18:00 / 5 qershor / 2025
Shkup - Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetai ka dërguar urim me rastin e festës së nesërme të Kurban Bajramit. Në urimin përcjell me një video mesazh ai tha se kjo festë duhet të na përkujtoj domosdoshmërinë e respektit dhe harmonisë kudo në botë e në veçanti në vendin tonë multikonfesional dhe multietnik, për të qenë siç tha “të bashkuar në ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të begatë dhe për të ecur të gjithë së bashku drejt një të ardhmeje të ndritur”. "Në kohën e sfidave të mëdha, kjo festë na kujton se është e domosdoshme të angazhohemi në eliminimin e problemeve me të cilat përballet njerëzimit, të zhdukim varfërinë dhe të mbjellim qetësinë dhe begatitë e jetës, të ngremë vlerat morale ndaj anomalisë së sotme, të promovojmë shpirtëroren në vend të egoizmit dhe xhelozisë, të përhapim paqen në vend të luftës dhe mizorive siç po ndodh në botë, të vendosim dijen mbi injorancën dhe rendin mbi kaosin. E gjithë kjo tregon se festa nuk është vetëm një akt formal, por atmosferë thellësisht shpirtërore që mbjell shkallën më të lartë të devotshmërisë në zemrën e besimtarit që është burimi i çdo të mire në jetën personale, familjare dhe shoqërore", deklaroi mes tjerash Shaqir Fetai, kryetar i BFI-së.
Shkup - Ky nuk është vetëm fillimi i një projekti infrastrukturor, por realizimi i një vizioni të përbashkët - një vizion i rrënjosur në bashkëpunimin rajonal, integrimin evropian dhe partneritetin e qëndrueshëm midis dy shteteve tona, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili së basku me kolegun e tij grek, Teodorot Livanios, ambasadorin e BE-së në vend Mihalis Rokas, përfaqësuesit e vetëqeverisjeve lokale ka marrë pjesë në ngjarjen "Stacioni Kufitar i Liqenit të Prespës: Vendosja e vendkalimit kufitar ndërmjet Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në zonën e Liqenit të Prespës".
Shkup - Kurs fiks i këmbimit dhe inflacion i ulët dhe i qëndrueshëm në kuadër të eurozonës, mbrojtje e interesave të qytetarëve dhe ekonomisë, paralajmëron guvernatori i ri i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski në një video intervistën për MIA-n, e para pas emërimit në këtë post. "Kursi fiks i këmbimit që i ka shërbyer mirë Republikës së Maqedonisë do të mbetet edhe në periudhën e ardhshme, të shpresojmë për hyrjen e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian në të ardhmen dhe përgatitje për vendosjen e euros me këtë regjim fiks të kursit devizor. E vetmja gjë për të cilën duhet të përpiqemi, që është qëllim ligjor i BPRM-së në bashkëpunim me pushtetin fiskal, përkatësisht Ministrinë e Financave është të sigurojmë inflacion të ulët, përkatësisht stabilitet të çmimeve. Inflacioni të jetë brenda eurozonës, sepse vetëm kësisoj do të mund të mbajmë konkurrueshmërinë e ekonomisë sonë. Nëse, si në vitet e fundit, kemi inflacion ose një normë inflacioni dy herë më të lartë se ajo në eurozonë, kjo nuk është situatë e dëshirueshme. Mendoj se është imperativ, për aq sa kam informacion, që është gjithashtu një vendim i prerë, qëndrim i Qeverisë, se vetëm inflacioni i ulët dhe i qëndrueshëm që ofron parashikueshmëri si për qytetarët ashtu edhe për bizneset mund të jetë bazë dhe mbështetje për politikat zhvillimore në të ardhmen që do të sigurojnë rritje të qëndrueshme të dëshiruar të ekonomisë së vendit si në afatmesëm ashtu edhe në atë afatgjatë", ka thënë Sllaveski për MIA-n.
Shkup - Instituti për hulumtime ekonomike dhe politika, Fajnans tink sot vlerësoi se dinamika e rritjes së BPV-së në tremujorin e parë pritet të vazhdojë edhe gjatë gjithë vitit, por tregoi se rreziqet për kësaj rritje mbeten në lidhje me pasiguritë të cilat dalin nga marrëdhëniet tregtare globale. "Në tremujorin e parë të vitit 2025, BPV-ja u rrit me tre për qind në bazë vjetore, duke ruajtur dinamikat e vitit të kaluar. Realizimi është në linjë me pritshmëritë tona të shprehura në Monitorin e mëparshëm makroekonomik dhe parashikimin prej 3,5 për qind për të gjithë vitin 2025. Rritja e konsumit personal (2,1 për qind) pasqyron rritjen pozitive reale të pagave, rritjen e pensioneve dhe rritjen e përshpejtuar të mbështetjes kreditore për familjet, ndërsa rritja e konsumit publik (1,1 për qind) u ngadalësua pasi u intensifikua gjatë vitit 2024. Rritja e përgjithshme e BPV-së nxitet gjithashtu nga rritja e investimeve bruto (18 për qind), por kjo rritje mbetet shumë e ndryshueshme. Ndërkohë, eksportet (1,2 për qind) dhe importet (5,8 për qind) vazhduan të pasqyrojnë pasiguri midis partnerëve tregtarë në kontinentin evropian. Nga ana e prodhimit, rritja në këtë tremujor është në bazë më të gjerë në krahasim prej më herët, me realizime solide tek industritë prodhuese (3,7 për qind) dhe ndërtimin (7,1 për qind), por në llogarinë e ngadalësimit të pjesërishëm në rritjen e shërbimeve (2,2 për qind)", theksoi Fajnans tink në publikimin e sotëm në monitorin Makroekonomik.
