MIA FLESH
- Shkup, 25 nëntor 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Kosovës, realizoi takim me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. Në takim morën pjesë edhe deputetët Imërlije Saliu-Fetai, kryetare e Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Kosovës,Toni Jarevski, anëtar i Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Kosovës.
15:00/25 nëntor/2024
Shkup, 25 nëntor 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Kosovës, realizoi takim me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. Në takim morën pjesë edhe deputetët Imërlije Saliu-Fetai, kryetare e Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Kosovës,Toni Jarevski, anëtar i Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Shkup, 25 nëntor 2024 (MIA) - Në ditët në vazhdim do të mbajë mot stabil dhe kryesisht i qetë me temperatura të ulëta gjatë mëngjesit, ndërsa gjatë ditës do të ketë rritje të temperaturave. Në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës dhe ulje të temperaturës ditore, veçanërisht nga mesi i javës. Të premten priten reshje të kohëpaskohshme të shiut të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës ku në disa vende do të jenë më të dendura.
Shkup, 25 nëntor 2024 (MIA) – Në gjykimin për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski sot dëshmuan persona zyrtarë të cilët ishin të angazhuar që ta dërgojnë të akuzuarin Velibor Manev deri në vendin ku ishte varrosur trupi i Zhezhovskit. Dëshmitari Igor Janushev, person zyrtar i angazhuar për ngjarjen deklaroi se sipas dëshmive të Velibor Manevit, ata kishin lëvizur drejt Velesit, ku Velibori kishte deklaruar: “Këtu është vendi, këtu ka njeri të varrosur”.
Shkup, 25 nëntor 2024 (MIA) - Deri në fund të javës do të definohen plotësisht kushtet për marrjen e mjeteve nga kredia hungareze për ekonominë në vlerë deri në 250 milionë euro, paralajmëroi sot numri një i qeverisë, Hristijan Mickoski dhe u bëri thirrje kompanive që të përgatisin projekte të qëndrueshme dhe plan biznesor në mënyrë që të mund të aplikojnë për marrjen e mjeteve në kushte të favorshme.
Shkup, 25 nëntor 2024 (MIA) – Disa qytetarë kanë marrë e-mail porosi të rreme në emër të Fondit të Sigurimit Shëndetësor, nga FSSH bëjnë thirrje që të mos bien pre e porosive të rreme, që të mos keqpërdoren të dhënat personale dhe xhirollogaritë. “Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të Maqedonisë ka njohuri se janë regjistruar porosi të rreme të cilat iu dërgohen qytetarëve në mënyrë elektronike, në e-mail, sikur të jetë nga FSSH. Në porositë e rreme, që nuk janë dërguar nga e-maili i FSSH, u thuhet qytetarëve se, kinse, sistemi me menaxhim të transaksioneve të Fondit njeh se duhet të marrin pagesë për rimbursim të mjeteve pas çka duhet të klikojnë në një vegëz të caktuar”, sqarojnë nga FSSH në kumtesën e sotme.
Gostivar, 25 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Arben Taravari konsideron se me ligjet aktuale gjuha shqipe nuk është e barabartë me gjuhën maqedone. Ai këtë e tha në një aktivitet në Gostivar duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve. Si pjesë e koalicionit qeveritar ata kanë për qëllim të heqin termin "20 për qind" nga Kushtetuta, ndërsa përdorimi i gjuhës shqipe të kthehet në nivelin si që ishte para vitit 1991.
Shkup, 25 nëntor 2024 (MIA) - Qeveria anuloi vendimin për ndërtimin e bazës së asfaltit në zonën industriale Vizbeg, duke marrë parasysh argumentet e qytetarëve dhe bizneseve se është e dëmshme. Do të kërkojmë zgjidhje tjera, tha zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti. Mexhiti sot ka vizituar lokacionin ku ishte planifikuar ndërtimi i bazës së asfaltit, para biznesmenëve, banorëve të këtij vendbanimi, nga ku tha se “jemi këtu për të treguar se dimë të dëgjojmë qytetarët dhe biznesin”.
