18:00/ 22 shtator/ 2025
Nju Jork – Në margjinat e mbledhjes së 80-të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, sot u mbajt takimi i parë i ministrave të Punëve të Jashtme të Nismës Adriatiko – Joniane (NAJ) – ngjarje e cila përfaqëson moment historik dhe konfirmim për përkushtimin e përbashkët drejt bashkëpunimit rajonal, integrimit evropian dhe multilaterizmit konstruktiv. Siç bënë të ditur nga MPJTJ, takimi ishte organizuar nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila e mori rolin njëvjeçar të kryesueses me NAJ për periudhën 2025–2026. Në fjalimin e tij, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, e theksoi simbolikën e këtij viti, kur shënohen pesë vjet nga përfshirja drejt Strategjisë së BE-së për Rajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR), shtatë vjet anëtarësim në NAJ dhe 25 vjet nga nënshkrimi i Deklaratës së Ankonës – baza e kësaj nisme rajonale.
Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska deklaroi se mësuesit në Koçan, të cilëve nuk u janë vazhduar kontratat e punës, i kanë të gjitha dokumentet e nevojshme dhe mund të fillojnë me punë. Duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske sot, ajo tha se i vjen keq që politika po ndërhyn përsëri në arsim. Në Koçan, tha, se ishte pardje dhe se "problemi është zgjidhur". "Ajo që duhej ta bënte Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe unë si Ministre, e bëmë në të gjashtinn. Që do të thotë, ajo që po ndodh midis kryetarit të komunës dhe qytetarëve në Koçan, Ministria vërtet nuk mund ta zgjidhte ndryshe përveçse siç është zgjidhur. Pasi kuptuam se atje po ndodhin veprime të padëshirueshme në favor të politikës, e jo në favor të nxënësve dhe fëmijëve, problemi është zgjidhur - 50 mësuesit me nënshkrimin tim tani mund të shkojnë në punë, tha Janevska gjatë vizitës në shkollën "Shën Naumi i Ohrit".
Shkup - Matjet indikative të grimcave të pezulluara – fraksioni PM10 në dy lokacione në zonën Trubarevë tregojnë se përqendrimet e PM10 janë të sigurta dhe nuk e tejkalojnë limitin ligjor, njofton nga MMJPH. Rekomandohet monitorim i vazhdueshëm pranë vendit të zjarrit, veçanërisht gjatë aktiviteteve të pastrimit dhe rehabilitimit të vendit. "Rezultatet kryesore tregojnë përqendrime mesatare të PM10: 36–44 µg/m³, të gjitha brenda kufirit të lejuar 24-orësh prej 50 µg/m³. Elementet e përfshira në grimca (Na, Mg, Al, Si, S, K, Ca, Fe, Cu, Zn, Pb dhe të tjerët) janë brenda vlerave normale për zonat urbane. Përqendrimet e PM10 janë të sigurta dhe nuk e kalojnë kufirin ligjor. Rekomandohet monitorim i vazhdueshëm pranë vendit të zjarrit, veçanërisht gjatë aktiviteteve të pastrimit dhe rehabilitimit të zonës", qëndron në kumtesën e MMJPH.
Shkup - Ajri në Trubarevë është i pastër, gjatë ditës priten rezultatet e analizave të tokës të bëra nga Universiteti "Goce Delçev" në Shtip, informoi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti. Pasi vizitës në shkollën e mesme shtetërore për rehabilitim dhe arsim "Shën Naumi i Ohrit", i pyetur për gjendjen në Trubarevë pas zjarrit në fabrikën e riciklimit të mbeturinave elektrike dhe elektronike, Mexhiti potencoi se me stabilizimin e situatës së zjarrit, u stabilizua edhe situata e ajrit. "Ne paraqitëm rezultatet si nga dita ashtu edhe nga nata, kur ato ishin të ngritura. Menjëherë pas stabilizimit të situatës së zjarrit, u stabilizua edhe situata e ajrit. Atje është pastër, nuk ka asnjë problem. Po punojmë për testimin e tokës tani. Gjatë ditës presim testet nga Universiteti "Goce Dellçev" në Shtip dhe opinioni do të informohet", tha Mexhiti.
Shkup- Nxënësit e Shkollës fillore me qendrë burimore SHFQB "Idnina" në Çair nga kjy vit shkollor do të mësojnë në hapësirat e Shkollës së mesme shtetërore për rehabilitim dhe arsim, "Shën Naumi i Ohrit" në Kapishtec. Punimet ndërtimore për adaptimin e hapësirave, të cilat filluan në korrik të këtij viti, janë në përfundim, ndërsa sot inspektim kryen ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, zëvendëskryeministri dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, si dhe përfaqësues të Odës Ekonomike MATTO, e cila mbështeti realizimin e projektit me 6 milion denarë.
