• e diel, 22 dhjetor 2024
MIA FLESH

18:00 / 30 gusht / 2024

 

Shkup - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot në selinë e partisë në Tetovë u takua me ambasadoren e Zvicrës në vend, Veronik Ulman, ku u bë fjalë për situatën politike në vend e rajon, integrimin europian dhe ndryshimet kushtetuese, sundimin joselektiv të ligjit, frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe çështjen e legjitimitetit. 

Shkup - Emërimi i shefit të Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneralmajori Sashko Lafçiski është në përputhje me ligjin dhe të gjitha rregulloret, deklaroi sot ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe konfirmoi se nga ana e Komisionit Anti-korrupsion ka hapur rast kundër shefit të sapoemëruar. "Ka arritur një parashtresë, gjegjësisht kërkesë nga KSHPK-së, do të ketë përgjigje sa më shpejt nga Ministria dhe Shtatmadhoria, gjithashtu iu dorëzua presidentes, të gjithë së bashku do të përgjigjemi. Por dua t'ju siguroj se është në përputhje me ligjin dhe të gjitha rregulloret", tha Misajlovski në pyetjet e gazetarëve pas dorëzimit të pajisjeve nga Republika e Turqisë për Armatën në kazermën "Ilinden".

Shkup - Ministria e Vetëqeverisjes Lokale deri më 5 shtator do të shpallë thirrjen publike për ndarjen e mjeteve për komunat për realizimin e projekteve infrastrukturore, paralajmëroi sot ministri resor Zlatko Perinski. "Siç informoi tashmë kryeministri, në seancën e fundit të qeverisë është marrë vendim dhe është formuar Trupi Koordinues për të monitoruar të gjithë procesin. Sot është mbledhja e parë e këtij Trupi Koordinues në Qeveri dhe deri më 5 shtator do të publikohet thirrja publike nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale", tha Perinski në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve gjatë pauzës së Diskutimit publik për propozim-ligjet për zyrtarët administrativë në BNJVL.

Shkup - Çrrënjosja e korrupsionit si problem aktual dhe akut është një nga prioritetet më të rëndësishme të Qeverisë dhe për këtë arsye është i mirëseardhur çdo propozim që lidhet me mundësinë për të ulur korrupsionin, përfshirë  edhe propzimin e kryeministrit për vendosjen e linjës për raportimin e korrupsionit, vlerësoi sot ministri i Administratës Publike, Goran Minçev.  

Shkup - Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) sot informoi se sistemet e-PDD, e-Shërbime tatimore dhe TVSH-ja ime janë në funksion. "Aktivitetet rreth shërbimeve të sistemeve e-PDD dhe e-Shërbime tatimore që DAP i ka filluar dje pas orës 16:30,  kanë përfunduar me sukses dhe tatimpaguesit mund të vazhdojnë të përdorin shërbimet përmes këtyre sistemeve të ofruara nga Drejtoria e të Ardhurave Publike. Falenderojmë të gjithë qytetarët dhe taksapaguesit për mirëkuptimin", thuhet në kumtesën e DAP-it

Shkup - Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, sot realizoi takim pune me përfaqësuesit e Institutit Demokratik Nacional - NDI. Në takim u diskutua për shumë tema aktuale, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit për organizimin e disa evenimenteve që synojnë promovimin e transparencës së Kuvendit dhe përfshirjen e qytetarëve në proceset demokratike.

Shkup - Në tremujorin e dytë të vitit 2024, numri i lindjeve të gjalla është 3 840 fëmijë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i tyre është zvogëluar për 7.2 për qind, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës.Numri i personave të vdekur në tremujorin e dytë të vitit 2024 është 4 711 persona, nga të cilët 12 ishin foshnje, që shënon rritje nga 0.3 për qind në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2023.

Shkup - Enti Shtetëror i Statistikës informoi se në tregtinë me pakicë, në korrik 2024, krahasuar me korrik 2023, shikuar sipas grupeve dhe klasave, rritje e qarkullimit është vërejtur në grupet: Tregtia me pakicë me produkte joushqimore, pijeve dhe duhanit (nominalisht për 20.2 për qind, dhe realisht për 17.1 për qind). Tregtia me pakicë me produkte joushqimore, përveç karburanteve (nominalisht për 8.5 për qind, dhe realisht për 5.1 për qind),Tregtia me pakicë me përjashtim të karburanteve (nominalisht 14.1 për qind, dhe realisht për 10.0 për qind).

