• e premte, 12 dhjetor 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 11 dhjetor/ 2025

Shkup - Me një sërë vërejtjesh për punën e Prokurorisë, mbrojtja e inspektorëve të tregut, në seancën dëgjimore për rastin e zjarrit në Koçan, kritikoi ashpër ndërtimin ligjor të aktakuzës dhe mënyrën se si, siç theksuan avokatët, po shpërndahen në publik informacione të pasakta në lidhje me përgjegjësinë institucionale dhe statusin ligjor të objektit në të cilin vdiqën disa persona. Disa nga avokatët sulmuan edhe Prokurorinë, duke theksuar se nëse kërkohet një marrëdhënie shkakësore midis sistemit dhe të gjitha institucioneve, përgjegjësia duhet të bie edhe mbi vetë Prokurorinë, e cila, në fund të fundit, është ajo që duhet të ketë reagimin e parë nëse do të kishte ndonjë paligjshmëri në objekt.

Shkup - Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev realizoi takim pune me prof.dr. Jean-Michel Eymeri-Douzans nga Instituti për studime polirike në Tulluz, ekspert eminent për administratës publike, si dhe me Neda Maleska Saçmaroska, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për Menaxhim me Ndryshime (QMN). Takimi u mbajt në kuadër të projektit "Mbështetje për themelim të Akademisë për përsosje profesionbale dhe trajnim të nëpunësve administrative.

Shkup - Letër me kërkesë për heqjen e imunitetit të deputetit Mitko Jançev nga E Majta drejtuar kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi kanë dërguar prindërit e vajzës 13-vjeçare, e cila u lëndua rëndë në aksidentin rrugor që ndodhi më 14 shtator të këtij viti në Ilinden. Për pasojat e lëndimeve nga aksidenti më vonë ndërroi jetë edhe djali 16-vjeçar që e drejtonte motoçikletën.  Jançev është i dyshuar për aksidentin rrugor që ndodhi pas mesnatës në fshatin Marino, kur duke drejtuar një "Hjundai Tuson" goditi motoçikletën "Jijing" i drejtuar nga një i mitur 16-vjeçar. Nga përplasja, u lënduan rëndë drejtuesi i motoçikletës dhe bashkëudhëtarja e e tij 13-vjeçare, ndërsa lëndime më të lehta pësoi bashkëudhëtari i Jançevit.

Shkup - Krytetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi sot në konferencën për mediat theksoi se komuna po përballet me një borxh të akumuluar prej 170 milionë denarësh, i cili u konfirmua me një analizë të brendshme.  "Këto detyrime janë të dokumentuara dhe kanë emër të qartë: çerdhet i detyrohen 15 milionë denarë, NPK Saraj 28 milionë denarë, kompania AKCIOS për ndriçimin publik 5 milionë denarë, ndërsa NPK DELTA 3 milionë denarë. Këto borxhe mbajnë të bllokuara xhirollogaritë e komunës dhe kanë pamundësuar ofrimin e shërbimeve elementare", tha Elmazi. 

Gostivar - Nga koalicioni politik VLEN konfirmuan se në zgjedhjet e përsëritura për kryetar të Gostivarit kandidati i tyre do të jetë Nevzat Bejta. Ai sot, i shoqëruar nga simpatizantë dhe funksionarë të partive partnere të koalicionit, në KKZ Gostivar dorëzoi dokumentet dhe zyrtarisht u regjistrua si kandidat për zgjedhjet e përsëritura të caktuara për 11 janar. Nga VLEN-i thonë se vendimi erdhi pas një procesi të brendshëm konsultimesh dhe sondazhe me qytetarët e Gostivarit.

Shkup - Televizioni britanik Great Britain News e ka konfirmuar marrëveshjen për migrantët në Maqedoni, thuhet në njoftimin e LSDM-së të cilën MIA e publikon në formë integrale.  "Ne nuk mundemi t'i mbajmë këtu, themi nuk mund të qëndroni në Mbretërinë e Bashkuar, por as nuk mund t’i kthejmë nga ku kanë ardhur. Prandaj u themi se do të stacionohen në Maqedoninë e Veriut, ku mund të punojnë, ku ka nevojë për fuqi punëtore dhe të ndërtojnë jetën atje. Kjo nuk është e shtrenjtë për ne, më e shtrenjtë është t’i lëmë këtu",  transmeton GBN deklaratën e qartë të Beri Gardiner.

 Sofje - Qeveria bullgare e kryeministrit Rosen Zheljaskov sot përpara një votimi mosbesimi dha dorëheqje, njoftoi kryeministri në kuloaret e Asamblesë Kombëtare. "Koalicioni ynë u mblodh, bisedoi  për gjendjen momentale, sfidat me të cilat përballemi dhe vendimet që duhet të marrim me përgjegjësi", tha Zheljaskovi, duke shtuar se nuk ka dyshim se qeveria do të marrë mbështetje në votimin e ardhshëm të mosbesimit. 

Vjenë - Parlamenti austriak sot miratoi me shumicë të madhe një ndalim për mbajtjen e shamisë në shkolla për vajzat nën moshën 14 vjeç, njoftuan mediat në këtë vend. Kundër masës votuan vetëm deputetët e të Gjelbërve sepse besojnë se ligji është jokushtetues. Ndalesa për shamitë ishte në qendër të një debati përkatës në parlament dhe i referohet mbulesës së kokës që "mbahet sipas traditave islame", raportoi ORF.

Berlin - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute sot u bëri thirrje aleatëve t'i shtojnë përpjekjet mbrojtëse për të parandaluar luftën që e zhvillon Rusia, e cila mund të jetë "me përmasa  të luftërave nga gjeneratat e kaluara". Siç raportoi Beta, duke cituar Rojtersin, Rute në një fjalim në Berlin tha se shumë aleatë të aleancës ushtarake nuk e ndiejnë urgjencën e kërcënimit rus në Evropë dhe se shpenzimet dhe prodhimi i mbrojtjes duhet të rriten shpejt për të parandaluar një luftë në përmasa që i kanë para gjeneratat e kaluara.

Moskë - Rusia do t'i konsiderojë të gjitha kontingjentet e huaja në Ukrainë si objektiva legjitime, publikoi sot Ministria ruse e Punëve të Jashtme në lidhje me vdekjen e ushtarit britanik në Ukrainë. "Rreth qindra ushtarë britanik marrin pjesë në operacionet luftarake kundër Rusisë në zonën e operacioneve ushtarake speciale. Pas vdekjes së njërit prej tyre, Qeveria britanike më nuk mund "ta fsheh", deklaroi shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, transmetuar nga mediat ruse.

QËNDRONI TË LIDHUR