• e premte, 05 dhjetor 2025
MIA Flesh

18:00 / 3 qershor / 2025 

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot në konferencën për media informoi se sipas të dhënave të para të Entit Shtetëror për Statistikë (ESHS), në tremujorin e parë të vitit 2025 rritja reale e Bruto prodhimit vendor, që kur është zgjedhur kjo Qeveri, tremujori i tretë sipas rendit është 3 ose më shumë për qind, ndërsa norma e adaptuar sipas të dhënave sezonale dhe kalendarike 3,2 për qind. "Ekonomia e Maqedonisë së Veriut radhitet në vendin e katërt, menjëherë pas Irlandës, Danimarkës dhe Polonisë. Ky është një rezultat shumë i rëndësishëm dhe nuk është rastësi, është rezultat i guximit, vizionit dhe punës shumë të palodhur", tha Mickoski. 

Shkup - Kuvendi para caktimit të rendit të ditës për seancën e 51-të të sotme votoi nevojën për të miratuar disa propozim -ndryshime ligjore me procedurë të shkurtuar, mes të cilave dhe të ligjit për shpalljen e hapësirës rreth Parlamentit për zonë të sigurt. Deputeti Nikolla Miceski, në sqarimin e propozimit, tha se pas një periudhe të gjatë kohore dhe konsultimeve me grupin e punës, së bashku me të gjithë koordinatorët e grupeve parlamentare, me konsensus ranë dakord që kjo zgjidhje ligjore të paraqitet me procedurë të shkurtuar. "Për shpalljen e ligjit për hapësirën rreth Kuvendit të RMV-së për zonë të sigurtë, me çka rregullohet statusi, sipërfaqen e përgjithshme, kufijtë e tokës, përdorimin, sigurinë, mbikëqyrjen dhe rregullimin e çështjeve pronësore dhe juridike që lidhen me zonën rreth Kuvendit, shpalli për zonë të sigurt, duke marrë parasysh se në të kaluarën, për shkak të atraktivitetit të vetë zonës, pati përpjekje për ta rregulluar atë privatisht, gjegjësisht hyrjen e subjektit privat. Besojmë se kjo zgjidhje ligjore është jashtëzakonisht e rëndësishme, pasi që rregullon zonën e sigurisë së vetë Parlamentit", deklaroi Miceski, duke theksuar se nuk do të ndalojë tubimet dhe mbajtjen e protestave apo ngjarjeve të ndryshme në bulevardin para Parlamentit.

Shkup - Zgjedhja e ministrit të ri të Shëndetësisë do të jetë në rendin e ditës të seancës parlamentare të caktuar më 12 qershor, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski, duke potencuar se bëhen përpjekje nëse Parlament organizohet kjo të realizohet dhe më herët, më 5 ose 9 qershor. Vendimi për ministër të ri të Shëndetësisë të emërohet Azir Aliu, Mickoski potencoi se është marrë javën e kaluar dhe aplikimi u dorëzua deri tek Parlamentit të premten. "Fatkeqësisht, sot është një ditë e tillë, pra nuk mund menjëherë të vendoset në rend të ditës. Po përpiqemi që në një farë mënyre ta arrijmë këtë para 12 qershorit, kur është caktuar seanca e radhës. Nëse ia dalim me sukses, dy terminë janë dhënë si opsion në qershor – 5 dhe 9, por le të shohim nëse Parlamenti arrin të organizohet dhe pastaj të caktojë seancë, nëse jo më 12 qershor do të jenë pjesë e rendit të ditës edhe ministri i Shëndetësisë edhe zëvendësministrat", tha ai duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp në Qeveri.

Shkup - Rezoluta për Maqedoninë që e miratoi Parlamenti bullgar është ofendues dhe me të që në fillim pamundësohet ecja e përbashkët përmes dialogut, vlerësoi sot presidentja Gordana Siljanovska-Davkova. Ajo pret që në Parlamentin Evropian (PE) të mbështetet Rezoluta e cila garanton identitetin maqedonas dhe gjuhën maqedonase. Në të kundërtën, siç theksoi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kjo do të fliste shumë keq për kapacitetin demokratik të PE-së. Siljanovska Davkova ende nuk mund të precizojë nëse në Samitin e ardhshëm të NATO-s në Hagë do të ketë takim me homologun e saj bullgar.

Shkup - Drejtori i Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Memov, mori pjesë dhe mbajti fjalim në takimin e 15-të të drejtorëve të fondeve të sigurimit pensional dhe invalidor të shteteve në hapësirat e ish Jugosllavisë dhe Republikës së Austrisë që mbahet në Sarajevë. Siç kumtojnë nga Fondi, temë qendrore e takimit është "E ardhmja e sistemeve të pensioneve - sfidat dhe perspektivat".

Shkup - Është mbajtur takimi i parë i grupit punues për projektin rrugor Tetovë–Prizren, një iniciativë strategjike me rëndësi të veçantë për ndërlidhjen infrastrukturore mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Siç informon Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, gjatë takimit u diskutuan hapat konkretë për realizimin e projektit, përfshirë definimin e fazave të ardhshme të punës dhe koordinimin ndërinstitucional të nevojshëm për të përshpejtuar procesin. U theksua rëndësia e projektit jo vetëm si një lidhje rrugore, por si një urë bashkëpunimi ekonomik, social dhe rajonal ndërmjet dy vendeve. Pjesëmarrësit e takimit u dakorduan për nevojën e përshpejtimit të të gjitha procedurave burokratike dhe administrative, në mënyrë që puna konkrete të fillojë sa më shpejt.

