MIA Flesh
- - Kryeministri Hristijan Mickoski sot paralajmëroi se të martën do të udhëtojë për në Bruksel, ndërsa kthehet të enjten dhe për mesazhet nga atje thotë se nuk janë edhe aq të qarta, por mesazhi ynë siç thotë ai, “është i qartë se ne kemi bërë mjaftueshëm si asnjë vend në BE”. "Ne do të vazhdojmë të promovojmë vlerat evropiane, do të bëjmë detyrat e shtëpisë, nëse janë të gatshëm të gjejnë zgjidhje konstruktive dhe të vazhdojmë rrugën në rregull, në çdo kohë jemi të gatshëm t'i përgjigjemi pozitivisht një kërkese të tillë, në të kundërtën mund të konkludoj se ne si shtet, Ballkani, fatkeqësisht nuk jemi në fokusin e kësaj administrate të Brukselit", deklaroi kryeministri Mickoski sot nga fshati Tarinci i Komunës së Karbincit, ku mori pjesë në vendosjen e gurthemelit të zgjerimit të kopshtit “Kokiçina”.
- Post By Fitore Curri
- 14:54, 14 dhjetor, 2024
You need to login to view this page