• e premte, 05 dhjetor 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 9 nëntor/ 2025

Shkup  - Kryetari i Kuvendit, Afrmim Gashi sot një një postim në Fejsbuk informon se në Alanja, Turqi e mori Çmimin Gëobal për Diplomaci nga Këshilli Global i Gazetarisë (GJC).  Çmimi Gashit iu nda nga Mevlut Çavushoglu, deputet aktual dhe ish-ministër turk i Punëve të Jashtme. Gashi thekson se çmimi është një mirënjohje për përkushtimin në Kuvendin për të forcuar diplomacinë parlamentare, transparencën dhe llogaridhënien. 

Shkup - Pas ngjarjeve në Shkup dhe Prilep, sot në amfiteatrin e SHMKM "Nikolla Shtejn" në Tetovë do të mbahet panel-diskutimi i tretë në kuadër të fushatës nacionale "Magjia është në dituri" që e realizon Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Fushata u promovua në Ditën botërore të mësimdhënësve - 5 Tetori dhe ka për qëllim ta theksojë rolin thelbësor të mësimdhënësve dhe rëndësinë e profesionit të tyre në shoqëri. 

Tetovë - Drejtorët e shkollave duhet ta marrin shumë seriozisht punën e tyre, pasi janë të detyruar të respektojnë ligjet dhe të porosisin tekstet shkollore. Këtë vit, ne "mbyllëm sytë", vitin tjetër nuk do të mbyllim sytë sepse ka sistem, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, e cila përsëri, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske në lidhje me mungesën e teksteve shkollore në disa shkolla, tha se drejtorët duhet të respektojnë udhëzimet dhe rregulloret për porositjen e teksteve shkollore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

 Tetovë - Në Tetovë sot mbahet një panel diskutimi me temën "Çfarë magjie fshihet pas një 10-she - e kaluara dhe e tashmja në duel", me fokus në mënyrën se si ka ndryshuar kuptimi i vlerësimit me kalimin e gjeneratave, çfarë do të thotë sot suksesi i vërtetë dhe si mësimdhënësit e njohin punën dhe përparimin e nxënësve në kontekstin modern. Ky është diskutimi i tretë në vend që Ministria e Arsimit dhe Shkencës po e mban në kuadër të fushatës kombëtare "Magjia është në dije", e cila synon të nxjerrë në pah rolin thelbësor të mësimdhënësve dhe rëndësinë e profesionit të tyre në shoqëri. 

Shkup - Në periudhën prill - qershor të këtij viti, janë regjistruar 2.876 ngarkesa mbi patundshmëri me vlerë totale prej 551.537.664 euro dhe 8.319.220.917 denarë, sipas Raportit për punën e Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive për kuartalin e dytë të këtij viti. Nga prilli deri në qershor të këtij viti, në Qendrën për Kadastër të Patundshmërive në Shkup janë regjistruar 1.522 hipoteka me vlerë prej 289.526.966 euro dhe 4.999.018.379 denarë, ndërsa në 29 departamentet e kadastrit në të gjithë vendin janë regjistruar 1.354 hipoteka me vlerë prej 262.010.698 euro dhe 3.320.202.538 denarë.

Shkup - Mbrëmë, kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, publikoi fotografi të reja në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk nga fushata e pastrimit në zonën qendrore të kryeqytetit, sheshin "Maqedonia" dhe kejin e lumit Vardar, të cilën e filloi menjëherë pas marrjes së detyrës. "Shkupi ynë i bukur! I pastër dhe dinjitoz!", shkroi Gjorgievski në Fejsbuk. Fushatën e pastrimit Gjorgjievski filloi mbrëmjen pas pranim-dorëzimit të detyrës nga kryetarja e deritanishme e qytetit, dhe siç deklaroi vetë ai, fushata duhet të përfundojë sonte.

Shkup - Javën e kaluar, shërbimet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) sekuestruan dhe asgjësuan pa rrezik afërsisht 37 ton ushqim gjatë një kontrolli të jashtëzakonshëm në një operator ushqimor. Siç kumtoi sot Agjencia, janë konfiskuar dhe asgjësuar fruta arrore, drithëra dhe bishtajore, si dhe errëza të ndryshme pa deklarata dhe në të cilat afati i përdorimit ishte i skaduar prej një deri dy vjet.

Prilep - Përfundojnë përgatitjet për fillimin e blerjes së duhanit, i cili ligjërisht fillon nga 15 nëntori dhe zgjat deri më 28 shkurt të vitit të ardhshëm. Sipas Kire Risteski, kryetar i Unionit të shoqatave bujqësore, 10-të blerësit që duhet të marrin rreth 22.000 ton duhan t'i verifikojnë mostrat, t'i paraqesin ato më 17 nëntor, dhe nga 18 nëntori t'i hapin dyert e pikave blerëse në vend.

Shkup - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, kumtoi LAMM. Rekomandohet shpejtësi e adaptuar e lëvizjes, respektimi i sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë.

