• e enjte, 26 dhjetor 2024
MIA FLESH

09:00 / 25 dhjetor / 2024

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të marrë pjesë në fillimin e projektit për rikonstruimin e rrugës drejt Manastirit "Pelenicë" në komunn e Kisella Vodës. Siç njoftoi pres shërbimi i Qeverisë, është paraparë që kryeministri Mickoski të japë deklaratë për mediume.

Shkup - Në Kuvend për sot janë caktuar seanca të pesë komisioneve - Komisionit për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, Komisionit për çështje ekonomike, punës dhe politikës së energjisë , Komisionit për financim dhe buxhet, Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive dhe Komisionit juridiko-ligjvënës. Anëtarët e Komisionit për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor do të debatojnë për Propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhimin elektronik dhe shërbimet elektronike, Ligjit për dokumente elektronike, identifikim elektronik dhe shërbime konfidenciale, Ligjit për organizmat e modifikuar gjenetikisht, Ligjit për cilësinë e ajrit të ambientit, Ligjit për menaxhimin e baterive dhe akumulatorëve dhe mbeturinave të baterive dhe akumulatorëve, Ligjit për menaxhimin e hedhurinave. Gjithashtu edhe për ndryshimet e propozuara të Ligjit për mbrojtje nga zhurmat në mjedisin jetësor, Ligjit për mbrojtjen e mjedisit jetësor, Ligjit për Ujëra, Ligjit për menaxhim me paketim dhe mbeturina nga paketimi dhe Ligjit për mbrojtjen e natyrës, të gjitha në lexim të dytë.

Shkup - Në kuadër të Projektit “Përorcimi i kapaciteteve kombëtare dhe lokale për të mbështetur integrimin efektiv socio-ekonomik të të kthyerve në vendet e Ballkanit Perëndimor", sot në Shkup do të mbahet ngjarje për promovimin, bashkëpunimin dhe mbështetjen e kompanive të vogla, të krijuara nga ana e romëve të kthyer në komunën e Shuto Orizarës me kompanitë ekzistuese. Organizatorët paralajmërojnë edhe panel diskutim me titull "Sfidat e tregut të punës dhe mbështetja e bizneseve të vogla" me fillim nga ora 11:00, në të cilën do të prezantohen bizneset e hapura nga romët e kthyer.

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot pasdite do të mbajë fjalimin e saj vjetor në Kuvend, i pari në mandatin e saj. Pritet që presidentja të mbajë fjalim për ngjarjet e periudhës aktuale dhe të kaluar, si dhe për pritjet për vitin e ardhshëm në politikën e brendshme dhe të jashtme, gjendjen në ekonomi... Fjalimi i shefes së shtetit është në kuadër të seancës së 25-të parlamentare. 

Shkup - Agjencia për posta (AP) sot në takim publik do ta prezantojë gjedjen në tregun postar, aktivitetet vijuese, planet dhe programet për veprim në periudhën e ardhshme. Në takimin publik, fjalim do të mbajë drejtori i AP-së, Sreten Milladinovski, pas çka do të prezantohet Analiza e tregut e shërbimeve postare në shtet për gjysmëvjetorin e parë të vitit 2024.

Shkup - Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup sot do të organizojë solemnitet me rastin e 8-vjetorit të themelimit. Në përvjetorin e UNT-së, do të ndahen diploma për studentët e diplomuar në vitin 2023. UNT kumtoi se në ngjarjen do të prezantohen të arriturat e deritanishme, si dhe sfidat që presin këtë tempull arsimor.

Shkup - Nga EVN Maqedoni SHA informojnë se sot pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e shfrytëzuesve të komunës së Sarajit, Butelit dhe Gjorçe Petrovit. Në periudhën prej orës 09:00 deri në ora 12:00, pa rrymë do të jetë një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Lubin, komuna e Sarajit. Në periudhën prej orës 10:00 deri në ora 12:30, rrymë nuk do të kenë shfrytëzuesit nga tërë lagjja e Radishanit, komuna e Butelit.

