MIA Flesh
- Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në Qeveri, deklaroi se ka interesim për financimin e projektit për hekurudhën e e shpejtë nga Korridori 10, nga institucionet financiare që deri tani nuk kanë qenë të pranishme në këtë pjesë të Evropës. Pasi të bëhet analiza, siç paralajmëroi, do të dalin me detaje në publik. "Së shpejti nga sot, pas analizës, do të dalim me të dhënat se cila është oferta më e mirë. Ka oferta dhe kjo na bën veçanërisht të kënaqur, sepse institucionet e mëdha financiare botërore të cilët deri tani nuk kanë qenë të pranishme në këtë pjesë të Evropës, tani po tregojnë interesim për të marrë pjesë në këtë projekt, që veçanërisht na inkurajon", tha Mickoski.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:56, 7 korrik, 2025
18:00/7 korrik/2025
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në Qeveri, deklaroi se ka interesim për financimin e projektit për hekurudhën e e shpejtë nga Korridori 10, nga institucionet financiare që deri tani nuk kanë qenë të pranishme në këtë pjesë të Evropës. Pasi të bëhet analiza, siç paralajmëroi, do të dalin me detaje në publik. "Së shpejti nga sot, pas analizës, do të dalim me të dhënat se cila është oferta më e mirë. Ka oferta dhe kjo na bën veçanërisht të kënaqur, sepse institucionet e mëdha financiare botërore të cilët deri tani nuk kanë qenë të pranishme në këtë pjesë të Evropës, tani po tregojnë interesim për të marrë pjesë në këtë projekt, që veçanërisht na inkurajon", tha Mickoski.
Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në brifingun e sotëm javor paralajmëroi se në rrjedhë është formimi i grupit të punës për sigurim të pavarur të Kuvendit. "Në rrjedhë është formimi i grupit të punës për sigurim të pavarur të Kuvendit. Këtë e kemi fazë të tretë të qëllimit strategjik të Kuvendit - të ketë financim të pavarur të shërbimit dhe sigurim. Në grupin e punës bëjnë pjesë kryetari i Kuvendit, nënkryetarët, koordinuesit, sekretari i përgjithshëm dhe zëvendësit dhe këshilltarët shtetërorë dhe duhet të marrin pjesë përfaqësues të tre institucioneve nga Qeveria, vetë Qeveria, kabineti i Kryeministrit dhe ministrat e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme. Unë perosnalisht kam komunikuar me tre institucionet dhe kam paralajmërim se ministrat do të vijnë. Nga ana e Qeverisës do të kemi përfaqësues. Punojmë vetëm në konstatimin e datës. Nga fundi i këaj apo javën e ardhshme do ta kemi takimin e parë të punës me këtë grup. Parimisht duhet të nisë puna", tha Gashi
Shkup - Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me disa nga prindërit dhe familjet e viktimave që humbën jetën tragjikisht, dhe si Qeveri do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për ta lehtësuar jetën atyre familjeve, porositi sot kryeministri Hrisitjan Mickoski, i cili u përgjigj në pyetjen e gazetarëve për kërkesën e fundit të prindëve të vitkimave në zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, ndërsa në të cilën kërkohet mbështetje institucionale dhe financiare. Ai shtoi se si Qeveri janë në komunikim të vazhdueshëm edhe me disa nga të lënduarit dhe familjet e disa prej të lënduarve.
Shkup - Ministria e Administratës pujblike sot e prezantoi Sistemin informativ për menaxhim me resurse njerëzore (SIMRNJ) me të cilin për herë të parë në shtet do të ketë pasqyrë të plotë dhe transparente për atë se kush dhe ku është i punësuar, por edhe sa rrogë merr. Pritjet janë se në platformën e vetme digjitale SIMRNJ, e cila është në pronësi të plotë shtetërore, deri në vitin 2026 do të përfshihen të gjitha 1.400 institucionet. Siç theksoi kryeministri Hrisstian Mickoski në fjalimin e tij, implementimi i plotë i SIMRNJ-së paraqet hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të sistemit jashtë veglave partiake, i cili do të kontribuojë në ndërtimin e një administrate profesionale, stabile dhe rezistente. Një shtet modern nuk mund të ekzistojë me administratë të vjetëruar, vlerësoi Mickoski dhe thekosi se qytetarët presin shërbim të shpejtë dhe efikas, dhe jo, siç tha, labirinte byrokratike dhe pritje me muaj.
