MIA FLESH
- Shkup - Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në intervistë për MIA-n deklaroi se do ta ndiqte vendimin e ministrave të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe do të tërhiqej edhe ai nëse VMRO-DPMNE-ja voton për ndryshimet kushtetuese.
18:00/ 31 korrik/ 2023
Shkup - Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në intervistë për MIA-n deklaroi se do ta ndiqte vendimin e ministrave të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe do të tërhiqej edhe ai nëse VMRO-DPMNE-ja voton për ndryshimet kushtetuese.
Shkup- Për herë të parë pas shumë vitesh që nga blerja e ertraktorëve, të tre janë në gjendje të rregullt, gati për të vepruar në rast zjarresh të mëdha, theksuan drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angellov dhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Bekim Maksuti në konferencën e sotme për media të mbajtur në hapësirat e QMK-së.
Shkup- Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot ka zhvilluar takim pune me kryetarët e komunave tëe qytetit turk Turgutlu, Çetin Akin, kryetarin e komunës së Karshiakës, dr. Xhemil Tugaj, kryetarin e komunës së Çashkës , Goran Stojanovski, si dhe me përfaqësues nga shoqatat e mërgimtarëve maqedonas.
Shkup - Për shkak të një aksidenti trafiku në rrugën Kërçovë-Gostivar nga ora 15:35, komunikacioni është ndërprerë në të dy drejtimet, informoi LAMM në një raport të jashtëzakonshëm për gjendjen e rrugëve.
Shkup– Nëpërmjet tubacionit Makaria sot është lëshuar uji dhe sistemi i ujitjes është sërish aktiv, njofton Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Nga aty, i informojnë fermerët nga Rosomani dhe Gradsko se parashikojnë edhe dëmshpërblim për dëmtimin e plantacioneve të frutave për shkak të dështimit të sistemit të ujitjes Makaria.
Kumanovë - Vazhdon hetimi në liqenin Glazhnjë për 30-vjeçarin nga fshati i Likovës Nikushtak i cili dje hyri në ujërat e pendës dhe nuk doli. Tre ekipe të zhytësve nga "Tigrat" po i kërkojnë ujërat në liqen, informoi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov. Së shpejti do të përdoret edhe i ashtuquajturi "akuadron" të cilin do ta shfrytëzojnë ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim për kërkimin e thellësisë së liqenit artificial në Likovë.
Gostivar - Pas katër javësh punë, përkushtim, mësim, aktivitet dhe argëtim, sot përfundoi Shkolla verore për vitin 2023.
Gostivar- Disa persona janë transportuar në spital për trajtim dhe ndihmë mjekësore pas aksidentit të trafikut që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën kryesore Kërçovë-Gostivar afër Zajasit. Vendi është duke u kontrolluar dhe komunikacioni është në ndërprerje.
Gostivar - Propozimi i Ali Ahmetit është joserioz në një moment kaq serioz kur bëhet fjalë për integrimet evropiane dhe për momentin nuk do të shqyrtohet në organet partiake, deklaroi sot kryetari i partisë politike Aleanca për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari.
Prishtinë- Nën moton "Demokracia vdes në errësirë", sot në qendër të Prishtinës u mbajt protestë e punonjësve mediatikë, e organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) kundër qëllimit të autoriteteve që t'ia marrin licencën e punës televizionit Klan Kosova, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Prishtinë- Kryetari i partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, deklaroi se kryeministri Albin Kurti e ka zhytur Kosovën në krizë të thellë, prandaj ka kërkuar nga partitë tjera opozitare që të bashkohen për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë aktuale, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Nikosia - Republika e Qipros do t'i mbulojë shpenzimet për pyllëzimin e zonave të prekura nga zjarret në Rodos, kumtoi sot presidenti qipriot Nikos Hristodulidis pas takimit me kryeministrin grek Kirjakos Micotakis, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Sofje- Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, sot nënshkroi dekret për caktimin e zgjedhjeve për këshilltarë komunalë dhe kryetarë komunash më 29 tetor 2023.
Podgoricë- Kryeministri malazez Dritan Abazoviq u ka uruar sukses pjesëmarrësve në negociatat për formimin e shumicës së re parlamentare që do të qëndrojë në krah të qeverisë së re.
Stokholm - Dy persona sot kanë djegur një kopje të Kuranit gjatë protestës para ndërtesës së Parlamentit në Stokholm. Kjo ndodh në një kohë kur marrëdhëniet midis Suedisë dhe disa vendeve të Lindjes së Mesme janë përkeqësuar për shkak të disa rasteve të përdhosjes së librit të shenjtë të myslimanëve.
Berlin – Në 10 vitet e ardhshme çmimet e pasurive të paluajtshme do të rriten ndjeshëm në të gjitha pjesët e botës, njoftoi sot Instituti i kërkimeve ekonomike IFO nga Mynihu.
Kiev- Invazioni rus ndaj Ukrainës ka ngritur sërish çështjen e legalizimit të kanabisit për qëllime medicinale në atë vend, ku sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 57 për qind e ukrainasve janë nën rrezik të zhvillimit post-traumatik apo çrregullimit të stresit për shkak të luftës.
Pekin- Kina sot ka vendosur kufizime në eksportin e dronëve civilë me rreze të gjatë. duke përmendur luftën ruse në Ukrainë dhe shqetësimet se dronet mund të përdoren për qëllime ushtarake.
Islamabad - Numri i viktimave nga vetëvrasja e djeshme në veriperëndim të Pakistanit ka shkuar në 54. Ndërsa 200 persona janë lënduar, prej të cilëve 14 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Uashington - "Jelou", një nga kompanitë më të mëdha të logjistikës për transport mallrash në SHBA shkon në falimentim, njofton En-pi-ar.
Stamboll - Mesfushori i Pari Sen-Zhermenit, Leandro Paredes mund të zhvendoset në Gallatasaraj.