MIA FLESH
- Dibër, 6 janar 2026 (MIA) - Në vendkalimin kufitar "Bllatë", në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, afër Dibrës, nëpunësit policorë privian nga liria një shtetas shqiptar nën dyshimin se ka kryer vepër penale "mashtrim". "Dje në orën 15:50, nëpunës policorë nga stacioni policor për mbikëqyrje kufitare dhe vendkalimin kufitar 'Bllatë', e privuan nga liria A.G.(28) nga qyteti kufitar Bulqizë, i cili dyhsohet se ësshtë kryes i veprës penale 'mashtrim'. A.G. është dërguar për mbajtje në Sektorin për punë të brendshme në Dibër, për procedurë të mëtutjeshme", informoi Stefan Dimoski, zëdhënës i Sektorit për punë të brendshme-Ohër.
- Post By Melahat Baftija
- 14:49, 6 janar, 2026
15:00/6 janar 2026
Dibër, 6 janar 2026 (MIA) - Në vendkalimin kufitar "Bllatë", në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, afër Dibrës, nëpunësit policorë privian nga liria një shtetas shqiptar nën dyshimin se ka kryer vepër penale "mashtrim". "Dje në orën 15:50, nëpunës policorë nga stacioni policor për mbikëqyrje kufitare dhe vendkalimin kufitar 'Bllatë', e privuan nga liria A.G.(28) nga qyteti kufitar Bulqizë, i cili dyhsohet se ësshtë kryes i veprës penale 'mashtrim'. A.G. është dërguar për mbajtje në Sektorin për punë të brendshme në Dibër, për procedurë të mëtutjeshme", informoi Stefan Dimoski, zëdhënës i Sektorit për punë të brendshme-Ohër.
Shkup, 6 janar 2026 (MIA) - Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, në ditët në vijim moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të kohëpaskoshme të shiut, ndërsa në male borë. Nesër reshjet do të jenë më të mëdha (mbi 25 l/m²), veçanërisht pasdite dhe gjatë natës. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugor, mbi 60 km/orë, informon DPHM.
Shkup, 6 janar 2026 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Të reshura të dobëta të borës ka në Kodrën e Diellit, të cilat për momentin nuk qëndrojnë në rrugë, informoi LAMM-ja. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Shkup, 6 janar 2025 (MIA) - Papa Leoni i Katërmbëdhjetë e ka mbyllur sot Derën e shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan, duke i dhënë fund zyrtarisht Vitit të Shenjtë. Jubileu i ardhshëm nuk pritet para vitit 2033, kur Kisha mund të organizojë një jubile të veçantë për të shënuar 2.000 vjet nga vdekja e Jezusit.
Uashington, 6 janar 2026 (MIA) – Në një vlerësim konfidencial të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) të cilin ia kanë paraqitur Presidentit amerikan Donald Tramp konkludohet se ata që janë besnikë ndaj presidentit të rrëzuar të Venezuelës, përfshirë Delsi Rodriguez, janë në pozicionin më të mirë për të ruajtur stabilitetin e vendit pas Nikolas Maduros.
Kran- Montana, 6 janar 2026 (MIA) - Në barin në "Konstellejshn" në pushimoren zvicerane Kran Montana, ku në zjarrin natën e Vitit të Ri humbën jetën 40 persona, nga viti 2019 nuk ka pasur asnjë inspektim të sigurisë kundër zjarreve, deklaroi sot kryetari i bashkisë së kësaj qendre të njohur në Alpet zvicerane, Nikollas Fero, cituar nga mediat britanike.
Berlin, 6 janar 2026 (MIA) - Përpjekjet për të rivendosur energjinë elektrike dhe ngrohjen në zonat e Berlinit jugperëndimor vazhdojnë për të katërtën ditë me radhë, pasi dhjetëra mijëra amvisëri mbetën pa rrymë pas sulmit në rrjetin elektrik, publikoi DPA.
Uashington, 6 janar 2026 (MIA) - SHBA-ja dëshiron t'i ofroj Grenlandës marrëveshje të asociimit të lirë, ngjashëm me atë që Uashingtoni ka me disa vende të vogla në Oqeanin Paqësor, bën të ditur "Ekonomist".
Londër, 6 janar 2026 (MIA) - Liam Rosenior është emëruar për trajner kryesor të Çellsit, njoftoi pres shërbimi i gjigantit anglez. Kontrata e trajnerit 41-vjeçar me klubin anglez është deri në vitin 2032. "Liam e dëshmoi aftësinë e tij për të ndërtuar ekipe me model të qartë të lojës dhe të vendos standarde më të larta për lojtarët në fushë edhe jashtë tyre. Edhe pse theksi do të mbetet në zhvillimin e lojtarëve, pritjet dhe ambicjet e klubit mbeten në nivelin më të lartë", thuhet në kumtesën e pres shërbimit të Çellsit.
Uashington, 6 janar 2026 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka mbërritur në Paris, ku do të marrë pjesë në një takim të "Koalicionit të të Përgatiturve", njoftoi zëdhënësi i tij. Në Pallatin e Eliseut mbërritën edhe i dërguari special i presidentit amerikan Donald Tramp, Stiv Vitkof, dhe dhëndri i tij Xhared Kushner.
Karakas, 6 janar 2026 (MIA) - Liderja e opozitës venezueliane dhe laureatja e Çmimit Nobel për Paqen, Maria Korina Maçado, sot deklaroi se është koha për lirimin e të gjithë të burgosurve politikë në Venezuelë, rivendosjen e së vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë në vend të pandëshkueshmërisë, si dhe ndërprerjen e praktikës së arrestimeve të sërishme dhe përndjekjes së disidentëve.
Bruksel, 6 janar 2026 (MIA) - Komisioni Evropian nuk ka “koment specifik” në dhënien e betimit të ish-nënpresidentes Dellsi Rodrigez si presidente e përkohshme e Venezuelës, pasi veprimi i SHBA-së fundjavën e kaluar e largoi Nikolas Maduron nga detyra dhe e çoi atë në SHBA.