
15:00/13 maj/2025
Shkup - Në kuadër të vizitës në Suedi, realizova takim me sekretarin shtetëror për bashkëpunim zhvillimor ndërkombëtar dhe tregti të jashtme, Hakan Jevrel, publikoi ministri i punëve të jashtme dhe tregtisë së jashtme, Timço Mucunski në profilin e tij në Fejsbuk. "Biseduam për avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar ndërmjet dy vendeve, potencialin për investime të reja suedeze dhe risitë që i ofron vendi ynë për investime. Konfirmuan gatishmërinë për përpjekje të përbashkëta në drejtim të tërheqjes së investimeve dhe thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike", shënoi Mucunski në Fejsbuk.
Shkup - Nuk do të ketë rikonstruim të Qeverisë, por vetëm ndërrim të ministrave, informojnë për MIA-n nga Qeveria, pas deklaratës së mbrëmshme të Arben Taravarit se ASH-ja lëshon Qeverinë. Aleanca për Shqiptarët ka dy poste ministrore - atë për Shëndetësi e cila drejtohet nga Arben Taravari dhe postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit për qeverisje të mirë të cilin aktualisht e ushtron Arben Fetai. Në Parlament kjo partia ka pesë deputetë.
Shkup – Qeveria ka kryeministër, ndërsa sipas gjitha gjasave ka edhe ekip negociator. Ajo është puna e tyre, ata do të tregojnë si do të jetë, tha sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse ndoshta ajo do të vijë në vendin e Taravarit i cili paralajmëroi dalje nga Qeveria, ndërsa është edhe ministër i Shëndetësisë. Në pyetjen a do të pranojë nëse i propozojnë një pozitë të tillë, Janevska tha se është herët të mendohet për një gjë të tillë.
Shkup - Janë mbyllur gjithsej 13 institute shkencore, ndërsa 13 të tjera janë nën monitorim të rreptë dhe mbetet të shihet se sa prej tyre do të mbyllen. Është mbyllur edhe një lëmi mjekësore, do të mbyllet dhe një tjetër, informoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Jasnevska. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas panelit në kuadër të Samitit "Maqedonia 2025", Janevska ka thënë se është fshehtësi publike marrja e diplomave të falsifikuara dhe të pamerituara. Në raste të tilla, siç theksoi ajo, “të dyja palët janë pjesëmarrëse dhe duhet të mbajnë përgjegjësi për kryerjen e veprës penale”.
Shkup - Këto ditë me ftesë të ministrit të Punëve të Brendshme qëndroj në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë në Samitin policor botëror në Dubai, me ç'rast do të mbaj edhe fjalim, publikoi në profilin e tij në Fejsbuk, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Në kuadër të kësaj vizite, ministri Toshkovski ka realizuar takim bilateral me ministrin e Punëve të Brendshme të EBA-s, sheikun Saif bin Zajed al Nahjan. Ky është takimi i dytë i tyre për kohë të shkurtë, që është edhe një tregues për intensifikimin e marrëdhënieve dhe besimin e ndërsjellë mes dy vendeve.
Shkup - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, sot u takua me ambasadorin e Turqisë, Fatih Ullusoj, i shoqëruar nga këshilltarët e tij të punëve të brendshme. Në takim, siç informoi MPB, bashkëbiseduesit ranë dakord se të dy vendet kultivojnë marrëdhënie të shkëlqyera miqësore dhe bashkëpunimi. Ambasadori Ullusoj shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm midis dy vendeve dhe falënderoi veçanërisht për mbështetjen dhe bashkëpunimin me Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Shkup - Sistemi arsimor krijon llojin e kuadrit që i nevojitet ekonomisë maqedonase, industrisë, ekonomisë, tregtisë dhe madje edhe administratës. Por problemi është i ndryshëm, demografik. Politikat e këqija të viteve të fundit kanë ulur numrin e popullsisë. Për 7 vite, numri i nxënësve është ulur me 17 mijë. Kemi 7 mijë studentë më pak. Nuk është e mundur të plotësohen të gjitha pozicionet e krijuara ose të lirohen ato ekzistuese. Ne si Qeveri e re, po përpiqemi të parandalojmë trendin e shpërnguljes dhe të stimulojmë lindjet me politika dhe masa cilësore.
Shkup - Miratimi i Ligjit për Sigurinë Kibernetike e tregon përgjegjësinë tonë ndaj përballjes me kërcënimet hibride, theksoi ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski në fjalimin e panelit ministror në Konferencën Globale për Ndërtimin e Kapaciteteve Kibernetike (GC3B), e cila është organizuar nga Forumi Global për Ekspertizë Kibernetike dhe Forumi Ekonomik Botëror në Gjenevë, Zvicër. Ministri Andonovski, siç njoftoi Kabineti i tij, në fjalimin e tij para dhjetëra ministrave, ekspertëve dhe pjesëmarrësve, theksoi se miratimi i Ligjit të parë për Siguri Kibernetike në vend dhe Strategjia Kombëtare Kibernetike e miratuar së fundmi paraqesin një hap kyç në forcimin e rezistencës institucionale dhe teknologjike ndaj kërcënimeve hibride dhe rreziqeve digjitale.
