• e hënë, 23 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

9:00/ 22 mars/ 2024

Shkup - Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev do të realizojnë takime pune me udhëheqësit e Repartit për punë të brendshme "Resnjë", Stacioni policor për Mbikëqyrje kufitare "Markova noga" dhe Stacioni policor për Vendkalimin kufitar dhe mbikëqyrje kufitare "Stenje". Bojmacaliev, siç kumton MPB do të shoqërohet nga drejtori i Byrosë për siguri publike, Sasho Tasevski. 

Shkup  - "Gra të suksesshme për rajon të suksesshëm" titullohet konferenca që sot do ta organizojë Women on Boards Adria - WOBA (Gra në organet e menaxhimit Adriatik) - iniciativë joprofitabile rajonale, e themeluar me qëllim që të rritet diversiteti gjinor në organet ekzekutive dhe joekzekutive të menaxhimit. Në ngjarje do të marrin pjesë liderë nga biznes-sektori dhe nga qeveria për të inicuar diskutim për atë se si të sigurohet përkrahje më e madhe drejt realizimit të qëllimit të përbahskët - përforcimi i përfaqësimit të grave në organet e menaxhimit të kompanive në rajon. Ky aktivitet është i harmonizuar me kërkesat dhe normat e Bashkimit Evropian, siç thuhet në Direktivën e BE-së (Gratë në organet e menaxhimit".

Shkup - Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale, sot me fillim prej orës 15:00 në sheshin Aleksandria në Prilep organizojnë ditë të hapur për qytetarët.  Ngjarja është pjesë e aktiviteteve me të cilat shënohen 75 vjet nga formimi i NATO-s dhe njëherësh katër vjet nga anëtarësimi ynë në Aleancë.

Shkup - Nga NP Ujësjellësi dhe kanalizimi njoftuan se për shkak të defekteve në rrugë furnizimi me ujë do të ndërpritet në disa lokacione në Shkup. Siç qëndron në kumtesë, pa ujë mbeten objektet në afërsi të "Holidej in", rrugët Maksut Sadik pn, rruga 376 dhe rruga 380, përfshirë edhe objektin e Universitetit "Nëna Terezë", disa pjesë të rrugëve Boris Trajkovski, rruga Ivan Kozarov, rruga Viktor Hygo dhe rruga Nevena Gjorgieva Dunja, si dhe shfrytëzuesit e rrugës Damaska, Prashka dhe një pjesë e rrugës Bukureshka. 

Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.  Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Shkup - Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik me çka në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 162 masa. Siç bëri të ditur MPB, në mesin e masave janë edhe pesë gjoba për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, 12 sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, tetë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), pesë gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, 16 sanksione për kundërvatje të cilat i kryejnë këmbësorët.

Shkup - Temperaturat më të ulëta sot në mëngjes janë matur në Berovë -3 gradë Celsius dhe në Llazaropolë -2 gradë. Vijojnë Kodra e Diellit me 0 gradë, 1 në Hanet e Mavrovës, Kriva Pallankë, Pretor dhe Manastir, 2 Ohër, Strumicë, Demir Kapi, 3 Shtip, Krushevë, 4 Shkup - Petrovec, Prilep, Tetovë, Gjevgjeli, 5 Veles dhe 6 gradë në Shkup në Zajçev Rid, Kumanovë, Kavadar, Vinicë dhe në Dojran. Moti sot paradite është i ndryshueshëm me vranësira me kushte për shi të dobët lokal, ndërsa pasdite vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 12 deri 18 gradë. 

Prishtinë - Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë të ditur se dje, disa metra nga kufiri i Serbisë dhe Kosovës është vërejtur lëvizje e njësive speciale të armatës serbe, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Krahas video-klipit të publikuar në faqen e tij zyrtare në Fesjbuk, Kurti ka shkruar se ky aksion i forcave serbe vijon pasi presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq publikisht e kërcënoi Kosovën me porosinë se “Serbia e pret momentin më të mirë të mundshëm” për të luftuar "për kauzën e saj". Kurti thotë se pjesëtarët e forcave serbe janë parë në afërsi të fshatit Banjë të Zubin Potokut, ndërsa lëvizje identike janë regjistruar edhe në fshatin Osllarë të Bujanocit afër kufirit me Kosovën.

