• e enjte, 26 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 24 nëntor/ 2024

Shkup - Nga disa banka tashmë kemi konfirmim dhe pres pjesa më e madhe e tyre të ndalen pas projektit dhe përfundimisht 250 milionë euro nga huaja hungareze të ndahen në ekonominë e Maqedonisë, porositi sot kryeministri Hristijan Mickoski. "Është dakorduar norma e interesit prej 1,95 për qind, deri në tre vjet grejs periudhë dhe deri 15 vjet afat të pagesës në varësi të nevojave të kompanive. Vlerësoj se kjo është një marrëveshje historike me normën historike më të ulët të interesit", tha Mickoski në përgjigje të pyetjes gazetareske pas lëshimit të sotëm në përdorim të sallës së re sportive në SHFK "Naum i Ohrit", në fshatin Bulaçan të Shkupit.

Shkup - Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski sot mori pjesë në hapjen e sallës së re sportive në SHFK "Shën. Naum i Ohrit" në vendin e populluar Bulaçan, Komuna e Gazi Babës. "Për mua sot kjo paraqet një kënaqësi të veçantë që jam këtu në Komunën e Gazi Babës, në këtë vend të populluar sepse këtu filluam praktikisht dhe vendosëm gurthemelin para disa muajsh, ndërsa tani mund të shohim se si ky objekt i mrekullueshëm lëshohet në përdorim", tha kryeministri Mickoski.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski pret që deri në sezonin e ardhshëm të verës apo të vjeshtës në vend të ketë 100 deri 120 autobusë të rinj elektrikë, të cilët do të qarkullojnë në transportin urban publik në qytetet, të cilat kanë organizuar transport të tillë. "Në këtë moment e skenojmë tregun dhe analizojmë për çfarë periudhe më të shkurtë mund të arrijnë mes 100 dhe 120 autobusë, e njëkohësisht edhe mënyra e pagesës të jetë me një grejs periudhë të caktuar dhe në disa këste vjetore, që të mos bëhet barrë e likuiditetit të Buxhetit. Pastaj kjo do të dërgohej deri te të gjitha komunat, të cilat kanë transport të organizuar urban, së bashku me infrastrukturën shoqëruese, siç janë mbushësit për autobusë elektrikë, për të cilat kemi llogaritur se do të nevojiten rreth 50-të", tha Mickoski në përgjigje të pyetjes pas lëshimit në përdorim të sallës së re sportive në SHKF "Shën Naumi i Ohrit" në lagjen Bullaçan.

Ohër - Përforcohet dinamika në terren, punë edhe në kushte të natës dhe asfaltim në temperatura të ulëta, si dhe lëshim në përdorim i aksit rrugor të autostradës nga fshati Vërbjan deri në Ohër më së voni deri në fillim të sezonit të ardhshëm turistik veror. Këtë sot nga Ohri e tha zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, i cili së bashku me drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski dhe kryetarin e komunës së Ohrit, Kiril Pecakov, ishin në mbikëqyrjen e aktiviteteve ndërtimore në terren në autostradën Kërçovë-Ohër. Ministri Nikollovski me këtë rast theksoi se autostrada Kërçovë-Ohër është një nga projektet në të cilin Qeveria aktuale i kushton rëndësi më të madhe, siç tha, me një qasje ambicioze dhe vendosmëri për demonstrim të rezultateve.

Shkup - LSDM-ja sot në Shkup e mban Kongresin e 30-të, ku do të merret vendim për zgjedhje të përbërjes së Bordit Qendror dhe Mbikëqyrës tël LSDM-së dhe zgjedhja e zëvendës kryetarit/es të LSDM-së. Lideri i partisë, Venko Filipçe në fjalimin e tij paa deputetëve tha se ky kongres do të jetë kthesë për LSDM-në. Filipçe tha se LSDM-ja ka qenë e fokusuar në eurointegrimet, por jo edhe në shërbimin për qytetarët, se kanë qenë servilë ndaj partnerëve të koalicionit dhe këto janë pjesë të shkaqeve për humbjen e tyre në zgjedhjet e fundit. Ai po ashtu tha se secili që ka gabuar, duhet të përgjigjet për krim dhe korrupsion, por se drejtësia duhet të jetë e njëjtë për të gjithë, duke përfshirë edhe funksionarët në pushtet.

Shkup - Misioni i OSBE-së në Shkup sot mban një manifestim qendror - "Dhuna ndaj grave dhe vajzave të reja: ngacmim seksual, ndjekje dhe sjellje kontrolluese", si pjesë e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore. Siç informojnë nga OSBE-ja, fjalime parashihet të mbajnë presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska - Davkova dhe ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.

