MIA FLESH
- Shkup, 27 korrik 2025 (MIA) - Nëpunës policor me helikopterin e MPB-së Agusta Bell 212 sot shpëtuan një ushtarak të lënduar në vijën e zjarrit.
15:00 / 27 korrik/ 2025
Shkup- Gjatë 24 orëve të kaluar janë regjistruar gjithsej 33 zjarre në hapësira të hapura. Siç informojnë nga QMK, 12 janë aktive, pesë janë nën kontroll, 16 janë shuar plotësisht.
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të marrë pjesë në Festivalin Folklorik Maqedonas "Prespa", i cili organizohet në Komunën e Pustecit, Republika e Shqipërisë.
Shkup - Nëpunës policor me helikopterin e MPB-së Agusta Bell 212 sot shpëtuan një ushtarak të lënduar në vijën e zjarrit.
Shkup - NP "Ujësjellës dhe Kanalizime" - Shkup gjatë ditës së djeshme përsëri konstatoi rritje enorme dhe të pakontrolluar të konsumit të ujit, i cili arrin në rreth 360.000 metra kub në ditë. Si rezultat i gjithë kësaj, sistemi i furnizimit me ujë të qytetit funksionon me presion të reduktuar dhe me ndërprerje të herëpashershme të ujit në disa pjesë të qytetit, thonë nga ndërmarrja publike e qytetit.
Shkup - Komunikacioni zhvilohet nëpër rrugë të thata me intensitet të shtuar në akset rrugore jashtë mjediseve urbane. Për shkak të pushimeve verore, ka një frekuencë të shtuar të automjeteve në vendkalimet kufitare Tabanocë dhe Pelincë, ku koha e pritjes është rreth 45 minuta. Në vendkalimin kufitar Bogorodicë, koha e pritjes është rreth 30 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Shkup - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski, përmes një videomesazhi, thekson rëndësinë e ndërtimit të rrugës eksprese Gradsko-Drenovë-Farish.
Shkup - Sot (27.07.2025) në ora 03:50 në Kumanovë, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria D.T. (23) nga Kumanova. Gjatë një kontrolli në trafikun rrugor, policia ka ndalur një automjet të pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Kumanovës, i cili drejtohej nga i dyshuari dhe pas ndërmarrjes së masave është konstatuar se ai ka qenë nën ndikim të alkoolit, konkretisht me 1.64 promilë alkool në gjak.
Prilep - Ministria e Ekonomisë dhe Punës kërkon që Qeveria të rrisë buxhetin për mbështetjen e bizneseve gjatë vetëpunësimit. Buxheti për mbështetjen e bizneseve të vogla do të rritet për rreth 2,5 milionë euro, deklaroi në Prilep Marjan Risteski, zëvendësministër i Ekonomisë dhe Punës.
Shkup- Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dje mori pjesë në takimin e parë të Platformës së paqes për Ballkanin në Stamboll. Ngjarja u mbajt me iniciativë të ministrit turk Fidan, me pjesëmarrjen e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Prishtinë - As mbrëmë vonë, Kuvendi i Kosovës (në përpjekjen e 54-të) nuk u konstituua, për shkak se nuk kishte vota të mjaftueshme për të formuar një komision për votim të fshehtë për zgjedhje të kryetarit.
Dibër – Ende po përhapet zjarri në Parkun Kombëtar "Prespa" pranë Pustecit, shuarja e të cilit u ndërpre mbrëmë dhe do të vazhdojë sot.
Jerusalem - Kamionë që transportonin ndihmë humanitare për Rripin e Gazës kaluan sot pikën kufitare Rafah nga Egjipti në territoret palestineze.
Jerusalem - Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftuan se do të fillojnë një "pauzë taktike" në operacionet ushtarake në tre zona të Rripit të Gazës, si pjesë e masave për përballje me situatën e përkeqësuar humanitare.
Travers Siti - Të paktën 11 persona janë therrur me thikë mbrëmë në Volmart në Travers Siti, Miçigen. Policia kumtoi se sulmuesi është arrestuar.
Bangkok - Kamboxhia dhe Tajlanda akuzuan sot njëra-tjetrën për nisjen e sulmeve me artileri në zonat kufitare të diskutueshme herët këtë mëngjes, disa orë pasi presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se liderët e të dy vendeve kanë rënë dakord të punojnë për një armëpushim.