MIA Flesh
- Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nga sot po qëndron për vizitë pune në Republikën e Kazakistanit, ku nesër do të takohet me presidentin Kasim-Zhomart Tokajev dhe do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar "Astana 2025". Siç informojnë nga Kabineti i presidentes, të enjten (29 maj), Siljanovska-Davkova do të mbajë një fjalim në seancën plenare të Forumit Ndërkombëtar Astana 2025, të cilën do ta hapë Presidenti i Republikës së Kazakistanit, Kasim-Zhomart Tokajev.
- Post By Sara Ademi
- 17:55, 27 maj, 2025
18:00/ 27 maj/ 2025
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nga sot po qëndron për vizitë pune në Republikën e Kazakistanit, ku nesër do të takohet me presidentin Kasim-Zhomart Tokajev dhe do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar "Astana 2025". Siç informojnë nga Kabineti i presidentes, të enjten (29 maj), Siljanovska-Davkova do të mbajë një fjalim në seancën plenare të Forumit Ndërkombëtar Astana 2025, të cilën do ta hapë Presidenti i Republikës së Kazakistanit, Kasim-Zhomart Tokajev.
Shkup - Në kuadër të Forumit Ekonomik Parlamentar në Marrakesh të Marokut, deputetët Sali Murati, Dafina Stojanovska, Kaltrina Beqiri dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Ibish Jusufi, patën takim dypalësh jashtëzakonisht të sinqertë dhe miqësor me shefen e Delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut nga Bosnjë e Hercegovina, Rejhana Dervishnoviq, dhe përfaqësuesit e Kuvendit.
Shkup - Në Kuvend në kuadër të seancës së sotme të 22-të u diskutua Raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024 . Votimi i Raportit do të caktohet në mënyrë plotësuese kur të përmbushen kushtet. Sipas deputetëve të opozitës, të gjitha vlerësimet në kuadër të Raportit tregojnë përparim të moderuar të shtetit, derisa nga ana tjetër për Qeverinë anë një sinjal i qartë i konsensusit të përbashkët në shoqërinë maqedonase për rëndësinë që të mbetemi konsistentlë ndaj procesit të integrimit evropian.
Shkup - Pas investimeve serioze në arsim, përmes ligjeve reformuese, deri në përmirësime infrastrukturore dhe rritje të pagave, pason një masë e re e në arsim, e cila tani fokus vendos në shkencë. Përfundimisht, me vendimin e sotëm të Qeverisë për miratimin e ndryshimit të Programit për veprimtari shkencore - hulumtuese për vitin 2025 për herë të parë në histori bazat shkencore Web of Science dhe Scopus bëhen falas për të gjitha universitetet shtetërore, ASHAM-in dhe Universitetin e Evropës Juglindore, njofton zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva.
Shkup - Pas një procedure të zbatuar hetuese themelore dhe të vazhdueshme, Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit deri te Gjykata Themelore Penale ka ngritur Aktakuzë kundër nëntë personave - pjesëtarë të grupit të organizuar kriminel "Bellanoca - Baron". Në koordinim me organet e përndjekjes, janë siguruar dëshmi voluminoze dhe relevante në bazë të të cilave të pandehurit ngarkohen me më shumë vepra penale të kryera në periudhën nga viti 2020 deri në vitin 2024, ndër të cilët edhe shtatë vrasje.
Shkup - Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit PTHP NKOK sot në brifing me mediat informoi se është ngritur aktakuzë ndaj dhjetë personave për shitje të drogës, më së shpeshti në Aerodrom dhe lokale në atë territor. Ky rast, siç informon prokuroria, ka filluar me 16 persona, nga një grup i afërt me Rade Trajkovski Shtekli, por është arritur marrëveshje me shtatë, të cilët nuk do të jenë në këtë rast. Bëhet fjalë për autorë të një deri në dy krime të shitjes së kokainës në doza të vogla, për të cilët marrëveshjet e fajësisë janë dënime me burg nga 3 deri në 3.5 vjet.
Dibër - Shërbimet kompetente në Ministrinë e Punëve të Brendshme në kontakt me shërbimet policore adekuate në Itali, intensivisht punojnë në përgatitjen e një Marrëveshje të re dypalëshe për njohje reciproke të patentë shoferëve në të dy vendet, tha në pyetjen e MIA-s, Stefan Dimovski, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme-Ohër.
Veles - Me mbështetje nga fondet e BE-së, në Komunën e Velesit, gjatë disa viteve të kaluara u realizuan projekte kapitale, mes të cilave edhe adaptimi i ish-kinemasë së qytetot në Shtëpi evropiane të të rinjve. Me mbështetje nga fondet e BE-së, është ndërtuar edhe projekti kapital për rregullim të rajonit qendror të qytetit, përmes ndërtimit të zonës së parë të këmbësorëve, zgjidhje të kanalizimit atmosferik dhe rregullim të rrugëve.
Veles - Në rajonin e komunës së Velesit ekziston një tokë e frytshme për prodhimtarinë e produkteve bujqësore, ndërsa produktet tuaja mund të eksportohen në vendet e Bashkimit Evropian, theksoi euroambasadori Mihail Rokas në përgjigje të pyetjes së MIA-s, gjatë vizitës së sotme në komunën e Velesit, duke shtuar se ekzistojnë mekanizma të shumtë të cilat sigurohen përmes programit IPARD për bujqësinë e BE-së.
Tiranë - Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka ngritur akuza për korrupsion dhe pastrim parash ndaj ish presidentit shqiptar dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.
Athinë - Nga spitali i përgjithshëm "Papanikollau" në Selanik, dhe u lëshua edhe paientja e fundit, e cila së bashku me dy persona të tjerë ishin hospitalizuar më 16 mars, vetëm disa orë pas zjarrit tragjik në Koçan, përderisa në Greqi, për mjekim mbeten edhe dy të lënduar, të përkujdesur në spitlain ushtarak të Athinës, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Kiev - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski nesër do të udhëtojë për në Gjermani, ku do të ketë takim me kancelarin Fridirh Merc. Siç raportoi gazeta gjermane Shpigel, duke iu referuar burimeve qeveritare anonime, Zelenski mbërrin në Berlin në një moment kur Merci po përpiqet të nxisë përpjekjet evropiane për fillimin e bisedimeve të mëtejshme paqësore mes Ukrainës dhe Rusisë në nivel teknik.
Hagë - Në një aksion të përbashkët të Europolit, policisë nga Belgjika, Gjermania, Italia dhe Zvicra është asgjësuar një rrjet krimi transkontinental i cili kontrabandonte kokainë nga Amerika Jugore në Evropë. Europoli sot kumtoi se aksioni është kryer në prill, me ç'rast janë arrestuar gjithsej 14 persona, prej të cilëve 11 në Belgjikë, dy në Gjermani dhe një në Itali. Gjatë bastisjeve të 11 shtëpive në Belgjikë dhe në Itali janë konfiskuar mbi 78- kilogramë kokainë dhe është mbyllur një laborator ilegal për përpunim të pastës së kokainës.
Bruksel - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajeni, sot kritikoi operacionet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës. "KE-ja gjithmonë ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë të drejtën e Izraelit për siguri dhe vetëmbrojtje, por ky përshkallëzim dhe përdorimi joproporcional i forcës kundër civilëve nuk mund të justifikohet sipas të drejtës humanitare dhe ndërkombëtare", tha Lajeni pas një telefonate me Mbretin e Jordanisë, Abdullahu i Dytë.