• e hënë, 23 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 26 prill/ 2024

Shkup - Në Klinikën për toksikologji në Shkup mbrëmë ka shpërthyer gypi i ngrohjes për ç'shkak hapësirat ishin vërshuar në katin e tretë, pohojnë të punësuarit në Klinikë. Sipas tyre, mbi dy orë janë vërshuar hapësirat, ndërsa problemi është që Klinika nuk është e siguruar. MIA tentoi të kontaktojë me drejtorin mjekësor të Toksikologjisë, por, deri më tani nuk ka përgjigje. Nga Ministria e Shëndetësisë për MIA-n konfirmuan se mbrëmë ka shpërthyer gypi i ngrohjes dhe se problemi është sanuar.

Shkup - Për shkak të përparimit të shpejtë të teknologjisë dhe globalizimit, mbrojtjes së të drejtave nga pronësia industriale po bëhet gjithnjë e më sfiduese. Prandaj, kompanitë në sektorin TIK duhet të kenë strategji dhe mekanizma për mbrojtjen e të drejtave të veta intelektuale. përfshirë edhe patentat, shenjat mbrojtëse, të drejtat autoriale dhe forma të tjera të mbrojtjes, porositë Oda ekonomike për teknologji informatike dhe komunikuese (MASIT) me rastin e 26 prillit, Ditës botërore të mbrojtjes së të drejtave nga pronësia industriale.

Shkup - Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për çështje evropiane, Drita Abdiu - Halili sot realizoi takim me zëvendëskryeministren për çështje evropiane të Moldavisë, Kristina Gerasimov, kumtuan nga SÇE. Abdiu - Halili theksoi se në takim është biseduar për bashkëpunimin dhe ndihmën teknike që ne si shtet mund ta ofrojmë lidhur me procesin negociues me BE-në, Moldavia dhe Ukraina janë dy vende nga partneriteti lindor të cilat kohë më parë i filluan negociatat për anëtarësim në BE. "Moldavia e çmon lartë njohurinë dhe prëvojën tonë që si shtet e kemi në procesin negociues, duke e marrë parasysh vlerësimet pozitive që i morëm nga skriningu i përfunduar me sukses me Komisionin evropian", theksoi Gerasimova në takim.

Shkup  - Dita e punës 1 Maji (e mërkurë) dhe e hëna (6 maj) dita e dytë e Pashkëve sipas kalemdarit ortodoks janë ditë jopune për të gjithë qytetarët, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. MPPS gjithashtu njofton se e Premtja e madhe (3 maji) është ditë jopune për të gjithë qytetarët e besimit ortodoks në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, qytetarëve ua urojnë festat në vijim

 Shkup - Zjarri ka shpërthyer sot në një shtëpi në rrugën "Borka Taleski" pas Sallës Universale. Komandanti i Brigadës Zjarrfikëse, Zvonko Tomevski për MIA-n informoi se në shuarjen e zjarrit kanë ndërhyrë 12 zjarrfikës me pesë automjete zjarrfikëse. Ai ka theksuar se në zjarr që tashmë është shuar nuk ka të lënduar.

Shkup - Moti nesër do të jetë me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare. Pasdite do të ketë kushte për paqëndrueshmëri lokale me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima të shkurtra, veçanërisht në zonat malore. Më pas vijon një periudhë e qëndrueshme dhe e ngrohtë, ndërsa temperaturat ditore do të jenë më të larta për  tre deri në pesë gradë. Siç kumtojnë DPHM-ja, në tri ditët në vijim moti do të  jetë me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm.

Strugë - Në Gjykatën Themelore në Strugë sot ka filluar procesi gjyqësor kundër kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko për blerjen e makinës luksoze “Audi A6” në vlerë 67 mijë euro. Pas kërkesës së mbrojtjes për shqyrtim të plotë të dosjeve, gjykatësja Nadica Mitreska e shtyu seancën kryesore për 3 qershor të këtij viti.  Në seancën e sotme nuk mori pjesë as i akuzari e as avokati i tij, Igor Petkoski.  Dosjet e lëndës, siç ka sqaruar gjyqtari në një procesverbal digjital do t'i kalojnë avokatit të të akuzarit në një USB i cili ka 27 dosje në formatin PDF.