Shkup - Sot në mëngjes në orën 7:30 është hequr ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Kriva Pallankë - Deve Bair dhe anasjelltas, njoftuan nga qendra informative e NP Rrugët e Maqedonisë.

Shkup – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa, nëpër disa vende me mbetje të borës në rrugë pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë. Ndalesa për automjete të rënda transportuese ka në akset rrugore Kriva Pallankë – vendkalimi kufitar Deve Bair, Tetovë – Kodra e Diellit dhe në qafat malore Pletvar, Gjavatë, Strazhë dhe Mavrovë.

Shkup - Moti do të jetë i vranët dhe i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut dhe borës. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu me shpejtësi mbi 60 km/h. Temperaturat minimale do të jetë në interval prej -2 deri 3, ndërsa maksimalja nga 1 deri 6 gradë. Në Shkup mot me vranësira dhe i ftohtë me reshje të dobëta të shiut, ndërsa në pjesët më të larta të luginës me borë të dobët. Do të fryjë erë mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet deri në -1, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 4 gradë.

Sarajevë - Komunikacioni në BeH është ende në ndërprerje në disa akse rrugore për shkak të sasisë së madhe të borës, ndërsa era e fortë paraqet problem shtesë. Në këto rrugë është ndërprerë plotësisht qarkullimi për të gjitha kategoritë e automjeteve: Glamoç-Mlinishte, Bosansko Grahovo-Dërvar-Bosanski Petrovec, Dërvar-Glamoç, Sanski Most-Kluç, Kupres-Novo Selo, Kotor Varosh-Tesliq (Borja), Banja Llukë-Knezhevë dhe Bihaq-Bosanski Petrovec-Kluç. Për automjetet mbi 10 tonë, si dhe për kamionët me rimorkio dhe kamionë transportues, është ndaluar qarkullimi përmes vendkalimit Karaulë në rrugën Olovë-Kladanj.

Vatikan – Papa Françesku dje e udhëhoqi meshën e Krishtlindjeve në bazilikën Shën Pjetri në Vatikan, në të cilën morën pjesë mijëra besimtarë. Meshës i parapriu hapja e “Dyerve të shenjta”, të cilat e simbolizojnë fillimin e vitit të shenjtë katolik, i njohur edhe si jubilar. Viti i shenjtë festohet çdo 25 vjet dhe konsiderohet si kohë e paqes, faljes dhe pajtimit. Kjo traditë daton nga viti 1300, kur për herë të parë e ka udhëhequr papa Bonifacij VIII.

Romë – Besimtarët nga Kisha Katolike Romake, kisha protestante dhe angleze, si dhe disa kisha ortodokse të cilat e pranuan llogaritjen e re të kohës, sot i festojnë Krishtlindjet, ditën e lindjes së Jezu Krishtit. Sipas traditës, kjo ditë kalohet me familjen dhe në lutje të përbashkëta. Herët në mëngjes besimtarët marrin pjesë në meshë, pas çka vijon dreka familjare. Sipas Biblës, Jezusi lindi nga Virgjëresha Mari, e cila u ngjiz pa mëkat dhe burri i saj Jozefi e ndihmoi gjatë lindjes. Jezusi lindi në një stallë në qytetin e Betlehemit më shumë se 2000 vjet më parë, i rrethuar nga kafshë shtëpiake, prandaj besimtarët e Krishtlindjeve vendosin grazhde dhe figura delesh nën pemën e Krishtlindjes.

Tel Aviv - Hetimi i armatës izraelit konkludoi se prania e ushtarëve izraelitë në zonë me shumë gjasa ka çuar në vrasjen e gjashtë pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës. Trupat e këtyre personave, të kapur në sulmin e kryer nga lëvizja islamike palestineze kundër Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar, u gjetën në një pus të nëndheshëm në fund të gushtit. Në atë kohë, ushtria izraelite kumtoi se pengjet u vranë para se ushtarët të arrinin tek ata. Kryeministri Benjamin Netanjahu saktësoi se pengjet u ekzekutuan me një plumb në kokë.

 

QËNDRONI TË LIDHUR