MIA Flesh
- Shkup - Doganierët në pikën kufitare të Dojranit zbuluan dhe parandaluan një përpjekje për të kontrabanduar 5,050 kuti cigaresh dhe cigare elektronike me vlerë tetë milionë denarë. Siç njoftojnë Drejtoria Doganore, inspektorët e Departamentit të Hetimeve, në kuadër të Sektorit të Kontrollit dhe Hetimeve, privuan shtetasin e dyshuar serb, shoferin e kamionit, kundër të cilit është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Gjevgjelisë për kryerjen e veprës penale "kontrabandë" dhe "falsifikim dokumenti", të dënueshme sipas Kodit Penal.
- Post By Sara Ademi
- 11:53, 13 janar, 2026
12:00/ 13 janar/ 2026
Shkup - Doganierët në pikën kufitare të Dojranit zbuluan dhe parandaluan një përpjekje për të kontrabanduar 5,050 kuti cigaresh dhe cigare elektronike me vlerë tetë milionë denarë. Siç njoftojnë Drejtoria Doganore, inspektorët e Departamentit të Hetimeve, në kuadër të Sektorit të Kontrollit dhe Hetimeve, privuan shtetasin e dyshuar serb, shoferin e kamionit, kundër të cilit është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Gjevgjelisë për kryerjen e veprës penale "kontrabandë" dhe "falsifikim dokumenti", të dënueshme sipas Kodit Penal.
Shkup - Në Berovë sot në mëngjes në orën 7 janë matir -12 gradë, -11 në Kriva Pallankë, -10 në Demir Kapi, Krushevë dhe Kodër të Diellit, ndërsa në Shkup-Petrovec, Manastir, Prilep, Tetovë dhe Hanet e Mavrovës -9 gradë. Në Strumicë, Shtip, Kavadar, Veles, Ohër dhe Pretor -8, Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë dhe Vinicë -7, në Gjevgjeli -5 gradë. Drejtoria për punë hidrometeorologjike informoi se në Kodër të Diellit ka 26 centimetra borë, në Krushevë 15, në Gjurishte 4, ndërsa në Tetovë dhe Berovë 2 centimetra.
Shkup - Nivelet e pothuajse të gjitha lumenjve në vend shënojnë ulje të lehtë në krahasim me ditën e djeshme, tregojnë matjet e fundit të bëra nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Përjashtim janë lumenjtë Strumica në vendin matës Sushevë ku ka rritje të nivelit të lumenjve prej katër centimetra në krahasim me ditën e djeshme dhe Drini i Zi në Lozhan ku niveli është më i lartë për 31 centimetra në krahasim me ditën e djeshme, si dhe Babuna në vendin matër Bogomilë ku niveli i ujit është i njejtë me ditën e djeshme.
Berlin - Kancelari gjerman Fridrih Merc deklaroi se janë të numëruara ditët e regjimit iranian. "Nëse një regjim qeveritar mund ta mbajë pushtetin vetëm përmes përdorimit të dhunës, atëherë ditët e tij në të vërtetë janë të numëruara. Supozoj se jemi dëshmitarë të ditëve të fundit dhe javët nga ky regjim", theksoi Merc, i cili është për vizitë në Indi.
Londër - Servisi publik britanik Bi-Bi-Si do të ndërmarrë hapa juridik në mënyrë që të rrëzohet padia për shpifje e presidentit amerikan Donald Tramp. Bi-Bi-Si do të parashtrojë kërkesë për rrëzim, duke pohuar se Gjykata në Floridë nuk ka kompetenca ndaj servisit britanik, sepse vendi i gjykimit është "joadekuat" dhe se Tramp "nuk arriti ta dëshmojë pohimin".
Londër - Komandanti i Shtatmadhorisë britanike, marshalli Ser Riçard Najton dje para deputetëve tha se Britania e Madhe për momentin nuk ka plan kombëtar për mbrojtje as procedura të përpunuara për mobilizim të sistemit shëndetësor në rast të luftës së përgjithshme në Evropë. Ai me këtë e konfirmoi raportin paraprak të "Skaj njuz" (Sky News) të publikuar pothuajse para dy vitesh.
Vjenë - Aeroporti në Vjenë në mëngjes është mbyllur për shkak të shiut të ngrirë. Ndërprerja e përkohshme do të zgjasë të paktën deri në orën 11 sot, për shkak të së cilës janë shtyrë ose rikahëzuar një numër i madh i fluturimeve. Për shkak të shiut të ngrirë është vështirësuar zhvillimi i komunikacionit hekurudhor në Vjenë, në Austri të Poshtme dhe të Epërme dhe në Burgenland. Është vështirësuar komunikacioni hekurudhor edhe drejt aeroportit në Grac.
Doha - Aeroplanët luftarakë amerikanë i intensifikojnë aktivitetet në bazën ajrore Al Udeid në Katar, e locuar rreth 300 kilometra larg kufirit me Iranin, prëderisa qeveria amerikane u paralajmëroi qytetarët e vet që urgjentisht të largohen nga Irani. Sipas raportimeve në mediume, disa aeroplanë ushtarakë amerikanë, përfshirë tankerin për mbushje me derivate KC-135 dhe bombarduesin strategjik B-52, fluturuan nga baza Al Udeid të dielën në mbrëmje. Kjo bazë ushtarake është shtëpi e mbi 10.000 ushtarëve amerikanë dhe disponon me pistë prej 4.500 metrave, e aftë të pranojë fluturaket më të rënda ushtarake.
Uashington - Senatori amerikan Mark Keli ngriti padi kundër Pentagonit dhe ministrit të mbrojtjes Pit Hegset. Keli është një oficer i marinës në pension dhe me padinë përballet me rrezik nga degradimi, që mund të çojë në uljen e pensionit të tij. Ministria e Mbrojtjes e SHBA-së filloi hetim pasi u publikuan video pamjet, në të cilën Keli u bën thirrje ushtarëve amerikan të mos i respektojnë urdhrat ilegale.
Uashington - Kongresisti republikan nga Florida, Rendi Fajn, prezantoi një propozim ligji me titullin "Ligji për aneksimin dhe shtetësinë e Grenlandës", me të cilin ky territor do të bëhet shteti federal i 51-të i SHBA-së. Propozimi vjen pas paralajmërimeve të presidentit Tramp gjatë ndërmarrjes së këtij territori danez.
Pekin - Kina paralajmëroi se "do t'i mbrojë me vendosmëri" interesat e saj pasi që presidenti amerikan Donald Tramp u kërcënua se do të vendos dogana për vendet që bëjnë tregti me Iranin. Trampi mbrëmë theksoi se do të vendosë dogana prej 25 përqidnëve për të gjitha vendet që bëjnë tregti me Iranin.