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot deklaroi në lidhje me ndryshimet kushtetuese se kjo Qeveri nuk do të hyjë në asnjë proces pa një strategji të qartë paraprake dhe një marrëveshje të qartë. Ai në një konferencë për shtyp, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve nëse Sofja do të dalë me kërkesa të reja pasi u publikua një e dhënë se mbi 216.000 shtetas maqedonas u janë lëshuar pasaporta bullgare, tha se qëllimi i Sofjes është t'i referohet këtij numri duke përfshirë disa qindra persona nga komuniteti bullgar në Kushtetutë.
Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në brifingun javor me gazetarët theksoi se në koordinimin e sotëm me koordinatorët e grupeve parlamentare ka mbizotëruar perceptimi se nuk është mirë që Kuvendi të kryejë interpelancë ndaj kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Këtë e theksoi Gashi në lidhje me interpelancën për punën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Darko Kostadinoski, e cila është vendosur në rend dite të seancës së 59-të të Kuvendit, e caktuar për 9 korrik, dhe është paraqitur nga grupi parlamentar i Frontit Europian.
Shkup - Samiti digjital i vendeve nga Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në tetor në Shkup, ishte në fokus të takimit mes ministrit të Transformimit Digjital, Jovan Andonovski, me ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, Mihalis Rokas. Siç kumtojnë nga Ministria e Tranformimit Digjital, në takim ministri e ceki mbështetjen nga BE-ja në procesin e transformimit digjital, posaçërisht përmes grantit prej 1,2 milionë euro për zhvillim të "aplikacionit të parë super qeveritar". Nga atje shtojnë se Ministria punon në mënyrë aktive në inovacione, sipërmarrësi dhe mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, duke i shfrytëzuar programet që i ofron Bashkimi Evropian.
Shkup - Avancimi i marrëdhënieve bilaterale, mbështetja nga Holanda për integrimin evropian të shtetit dhe sfidat aktuale rajonale dhe globale ishin në fokus të biedë mes ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunksi dhe minitrit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, Kasper Veldkamp sot në Hagë. Në takim, në kuadër të vizitës së punës të Mucunskit në Holandë, shefi i diplomacisë së vendit shprehi falënerim "për mbështetjen parimore dhe të vazhduesshme holandeze, si dhe për kontributin e rëndësishëm të Holandës si një prej donatoreve më të mëdha bilaterale në sferat kyçe për vendin".
Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në birfingun e sotëm javor informoi se nuk ka marrë letër nga familjet e të pësuarve në tragjedinë në Koçan. Ai theksoi se në ribalancin e buxhetit, që është në procedurën parlamentare, janë paraparë fonde për ndihmën e tyre. "Nuk kam marrë një letër të tillë. Por, sipas njohurive të mia, Qeveria, gjegjësisht Ministria e Financave edhe në ribalanc janë paraparë fonde të cilat përgjigjen pikërisht në kërkesën e atyre familjeve. Në këtë pjesë shohim të jemi më të kujdesshëm. Ndërsa nga ana tjetër, t'iu dalim në ndihmë si shtet. E di që edhe LSDM-ja ka disa amendamente rreth kësaj çështjeje. Por, shumica përputhen me propozimet e Ministrisë së Financave. Kjo është pjesa e fokusit. Qeveria dhe Ministria kanë menduar në këtë drejtim dhe bëjnë, sipas informacioneve të mia, gjithçka që është e mundur", tha Gashi.