Shtip – Situata me cilësinë e ajrit në Trubarevë të Shkupit një javë pas zjarrit në deponë për mbeturina elektronike është normalizuar, ndërsa vlerat nga matjet janë normale për një mjedis urban, theksoi rektori i Universitetit “Goce Dellçev” – Shtip dhe udhëheqës i laboratorit AMBIKON, Dejan Mirakovski. Shkencëtarët hulumtues nga laboratori AMBIKON kryen matje të ajrit në Trubarevë prej 14 deri 17 tetor dhe siç thotë Mirakovski tashmë është publikuar versioni i punës nga raporti në interes të publikut.
Shkup - Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, realizoi një takim pune me kryetarin e Asociacionit të minierave të Maqedonisë (AMM), Dime Petroski, në të cilin u theksua rëndësia e dialogut të hapur dhe partneritetit midis institucioneve dhe sektorit të minierave, me qëllim të krijimit të besimit dhe krijimit të një atmosfere konstruktive për bashkëpunim të ardhshëm. Petroski, siç informojnë nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, theksoi se profesioni i minierave vitet e fundit është nën presion të fortë publik dhe theksoi se qëllimi i Asociacionit është të tregojë se ky është një profesion i ndershëm dhe i përgjegjshëm.
Shkup - Dizell prej sonte në mesnatë do të rritet për gjysmë denari për litër, ndërsa çmimi i benzinës do të mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni rregullator i energjetikës, shërbimeve ujore dhe shërbimeve për menaxhim me mbeturinave komunale (KRRE). Me vendim u rritën çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,26 për qind krahasuar me vendimin e mëparshëm. Çmimi i ri me pakicë i EURODIZEL BS (D-E V) do të jetë 69,5 denarë për litër. Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) nuk do të ndryshojnë dhe do të mbeten në 75,5 denarë për EUROSUPER BS - 95, 77,5 denarë për EUROSUPER BS - 98 dhe 69 denarë për vajin ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1). Me vendimin e KRRE-së, çmimi me pakicë i naftës M-1 NS do të rritet për 0,207 denarë për kilogram dhe do të arrijë në 36,947 denarë.
Prishtinë - Aktori i shquar shqiptar i skenës dhe ekranit, Enver Petrovci, sot ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare, duke lënë pas një karrierë të gjatë dhe tejet të pasur në artin dramatik. Petrovci, i cili ishte i njohur për rolet e tij të paharrueshme në teatër, film dhe televizion, gjatë karrierës së tij ka shfaqur një talent të jashtëzakonshëm për interpretim artistik. Emri i tij mbetet një simbol i përkushtimit ndaj artit dhe pasionit për teatrin dhe kinemanë. Lajmim e hidhur për ndarjen e tij nga jeta e kanë publikuar familjarët. Petrovci, i lindur më 28 shkurt 1954 në Prishtinë, ishte një nga personalitetet më të rëndësishme të kulturës shqiptare, duke kontribuar si aktor, regjisor dhe pedagog.
Tiranë – Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, e uroi kryeministrin Edi Rama dhe të gjithë ministrat nga kabineti i tij, për marrjen e detyrës. Në kumtesën e publikuar në rrjetet sociale, bëhet e ditur se Shqipëria ka mundësi ta arrijë qëllimin ambicioz për përfundimin e bisedimeve për anëtarësim në BE deri në fund të vitit 2027. “Urime kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë ministrave për marrjen e detyrës. Me përpjekje të vazhdueshme për të miratuar dhe zbatuar reformat e nevojshme përmes proceseve transparente dhe gjithëpërfshirëse, Shqipëria mund të arrijë qëllimin ambicioz të mbylljes së negociatave të anëtarësimit në BE deri në fund të vitit 2027. Ne mezi presim të punojmë me të gjithë palët e interesuara në Shqipëri për të arritur këtë moment historik, në të mirë të qytetarëve shqiptarë” thekson Delegacioni i BE-së në platformën Iks.
Bruksel - Pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ta njohë shtetin e Palestinës edhe Belgjika do të duhet të shqyrtojë njohjen e saj ligjore, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maksim Prevo. Gjatë një paraqitjeje në televizionin RTL, Prevo theksoi se megjithëse një datë e saktë nuk është caktuar ende, Belgjika mbetet e përkushtuar në njohjen e shtetit të Palestinës. "Ky është një proces me dy hapa: njohja politike, e cila është një sinjal i fortë diplomatik në lidhje me veprimet dhe qëndrimet e Izraelit, e më pas do të vijë koha për formalizimin ligjor me një dekret mbretëror”, deklaroi Prevo.
