
18:00/14 prill/2025/
Shkup - Për tragjedinë në Koçan për momentin janë mbi 50 të dyshuar. Hetimi nuk ka përfunduar, ende zgjat, ndërsa prokurorët treguan se me të vërtetë në Maqedoni gjërat mund të ishin ndryshe, tha sot ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.
Shkup - Në vazhdimin e seancës së 26-të të Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve është debatuar për kandidaturat e kandidatëve për anëtarësim të Këshillit programor të Radiotelevizionit të Maqedonisë që, të cilët i plotësojnë kushtet. Mes kandidatëve që janë gjendur në listën e vërtetuar ka gazetarë të diplomuar, politikologë, juristë të diplomuar, aktorë, muzikantë, producentë, elektroinxhinierë dhe doktor shkencash. Një pjesë e të paraqiturve janë anëtarë të këshillit programor të RTVM-së.
Shkup - Në Gazetën Zyrtare sot është publikuar shpallja për zgjedhjen e kandidatëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut për gjykatës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg.
Shkup - Minimum dy të punësuar në internet portalet "e mëdha", ndërsa një i punësuar dhe një honorar në portalet e vogla, parasheh amandamenti i Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mediume, që u miratua sot në mbledhje të Komisionit për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor në Kuvend.
Ohër - Vërtetimi i vlerës së pagës minimale gjithkund është i kushtëzuar nga kritere të kushtëzuara ekonomike. Paga minimale duhet të vërtetohet në suaza të dialogut social, por marrëveshja që të bazohet ndaj bruto prodhimit vendor gjegjësisht t'i ketë parasysh parametrat ekonomikë.
Strugë - Gjykata në Strugë pranoi superekspertizën e ekspertëve të zgjedhur nga bordi mjekësor gjyqësor i Fakultetit të Mjekësisë nga Shkupi për rastin me lehonën Jëlldëz Veapovska nga Dibra, ku pas lindje me prerje cezariane në Spitalin në Strugë i janë hequr mitra, vezoret dhe veshka. Procesi gjyqësor kundër tre mjekëve gjinekologë Muhamed Asani, djalit të tij mjek Blerton Asani dhe mjekes Liljana Jovanovska do të vazhdojë më 16 maj me prezantimin e raportit nga ana e tre ekspertëve.
Shkup - Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) gjatë ditës ka kryer kontroll në Kardikururgji në Shkup, pas vdekjes së një pacienti, për të cilin familjarët e tij kanë thënë se për momentin nuk kanë kushte që ta operojnë dhe nuk kanë sallë të lirë pas operacionit.
Shkup - Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) sipas kompetentëve, nuk ka konstatuar mangësi, ndërsa në pjesën e punës profesionale të punonjësve shëndetësor ka inicuar formimin e komisionit për mbikëqyrje profesionale nga ana e ministrit të Shëndetësisë, konfirmoi pasdite për MIA-n, drejtori i Inspektoratit, mjeku Kiril Lazov.
Shkup - Vitin e kaluar janë paguar të ardhura prej 125 miliardë denarëve apo pothuajse shtatë miliardë denarë e gjysmë më shumë se në vitin 2023. Tendenca e rritjes së pagesave të të ardhurave vazhdoi edhe këtë vit me ç'rast në tremujorin e parë është relaizuar pagesë prej prothuajse 30 miliardë denarëve, apo në euro pothuajse 480 milionë euro apo 13,6 milionë euro më shumë nga periudha e njejtë e vitit të kaluar. Me atë rast, të ardhurat nga Doganat janë më të larta për 15,6 për qind. Në bazë të kontrolleve të kryera dhe kontrolleve nga Sektori për kontroll dhe hetime janë paguar 20 milionë denarë, ndërsa janë sjellë edhe vendime për pagesë plotësuese në shumë prej 5,7 miliardë denarëve, tha sot drejtori i Drejtorisë së doganave, Boban Nikollovski.
Shkup - Agjencia Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet sot njoftoi se ia ka marrë akreditimin organizatës ZOR "SFERA Interneshënall" - Manastir përdorues shumëvjeçar i fondeve të BE-së dhe se ka filluar procedurë ndaj Shërbimit Evropian për Luftë Kundër Mashtrimeve (OLAF) dhe Prokurorisë Themelore Publike (PTHP), për të zbardhur dyshimet për keqpërdorime të bëra të mjeteve evropiane nga kjo organizatë.