Shkup - Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të Maqedonisë, Sasho Klekovski ka bërë të ditur është formuar grup pune për të monitoruar progresin e pacientëve nga Koçani. Deri më tani, sipas tij janë vlerësuar rreth 160 të lënduar, ndërsa mungojnë edhe rreth 15 të lënduar të cilët nuk kanë qenë në dispozicion në Koçan në momentin kur grupi i punës ka qenë atje, por janë në komunikim dhe do të përfshihen. Ai theksoi se ky është një proces që nuk do të ketë fund, nuk është një proces që do të përfundojë dhe për këtë arsye këta 7 mjekë nga klinika të ndryshme nga grupi i punës që morën pjesë në pranimin e të lënduarve dhe e dinë se në çfarë gjendje janë pranuar të lënduarit.
Shkup - Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva sot në kuadër të forumit "Koçani është prioriteti ynë", tha se persona nga kabineti i kryeministrit Hristijan Mickoski janë në komunikim të vazhdueshëm me familjet e atyre që humbën të afërmit e tyre në tragjedinë në Koçan. E pyetur nëse ka ndonjë paralajmërim se kur kryeministri do të shkojë në Koçan, Miteva tha se nga ajo që di, ai tashmë ka pasur takim me disa nga familjet dhe ka një dinamikë të dakorduar për takime. "Besoj se nëse ka interes për t'u takuar atje, shpresoj se do të jemi në dispozicion dhe opinioni do të informohet menjëherë kur kjo të ndodhë. Megjithatë, duhet të theksoj se ka një dinamikë takimesh me familjet e cila po realizohet, por për shkak të kërkesës së tyre nuk është njoftuar publikisht", ka thënë Miteva.
Shkup - Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale sot në seancë miratoi Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e kërkesës për regjistrim në regjistrin e botuesve të mediave onlајn - portaleve dhe u bëjnë apel që deri te Agjencia të dorëzojnë kërkesë për regjistrim në Regjistër. "Në seancën e saj të 23-të të mbajtur më 05.06.2025, Agjencia miratoi Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e kërkesës për regjistrim në regjistrin e botuesve të mediave onlajn- portaleve dhe mënyrën e mbajtjes së regjistrit të botuesve të mediave onlajn- portaleve", thuhet në kumtesën e ASHMAA-së.
Shkup - Çdo iniciativë e parashtruar nga deputetët, nëse është në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren dhe ligjet, do të procesohet me respektim të plotë të ligjeve dhe standardeve demokratike, thuhet në letrën me shkrim nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi lidhur me interpelancën e parashtruar për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski nga grupi i deputetëve të "Frontit Evropian". "Siç përcaktohet qartë në nenin 47 të Rregullores së Kuvendit dhe nenin 72 të Kushtetutës, deputetët kanë të drejtën e garantuar me Kushtetutë për të ngritur interpelancë mbi punën e çdo bartësi të funksionit publik. Këto dispozita nuk janë lëndë e interpretimit të lirë, por zbatimit të tyre. Kryetari i Kuvendit mbetet i përkushtuar ndaj udhëheqjes parimore dhe ligjore, të bazuar në rendin kushtetues, paanësinë institucionale dhe respektimin konsistent të procedurave. Çdo iniciativë e parashtruar nga deputetët, nëse është në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren dhe ligjet, do të procesohet me respekt të plotë të ligjeve dhe standardeve demokratike", thuhet në kumtesë.
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot realizoi takim lamtumirës me Xheri Dibl, përfaqësuese e USAID-it në vend ku mori pjesë edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anxhela Ageler. Siç informon kabineti presidencial, duke falënderuar Dibl për angazhimin dhe kontributin e saj në avancimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis dy vendeve mike, presidentja theksoi se programet dhe projektet e ndryshme të bashkëpunimit amerikan kanë lënë gjurmë të dukshme në vend. Një pjesë e zhvillimit tonë në shumë fusha, shtoi ajo, është falë fondeve të USAID-it dhe prandaj vendi pret që projektet e filluara të përfundojnë.