Tiranë - Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në takimin ministror për bashkëpunim mbrojtës të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC), në Budapest, theks të veçantë vendosi në sfidat me të cilat po përballet rajoni ynë, nga pasojat e luftës në Ukrainë, ndikimet e jashtme ndaj destabilizimit të Ballkanit Perëndimor, e posaçërisht e përmendi situatën e tensionuar kohë më parë në veri të Kosovës. "Dialogu mes Serbisë dhe Kosovës, aq fuqishëm i promovuar dhe kërkuar nga BE-ja dhe SHBA-ja, është zgjidhja e vetme për mirëmbajtje të integritetit dhe paqes në rajon", tha ai, lajmëroi Ora njus.

Tiranë - Koktej molotovi dhe mjete të tjera djegëse mbi objektin e bashkisë së Tiranës, hodhën pjesëmarrësit në protestën e organizuar nga demokratët opozitarë - ithtarë të Sali Berishës. Për shkak të seriozitetit të situatës është rritur prania e trupave të policisë, të cilët pjesëmarrësve në protestë nuk iu lejuan që me dhunë të hyjnë në objekt ndërsa në shuarjen e zjarrit mori pjesë njësia zjarrfikëse.  Kjo është protesta e katërt me radhë e "Nismës për rimëkëmbje të PD-së", e mbështetur edhe nga Partia e Lirisë, Ilir Meta, si dhe Aleanca për Mbrojtje të Teatrit, në të cilat kërkohet dorëheqje e kryetarit Erion Veliaj.

Kiev - Shërbimet e Sigurisë Ukrainase (SBU) sot njoftuan se kanë arrestuar dy persona të dyshuar për spiunim për Rusinë.  Të arrestuarit janë paraqitur si mekanikë, kanë udhëtuar në verilindje të vendit, duke lokalizuar pozicione ushtarake dhe transmetuan informacione për bombardimet në Rusi. Sipas raporteve, ata kishin për detyrë që t'i identifikojnë pozicionet e linjave mbrojtëse të armatës ukrainase në afërsi të Harkovit, i cili ishte cak i sulmeve ruse në javët e fundit. 

Paris - "Forcat evropiane për reagim të shpejtë", të cilat dje i ka përmendur presidenti francez Emanuel Makroni dhe do të destinohen për operacione siç është evakuimi i qytetarëve nga vendet në krizë, tashmë mund ta shohin dritën e ditës tashmë vitin e ardhshëm, deklaroi ministri francez i Forcave të Armatosura Sebastien Lekornu, cituar nga mediat franceze. "Kjo është një çështje kyçe për të cilën shpresoj se vitin e ardhshëm do të arrijmë në një përfundim, duke qenë shumë të përgjegjshëm dhe shumë të shpejtë", tha Lekornu në një intervistë për televizionin Frans 2.  Ministri e arsyetoi projektin me faktin se ka "shumë kriza në të cilat NATO-ja nuk është kompetente dhe në të cilat Franca shpesh zbaton operacione e vetme", duke dhënë shembullin e evakuimit të qytetarëve nga Sudani vitin e kaluar.

Budapest - Ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan për president Donald Trampi sot deklaroi se është i gatshëm ta ripërtërijë aleancën konservatore me kryeministrin hungarez Viktor Orban.  Në një video-mesazh, Trampi deklaroi se me padurim pret bashkëpunim të ngushtë me Orbanin kur, siç deklaroi, përsëri do të japë betimin si president i 47-të i SHBA-së, raportojnë mediat amerikane.  Trampi, në mesazh, e ka quajtur Orbanin njeri të madh dhe theksoi se derisa ishte president i SHBA-së ka punuar me të në përmirësimin e vlerave dhe interesave të SHBA-së dhe Hungarisë.