Shkup - Tashmë kemi disa ekspertë nga Anglia, të cilët së bashku me mjekët tanë po përgatisin një vlerësim, gjegjësisht protokoll, për të vlerësuar ashpërsinë e pasqyrës klinike dhe më pas do t'i analizojmë pacientët, ku duhet të vazhdojnë të trajtohen. Nëse do të duhet këtu, nëse do të duhet në ato shtete që ofrojnë ndihmë të trajtohen atje, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravar në konferencën e sotme për mediat për pacientët e lënduar nga tragjedia e Koçanit.
Shkup - Prokuroria Themelore Publike në Koçan sot ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Koçan propozim për caktimin e masës së kujdesit për të dyshuarin e fundit të 19-të, të cilit i është vazhduar hetimi për zjarrin në diskotekën e Koçanit "Puls", njoftoi Prokuroria.
Koçan - Këshilltari Venko Kërstevski sot është zgjedhur u.d. kryetar i komunës së Koçanit. Kandidatura e Kërtevskit me nëntë vota ishte mbështetur nga këshilltarët e LSDM-së, ndërsa e përmbajtur votoi këshilltarja e Të Majtës. Anëtarët e Këshillit të VMRO-DPMNE-së mbështetjen e tyre ia dhanë koordinatorit të tyre Goce Markov.
Shkup - Ljupço Palevski, i akuzuar për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, sot dha një përshkrim të udhëtimit të tij në Turqi. Duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatit të tij, Jovica Strashevski, ai theksoi se udhëtonte rregullisht në Turqi për arsye shëndetësore dhe interesa personale.
Kumanovë - Në vendkalimin kufitar Tabanoc fundjavën e kaluar kanë hyrë dhe kanë dalë pothuajse 37 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa në periudhën e njejtë hyrje dhe dalje kanë realizuar mbi 32 mijë shtetas të huaj, kumtuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Dibër - Në Dibër, nesër në periudhën nga ora 09 deri në 15, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për shkak të kryerjes së punimeve në rezervuarin e qytetit, me qëllim të përmirësimit të sistemit të furnizimit me ujë, publikoi Ndërmarrja Publike Komunale "Standard" e cila ekonomizon me ujësjellësin Rosoki-Dibër.
Luksemburg - Nëse shikoni në hartë, Ballkani Perëndimor gjeografikisht është në Evropë dhe prandaj vendet nga ai rajon duhet të jenë në Bashkimin Evropian, që e bën procesin e zgjerimit shumë të rëndësishëm dhe duhet të vazhdojmë me të, dekaloi sot në Luksemburg përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kallas.
Berlin - Bundestagu gjerman më 6 maj do ta zgjidhë konservatorin Fridrih Merc për kancelar, me çka në mënyrë definitive do t'i mbarojë mandati Olaf Sholcit, njoftoi sot Dhoma e Ulët e Parlamentit gjerman.
Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenksi sot deklaroi se Ukraina ka marrë gjithsej 100 miliardë dollarë ndihmë nga SHBA-ja.
Ramallah - Presidenti palestinez Mahmud Abas dhe presidenti francez Emanuel Makron sot kanë biseduar rreth situatës në Rripin e Gazës dhe kanë theksuar se është i domsodoshëm armëpushimi dhe vazhdimi i dërgesave të ndihmës humanitare për enklavën palestineze.
Kajro - Raundi i fundit i bisedimeve në Kajro për vendosjen e armëpushimit në Gazë dhe lirimin e pengjeve izraelite ka përfunduar pa përparim, njoftuan sot burimet palestineze dhe egjiptiane.
Sana - Kryengritësit jemenas huthë njoftuan se të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa 25 janë plagosur në sulmet ajrore të SHBA-së rreth kryeqytetit të Jemenit, Sana, i cili është në duart e tyre dhe se kanë rrëzuar edhe një fluturake amerikane pa pilot M-9 Riper.
Islamabad - Dhjetëra mijëra afganë janë larguar nga Pakistani që nga fillimi i valës së fundit të dëbimeve në fillim të prillit, njoftoi DPA.
Abuxha - Të paktën 47 persona janë vrarë në dy sulme të së dielës në mbrëmje në Nigerinë qendrore, vend që e trondit konflikti i brendshëm prej vitesh, bënë të ditur sot Kryqi i Kuq dhe autoritetet lokale.