MIA Flesh
- Shkup - Me disa ngjarje sot në vend shënohet Dita e iluministëve mbarësllav, vëllezërve të shenjtë Cirili dhe Metodi, të cilët janë themelues të shkrim-leximit dhe letërsisë sllave dhe janë përgjegjës për zhvillimin kulturor të të gjithë popujve sllavë. Për shkak të meritave të tyre për krishterimin, Kisha e Shenjtë i shpalli ata të barabartë me apostujt.
- Post By Sara Ademi
- 14:55, 24 maj, 2025
15:00/ 24 maj/ 2025
Shkup - Me disa ngjarje sot në vend shënohet Dita e iluministëve mbarësllav, vëllezërve të shenjtë Cirili dhe Metodi, të cilët janë themelues të shkrim-leximit dhe letërsisë sllave dhe janë përgjegjës për zhvillimin kulturor të të gjithë popujve sllavë. Për shkak të meritave të tyre për krishterimin, Kisha e Shenjtë i shpalli ata të barabartë me apostujt.
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova dërgoi një mesazh urimi me rastin e Ditës së iluministëve mbarësllavë, Shën Cirili dhe Metodi, me të cilën rekomandon që të ruhet kujtimi i tyre dhe me veprat e tyre të forcojmë përkushtimin tonë për ndërtimin e një shoqërie të bazuar në dije dhe respekt të ndërsjellë.
Romë - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova dhe delegacioni shtetëror-kishtar, të cilët janë për vizitë në Romë dhe Vatikan me rastin e kremtimit të Ditës së iluministëve mbarësllavë, vëllezërve të shenjtë Cirili dhe Metodi, sot vendosën kurorë lulesh para pllakës përkujtimore në gjuhën maqedonase, në nder të veprës së shenjtorëve Cirili dhe Metodi e cila gjendet në bazilikën "Santa Maria Maxhore".
Romë - Është e vështirë njeriu të shprehë përshtypjen e tij pas një ngjarjeje të tillë, edhe pse kjo është hera e dytë që vij këtu, gjithmonë më duket sikur është hera e parë. Do ta kujtoj lutjen e djeshme për gjithë jetën time. Ishte e mrekullueshme t’i bësh homazh dikujt të cilit i bën homazh e gjithë bota sllave - Kirilit, filozofit Konstandin, tha presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot në Romë, me rastin e kremtimit të Ditës së Iluministëve Mbarësllavë, njoftoi raportuesja e e MIA-s.
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot në Ohër do të marrë pjesë në shënimin e 24 majit - Ditës së iluministëve sllavë "Shën Cirili dhe Metodi". Siç informoi Shërbimi për shtyp i Qeverisë, Mickoski do të mbajë fjalim në akademinë solemne "Dritë ndër shekuj edhe për të ardhmen", që do të mbahet në kishën Shën Sofia.
Shkup - Kremtimi i vëllezërve cirili dhe Metodi, të cilët janë themeli i shkrim-leximit të popujve sllavë dhe krijues të alfabetit sllav Gllagolicës, sipas të cilit më vonë u krijua edhe alfabeti cirilik, është dëshmi se misioni i tyre fisnik vazhdon të bashkojë edhe sot. Vëllezërit Cirili dhe Metodi që atëherë promovuan vizionin se fuqia e një populli dhe shteti qëndron në arsim, shkencë dhe në shkrim-lexim. Dhe pikërisht falë spiritualitetit dhe përkushtimit të tyre, sot edhe ne mund ta zhvillojmë kulturën, arsimin dhe shkencën në gjuhën amtare, shkruan kryeministri Hristijan Mickoski në urim me rastin e 24 Majit - Ditës së iluministëve mbarësllavë Shën Cirili dhe Metodi.
Shkup - Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi uron Ditën e iluministëve mbarësllavë Shën Kirili dhe Metodi, duke theksuar se festa "na kujton misionin madhështor të vëllezërve iluministë sllavë, të cilët, përmes krijimit të alfabetit glagolik dhe përhapjes së shkrim-leximit, lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë dhe kulturën e popujve sllavë.
Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dërgoi urim me rastin e Ditës së iluministëve mbarësllavë Shën Cirili dhe Metodi në të cilin thotë se fjala dhe vepra e vëllezërve Cirili dhe Metodi tejkalon shekujt dhe kufijtë dhe është frymëzim për brezat.
Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski nga nesër do të qëndrojë në Dejton, Ohajo, me rastin e shënimit të 30-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, në kuadër të Sesionit Pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Shkup - Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe, ka dërguar një mesazh urimi me rastin e Ditës së iluministëve mbarësllavë, Shën Cirili dhe Metodi, në të cilën thekson se ata nuk janë vetëm simbol i shpirtërores dhe shkrim-leximit te popujt sllavë, por edhe themeli i identitetit, gjuhës dhe kulturës sonë maqedonase.