Romë - Sindikata e Gazetarëve USIGrai ka bërë thirrje për grevë 24 orëshe në televizionin publik italian Rai me 6 dhe 7 maj, kryesisht në shenjë të protestës kundër ndërhyrjes nga Qeveria e djathtë e kryeministrit Xhorxha Meloni, njoftoi DPA. Ata e akuzuan Melonin se dëshiron ta kthejë transmetuesin në një "zëdhënës të qeverisë". Prapavija e kësaj është anulimi në minutën e fundit të ftesës së shkrimtarit Antonio Skurati, i cili donte të lexonte një tekst në ditën e çlirimit të Italisë nga pushtimi dhe fashizmi gjerman më 25 prill.

Londër - Vaksina e parë e personalizuar mRNA e cila gjithashtu mund të parandalojë kancerin e mushkërive, fshikëzës dhe veshkave, po testohet te pacientët në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo vaksinë funksionon duke nxitur trupin të kërkojë dhe shkatërrojë qelizat e kancerit për të parandaluar rikthimin e sëmundjes vdekjeprurëse dhe mund t'i përshtatet çdo personi në vetëm disa javë, shkruan "Indipendent". Sipas gazetës, faza e dytë nga testimet e vaksinës, në prodhimin e së cilës marrin pjesë gjigantët farmaceutikë "Moderna" dhe "MSD", tregon një ulje të ndjeshme të rrezikut të rishfaqjes së kancerit tek pacientët me melanoma.

Bruksel - BE-ja solli vendim që të ndajë 68 milionë euro ndihmë për palestinezët me qëllim të përballjes me krizën e vështirë humanitare në Gazë dhe me rritjen e vazhdueshme të nevojave të civilëve në teren, njoftoi Komisioni Evropian.  Sipas eurokomisarit për përballje me kriza, Janez Lenarçiç, në Gazë ndodh katastrofë e vërtetë humanitare e cila përfaqëson rrezik ekstrem që mund të sjellë palestinezët në gjendje kritike.  "Bilanci dramatik i viktimave dhe të plagosurve mes civilëve, prej të cilëve shumica janë gra dhe fëmijë, shkatërrimi i infrastrukturave vitale dhe urisë së ardhshme në Gazë duhet të jenë alarm për zgjim për gjithë bashkësinë ndërkombëtare", theksoi Lenarçiç. 

Kiev - Rusia i ka përforcuar sulmet ndaj infrastrukturës hekurudhore ukrainase, me qëllim që ta pengojë lëvizjen e transportit ushtarak që përfshin ndihmë nga Perëndimi, deklaroi sot një burim i lartë nga mbrojtja ukrainase. Rritja e sulmeve vdekjeprurëse ka për qëllim t'i shkatërrojë stacionet hekurudhore dhe "t'i paralizojë dërgesën dhe lëvizjen e transportit ushtarak" para ofensivës së planifikuar ruse, pohon burimi.  "Këto janë hapa standarde para ofensivës", shtoi ai. Rusia sot kumtoi se ka shfrytëzuar projektile dhe artileri që ta qëllojë infrastrukturën hekurudhore dhe armën perëndimore që transportohet përmes hekurudhës në Ukrainë.

Tel Aviv - Një punëtor është vrarë në zonën kufitare midis Izraelit dhe Libanit nga zjarri antitank i drejtuar përtej kufirit në Liban, kumtuan sot Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF). Mediat izraelite publikun se i vrari ishte një burrë 35 vjeçar i cili me marrëveshje nga IDF ka punuar në aktivitete infrastrukturore. "Tajms of Izrael" publikoi se ai vinte nga një qytet beduin, ndërsa Haareci thotë se ishte nga një fshat arab aty afër. Hezbollau palestinez, i mbështetur nga Irani, ka marrë përgjegjsinë për sulmin në rajonin Har Dov, i njohur si fermat Sheba, në anën izraelite të kufirit të diskutueshëm.

QËNDRONI TË LIDHUR