Shkup - Pas përfundimit të procesit të vlerësimit nga komisioni përkatës, sot u shpallën përfituesit e thirrjes publike për mbështetje financiare të shoqatave dhe fondacioneve, në kuadër të Programit të Ministrisë së Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, respektivisht Qeveria solli vendimin për shpërndarjen e mjeteve financiare nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025 të dedikuara për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve. “Ky program i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut synon fuqizimin e partneritetit me sektorin civil, i cili ka një rol kyç në proceset demokratike, politikbërjen dhe ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Organizatat e shoqërisë civile janë aktorë të rëndësishëm në promovimin e transparencës, përfshirjes qytetare dhe mbrojtjen e të drejtave themelore, duke kontribuar në zhvillimin social, kulturor dhe ekonomik të vendit. Ky është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të shoqërisë civile në nivel lokal dhe kombëtar, duke krijuar një mjedis të favorshëm për zhvillimin e iniciativave qytetare dhe për përmirësimin e jetës së komuniteteve tona”, thuhet në komunikatë.

Shkup - Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, sot, lidhur me Propozim-raportin e raportuesit të Paramentit Evropian (PE) për vendin, Tomas Vajc, për të cilin Komisioni i Punëve të Jashtme të PE-së (AFET) duhet të prononcohet nesër, tha se gjatë ditës së djeshme janë realizuar shumë biseda telefonike, por nuk saktësoi nëse ka informata nga partitë binjake të VMRO-DPMNE-së lidhur me votimin e nesërm në kuadër të AFET. Në prag të votimit të nesërm, Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve tha se dje së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski, si dhe përfaqësues tjerë qeveritarë kanë realizuar numër të madh të bisedave me telefon, por, siç tha, "të presim të vijë dita e nesërme".

Shkup - Pas përfundimit të procesit të vlerësimit nga komisioni përkatës, janë shpallur përfituesit e thirrjes publike për mbështetje financiare të shoqatave dhe fondacioneve në kuadër të Programit të Ministrisë së marrëdhënieve ndërmjet bashkësive. Lajmin e bëri të ditur zëvendëskryeministri Arben Fetai, i cili theksoi rëndësinë e këtij programi si një mekanizëm për forcimin e partneritetit ndërmjet qeverisë dhe sektorit civil, një faktor kyç për zhvillimin demokratik, politikëbërjen gjithëpërfshirëse dhe ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme.

Tetovë - Për të tretën ditë me radhë personeli mjekësor dhe shërbimi teknik i Spitalit klinik të Tetovës mbajtën protestë publike pas revoltës për dy paga të papaguara dhe shkaku se nuk kanë qenë në gjendje të marrin kontrata të reja pune. Ata njëkohësisht po kërkojnë zgjidhje për punësim të përhershëm. Në protestën e sotme, ata theksuan se do të duhet të gjejnë vende të reja pune nëse problemi nuk zgjidhet së shpejti. Në pyetjen nëse ulja e numrit të atyre që protestuan është reduktuar për shkak të presionit, ata thanë se nuk e dinë.

Kiev - Shërbimi ukrainas i sigurisë (SBU) njoftoi se pasdite ka ndodhur një shpërthim i ri në urën që i lidh Rusinë dhe Krimenë. SBU njoftoi se vazhdon operacioni ukrainas. Paraprakisht, SBU informoi se në mëngjes e ka minuar urën me 1.100 kilogramë mjet shpërthyes, me ç'rast janë dëmtuar shtyllat nën ujë. Autoritetet ruse të Krimesë e kanë mbyllur qarkullimin në urë.

Moskë - Zëvendës kryetari i Këshillit rus për siguri dhe ish presidenti, Dmitrij Medvedev sot deklaroi se qëllimi i Moskës në bisedimet me Ukrainën në Stamboll është të arrihet fitore e plotë. "Negociatat në Stamboll janë të nevojshme, jo për paqe kompromisi, të bazuar në kushte të imagjinuara, joreale, por për fitoren tonë dhe shkatërrimin e plotë të autoriteteve neonaziste. Ky është kuptimi e memorandumit rus, që u shpall dje", tha Medvedev.

Londër - Çellsi zyrztarisht sot publikoi se do ta sjell në radhët e veta mesfushorin Dario Esugo nga Sporting Lisbona, për kontratë me vlerë 23 milionë euro. Esugo (20) ishte në huazim në ekipin spanjoll Las Palmas këtë sezon, ku luajti 27 ndeshje dhe ka shënuar një gol. Ai do t'i bashkangjitet Çellsit në Kampionatin e ardhshëm botëror për klube. Esugo ka shkruar histori në fanellën e Sportingut si lojtar më i ri i klubit nga Lisbona, duke debutuar për ekipin e parë në mars të vitit 2021 kundër Vitorias, në moshën 16 vjeçare e gjashtë ditë.

QËNDRONI TË LIDHUR