Moskë - Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, sot deklaroi se Moska do t'i bashkohet Marrëveshjes për kufizimin e armës bërthamore edhe për një vit tjetër, pasi që të skadojë marrëveshja me SHBA-në në shkurt të vitit 2026. STAR-ti i Ri (Strategic Arms Reduction Treaty) u nënshkrua në vitin 2010 dhe është marrëveshja e fundit ndërmjet Rusisë dhe SHBA-së për kontrollin e armëve. Putin theksoi se pezullimi i Marrëveshjes së START-it të Ri do të kishte pasoja negative për stabilitetin global dhe se shpreson që SHBA-ja do të ndjek shembullin e Rusisë dhe do t'i përmbahen kufizimeve.
Valeta - Malta në seancën e sotme të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, zyrtarisht do ta njohë shtetin e Palestinës, deklaroi kryeministri Robert Abela. Ai shtoi se njohja e Palestinës është historike dhe se Valeta mbetet e përkushtuar për arritjen e paqes në rajon. Malta ndjek shembullin e Britanisë së Madhe, Kanadasë, Australisë dhe Portugalisë, të cilat dje njohën Shtetin e Palestinës.
Uashington- Drejtori i byrosë federale të hulumtimeve amerikane (FBI), Kash Patel, deklaroi se FBI-ja po heton çdo gjurmë që lidhet me vrasjen e Çarli Kirkut, duke përfshirë dhe mundësinë për bashkëpunim. "Me themel po i hulumtojmë të gjitha teoritë dhe pyetjet, duke përfshirë lokacionin prej të cilit është shkrepur plumbi, mundësinë e bashkëpunimit, rrëfimin nëpërmjet mesazhit dhe bisedat e lidhura me të", tha Patel në një publikim në rrjetin social Iks, transmetoi Ej-Bi-Si Njuz (ABC News). Drejtori i FBI-së shtoi se po hulumtojnë mesazhet në platformën Discord, këndin e të shtënave, mënyrën se si është transportuar arma, si dhe vizitorët në banesën e të dyshuarit për vrasjen në orët dhe ditët para 10 shtatorit.
Manila – Pjesa veriore e Filipineve sot është goditur nga stuhia më e fortë e këtij viti, supertajfuni Ragasa. Mijëra njerëz u evakuuan për shkak të erërave shkatërruese dhe shirave të rrëmbyeshëm. Për shkak të stuhisë në Hong Kong, Tajvan dhe Kinën kontinentale është shpallur nivel i lartë i gatishmërisë. Supertajfuni Ragasa, i njohur edhe si Nando në Filipine, sot mbërriti në ishullin Panuitan në provincën veriore Kagajan. Sipas Agjencisë metereologjike filipinase, stuhia arriti forcën ekuivalente të një uragani të kategorisë së pestë, me shpejtësi të erës prej mbi 267 kilometra në orë. Për shkak të supertajfunit nga ishujt veriore filipinase Babujam janë evakuuar mbi 10.000 njerëz.
Islamabad - Të paktën 23 civilë, mes të cilëve shtatë gra dhe katër fëmijë, kanë vdekur gjatë bombardimit të sotëm të rajonit kufitar të Pakistanit, ku fshihen anëtarë të talebanëve pakistanezë. Një burim i paidentifikuar policor theksoi se aeroplanët goditën katër shtëpi dhe i shkatërruan plotësisht ato. Ndërsa një zyrtar i paidentifikuar i forcave të sigurisë pakistaneze theksoi se 23 persona kanë vdekur në zonën ku ndodhen dhjetëra strehimore të talebanëve pakistanezë. Talebanët pakistanezë muajt e kaluar i kanë intensifikuar sulmet ndaj forcave të sigurisë në zonat pakistaneze përgjatë kufirit me Afganistanin.
Londër - Gjiganti spanjoll Real Madrid ka marrë vendim ta bojkotojë ceremoninë e sotme në Paris për ndarjen e "Topit të Artë" për lojtarin më të mirë të sezonit të kaluar, publikoi sot "Atletik". Sipas burimit të njëjtë, vendimi është marrë nga kryetari i klubit, Florentino Perez, ndërsa lidhet me faktin se sulmuesi i Realit, Vinisius Zhunior, nuk e fitoi çmimin vitin e kaluar. Vinisius në ceremoninë e vitit të kaluar përfundoi i dyti në votim për çmimin prestigjioz, pas mesfushorit të Mançester Sitit dhe Spanjës, Rodri. Gjithsej shtatë përfaqësuesish të Real Madridit ishin midis të nominuarve për çmimin e lojtarit më të mirë për vitin 2024, ndërsa trajneri i atëhershëm i Real Madridit, Karlo Ançeloti, u shpall trajneri më i mirë.