Shkup - SHA në pronësi shtetërore për merita në navigacionin ajror M-NAV sot njoftoi se ndërmerr hapa për ekipim me kuadro, implenentim të teknologjive të reja, zëvendësim të pajisjeve e të vjetra dhe riorganizim, si dhe se në gjysmën e parë të vitit janë realizuar rezultate pozitive me rritje të numrit të fluturimeve mbi qiellin e RMV-së për mbi 12 për qind. Sipas M-NAV, njoftimet e planifikuara për punësim do të punësojnë njerëz për të zëvendësuar kolegët që kanë dalë tashmë në pension ose do të ushtrojnë të drejtat e tyre të daljes në pension në muajt e ardhshëm, ndërrime gjeneratash dhe arsye të tjera.
Shkup - Komisioni kuvendor për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikimit hapësinor sot pa diskutim dhe në mënyrë unanime me gjashtë vota "pro" e miratoi Raportin për realizimin e programit vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë për Aviacion Civil për vitin 2024. Paraprakisht, kryetari i Komisionit i ka njoftuar anëtarët e Komisioni, se Qeveria e Republikës së Maqedonisë nuk kanë dorëzuar mendim rreth këtij materiali.
Shkup - Pas aktivizimit të zjarrit në qarkun e fabrikës dhe municionit ATS AMMO në lagjen Samoikov për momentin digjet vegjetacion i ulët dhe sipërfaqe ne barë dhe pemë, edhe në qarkun edhe jashtë rrethit të fabrikës. Zjarri tash për tash nuk k apërfshirë halla prodhuese ose kapacitete tjera magazinimi, por ndërmerren masa urgjente për parandalimin dhe lokalizimin e tij, infoirmojnë nga Qendra për menaxhim me kriza. Për momentin janë aktive tetë zjarre në vend, ndërsa një është shuar. Nga atje sqarojnë se gjatë ditës së sotme (rreth orës 13), nga ana e komandantit të Njësitit terriorial zjarrfikës Makedonski Brod, është raportuar aktivizim i sërishëm i zjarrit në qarkun e fabrikës për amë dhe municion ATS AMMO në lagjen Samokov.
Shkup - Tërmet me një intensitet prej tre gradë sipas Shkallës Evropiane Makroseizmike është ndjerë pasdite në Vallandovë, Strumicë dhe zonën përreth. Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup njoftoi se tërmeti është regjistruar në orën 13:35 me epiqendër që kishte që vjen nga rajoni i Vallandovës, 123 kilometra në juglindje të Shkupit. Tërmeti ka një magnitudë lokale prej 2.9 ballë sipas shkallës Rihter.
Shkup - Janë gjetur një trup i djegur njeriu dhe kafshë të djegura nga zjarrfikësit dje pasi që e shuan zjarrin që kishte shpërthyer afër urës së lumit Lepenc, në afërsi të Stacionit hekurudhor Gjorçe Petrov. Siç kumtoi MPB në buletinin e sotëm, dje në orën 18 në SPB Shkup pati paraqitje se është djegur bari i thatë i cili është zgjeruar dhe ka kapluar disa hapësira ndihmëse dhe stallën në të cilën ka pasur kafshë shtëpiake.
Shkup - Shpenzimet e jetesës në qershor janë rritur për 4,5 për qind në nivel vjetor, ndërsa çmimet me pakicë për 3,7 për qind, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës. Krahasuar me majin, inflacioni i matur përmes indeksit të çmimeve të konsumit ishte 0.8 për qind. Inflacioni më i lartë mujor është rezultat i rritjes së shpenzimeve të jetesës në Transport për 2.9 për qind, Rekreacion dhe kulturë, Ushqim dhe pije joalkoolike për 1.1 për qind, Mallra dhe shërbime të ndryshme me 0.9 për qind, Mobilje, mallra shtëpiake dhe mirëmbajtje për 0.8 për qind, Restorante dhe hotele për 0.5 për qind, Shëndetësi për 0.3 për qind, Komunikim, Veshje dhe këpucë për 0.2 për qind dhe Strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse për 0.1 për qind.