Shkup - Koncert njëorësh do të mbahet sot në sheshin "Magnolia" në Manastir nga Orkestrat ushtarake të Armatës dhe Vermontit, SHBA. Koncerti është pjesë e aktiviteteve të planifikuara në prag të stërvitjes ushtarake "Immediate Response 25" që nis të hënën në vend. Në koncert do të shfaqen disa pika të njohura të xhazit, hite maqedonase dhe melodi popullore, të cilat do të paraqesin aleancën dhe do të dërgojnë mesazhe miqësie dhe paqeje.
Shkup - Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe nënkryetare e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, pas vizitës së saj në Shkup, tha se Maqedonia i përket familjes evropiane dhe se është e nevojshme të vazhdojë përpara në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Shkup - Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ushtruar ankesë kundër vendimit me të cilin Gjykata Themelore Penale në Shkup caktoi masën "arrest shtëpiak" për dy ish drejtorët e akuzuar në rastin "Onkologjia". Nga Prokuroria kërkojnë paraburgim efektiv.
Shkup - Personi i dytë me li të majmunit në shtet ende nuk është paraqitur për ekzaminim në Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup, konfirmoi sot për MIA-n drejtori Fadil Cana. Ai tha se nuk është regjistruar rast i ri të lisë së majmunit në shtet.
Shkup - Ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski njoftoi se nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit nga 31 tetori vendoset një linjë e re ajrore në Larnaka të Qipros. Rrugës për në Ohër për kremtimin e festës së Shën Cirilit dhe Metodit, dëshiroj të ndaj informacione për një linjë të re ajrore. Nga 31.10.2025 fillon linja e re ajrore Shkup-Larnaka, në Qipro.
Shkup - Prokuroria Publike sot njoftoi se prokurorët publikë që veprojnë në hetimet për zjarrin në diskotekën "Puls" të Koçanit kanë filluar të dëgjojnë përfaqësuesit e familjes – përfaqësues ligjorë të të ndjerit. Përmes deklaratave të dhëna para prokurorit publik, ata do të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre si palë e dëmtuar dhe t'i bashkohen ndjekjes penale dhe të informohen drejtpërdrejt për rrjedhën dhe fazën e procedurës, si dhe të ndajnë njohuritë e tyre për ngjarjen.
Koçan - Prindërit dhe të afërmit e viktimave në zjarrin në diskotekën "Puls" do të zhvillojnë pasditen e nesërme “Marshimin e shtatë për Engjëjt". Marshi do të fillojë në orën 16:05 nga Parku i Revolucionit dhe do të vazhdojë drejt Qendrës Tregtare, pas së cilës pjesëmarrësit do të drejtohen drejt objektit të komunës dhe prej aty drejt Stacionit policor dhe para Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë në Koçan.
Kiev - Së paku tetë persona janë lënduar mbrëmë në një sulm të kombinuar rus në kryeqytetin ukrainas me raketa dhe dronë, tha prefekti i komunës së Kievit, Vitali Kliçko. Timur Tkaçenko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, tha se zjarret kishin shpërthyer në disa lokacione dhe gjithashtu kishte dëme nga rënia e pjesëve të dronëve.
Hamburg - Shtatëmbëdhjetë persona janë lënduar, katër prej të cilëve janë në rrezik për jetën, në sulmin e mbrëmshëm në Hamburg, kur një 39-vjeçare gjermane sulmoi me thikë njerëzit që prisnin në stacionin kryesor të trenit, njoftoi DPA. Sulmuesja femër është arrestuar, e cila nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit. Policia beson se ajo ka vepruar e vetme dhe nuk ka qenë e motivuar politikisht.
Bruksel - Nëse duan të jenë pjesë e Bashkimit Evropian, vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë rrugë tjetër veçse të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe ta shohin anëtarësimin si një projekt të përbashkët, thotë kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Çadezh, në një intervistë për Rrjetin Evropian të Lajmeve (ENR), pjesë e të cilit është edhe MIA.
Gaza - Mbrojtja civile në Rripin e Gazës kumtoi se gjashtë persona janë vrarë, ndër të cilët edhe dy të mitur, në sulmet izraelite natën e kaluar ndaj qendrës dhe jugut të enklavës palestineze, ku Izraeli e intensifikon ofensivën e tij. Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile tha se ekipet e tyre kanë dërguar në spital të paktën gjashtë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur pas sulmit ajror ndaj lagjes Amal në Kan Junis, në jug të Rripit të Gazës. Mes të vdekurve janë dy fëmijë nga familja e njejtë.
Uashington - Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp ka lehtësuar përkohësisht sanksionet ndaj Sirisë, gjë që u mirëprit nga autoritetet e përkohshme siriane. Javën e kaluar, Trampi premtoi të pezullojë sanksionet për të ndihmuar Sirinë të rimëkëmbet nga lufta e saj shkatërruese civile.
Uashington - Një gjykatës federal në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës së presidentit Donald Tramp për heqjen e të drejtës së Universitetit të Harvardit për të pranuar studentë të huaj.