• e hënë, 23 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 24 maj/ 2024

Shkup - Me shumë ngjarje sot në vend shënohet Dita e iluministëve mbarësllavë vëllezërve Cirili dhe Metodi, të cilët janë themelues të alfabetit dhe letërsisë sllovene dhe janë meritorë për zhvillimin kulturor të të gjithë popujve sllavë. Për shkak të meritave të tyre për krishterizmin Kisha e shenjtë i ka shpallur të barabartë me apostujt.

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova dërgoi urime me rastin e 24 Majit, Ditës së iluministëve mbarësllavë vëllezërve të shenjtë Cirili dhe Metodi. "Do të doja të dërgoj urime të përzemërta me rastin e festës së madhe, 24 Maji, Ditës së iluministëve mbarësllavë vëllezërve të shenjtë Cirili dhe Metodi. Nga zemra ju uroj ta kaloni festën me shëndet, dashuri dhe harmoni, të mbushur me gëzim e lumturi që kemi mundësinë të shijojmë frytet e punës së madhe të vëllezërve nga Selaniku. Falë tyre, popujt sllavë patën mundësinë të zhvillojnë shpirtëroren, kulturën, arsimin, shkencën e tyre. Si identiteti gjuhësor dhe kulturor maqedonas, ashtu edhe botëkuptimi dhe kozmopolitizmi, bazohen në punën dhe arritjet e tyre dhe në filantropinë e tyre.

Shkup - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në emër të Qeverisë dhe në emërin e tij, ka uruar 24 majin, Ditën e Iluministëve Pansllavë, vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi dhe festën e patronatit të Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup, rektores prof. dr. Biljana Angellova, dekanëve, prodekanëve, profesorëve, senatorëve, studentëve të universitetit dhe qytetarëve.

Shkup - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në emër të Qeverisë dhe në emrin e tij, uroi 24 majin, Ditën e Iluministëve Panësllavë, vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi,  Kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonisë z.z. Stefan, Sinodit të Shenjtë të Ipeshkvijve,  klerikëve dhe murgjve të Kishës Maqedonase Ortodokse – Kryepeshkopatës së Ohrit dhe besimtarëve që kremtojnë festën. Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim, ju uroj 24 majin, Ditën e Iluministëve Pansllavë, vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi, juve, Sinodit të Shenjtë të Ipeshkvijve, klerikëve dhe murgjve të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopatës së Ohrit dhe besimtarëve që kremtojnë festën.

Shkup - Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në urimin e sotëm me rastin e Ditës së iluministëve mbarësllav, tha se Shenjtorët Cirili dhe Metodi me veprën e tij e detyruan jo vetëm kulturën mbarësllave por edhe, atë evropiane dhe botërore dhe në atë mënyrë me shkronja të arta u shënuan në historinë dhe kujtesën kombëtare të gjithë fisit slloven. "Përkushtimi i tyre është shembull se asnjë synim nuk mund të mbetet i paarritshëm, nëse bëni shumë përpjekje dhe punoni shumë. Me punën e tyre edukative, përkthimin e shumë librave në sllavishten e vjetër, por mbi të gjitha krijimin e glagolitit si alfabet sllav, ata u bënë pishtari që u ndezi rrugën miliona sllavëve dhe kështu i shpëtoi nga asimilimi që donte herezia tregjuhëshe për t'ua imponuar", theksoi Mickoski.

Shkup - Nuk është koha për të përmbushur ambiciet personale të dikujt, por të zbatojmë një koncept të ri në funksionimin e LSDM-së. Të motivuar përsëri dhe tani, së bashku me një ekip të përkushtuar të miqve tanë, por edhe personave që deri më tani nuk kanë qenë në politikë, po punojmë në një koncept të bazuar në "ne", jo në "unë", thotë Jovan Despotovski anëtar i LSDM-së dhe drejtori i ZZHTI në një deklaratë për MIA-n, nëse do të kandidohet për kryetar partie pas dorëheqjes së Dimitar Kovaçevskit. Pas debaklit zgjedhor, ai është i bindur se partisë i duhet një diskontinuitet radikal me politikat e deritanishme, mënyrën në të cilën janë zbatuar, por edhe me vendimet kadrovike.

Shkup  - Ndërmarrja Qarkulluese Publike Shkup informon se sot për shkak të festës shtetërore Shën Cirili dhe Metodi, transporti publik do të qarkullojë sipas orarit të së dielës. Siç bëjnë të ditur nga NQP Shkup, kujdestare nga ora 7 deri në orën 14 do të jenë biletaritë në Qendrën Transportuese dhe në Gjorçe Petrov. Teleferiku do të punojë si zakonisht, prej orës 10 deri në orën 20, me çka prej orës 19:00 deri në orën 19:30 është vozitja e fundit drejt majës, gjegjësisht në orën 19:45 kthimi. 