Athinë - Tërmet me intensitet prej 4,7 ballë sipas shkallës së Rihterit u regjistrua në mëngjes në jug të ishullit grek Korfuz. Tërmeti ka ndodhur në ora 7 e 20 minuta sipas kohës lokale dhe është ndjerë në ishull, ndërsa epiqendra ka qenë në thellësi prej 9,2 kilometrave, njofton Katimerini. Agjencia greke për planifikim dhe mbrojtje nga tërmetet (OAPS) kumtoi se në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur edhe një tërmet me intensitet prej 3,5 ballë sipas Shkallës së Rihterit, ndërsa epiqendra ka qenë në 20 kilometra në jugperëndim të ishullit Otoni. 

Kiev - Ministri për Energjetikë i Ukrainës, German Galushçenko deklaroi se rusët kanë ndërmarrë sulmin më të madh ndaj sektorit energjetik të Ukrainës kohëve të fundit. "Qëllimi nuk është vetëm të dëmtohet, por të tentojmë sërish, si vitin e kaluar, të shkaktojë një dështim masiv në punën e sistemit energjetik të vendit. Fatkeqësisht, ka dëmtime në objektet e prodhimit, sistemet e transmetimit dhe shpërndarjes. Përveç kësaj, për shkak të granatimeve, një nga largpërçuesit që furnizon termocentralin bërthamor Zaporozhje është pa rrymë", shkroi Galushçenko në Fejsbuk.

Barcelonë - Lideri separatist katalunas, Karles Puxhdemon i cili prej më shumë se gjashtë vitesh ndodhet në ekzil në Belgjikë për t'iu shmangur drejtësisë spanjolle, ka paralajmëruar se do të kandidojë në zgjedhjet rajonale në Katalonjë më 12 maj. Ai e bëri të ditur këtë nga territori francez në fjalimin para publikut në qytetin e vogël Elne në jug të Francës. "Kam vendosur që të kandidoj në zgjedhjet e ardhshme për parlamentin katalunas", bëri të ditur ai nga foltorja me mbishkrimin "presidenti Karles Puxhdemon". Pas tij kanë qenë flamujt e BE-së dhe Katalonjës.

Xhakarta - Tërmet me magnitudë prej 6.1 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur sot bregdetin e ishullit indonezian Java. Epiqendra e tërmetit ka qenë në 167 kilometra në veriperëndim të Surabajës, ku jetojnë rreth 2.37 milionë persona në thellësi prej 10 kilometra, kumtoi agjencia e gjeofizikës së Indonezisë. Tërmeti nuk ka potencial të shkaktojë cunami, thekson agjencia.

Nju-Jork - Bordi ekzekutiv i Fondit monetar ndërkombëtar miratoi rishikim të tretë të programit për hua për Ukrainën prej 15,6 miliardë dollarë dhe miratoi pagesë të 880 milionë dollarë përkrahje buxhetore, me çka pagesat e përgjithshme do të arrijnë 5,4 miliardë dollarë, kumtoi FMN. Fondi njofton se rreziqet për Ukrainën mbeten mjaftë të larta, posaçërisht pasiguria rreth luftës me Rusinë dhe gjasat për financim të jashtëm, edhe pse shefi i misionit në Ukrainë, Gevin Grej deklaroi se FMN ende pret që lufta në Ukrainë të përfundojë deri në fund të vitit 2024. Grej tha se performansat e përgjithshme të Ukrainës në kuadër të programit të FMN-së kanë mbetur të fuqishme në vitin e parë dhe i kanë plotësuar të gjitha kriteret, përveç njërit kuantitativ për suksesshmëri. 

Taipei- Tridhjetë e gjashtë aeroplanë ushtarak kinezë janë vënë re rreth Tajvanit në 24 orët e fundit, kumtoi Ministria e Mbrojtjes së ishullit. Ky është fluturimi më masiv i aeroplanëve kinez të regjistruar këtë vit, transmetojnë mediat franceze. "Trembëdhjetë prej aeroplanëve kanë kaluar linjën mesatare të ngushticës së Tajvanit", informon ministria, duke menduar në linjën jozyrtare të demarkacionit midis Kinës dhe Tajvanit të cilën Pekini nuk e njeh. Në 24 orët e fundit deri në orën 6:00 sipas kohës lokale Ministria e Mbrojtjes ka ndaluar dhe gjashtë anije ushtarake të cilët lundronin rreth Tajvanit.

QËNDRONI TË LIDHUR