Shkup - Ngjarjet globale do të ndikojnë ndaj kompanive që janë në vend, por edhe ndaj vendimeve të tyre ku dhe si do t'i plasojnë produktet e veta, vlerësoi sot kryetari i Këshillit të investuesve të huaj, Viktor Mizo. Siç theksoi Mizo në konferencën për shtyp në Qeveri, dogabat që i vendosi Trampi, kanë dikim të pjesërishëm dhe atë kryesiht ndaj ndërmarrjeve që eksportojnë drejtpërdrejtë në SHBA, përderisa 10 për qind shtesë për vendet nga BRIKS-i që i paralajmëroi dje presidenti amerikan, nuk do të reflektohen drejtpërdrejtë ndaj rrjedhave globale, as ndaj bizneseve të huaja tek ne sepse ato, para së gjithash, punojnë për tregun evropian.
Shkup - Nga sonte ulen çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 për 1.50 denarë/litër dhe të mazutit M-1 NS për 0.174 denarë/kilogram, ndërsa EURODIZEL (D-E V) do të rritet me 0.50 denarë/litër, vendosi Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE). Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) nuk do të ndryshojë. EUROSUPER BS - 95 do të kushtojë 74 denarë, EUROSUPER BS - 98 do të jetë 76 denarë, dizeli EURODISEL BS (D-E V) 70 denarë, ekstra e lehtë 1 (EL-1) 69.50 denarë dhe mazuti M-1 NS 39.409 denarë.
Shkup - Për shkak të depërtimit të masës më të freskët ajrore nga veriu dhe erës së përforcuar veriore, me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë, të mërkurën, e posaçërisht të enjten do të ketë rënie të dukshme të temperaturave ditore, prej 8 deri 10 gradë. Siç kumtoi DPHM, kryesisht në pjesët veriore të vendit, të mërkurën do të ketë kushte për reshje të përkohshme të shiut, ndërsa të premten dukuri lokale të destabilitetit me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima.
Gaza - Një oficer me renome i Hamasit ka deklaruar për BBC-në se Hamasi e ka humbur konrollIin ndaj pothuajse 80 për qind të Rripit të Gazës. Oficeri, nënkoloneli është plagosur në fillim të luftës dhe që atëherë nuk është në detyrë. Oficeri, i cili ka kërkuar të mbetet anonim, tha se sistemi komandues dhe kontrollues i Hamasit është në "zero" për shkak të sulmeve mujore izraelite ndaj udhëheqësisë së tij. Informacioni nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Lagos - Të paktën 21 persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor në Nigeri, bënë të ditur personat zyrtarë. Një kamion dhe një autobus u përplasën në shtetin veriperëndimor të Kanos. Autoritetet thanë se një hetim paraprak zbuloi se shoferi i autobusit po ngiste në korsinë e gabuar dhe u përplas drejtpërdrejt me kamionin. Vetëm tre persona i mbijetuan aksidentit me lëndime, ndërsa 19 burra dhe dy gra humbën jetën.
Uashington/Teheran - Irani nuk ka filluar luftë kundër SHBA-së dhe Izraelit dhe nuk dëshiron që ajo luftë të vazhdojë në çfarëdo mënyre, deklaroi presidenti iranian Masud Pazeshkian. Në një intervistë për gazetarin amerikan Taker Karlson, të publikuar sot, Pazeshkian theksoi se nga fillimi i mandatit të tij, motoja e administratës ameikane është që të ruhet uniteti kombëtar në Iran dhe të zhvillohet paqe dhe marrëdhënie miqësore me vendet fqinje dhe pjesën tjetër të botës.