Romë  - Cirili ishte me shekuj para kohës, Cirili e ndërtoi jo vetëm jetën e tij, por edhe jetën tonë në njëfarë mënyre në Evropë para shumë, shumë shekujsh dhe këtë duhet ta respektojmë, deklaroi sot presidentja Gordana Siljanovska Davkova pas lutjes për nder të Shën Cirilit, në bazilikën "Shën Klimenti" në Romë, ku gjendet edhe varri i iluministit mbarësllav.  "Këtë duhet ta respektojmë. Cirili e kishte të qartë kuptimin e fjalës, mendimit, sepse kjo do të thotë bashkim, mirëkuptim, dëgjim i fjalës", tha Siljanovska Davkova.

Romë - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova dhe delegacioni shtetëror-kishtar të cilët janl për vizitë në Romë dhe Vatikan me rastin e shënimit të Ditës së  Iluministëve Pansllavë,  vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi, vendosën kurorë lulesh para pllakës përkujtimore në gjuhën maqedonase në nder të veprës së vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi që ndodhet në Bazilikën "Santa Maria Maxhore". Siç lajmëroi raportuesja e MIA-s nga Roma, Siljanovska Davkova dhe delegacioni paraprakisht vizitoi varrin e Shën Kirilit në bazilikën Shën Klimenti. Për pasdite është paraparë Siljanovska të takohet me presidentin italian Serxho Matarella pas çfarë do të japë deklaratë për mediat.  

Kumanovë - Është evidente frekuenca e veturave në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc. Mëngjesin e sotëm edhe në xhirimet nga kamerat e Ndërmarrjes Publike të Rrugëve Shtetërore mund të vërehej se kolona të automjeteve presin në vendkalimet kufitare.  Nga Ministria e Punëve të Brendshme për MIA-n informojnë se në periudhën prej orës 10 mbrëmë deri në orën 10 të mëngjesit të sotëm në VK Bogorodicë për hyrje në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 3.444 udhëtarë. "Për dalje nga Republika e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 12.394, ndërsa numri i përgjithshëm i udhëtarëve për hyrje dhe dalje është 15.838 qytetarë", njoftuan nga MPB.

Shkup - Mot i ndryshueshëm me vranësira do të mbizotërojë në ditët e fundjavës, në disa vende i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe kushte për paraqitje lokale të motit të ligë. Siç informojnë nga DPHM, të hënën kushtet për paqëndrueshmëri do të ulen, ndërsa nga e marta në orët e pasdites përsëri do të ketë paraqitje të paqëndrueshmërisë me intensitet të ndryshueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Prishtinë - Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Xhefri Hovenier, ka deklaruar se në vitin 2013 Prishtina është zotuar për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, prandaj dërgimi i draftit për AKSHS-së në Gjykatën Kushtetuese në Prishtinë është hap i domosdoshëm. "Presim që Kosova të përmbushë të gjitha obligimet e saj. Dhe për Kosovën, sipas nesh, kjo përfshin urgjentisht progres për Asociacionin, pra dërgimin e draft-statutit në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim kushtetues", deklaroi Hovenier për RTK.

Prishtinë - Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare në të cilën do të debatojë për tre vitet e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.Seanca e sotme parlamentare është caktuar për të hënën në seancën e Kryesisë së Kuvendit, me kërkesë të opozitës Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila përmes rezolutës kërkon që "Qeveria t'i japë fund mandatit me dorëheqje ose me propozim për shkarkimin e saj", dhe pas dorëheqjes apo shkarkimit, Kuvendi i Kosovës të shpërndahet.  Debati për trevjetorin e qeverisë së Lëvizjes Vetëvendosje (VV) ishte kërkuar edhe paraprakisht, por për shkak të mungesës së kryeministrit Kurti në Kuvend, nuk mundi të mbahet.

Sarajevë - Ambasada amerikane në Bosnjë e Hercegovinë e paralajmëroi liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik dhe të gjithë politikanët të cilët e ndjekin se janë në rrugë të rrezikshme kur angazhohen për "shkëputje paqësore", duke iu thënë se SHBA-ja nuk do t'i vëzhgojë qartë veprimet të cilat e dëmtojnë Bosnjën e Hercegovinën si shtet. Me iniciativën e Dodik, qeveria e Republikës Srpska të enjten, para diskutimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, mori vendim që brenda 30 ditëve të përgatisë një dokument me të cilin do t'i propozojë "shkëputjen" Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës, d.m.th. duke i dhënë fund ekzistencës së Bosnjës dhe Hercegovinës siç është përcaktuar me Marrëveshjen e Dejtonit.