Shkup - Në mëngjes temperatura më e ulët prej -2 gradë Celsius është matur në Krushevë. Vijojnë Berova dhe Hanet e Mavrovës me 5 gradë, 6 në Kriva Pallankë dhe Lazaropole, 7 në Prilep, Manastir, Tetovë, 8 në Shkup-Petrovec, Pretor, 9 në Kavadar, Veles, Vinicë, Shtip, 10 në Kumanovë, Shkup-Zajçev Rid dhe 11 gradë në Gjevgjeli dhe Strumicë, kumtoi DPHM. Sipas sasisë së reshjeve të matura në 24 orët e fundit deri në orën 7 të mëngjesit më së shumti shi ka rënë në Ohër. Sipas matjeve në Ohër mbrëmë deri në orën 19  ka rënë 34 litra shi në një metër katror. Prej mëngjesit të sotëm, 25 l/m2 ka rënë në Gjevgjeli, 17 në Pozhar-Radovish, Pretor, 14 në Krushevë, 13 në Shtip, 11 në Strumicë, 10 në Berovë, 9 në Manastir, Vinicë, 7 në Veles, Kriva Pallankë, 5 në Tetovë, Kavadar, Lazaropole, Pozharane, Kodra e Diellit, 4 në Prilep, Kumanovë, Topollçan, 3 në Hanet e Mavrovës, 2 në Gjurishte dhe 1 l/m2 në Shkup-Zajçev Rid dhe në Shkup - Petrovec.

Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme lokale të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 11 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 14 deri në 18 gradë. Në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshueshme me shi të përkohshëm të dobët. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temepratura minimale do të bie 9 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 17 gradë.

Prishtinë - Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale po mbahet sot në 18 nga 38 komunat në Kosovë, përfshirë kryeqytetin e Prishtinës, ndërsa policia dhe prokuroria kanë njoftuar masa shtesë për të siguruar zhvillimin paqësor të procesit zgjedhor, raporton Radiotelevizioni i Kosovës. Pas rrethit të parë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, të cilat u mbajtën më 12 tetor, u bë e qartë se rreth të dytë do të ketë në 18 komuna të vendit. Këto janë kryeqyteti i Prishtinës, komunat e Vushtrrisë dhe Mitrovicës Jugore në veri të Kosovës; Fushë Kosovë dhe Obiliq në Kosovën Qendrore; Klinë, Junik dhe Pejë në Kosovën Perëndimore; Gjakovë, Rahovec, Dragash, Suharekë dhe Prizren në Kosovën Jugperëndimore; dhe Gjilan, Mamushë, Viti dhe Kaçanik në Kosovën Juglindore.

Tiranë - Në pesë bashki në Shqipëri, ku sot po mbahen zgjedhjet për kryebashkiak, 473 qendra votimi u hapën në orën 7 të mëngjesit dhe votimi do të vazhdojë deri në orën 6 të mbrëmjes. Në bashkitë Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë, pritet që 308,987 qytetarë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Trupi më i madh votues është në qytetin bregdetar të Vlorës, me 160,424 votues, dhe votimi do të zhvillohet në 232 qendra votimi.

Athinë - Kori i të rinjve nga Selaniku po përgatit melodi tradicionale greke dhe moderne për shfaqjen në Shkup të shtunën e ardhshme, e cila do të jetë edhe shfaqja e tyre e parë këtu, ndërsa këshilltari për arsimin muzikor në Selanikun lindor, Andonis Konstantinidis, në një bisedë me korrespondenten e MIA-s nga Athina, zbulon se në koncert do të marrin pjesë edhe fëmijë nga Koçani.

Bruksel - Udhëheqësit nga Bashkimi Evropian dhe Komuniteti i Shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve (CELAK) mblidhen sot në Kolumbi për samitin e tyre të katërt, me qëllim forcimin e bashkëpunimit në energji, ndryshime klimatike dhe siguri ndërkombëtare, njoftoi DPA. Midis pjesëmarrësve në bisedimet dy-ditore në qytetin bregdetar të Santa Martës janë presidenti brazilian Luiz Inasio Lula da Silva, shefja e politikës së jashtme të BE-së Kaja Kalas dhe kryeministri spanjoll Pedro Sançez.

Kuala Lumpur - Qindra emigrantë ende rezultojnë të zhdukur pasi një anije u fundos në ujërat pranë kufirit midis Malajzisë dhe Tajlandës disa ditë më parë. Deri më tani, vetëm 10 të mbijetuar dhe trupi i një viktime janë nxjerrë nga uji, njoftuan autoritetet detare malajziane. Admirali Romli Mustafa, drejtor i administratës detare në shtetet veriore malajziane Kedah dhe Perlis, tha se ishte e mundur që më shumë viktima të zbuloheshin në det tre ditë pasi anija e madhe që transportonte rreth 300 persona u fundos pranë qytetit Butidaung të Mianmarit.

Uashington - Presidenti sirian Ahmed al Shara mbërriti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vizitë zyrtare, njoftoi agjencia shtetërore siriane SANA. Vizita ndodh një ditë pasi Al Shara u hoq nga lista e zezë e Uashingtonit e individëve dhe organizatave  të sanksionuar për terrorizëm. Al Shara, forcat kryengritëse të të cilit rrëzuan nga pushteti al Asadin në fund të vitit të kaluar, do të takohet me presidentin amerikan Donald Tramp.

Pekin - Kina sot kumtoi se përkohësisht e pezullon ndalesën për eksportin e galiumit, antimonit dhe germaniumit në SHBA - metale të rralla dhe të rëndësishme strategjike, që konsiderohet një sinjal i ri për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Rregullorja që bllokoi eksportin e këtyre metaleve - komponentëve kryesorë, veçanërisht në prodhimin e gjysmëpërçuesve - është pezulluar deri më 27 nëntor të vitit 2026, citohet në kumtesën e Ministrisë Kineze të Tregtisë.

QËNDRONI TË LIDHUR