Shkup - Përfaqësuesit e lartë të bankave qendrore nga rajoni patën mundësinë të njihen me përvojën hungareze në procesin e anëtarësimit në SEPA, si dhe me infrastrukturën financiare hungareze si model i mundshëm për integrim në SEPA në takimin e zëvendësguvernatorëve nga Ballkani Perëndimor, kushtuar procesit të anëtarësimit në Zonën e vetme për pagesa në euro (SEPA), që u mbajt në Budapest me ftesë të Bankës Popullore të Hungarisë, ku mori pjesë edhe zëvendësguvernatorja Emilia Nacevska.

Zagreb - Një person e ka humbur jetën, ndërsa katër janë lënduar mbrëmë kur ka shpërthyer një granatë dore në një aheng, të mbajtur në qytetin Knin, në Dalmaci, njoftoi sot policia. Sipas informatave të para nga hetimi, një djal 25-vjeçar gjatë ahengut nga dhoma e fjetjes në banesën e tij ka sjellur një granatë dore dhe atë ia dorëzoi një djali tjetër 25-vjeçar.

Bruksel - Gjatë vitit të kaluar, Evropa, Lindja e Mesme dhe Afrika janë përballur me disa nga zjarret më të mëdha pyjore të regjistruara që nga viti 2000, duke djegur më shumë se 500,000 hektarë tokë, theksohet në raportin e Qendrës së Përbashkët Kërkimore të Komisionit Evropian. "Vitet e fundit, zjarret katastrofike në pyje janë bërë të zakonshme në Bashkimin Evropian dhe vendet fqinje, ndërsa as viti 2023 nuk ishte përjashtim. Zjarri pranë qytetit të Aleksandrupolis në rajonin grek të Maqedonisë Lindore-Trakisë ishte zjarri më i madh i vetëm pyjor i regjistruar në BE që kur Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyll (EFFIS) filloi të monitoronte situatën në vitin 2000", thuhet në raport.

Bukuresht - Sot, rumunët po zgjedhin një president të ri nga 13 kandidatët, ndërsa shanse më të mëdha kanë kryeministri Marsel Çollaku, i cili mbështetet nga partia më e madhe rumune - Partia Social Demokrate dhe kreu i Aleancës së djathtë për Bashkimin e Rumunëve, Xhorxh Simion. Të drejtë vote kanë pak më shumë se 18 milionë rumunë, ndërsa në vendet e huaja jetojnë mbi 989.000 votues. Votimi në vendet e huaja ka nisur pardje.

Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi sot se Ukraina duhet ta përforcojë mbrojtjen e saj kundërajrore për t'i mbrojtur njerëzit pasi njësitë e saj për mbrojtje kundërajrore rrëzuan 50 nga 73 drone ruse të lëshuara gjatë natës në shumë zona.

Moskë - Rusia do të përgjigjet nëse Koreja Jugore i dërgon armë Ukrainës, ndërsa një veprim i tillë i Seulit do të kishte pasoja negative për marrëdhëniet me Moskën, deklaroi sot zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Andrej Rudenko. "Seuli duhet të jetë i vetëdijshëm se përdorimi i mundshëm i armëve të Koresë Jugore për vrasjen e qytetarëve rusë përfundimisht do të shkatërrojë marrëdhëniet ndërmjet vendeve tona. Gjithsesi, ne do të përgjigjemi në të gjitha mënyrat të cilat i konsiderojmë të domosdoshme", deklaroi Rudenko për mediat ruse.

Moskë - Çdo herë kur SHBA-ja vazhdon të ndërmarrë hapa të pamatura, duke i rritur tensionet rreth konfliktit ukrainas, Rusia duhet të përgjigjet në eskalimin e tillë me masa pa precent, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov për televizionin Rusia 24. "Dekreti i presidentit rus për ndryshim të doktrinës bërthamore ruse mund të llogaritet si sinjal për Perëndimin. Kuptohet, asgjë nuk është rastësi", sqaroi Peskov.

Baku - Në konferencën e KB-së për ndryshimet klimatike (KOP29) në Azerbejxhan në orët e hershme të mëngjesit pjesëmarrësit arritën marrëveshje për sigurimin e 300 miliardë dollarëve në vit për vendet më të varfra për t'u ndihmuar në ballafaqimin me ndryshimet klimatike. Përveç premtimit prej 300 miliardë dollarësh, kombet ranë dakord se nevojiten 1,3 trilion dollarë deri në vitin 2025 që të ndihmohet edhe në ballafaqimin e ndryshimeve klimatike.