Shkup - Krerët e bashkësive fetare në vend, sot, me nismë të Qendrës së Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) dhe Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Fetare (KMBGF), nënshkruan Deklaratë të Krerëve Fetarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut ndaj ekstremizmit të dhunshëm. Në nënshkrim, u theksua se komunitetet fetare janë ndër aktorët kryesorë në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm, pasi prania dhe aktivitetet e tyre me besimtarët mund të jenë me dobi të madhe në forcimin e komuniteteve si tërësi.
Shkup - Sot është një fitore më e madhe për Prokurorinë sepse u shqiptua një dënim me burg që nuk është dhënë kurrë më parë në historinë e kësaj gjykate, për këtë vepër penale dhe kur bëhet fjalë për një viktimë, ndërsa duke marrë parasysh kohëzgjatjen e dënimit me 12 vjet burg, Prokuroria ende rezervon të drejtën për të apeluar dhe për të kërkuar një dënim më të lartë me burg, deklaroi për media para Gjykatës Penale Shkup, prokurori Aleksandar Markovski pas publikimit të aktvendimit për aksidentin ku jetën humbi Frosina Kulakova në janar të këtij viti në bulevardin "Aradhat partizane" në Shkup.
Shkup - Jeta është vërtetuar prej kohësh se nuk ka vlerë sipas ligjeve të këtij jo-shteti. Dënimi prej dymbëdhjetë vitesh është një shpërblim për këtë vrasje më brutale të mundshme në komunikacion. Prandaj ky vendim është i turpshëm dhe i trishtueshëm për të gjithë shoqërinë, për të gjithë ne", deklaroi Todor Kulakov, babai i Frosinës në një deklaratë për mediat para Gjykatës Penale të Shkupit, pas vendimit për aksidentin ndaj vajzës së tij në janar të këtij viti në bulevardin "Aradhat partizane" në Shkup. Kulakov potencoi se nuk do të dorëzohen dhe se do të protestojnë nëse është e nevojshme, duke kërkuar dorëheqjet dhe largimin e këtij sistemi gjyqësor dhe penal të korruptuar.
Shkup – Vlerësoj se Gjykata nuk i vlerësoi në masë të mjaftueshme pendimin e sinqertë dhe personalitetin e kryerësit të veprës. Dënimi është shumë i lartë, deklaroi mbrojtja e Vasil Jovanovit, avokati Sasho Dukovski në deklaratë për mediat para Gjykatës Penale në Shkup, pas publikimit të vendimit për shkeljen e Frosina Kullakovës në janar të këtij viti në bulevardin “Aradhet Partizane” në Shkup. Dukovski theksoi se pritej që të lirohej sepse e ka pranuar fajin, por se ky dënim në këtë masë, nuk është në përputhje me praktikën e vendosur gjyqësore në territorin e Gjykatës së Apelit në Shkup.
Shkup – Takim i kushtuar në shqyrtimin e mundësive për decentralizim të shërbimeve sociale u mbajt sot në hapësirat e Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL). Është diskutuar për nismën që qendrat për punë sociale të kalojnë nën kompetencë të vetëqeverisjes lokale. Ky hap, sipas BNJVL, duket si kyç në drejtim të përmirësimit të qasjes dhe cilësisë së shërbimeve sociale, si dhe për fuqizim të koordinimit mes institucioneve lokale dhe qendrore.
Tetovë - Universiteti i Tetovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Uşak në Republikën e Turqisë, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të partneriteteve ndërkombëtare. Në kuadër të programit “International Staff Week” i cili po zhvillohet nga 12 deri më 16 maj 2025, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, i shoqëruar nga Prof. Dr. Bardhyl Dauti nga Fakulteti Ekonomik, po qëndron për vizitë zyrtare në Universitetin Uşak.
Prishtinë – Deputetët në Kuvendin e Kosovës as sot gjatë vazhdimit të 15-të të mbledhjes konstituive, nuk arritën ta zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarët e Shtëpisë Ligjvënëse. Kryesuesi i mbledhjes konstituive, Avni Dehari përsëri e vendosi propozimin për formimin e komisionit për votim të fshehtë, por propozimi nuk e mori numrin e nevojshëm të votave. Për formimin e Komisionit votuan 56 nga gjithsej 120 deputetë, përderisa një ishte kundër.