Shkup - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski dhe drejtori i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, Ilija Stoilev vizituan Njësinë Rajonale të MBPEU-së në Strumicë, ku sot janë ndarë mbi 4.500 kartela për naftë të "gjelbër" me vlerë mbi 39 milionë denarë.

Shkup - Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski sot konfirmoi se është përgatitur një pako e re e ndihmës për Ukrainën, e cila së shpejtë do të jetë në seancë qeveritare, që është obligim i vendit si anëtare e NATO-s. "Ashtu është, ka një pako shtesë ndihme për Ukrainën. Shumë shpejt do të jetë në seancën e Qeverisë, ndonëse po pret që të gjithë ministrat të marrin certifikatat e sigurisë sepse disa nga këto informacione janë me karakter të besueshëm. Së shpejti do të bëhet e ditur se çfarë pajisje shtesë do të ofrohen. Por ajo pajisje është nga ajo e mëparshme që është dhënë, pjesë e asaj që ka mbetur për t'u dorëzuar", tha Misajllovski i pyetur për kërkesën e re të Ukrainës për ndihmë të pranuar në Samitin e NATO-s në Uashington, nëse është kjo është shqyrtuar me presidenten dhe komandanten supreme Gordana Siljanovska Davkova dhe me shefen e diplomacisë.

Shkup - Gjatë ditës së sotme deri në orën 14, ka pasur gjithsej katër zjarre në ambient të hapur. Prej tyre dy janë ende aktivë, ndërsa dy të tjerat janë nën kontroll, informojnë pasditen e sotme nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Një zjarr aktiv është në zonën e fshatit Smilkovc, Komuna e Gazi Babës. Tjetra është në komunën e Çuçer Sandevës. Në të dyja vendet po digjet bari i thatë.

Tetovë - Në ZZHTI Tetovë, Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi përfaqësuesve të fabrikës për prodhimin e sediljeve për tren dhe autobusë KIEL ua dorëzoi lejen e përdorimit për objektin e ri i cili është ndërtuar në rrethin e zonës industriale në Tetovë. Me lejen e përdorimit, kompania fillon punën në objektin e ri prodhues në Tetovë, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 7.000 m2, ndërsa me të cilin janë parashikuar të hapen 300 vende të reja pune.

Prishtinë - Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Piro Vengu, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Kosovë, deklaroi se Shqipëria është e gatshme për rritjen e trupave të saj në Kosovë, nëse nevojitet, dhe theksoi se në këtë drejtim shteti shqiptar nuk ka kurrëfarë rezerva, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.  Pas takimit me homologun e tij kosovar, Ejup Maqedonci, Vengu theksoi se rritja e numrit të ushtarëve është vendim kolektiv nga ana e Misionit Paqëruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, dhe ky vendim bazohet në vlerësimet periodike të situatës së sigurisë.

Prishtinë - Në Ditën Ndërkombëtare në përkujtim të personave të zhdukur me dhunë, ambasadori amerikan në Kosovë, Xhefri Hovenier, së bashku me ambasadorët e Francës dhe të Mbretërisë së Bashkuar, Oliver Guero dhe Nikollas Abot, kanë shprehur homazhe në monumentin e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-99, raporton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Gjevgjeli - Pres që në pranverë të qarkullohet nëpër disa pjesë, ndërsa deri në fund të vitit 2026 më në fund të përfundojë ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër, tha sot zëvendës kryetari i Qeverisë dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës së tij në Gjevgjeli.

Pragë - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen, sot në forumin rajonal të sigurisë GLOBSEK në Pragë deklaroi se i është falënderuese SHBA-së, por edhe mbrojtja e Evropës është detyra e parë dhe themelore e vetë evropianeve dhe se kontinenti duhet të ndërtojë mbrojtjen e vetë evropiane.

Moskë - Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin nuk ka lidhur asnjë marrëveshje me themeluesin e Telegramit, Pavel Durov, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov. Ai shtoi se me sa ai di, Putini asnjëherë nuk është takuar me Durovin. 

QËNDRONI TË LIDHUR