Shkup, 25 nëntor 2020 (MIA) - Do të luftojmë deri në fund që pas 1 janarit të mos ketë rritje as 3 për qind të energjisë elektrike në tregun rregullator. Maksimumi që mund të ndodhë është të ketë rritje të çmimit prej 3 për qind në bllokun e tretë dhe të katërt, ndërsa në bllokun e parë dhe të dytë ku është numri më i madh i konsumatorëve të mos ketë fare rritje, ka thënë sot kryeministri Hristijan Mickoski.
Shkup, 25 nëntor 2024 (MIA) - Benzina dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri nga sonte në mesnatë do të rriten për një denarë për litër, ndërsa çmimi i dizelit do të rritet për 1,5 denarë, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbimet e Menaxhimit të Mbetjeve Komunale (KRRE). Vendimi rrit çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1.7 për qind.
Shkup, 25 nëntor 2024 (MIA) - Transporti urban është një prej faktorëve kryesor për ndotjen e ajrit, prandaj nesër gjashtë autobusë elektrik do t'i dhurohen Qytetit të Shkupit, përkatësisht NQP-së, përderisa jemi para vendimit që Qeveria të blejë 100 deri 120 autobusë elektrik të cilët më pas do t'u dhurohen transportit publik nëpër komuna, paralajmëroi zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.
Shkup, 25 nëntor 2024 (MIA) - Autobusët elektrikë për transportin publik të qytetit do të sigurohen me tender i cili pritet të shpallet deri në fund të vitit, dokumentacioni teknik është duke u përgatitur, kompanitë e interesuara do të mund të aplikojnë, informoi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e kopshtit të fëmijëve në Komunën e Kisella Vodës. Mickoski theksoi se blerja e autobusëve do të kontribuojë në uljen e ndotjes së ajrit dhe do të përmirësojë imazhin e shtetit.
Shkup, 25 nëntor 2024 (MIA) - Në gjykimin e sotëm për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit dëshmoi Mirçe Mirçevski, punonjës i MPB-së në sektorin “Qyteti i sigurt” (Safe city). Ai deklaroi se më 27 nëntor, ditën e zhdukjes së Vanjës kanë kontrolluar zonën e Qytetit të Shkupit. "Kemi kontrolluar një zonë të Qytetit të Shkupit, pastaj kemi kontrolluar sipas paralajmërimeve, derisa hetimet e mëtutjeshme e kanë lidhur veturën Citroen të djegur në Brazdë, personin e zhdukur nga Velesi me vajzën", tha Mirçevski.
Shkup, 25 nëntor 2024 (MIA) - Drejtoria e Policisë Financiare ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë kundër H.I. ish-ministër i Kulturës, për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale punë jo e denjë në shërbimin të nenit 353-v fq,1 dhe fq.2 nga Kodi Penal.
Prishtinë, 25 nëntor 2024 (MIA) – Presidentja kosovare, Vjosa Osmani sot ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Kolumbi, ku mes tjerash, do ta hapë ambasadën e Republikës së Kosovës në kryeqytetin Bogota, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Osmani në Kolumbi do të zhvillojë takime dypalëshe me homologun e saj Gustavo Petro, si dhe me presidentin e Senatit të Kolumbisë, Efrain Cepeda.
Beograd, 25 nëntor 2024 (MIA) - Mbledhja e Kuvendit serb në të cilën debatohej për Propozim-buxhetin për vitin 2025 është ndërprerë për shkak të incidentit, shtyrjeve dhe përplasjeve fizike të deputetëve nga koalicioni qeveritar dhe atyre të opozitës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. Incidenti u shkaktua kur deputetët e koalicionit qeveritar dhe të opozitës erdhën në foltore duke mbajtur pankarta, pas çka pati thirrje, shtyrje të ndërsjellta dhe hedhje të letrave dhe ujit.