Tiranë - Pas fletvotimeve të numëruara nga 4949 vendvotime ose 95 për qind nga gjithsej 5225 vendvotime, më se e sigurtë është se Partia Socialiste në pushtet, e kryeministrit Edi Rama tashmë e ka siguruar mandatin e saj të katërt, me çka Rama bëhet politikani më i suksesshëm pas rënies së komunizmit në Shqipëri. Ashtu, socialistët deri tani kanë fituar 82 mandate, me epërsi prej 230 mijë votave. Rezultate më të mira kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan. Koalicioni "Aleanca për Shqipërinë Madhështore", e udhëhequr nga Partia Demokratike e Sali Berishës ka fituar 52 mandate, Partia Socialiste e Tom Doshit tre, ndërsa partia "Mundësia", koalicioni "Nisma Shqipëria Bëhet" dhe "Lëvizja "Bashkë" nga një mandat.
Berlin - Agjencia e KB-së për refugjatë UNHCR ka shprehur shqetësimin në lidhje me vendimin e Gjermanisë për të përforcuar kontrollet kufitare për azilkërkuesit në kufijtë e vendit. Përfaqësuesja e UNHCR-së në Gjermani, Katarina Tote deklaroi për DPA se agjencia është e shqetësuar për masën e qeverisë për të ndaluar pranimin e kërkesave për azil në kufi. Ajo theksoi se Gjermania është partner kyç i UNHCR-së me dekada dhe mbetet një vend i rëndësishëm i azilit në Evropë.
Berlin - Perëndimi duhet t'i rrisë sanksionet kundër Rusisë, si dhe mbështetjen ushtarake për Ukrainën, pasi Rusia dje nuk u pajtua për një armëpushim të menjëhershëm, tha sot ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius. "Nevojiten hapa të mëtejshëm në lidhje me sanksionet, si dhe mbështetje shtesë për Ukrainën, sepse (Presidenti rus Vladimir) Putini, siç pritej, po sillet si zakonisht në një situatë të tillë", deklaroi Pistoriusi para gazetarëve në Berlin, raportuan mediat britanike.
Kiev - Nëse presidenti rus Vlladimir Putini të enjten nuk do të marrë pjesë në bisedimet në Stamboll, në të cilat planifikon të marrë pjesë homologu i tij ukrainas Volodimir Zelenski, ky do të jetë "sinjali i fundit" se Moska nuk dëshiron ta përfundojë luftën, deklaroi sot shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Andrij Jermak, cituar nga media franceze. "Mendoj se nëse Vladimir Putini refuzon të shkojë në Turqi, ky do të ishte sinjali i fundit se Rusia nuk dëshiron ta përfundojë këtë luftë, se nuk është e gatshme për bisedime", tha Jermaku.
Moskë – Rusia do të njoftojë kush do të marrë pjesë në bisedimet e propozuara paqësore në Turqi kur presidenti Vladimir Putin do të vlerësojë se është e përshtatshme, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov. Ai refuzoi të komentojë nëse vetë Putini do të marrë pjesë në bisedime.
Riad - Marrëveshje që Arabia Saudite të blejë armë dhe pajisje të tjera ushtarake amerikane në vlerë mbi 100 miliardë dollar, konsiderohet të jetë ndër marrëveshjet që Trampi pritet të publikojë gjatë udhëtimit të tij në Arabinë Saudite, njofton Bi-Bi-Si. Thuhet se pakoja përfshin raketa, sisteme radarësh dhe aeroplanë transporti. SHBA prej kohësh janë furnizues me armë të Arabisë Saudite, por kjo marrëdhënie u përkeqësua në vitin 2021 kur administrata e Bajdenit ndaloi shitjen e armëve në Riad, duke përmendur shqetësimet në lidhje me rolin e vendit në luftën në Jemenin fqinj.
Uashington - "Uollstrit xhurnal", duke cituar incizime satelitore, deklarata nga ekspertë ushtarakë dhe burime të inteligjencës perëndimore, publikoi se Rusia po zgjeron intensivisht bazat ushtarake pranë kufirit me Finlandën. Gazeta publikon se Rusia po ndërton një bazë të re komande në Petrozavodsk, rreth 160 kilometra larg nga kufiri me Finlandën. Baza do të jetë një qendër komande për dhjetëra mijëra ushtarë në vitet e ardhshme. "Përforcimi më i madh ushtarak po zhvillohet në Distriktin ushtarak të Leningradit që kufizohet me Estoninë, Letoninë dhe Finlandën. Atje brigadat po zgjerohen në divizione prej 10.000 ushtarëve, ndërsa po ndërtohen depo të reja, ambiente akomodimi ushtarakë dhe një linjë hekurudhore në afërsi të kufijve me Finlandën, Estoninë dhe Norvegjinë”, deklaroi Emil Kastehelmi i firmës analitike "Blek brd Grup" (Black Bird Group).