Manila - Këshilli i Sigurimit i Filipineve do të diskutojë zyrtarisht kërcënimin e dyshuar për të vrarë presidentin e vendit, Ferdinand Markos Junior, të dërguar nga zëvendëspresidentja Sarah Duterte, tha sot këshilltari për sigurinë kombëtare Eduardo Ano. Ai e përshkroi atë si "një çështje të sigurisë kombëtare". Sarah Duterte, në një brifing të tensionuar të mëngjesit dje, tha se kishte folur me një person që ajo e përshkroi si një vrasës të mundshëm, të cilin ajo tha se kishte udhëzuar të vriste Markosin, gruan e tij dhe kryetarin e parlamentit të Filipineve në rast se ajo vritet.

Bejrut - Më shumë se 50 njerëz u vranë dje në sulmet izraelite në Liban, veçanërisht në Bejrut, kumtoi mbrëmë Ministria libaneze e Shëndetësisë. Të paktën 15 persona humbën jetën, ndërsa 63 u plagosën në Bejrut, ku vazhdon hetimi pas viktimave nën rrënojat e ndërtesës banesore, citohet në kumtesë. Të paktën 38 persona humbën jetën edhe në sulmet izraelite në jug dhe lindje të Libanit.

Bejrut - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borrel në konferencën e sotme për shtyp në Bejrut apeloi që të bëhet presion ndaj Qeverisë izraelite dhe lëvizjes libaneze Hezbollah që ta pranojnë propozimin amerikan për armëpushim. Që të arrihet armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut, nevojitet të implementohet rezoluta 1701 e Kombeve të Bashkuara, sipas së cilës armata libaneze duhet të sistemohet në Libanin jugor dhe të konsolidojë praninë e saj në zonën kufitare. Sipas Rezolutës 1701, Hezbollahu do të tërhiqet në veri të lumit Litani në rreth 30 kilometra nga kufiri me Izraelin. Izraeli dhe Libani në afat prej 60 ditëve po ashtu duhet të diskutojnë zbatimin e plotë të rezolutës 1701 të KB-së.

Teheran - Irani më 29 nëntor do të bisedojë me Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian për ripërtëritjen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 mes atij vendi dhe gjashtë fuqive të mëdha, duke përfshirë edhe tre shtete evropiane dhe SHBA-në, deklaruan sot burime diplomatike iraniane. Donald Tramp është tërhequr nga marrëveshja gjatë mandatit të tij të parë në vitin 2018.

Sana - Forcat e armatosura ruse kanë rekrutuar qindra jemenas që të luftojnë në Ukrainë, gjë që solli deri në përforcimin e lidhjeve mes Moskës dhe grupit kryengritës Huthët, publikoi sot "Fajnenshël Tajms". Rekrutët jemenas, të cilët kanë udhëtuar për në Rusi, deklaruan për mediumet britanike se u janë premtuar vende mirë të paguara të punës, madje edhe shtetësi ruse, por se kur kanë arritur në vend me ndihmën e një kompanie të lidhur me Huthët, me dhunë janë dërguar në armatën ruse dhe dërguar në frontin në Ukrainë.

Islamabad - Më shumë se 80 njerëz u vranë, ndërsa 156 u plagosën në përleshjet ndërmjet sunitëve dhe shiitëve në Pakistanin veriperëndimor nga 21 nëntori deri mbrëmë, lajmëruan agjencitë botërore, duke cituar një përfaqësues zyrtar të administratës vendase i cili tha se ende dëgjohen të shtëna në disa zona. "Nga të vdekur 66 janë shiitë, ndërsa 16 sunitë", tha përfaqësuesi. Provinca Hajber Pahtunhva me muaj është skenë e dhunës fetare. Autoritetet vendase njoftuan se ka të shtëna në zona të ndryshme.

Uashington - Presidenti amerikan Xho Bajden e quajti "historike" marrëveshjen për financimin e vendeve të varfra në luftën kundër ndryshimeve klimatike, të arritur në konferencën e KB-së për klimën (KOP29) në Azerbejxhan, lajmëroi DPA. "Askush nuk mund ta ndalojë tranzicionin drejt energjisë së pastër që po zhvillohet aktualisht në SHBA," tha Bajden. Në kumtesën e presidentit amerikan, të publikuar sot, thuhet se marrëveshja e arritur në Baku vendos një objektiv ambicioz në sferën e financimit të luftës kundër ndryshimeve klimatike.

Santiago - Tërmet me intensitet prej 5,3 ballë sipas Shkallës së Rihterit u regjistrua në portin Antofagasto, në pjesën veriore të Kilit. Tërmeti ka qenë në thellësi prej 111 kilometrave.

Shkup - Moti sot në mëngjes është i kthjellët dhe shumë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -11 deri në -2 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 5 deri në 12 gradë Celsius. Edhe në Shkup në mëngjes do të jetë ftohtë, ndërsa gjatë ditës me vranësira të vogla dhe qetë. Temperatura minimale do të bie deri në -6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 8 gradë.

QËNDRONI TË LIDHUR