MIA Flesh
- Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në Sektorin e policisë në Ropotovë, Komuna e Dollnenit, lëshoi në përdorim zyren e re të Shërbimeve administrative të MPB-së e cila do t'iu shërbejë banorëve në këtë komunë dhe vendbanimet përreth. Ministri Toshkovski potencoi se me këto zyret e shtata me radhë për shërbime administrative, Ministria e Punëve të Brendshme i afron gjithnjë e më shumë shërbimet për qytetarët.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:00, 21 gusht, 2025
16:00/21 gusht 2025
Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në Sektorin e policisë në Ropotovë, Komuna e Dollnenit, lëshoi në përdorim zyren e re të Shërbimeve administrative të MPB-së e cila do t'iu shërbejë banorëve në këtë komunë dhe vendbanimet përreth. Ministri Toshkovski potencoi se me këto zyret e shtata me radhë për shërbime administrative, Ministria e Punëve të Brendshme i afron gjithnjë e më shumë shërbimet për qytetarët.
Ohër - Vendimi i Komitetit për trashëgimi botërore UNESKO, me të cilën Maqedonisë dhe Shqipërisë i është dhënë afat deri vitin e ardhshëm që të ndërmarrë aktivitete për mbrojtje të statusit të rajonit të Ohrit si trashëgimi botërore kulturore dhe natyrore, nuk guxon të kuptohet si anulim, por si detyrim për aksion të përshpejtuar. Këtë sot nga Ohri e theksoi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, pas takimit të sotëm të Komisionit nacional të UNESKO-s.
Shkup - Qeveria e shkelë përfaqësimin e drejtë në komuna me uljen e numrit ttë këshilltarëve, në kundërshtim me Ligjin dhe Kushtetutën, theksoi në konferencën e sotme për shtyp nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi.
Shkup - Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi sot duke e komentuar deklaratën e ministrit të Drejtësisë, igor Fillkov se Shumica e Badenterit keqpërdoret dhe ndoshta ka ardhur koha të rishqyrtohet, theksoi se idetë e këtilla nga forcat politike dhe politikanët që mendojnë se shtetet multietnike nuk janë funksionale, janë të rrezikshme.
Shkup - Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale, Sanja Bozhinovska dhe drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi sot kanë realizuar takim pune me përfaqësues të Bankës Zhvillimore Gjermane KfW, dedikuar avancimit të bashkëpunimit në pjesën e infrastrukturës energjetike dhe interkoneksionit rajonal.
Shkup - Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale, Sanja Bozhinovska sot kishte takim pune me atasheun e sapoemëruar ekonomik të Ambasadës së SHBA-së në vend, Barnabas Birkland, si dhe me këshilltarin ekonomik në Ambasadë, Jordan Damçevski.
Shkup - SPB Shkup për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepra të kryera penale "punë joadekuate në shërbim", sipas nenit 353 fq.1 të Kodit Penal, te PTHP kompetente ngriti padi penale kundër V.S. dhe B.A. ish drejtorë të përgjithshëm të SHA Posta në pronësi shtetërore Shkup.
Shkup - Zjarri në Karposh 4 është lokalizuar tërësisht, kumtoi drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Muhamed Ali. Disa nga ekipet e Briogadave për mbrojtje kundër zjarrit ende ndodhen në terren. Paraprakisht drejtori i QMK-së informoi se me zjarrin ishte përfshirë ish-objekti i makoteksit, një ndërmarrje në rrugën Nikolla Parapunov afër kejit të Vardarit, afër Urës së Kombeve të Bashkuara, si dhe se bëhet fjalë për objekt të vjetër. Në një pjesë të vogël të objektit ka servis për automjete, barakë, e cila ka ngjyra dhe llaqe dhe kemikate të tjera.
Bruksel - Bashkimi Evropian dhe ShBA sot lëshuan një deklaratë të përbashkët për marrëveshjen që të dyja palët e arritën në mosmarrëveshjen e tyre tregtare. "Kjo marrëveshje kornizë do t'i vendosë marrëdhëniet tona tregtare dhe të investimeve, një nga më të mëdhatë në botë, mbi një themel të fortë dhe do t'i japë një shtysë të re riindustrializimit të ekonomive tona", theksohet në komunikatën e përbashkët me shkrim.
Kampala - Ministria e Punëve të Jashtme të Ugandës kumtoi se sipas marrëveshjes së re vendi nën disa kushte do të pranojë emigrantë të deportuar nga SHBA. MPJ e Ugandës në Iks publikoi se të dyja palët ende diskutojnë për zbatimin e marrëveshjes. Uganda nuk do të pranojë persona me dosje kriminale, si dhe të mitur pa shoqërim. Uganda, gjithashti, preferon të pranojë njerëz nga vendet afrikane, citohet në kumtesën e MPJ-së.