MIA Flesh
- Gjavatë, Bogdanc - Po i afrohemi rehabilitimit sistematik të hidrosistemit Gjavatë dhe ai së shpejti do të jetë plotësisht funksional, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski pas inspektimit të sotëm të aktiviteteve ndërtimore për riparimin e Hidrosistemit. "E vlerësoj se është mirë që dolëm në vendin e vetë tubacionit, gjegjësisht trasenë e hidrosistemit Gjavato, për t’u bindur personalisht dhe për të parë se çfarë ka ndodhur në më shumë se dy dekada, që nga ndërtimi i këtij hidrosistemi dhe që nga vendi i ngjarjes mund të bëjmë një lloj diagnostikimi të caktuar sipas të cilit do të veprojmë më tej. Janë detektuar vende ku kemi tuba të plasura, praktikisht tuba që duhet ta çojnë ujin deri te rezervuari, prej ku me pompa të tjera më pas uji do të transportohet deri në Liqenin e Dojranit", deklaroi Mickoski dhe shtoi se që 3-4 vitet e fundit ka funksionuar me tubacion të dëmtuar.
- Post By Sara Ademi
- 17:55, 22 gusht, 2025
18:00/ 22 gusht/ 2025
Gjavatë, Bogdanc - Po i afrohemi rehabilitimit sistematik të hidrosistemit Gjavatë dhe ai së shpejti do të jetë plotësisht funksional, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski pas inspektimit të sotëm të aktiviteteve ndërtimore për riparimin e Hidrosistemit. "E vlerësoj se është mirë që dolëm në vendin e vetë tubacionit, gjegjësisht trasenë e hidrosistemit Gjavato, për t’u bindur personalisht dhe për të parë se çfarë ka ndodhur në më shumë se dy dekada, që nga ndërtimi i këtij hidrosistemi dhe që nga vendi i ngjarjes mund të bëjmë një lloj diagnostikimi të caktuar sipas të cilit do të veprojmë më tej. Janë detektuar vende ku kemi tuba të plasura, praktikisht tuba që duhet ta çojnë ujin deri te rezervuari, prej ku me pompa të tjera më pas uji do të transportohet deri në Liqenin e Dojranit", deklaroi Mickoski dhe shtoi se që 3-4 vitet e fundit ka funksionuar me tubacion të dëmtuar.
Shkup - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski sot në takim me shefin e Delegacionit të BE-së në vend, Mihalis Rokas, informoi për progresin e projekteve aktuale nën kompetenca të Ministrisë së Transportit, me theks në projektet në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore si pjesë e korridoreve 8 dhe 10.
Shkup - Oda Stomatologjike e Maqedonisë njoftoi se e mirëpriti lajmin se Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu i kishte dorëzuar të gjitha provat për parregullsitë e tyre të dyshuara në Prokurorinë Publike, sepse, siç theksojnë ata, më në fund do të kenë mundësinë të paraqesin provat e tyre para një institucioni të paanshëm ku do të jenë në gjendje të konfirmojnë pretendimet e tyre në lidhje me korrektësinë e punës së Odës.
Shkup - Konkurrencë e drejtë e ekonomisë përmes zbulimit të mashtrimeve doganore me ushqimin, siguri e shtuar e ushqimit të importuar në vend përmes një qasje të përbashkët dhe të koordinuar të Drejtoria Doganore dhe Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, si dhe lehtësim dhe përshpejtim të tregtisë ligjore përmes koordinimit të harmonizimit të dy institucioneve. Këto janë rezultatet konkrete të masave të institucioneve, të cilat i përcaktuan drejtorët e Drejtorisë Doganore Boban Nikollovski dhe Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari Oliver Milanov.
Shkup - Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) sot pasdite e miratoi udhëzimin për numrin e këshilltarëve në këshillat e komunave dhe Qytetit të Shkupit. KSHZ vazhdoi me punë rreth pikës së katërt të mbetur nga rendi i ditës i mbledhjes së 130-të. Sot u tha se nga shërbimi juridik i KSHZ-së u mor njoftim me shkrim me mendim rreth kërkesës së anëtarit të KSHZ-së, Ditmire Shehu.
Shkup - Nga 352 kërkesa të arritura për regjistrim në regjistrin e radiodifuzerëve, mediumeve të shtypura, mediumeve elektronike, portaleve të internetit për zgjedhjet lokale për vitin 2025, Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) regjistroi 33 televizione,42 radiostacione, tetë mediume të shtypura dhe 246 portale të internetit. "Arritën 352 kërkesa për regjistrim, gjithashtu në KSHZ janë parashtruar gjithsej 399 çmimore për reklamim të paguar politik. Në bazë të tërë dokumentacionit të përpunuar janë regjistruar 33 televizione, 42 radiostacione, tetë mediume të shtypura dhe 246 portale interneti. Kërkesat e 22 personave juridik, dy televizione, pesë radiostacione, një medium i shtypur dhe 15 portale interneti janë hedhur poshtë si të parregullta, përkatësisht nuk janë parashtruar me kohë, plotësisht janë parashtruar dy çmimore për regjistrim në regjistër, por subjekteve të njejta juridike nuk u janë parashtruar kërkesëa me çka hidhen poshtë si të parregullta", informoi anëtarja e KSHZ-së, Svetllana Karapetrova në mbledhjen e sotme të 131-të.
Moskë - Shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov deklaroi se nuk është planifikuar asnjë takim midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas Volodimir Zelenski. "Nuk ka asnjë takim të planifikuar… Putini është gati të takohet me Zelenskin kur të përgatitet agjenda për atë samit. Absolutisht asnjë agjendë nuk është përgatitur", theksoi Lavrovi në një intervistë të publikuar sot në stacionin televiziv amerikan En-Bi-Si (NBC).
Kiev - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, në konferencën e sotme për shtyp me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski në Kiev, theksoi se aleatët e Aleancës dhe Ukrainës punojnë së bashku për garancat e sigurisë për Kievin, në mënyrë që të jenë të sigurt se Rusia nuk do të sulmojë sërish. "Garancat solide të sigurisë do të jenë me rëndësi thelbësore dhe për momentin po punojmë për to", theksoi Rute.
Nju-Jork - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guteresh situatën në Rripin e Gazës e ka përshkruar si një "katastrofë të shkaktuar nga njeriu, një akuzë morale dhe dështim i vetë njerëzimit". Deklarata e tij vijoi pas shpalljes së raportit të Sistemit Ndërkombëtar për Siguri në Ushqim (IPC), në të cilin për herë të parë zyrtarisht është shpallur uri në disa pjesë të enklavës palestineze.
Razgrad - Federata bullgare e futbollit e pranoi kërkesën e ekipit Lludogorec për shtyrje të ndeshjes së ligës së parë kundër Beroe para revanshit kunndër Shkëndijës në plej ofin grupor në Ligën e Evropës. Lludogorec duhej të hënën të kuante tek Beroe në kuadër të xhiros së 6 të kampionatit bullgar.