Bruksel - Përpjekjet afatgjate që të mbahen forcat ekstremiste jashtë nga pushteti i Evropës zyrtarisht kanë përfunduar, shkruan Politiko, duke paralajmëruar në ngritjen e të djathtës ekstremiste nëpër kontinentin e bashkuar.  Përkujton  se partitë politike evropiane të çdo lloji me dekada i kanë ruajtur forcat që ta mbajnë të djathtën ekstremiste jashtë levave të fuqisë dhe pohon se kjo strategji, e njohur në Francë si "cordon sante" ("mur mbrojtës") bie derisa populariteti i partive populiste dhe nacionaliste rritet në mbarë kontinentin. Pesë vende të BE-së: Italia, Finlanda, Hungaria dhe Çekia kanë parti të djathta ekstremiste në qeveri. 

Hanoi - Të paktën 14 persona humbën jetën dhe tre janë lënduar në zjarrin në një ndërtesë banesore në qendër të Hanoit, njoftoi policia.  Zjarri ka shpërthyer mbrëmë në një ndërtesë në një lagje universitare të banuar dendur. Në oborrin e ndërtesës ka pasur punëtori për riparimin e biçikletave elektrike dhe skuterëve. Hetimi për shkakun e zjarrit është në vijim.

Sidnei - Rreth 100 persona humbën jetën nga rrëshqitja e dheut në një fshat të largët në veri të Papa Guinea e Re, njoftoi sot televizioni australian Ej-Bi-Si. Vijon aksion për nxjerjen e trupave të të vdekurve nga rrëshqitja e dheut që e goditi rreth orës 3 të mëngjesit sipas kohës lokale fshatin Kaokallam në provincën Enga, njoftoi televizioni. 

Meksiko Siti – Dhjetra njerëz kanë vdekur nga nxehtësia ekstreme që ka goditur pjesën më të madhe të Meksikës në disa shtete gjatë javëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit në një raport, duke parashikuar temperatura edhe më të larta në ditët e ardhshme. Meksika po kalon një fenomen moti me presion të lartë të njohur si "kupolë e nxehtësisë" që ka bllokuar ajrin e ngrohtë në pjesën më të madhe të vendit, duke krijuar temperatura rekord që kanë kaluar 45 gradë Celsius në disa vende. Sipas të dhënave paraprake të ndara nga Ministria e Shëndetësisë e Meksikës, shkaqet e lidhura me nxehtësinë morën jetën e 22 personave midis 12 dhe 21 majit.

Pekin - Tetë persona humbën jetën, ndërsa një person është plagosur me thikë në provincën kineze qendrore Hubei, njoftuan sot autoritetet.  Sulmuesi, një burrë 53-vjeçar për të cilin thuhet se ka sëmundje mendore, për vdekje ka therrë tetë persona dhe ka plagosur edhe një person në qytetin Ksiagon, informon Sinhua. I plagosuri nuk është në rrezik për jetë. Policia e ka arrestuar sulmuesin. 

Teheran - Helikopteri në të cilin gjendej presidenti iranian Ebrahim Raisi u dogj shumë shpejtë pasi ra në mal dhe nuk ka indikacione se ishte sulmuar.  Këtë e publikoi armata iraniane në një kumtesë që mbrëmë vonë ishte lexuar në televizionin shtetëror.  Raisi dhe ministri i punëve të jashtme Hosein Amir Abdollahian, si dhe gjashtë zyrtarë të tjerë dhe anëtarë të ekuipazhit humbën jetën në aksidentin e helikopterit në pjesën veriperëndimore të Iranit.

Barcelonë - Udhëheqësia e Barcelonës do ta publikojë Hanzi Flik për trajner të ri të klubit, informoi ekskluzivisht sot edicioni lokal "Mundo Deportivo". Qysh dje disa media njoftuan se me sukses përfunduan bisedimet mes trajnerit gjerman, agjentit të tij Pini Zahavi, drejtorit sportiv të katalanasve Deko dhe ndihmësit të tij Bojan Kirkiq. Gjermani do të nënshkruajë kontratë në një plus një vit dhe do ta zëvendësojë Çavin në krye të ekipit. Lojtari legjendar do të drejtojë ekipin nga "Kamp Nou" për herë të fundit të dielën mbrëma kur do të luajë në teren mysafir te Sevilja, që do të jetë ndeshja e fundit e sezonit. "Mundo Deportivo" shton se të hënën në mëngjes, Çavi do të zhvillojë takim me Zhoan Laporta dhe njerëz nga administrata sportive e ekipit, ku do të njoftohet se është marrë vendim për ndarjen e rrugëve mes dy palëve.

QËNDRONI TË LIDHUR