cila shpalli kandidaturë për kryetare të komunës Qendër si kandidate e "Të pavarur së bashku", sot u mor në pyetje në prokurori lidhur me padinë penale kundër saj. Ivanovska, në deklaratë për mediumet, pas marrjes së saj në pyetje në Prokurori, tha se është thirrur për shkak të padisë penale për punë të pandërgjegjshme sipas nenit 353, derisa ishte kryetare e Antikorrupsionit, duke cekur se nuk mund të tregojë se cilës lëndë i referohet saktësisht në mënyrë që të mos e pengojë punën e Prokurorisë.

 Shkup - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot nuk e miratoi udhëzimin për plotësimin e formularit të listave për kandidatë për anëtarë të këshillave komunalë dhe Qytetit të Shkupit, pasi anëtarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu, kërkoi që vendimi të miratohet me konsensus, unanimisht, duke iu referuar dispozitave të Kodit Zgjedhor të cilat, siç tha, parashikojnë që një anëtar i Komisionit mund të kërkojë një votim të tillë nëse vendimi ka të bëjë me komunitetet joshumicë.

Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i VLEN-it për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe kryetari i BNJVL-së dhe kandidat i VMRO-DPMNE-së për Qytetin e Shkupit, Orce Gjorgievski sot prezantuan planin për zgjerimin e bulevardit “Cvetan Dimov” në Çair.  Mexhiti tha se do të shtohen edhe dy korsi, me çka bulevardi gjithsej do të ketë 6 korsi dhe shteg për biçikleta, ndërsa pjesa në mes të korsive do të jetë e destinuar për gjelbërim. 

Shkup - Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) apelon te të gjithë obliguesit tatimor në kohë t'i dorëzojnë deklaratat TVSH-04 dhe ta paguajnë borxhin tatimor për periudhën e kaluar tatimore. Afati përfundimtar për dorëzimin e deklaratave dhe pagesën e tatimit është 25 gushti i këtij viti. Deri më sot, siç theksojnë, vetëm 11 për qind e numrit të përgjithshëm të obliguesve tatimor e kanë plotësuar këtë obligim ligjor.

Shkup - Një automjet transpoortues motorik është vetëdjegur sot në rrugën A3 Prilep - Gradsko, afër Pletvarit shumë afër fshatit Oreovec. Siç njofton LAMM, informacionin e kanë konfirmuar nga shërbimi kujdestar i Stacionit policor me kompetenca të përgjithshme në Pripel. 

Prishtinë - Deputetët e Kosovës kanë 30 ditë kohë nga sot për të formuar Kuvendin, pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi vendimin e saj të plotë mbi krizën politike në Gazetën Shtetërore të Kosovës, raportoi gazeta e Kosovës "Koha ditore". Seanca e radhës e asamblesë kushtetuese është planifikuar për nesër në orën 11:00 sipas kohës lokale dhe pritet të përfshijë një votim për kryetarin e parlamentit dhe zëvendësit e tij.

Kiev - Mbrojtja doganore dhe kufitare e SHBA-së kumtoi se ka filluar me deportimin e shtetasve ukrainas nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke publikuar fotografi nga kufiri në "X". "Më poshtë janë shfaqur fotografi nga momentet e para të emigrantëve ukrainas pas kthimit në shtëpi nga Shtetet e bashkuara të Amerikës", thuhet në kumtesën zyrtare.  Xhirimet tregojnë se si kufitarët i kontrollojnë dokumentet e disa burrave dhe grave të cilët ishin kthyer në Ukrainë.

Bern - Zvicra do t'i japë imunitet presidentit Vladimir Putin edhe krahas akuzës nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, nën kushtin të vjen në vend për të mbajtur konferencë paqësore, tha sot ministri zviceran i Punëve të jashtme Ignacio Kasis. Vitin e kaluar, qeveria federale konfirmoi "rregullat për ndarjen e imunitetit një personi për të cilin është lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar", përkatësisht: nëse një person i tillë vjen në konferencë paqësore, ndërsa jo nëse vjen për arsye personale", tha ministri zviceran i punëve të jashtme në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij italian Antonio Tajani në Bern.

Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp sot deklaroi se shpreson që homologu i tij rus do të vazhdojë rrugën drejt përfundimit të luftës në Ukrainë, por pranoi se Vladimir Putin ndoshta nuk do të dëshirojë të bëjë marrëveshje. "Sinqerisht, nuk mendoj se do të ketë problem. Mendoj se Putini është i lodhur nga kjo. Mendoj se të gjithë janë të kodhur, por asnjëherë nuk dihet", tha Trampi në një intervistë për Foks Njuz.

QËNDRONI TË LIDHUR