• e premte, 05 dhjetor 2025

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00 / 26 tetor/ 2025 

Shkup - Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet saktësisht pas një jave, më 2 nëntor. Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, raundi i dytë do të mbahet në 32 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Kandidatët kundërshtarë për kryetar komune pritet ta intensifikojnë fushatën e tyre këtë javë me tubime dhe takime me qytetarët.

Shkup- Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas takimit me qytetarët në Bërvenicë, së bashku me kandidatin për kryetar komune dhe kryetar aktual të Bërvenicës, Jovica Ilievski, shprehu keqardhje për gjithçka që dëgjoi nga kundërshtari i tij, duke e vlerësuar si "një gabim të madh, mbi të gjitha, për kandidatët për kryetar komune nga i njëjti koalicion që ai përfaqëson".

Tetovë - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, dha një deklaratë nga Bërvenica, në kuadër të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale të planifikuara për 2 nëntor 2025, nën sloganin "Zgjedhja e duhur! Njeriu yt! Vendi yt! Për të ardhmen tënde!". Ai dërgoi një mesazh se mbështetja e tij personale dhe mbështetja e Qeverisë është me të gjithë ata që punojnë për të ardhmen e shtetit të përbashkët, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare dhe politike.

Shkup - Karakteri multietnik i shtetit dhe marrëdhëniet e mira ndëretnike duhet të mbeten prioritet, LSDM-ja deri të mërkurën do të vendos me kë do të bëjë koalicion ose përkrah për rrethin e dytë, tha sot kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, nga shtabi i partisë në komunën e Aerodromit, prej ku porositi se kandidati i tyre, Aleksandar Trajanovski hyn në rrethin e dytë me përkrahje të fuqishme dhe vizion të qartë për komunën.

Shkup - Këtë fundjavë hyn në fuqi orari dimëror i fluturimeve për vitin 2025/26. Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit do të ketë lidhje me 49 destinacione të rregullta të shërbyera nga 17 kompani ajrore, si dhe 13 destinacione çarter të shërbyera nga një kompani ajrore. Nga Aeroporti "Shën Apostull Pali" në Ohër janë planifikuar pesë destinacione, të shërbyera nga tre kompani ajrore, informuan për MIA-n nga TAV Maqedoni, koncesioner i aeroporteve të Maqedonisë së Veriut. 

Prishtinë - Kuvendi i Kosovës, me 56 vota "pro" dhe katër abstenime, sot nuk e zgjodhi liderin e lëvizjes "Vetëvendosja", Albin Kurti, për kryeministër.

Ankara - Partia Punëtore e Kurdistanit (PKK) sot publikoi se i tërheq forcat e saj nga Turqia në Irakun verior, e njëheri i kanë bërë thirrje Ankarasë që të ndërmerr "menjëherë" masa ligjore për ta shpëtuar procesin paqesor që filloi para një viti.

Beograd - Tre persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku që ndodhi mbrëmë në Beogradin e Ri. E humbën jetën nëna, babai, i cili ishte nëpunës policor i trafikut, dhe fëmija i tyre 9-vjeçar.

Kiev- Tre persona u vranë në një sulm me dron rus në Kiev, deklaroi sot kryetari i bashkisë së kryeqytetit ukrainas, Vitalij Klitçko.

Lubjanë- Kryeministri i Sllovenisë, Robert Gollob konvokoi takim krize pas vdekjes së dhunshme të një burri në Novo Mesto, me ç'rast ministrja e Drejtësisë Andreja Katiç dhe ministri i Punëve të Brendshme, Boshtjan Poklukar ofruan dorëheqje, ndërsa Gollob i pranoi, njoftuan mediat sllovene.

Paris - Dy burra u arrestuan mbrëmë si pjesë e hetimit për grabitjen e bizhuterive nga Muzeu i Luvrit në Paris, njoftuan sot dy burime të afërta me hetimin e rastit, duke konfirmuar informacionin për mediat franceze.

Bruksel - Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, sot dhe nesër do të marrë pjesë në Samitin e 47-të të Asociacionit të vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur.

Uashington- Sekretari shtetëror amerikan, Marko Rubio, deklaroi se Uashingtoni po shqyrton mundësinë e një rezolute të OKB-së ose një marrëveshjeje ndërkombëtare për të vendosur një forcë paqeruajtëse shumëkombëshe në Rripin e Gazës, ndërsa çështja do të diskutohet sot në Katar.

Kuala Lumpur - Liderët e Tajlandës dhe Kamboxhias nënshkruan sot një marrëveshje armëpushimi në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur, në prani të Presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, i cili ndërhyri në korrik për t'i dhënë fund konfliktit të tyre pesëditor kufitar.

Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp, nuk planifikon një takim me presidentin rus, Vladimir Putin, derisa të besojë se është arritur një marrëveshje që do të sigurojë paqen midis Rusisë dhe Ukrainës.

Kuala Lumpur - Timori lindor u bë sot vendi i 11-të anëtar i Asociacionit të vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN).

Uashington - Sekretari shtetëror amerikan, Marko Rubio, deklaroi se Izraeli, SHBA-ja dhe ndërmjetës të tjerë në arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim në Rripin e Gazës po shkëmbejnë informacione për të parandaluar çdo lloj kërcënimi.

Madrid- Xhiroja e dhjetë e La Ligës e sjell përballjen më të madhe në futbollin spanjoll, "El Klasiko". Reali i Madridit e pret Barcelonën në "Santiago Bernabeu". Kjo pritet të jetë më shumë se një ndeshje, siç ishte edhe deri tani. Ndeshja e sotme e rivalëve të mëdhenj është e 262-ta në të gjitha garat ose e 191-ta në kampionatin spanjoll.

Madrid - Ylli i ri i Barcelonës, Lamin Jamal para derbit me Realin e Madridit ka pasur një deklaratë "joshembullore". Ai në një intervistë deklaroi: "Reali i Madridit vazhdimisht vjedh dhe vazhdimisht ankohet. Çdoherë e bëjnë këtë".

QËNDRONI TË LIDHUR