Shkup - Dhuna tek të rinjtë renditet ndër prioritetet më të larta të BE-së, duke inkurajuar strategji, programe dhe iniciativa të shumta për ta luftuar atë. Fatkeqësisht, kjo temë është gjithashtu ndër të rëndësishmet në vendin tonë. Raporti i prezantuar sot nuk është vetëm diagnozë e realitetit, por do të shërbejë edhe si mjet në përforcimin e politikave, hartimin e masave dhe përcaktimin e aktiviteteve të përshtatshme për t'u përballur me dhunën, theksoi Elena Ivanovska, sekretare Shtetërore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në fjalimin e saj në prezantimin e raportit mbi dhunën midis bashkëmoshatarëve tek nxënësit e moshës 11, 13 dhe 15 vjeç në Maqedoni. Për të realizuar proces edukativo - arsimor cilësor, është e domosdoshme që nxënësit të jenë në mjedis të sigurt dhe të mbrojtur ku zhvillohet dhe trajtohet atmosferë bashkëpunimi dhe komunikimi konstruktiv, ku respektohet diversiteti, theksoi Ivanovska, duke shtuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e përkushtuar për të ndërtuar shkolla me tolerancë zero ndaj dhunës.
Shkup - Kënaqësi e ndërsjellë nga zhvillimi i vazhdueshëm i marrëdhënieve dypalëshe midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Francës me vendosmëri të qartë për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në nivel politik dhe ekonomik, u tha në takimin e ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski me ministrin francez për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Francës, Zhan-Noel Baro.
Shkup — Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor organizoi sot konferencën e saj të parë vjetore "Së bashku për një të ardhme të qëndrueshme", ku u promovua zyrtarisht koncepti i ri komunikues #EArdhmeQëndrueshme. Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, theksoi se ky aktivitet nuk është simbolik, por punues, gjithëpërfshirës dhe strategjik, me synim vendosjen e mjedisit jetësor si përparësi kryesore në politikat kombëtare.
Bruksel - Spanja beson se shpenzimet e mbrojtjes në nivel prej dy për qind të BPV-së janë të mjaftueshme për të përmbushur detyrimet që ka ndërmarrë, deklaroi sot në Bruksel ministrja spanjolle e Mbrojtjes, Margarita Robles. "Është e rëndësishme që çdo vend të jetë në gjendje të përmbush objektivat që i ka vendosur", deklaroi Robles në margjinat e takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, ku një nga temat kryesore është rritja e shpenzimeve të mbrojtjes.
Bruksel - Një nga pikat kryesore në takimin e sotëm të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel ka qenë se si anëtarët mund të rrisin shpenzimet në mbrojtje, për çka është shumë e rëndësishme që secili vend të ketë një plan afatgjatë, deklaroi për MIA-n ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski. "Në takim u dakordua që të gjitha vendet duhet të arrijnë së bashku pragun prej 3,5 për qind në 10 vitet e ardhshme, por dhe secili vend duhet të investojë në mënyrë shtesë në infrastrukturë dhe në gjithçka që lidhet me sigurinë dhe mbrojtjen", tha Misajllovski.
Bruksel - Midis ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s "pothuajse ekziston konsensus" rreth rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes në nivel prej pesë për qind të BPV-së, deklaroi Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegset pas takimit të sotëm të Këshillit Veriatlantik në Bruksel. "Mendoj se ia vlen të ndahet një moment për të shënuar natyrën historike të asaj që sapo ndodhi që përsëri nuk është zgjidhja e fundit, sepse ka ende shumë për të bërë", deklaroi Hegset.
Pekin - Presidenti i Kinës, Si Xhinping sot zhvilloi bisedë telefonike me homologun e tij amerikan Donald Tramp, konfirmoi Ministria e Punëve të Jashtme në Pekin. Biseda telefonike u iniciua nga Trampi, por nuk janë publikuar detaje. Biseda u zhvillua në një kohë kur Kina dhe SHBA-ja po akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes tregtare të nënshkruar muajin e kaluar në Gjenevë e cila parashikon ulje të përkohshme të tarifave dhe rivendosjen e eksporteve të lëndëve të para kryesore.
Abu Dabi – Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë dërguar një konvoj me ndihma humanitare në Rripin e Gazës. Ndihma përbëhet nga 1,039 ton ushqim dhe miell të cilat do të ishin të mjaftueshme për nevojat e rreth 1.3 milion njerëzve. Siç thuhet në deklaratën e Emirateve të Bashkuara Arabe (EAB), operacioni ofron një fluks të vazhdueshëm dhe të madh të ndihmës përmes të gjitha kanaleve në dispozicion. Pavarësisht sfidave humanitare, EAB vazhdon të ofrojë ndihmë ushqimore në enklavën palestineze.