• e premte, 05 dhjetor 2025
MIA Flesh

18:00 / 29 korrik / 2025

Shkup - Në vijim është selektimi administrativ i kandidatëve të paraqitur për zjarrfikës të ardhshëm, e së shpejti do të fillojnë edhe stërvitjet, deklaroi në konferencë për shtyp Stojanço Angellov, drejtor i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH). Angellov konfirmoi se zjarrfikësit e sapozgjedhur nuk do të angazhohen në zjarre më të mëdha dhe më të rrezikshhme. "Thirrja publike për pranim të zjarrfikësve të rinj do të ndihmojë në luftën me zjarret. Sot është dita e dytë e punës nga përfundimi i thirrjes publike dhe ende po zgjat selektimi administrativ. Gjatë ditëve të ardhshme do të fillojë stërvitja, e cila do të zhvillohet të paktën dy ditë, mjaftë për selektim të shkallës së parë. Menjëherë pastaj kandidatët e paraqitur do të shkojnë në stërvitje më serioze, me të cilën do të fillojë zgjedhja e personave, të cilët në dhjetë ditët e ardhshme do të mund të dërgohen në detyra më të thjeshta. Personat që alikuan nuk do të dërgohen për shuarjen e zjarreve më të mëdha dhe më të rrezikshme", tha Angellov.

Shkup - Delegacioni i Armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes udhëhequr nga shefi i Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral-majori Sashko Lafçiski i cili po qëndron në Vermont të SHBA-së, zhvilloi takim me guvernatorin e këtij shteti federal, Fil Skot. Lafçinski u shoqërua nga sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mbrojtjes, Elizabeta Ristova ndërsa në takim mori pjesë dhe komandanti i Gardës kombëtare të Vermontit, gjeneral major Gregori Najt. Siç informon Shtatmadhoria e armatës, gjatë takimit i cili u zhvillua dje u diskutua për përfitimet e Programit të partneritetit në tre dekadat e fundit ku siç thekson Shtatmadhoria, "realizohet përmes një game të gjerë aktivitetesh, siç janë: kryerja e stërvitjeve dhe stërvitjeve të përbashkëta, konferencave, vizitave në baza ushtarake, qendrave shkollore dhe institucioneve në SHBA, seminareve etj.

Shkup – Kuvendi sot me 71 vota “për” dhe pa asnjë “kundër” dhe “të përmbajtur” e pranoi interpelancën për punën e prokurorit publik republikan Lupço Kocevski, të parashtruar nga E majta. Kuvendi votoi edhe konkluzionin – Kuvendi konstatoi se akuzat në interpelancën për punën e prokurorit shtetëror publik Lupço Kocevski janë të bazuara. Ky konkluzion të dorëzohet në Qeveri dhe te prokurori shtetëror republikan. Në interpelancën e prtisë  E majta të dorëzuar deri te kryetari i Kuvendit, Gashi është theksuar se e parashtrojnë për shkak të mosrespektimit të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore. 

Shkup - Gjatë ditës së sotme, në territorin e vendit ka gjithsej 15 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat katër janë aktive, katër janë nën kontroll, ndërsa shtatë janë shuar plotësisht. Problemi më i madh është ende zjarri në malin Goten, i cili ka dy degë, njëra drejt anës së Radovishit dhe e dyta drejt anës së Berovës, në shuarjen e të cilit sonte do të angazhohet helikopteri çek dhe zjarrfikësit nga Sllovenia, tha sot pasdite në një konferencë për shtyp drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov. "Në orën 18 në aeroportin e Shkupit do të ulet një helikopter "Blek Hok" nga Republika Çeke me një kovë të madhe prej 3,4 ton ujë, ndërsa rrugës drejt Maqedonisë janë nisur 62 zjarrfikës nga Sllovenia me 18 automjete speciale zjarrfikëse, të cilat do të mbërrijnë në Berovë vonë natën. Si helikopteri ashtu edhe zjarrfikësit sllovenë do të dërgohen për të shuar zjarrin e madh në malin Goten në anën e Berovës. Gjatë ditës së nesërme, do të dërgojmë edhe forca të tjera kombëtare dhe do të përqendrohemi në këtë zjarr, sepse në vende të tjera situata është paksa e qetë. Austria na ka ofruar ndihmë me 80 zjarrfikës dhe Franca me 50 zjarrfikës", tha Angellov.

Shkup - Askush nuk guxon të merr të drejtën t'i paragjykojë dhe t'iu thotë qytetarët se çfarë ju nevojitet, por duhet t’u sigurojë kushte të mira dhe paga të larta. Askush edhe në komunizëm nuk guxonte t’u tregonte punëtorëve se çfarë, kur dhe sa duhet të hanin dhe të pinin. Mendoj se ky është një hap shumë i gabuar dhe se në vend që të mashtrojnë publikun dhe të sulmojnë LSM-në për vlerën e shportës, duhej të kenë rritur pagat, tha kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) Sllobodan Trendafilov në lidhje me seancën e nesërme të Këshillit ekonomiko-social (KES) ku siç është paralajmëruar, do të prezantohet shporta mesatare e konsumit.

Shkup - Qeveria, në mbledhjen e saj të 97-të të mbajtur sot, mori vendim që të gjitha institucionet shtetërore t’i ndryshojnë targat e automjeteve zyrtare me targat e reja me ngjyrë, më së voni deri më 15 shtator 2025. Ky vendim është në drejtim të realizimit të një tjetër premtimi ndaj qytetarëve, me qëllim rritjen e llogaridhënies, transparencës që t'i jepet fund të abuzimeve që kanë qenë praktikë në të kaluarën. Gjithashtu, Qeveria, me propozim të Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, mori vendim për hapjen e një konsullate të përgjithshme në Korçë, me juridiksion në të gjithë rajonin.

Shkup – Të gjitha institucionet shtetërore dhe personat juridikë publikë kanë për detyrë që deri më 15 shtator të vitit 2025 t’i zëvendësojnë targat e regjistrimit të veturave zyrtare me të reja, tabela speciale në ngjyrë, njoftoi Shërbimi për Punë të Përbashkëta dhe të Përgjithshme (SHPPP). Ky vendim, siç bëhet e ditur, është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, me nismë të drejtorit të Shërbimit për Punë të Përbashkëta dhe të Përgjithshme, Ivica Tomovski. 

Kumanovë - Një foshnjë dhjetë muajshe është sjellë dje në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës me simptoma të helmimit nga ilaçet, konfirmuan nga SPB Kumanovë. "Dje në orën 11:40 në SPB Kumanovë, nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës është raportuar se tek ata është sjellë një foshnjë dhjetëmuajshe nga Kumanova, e cila ishte helmuar me ilaçe. Është zhvilluar një bisedë zyrtare me mjekun dhe prindërit, si dhe është informuar prokurori publik për ngjarjen", kumtoi SPB Kumanovë.

Beograd - Gjashtë policë janë lënduar gjatë përleshjeve të sotme me qytetarë para Universitetit shtetëror në Novi Pazar. Këtë e deklaroi shefi i Drejtorisë policore në atë qytet dhe i ka bërë thirrje turmës ta braktis pllajën para këtij institucioinit të arsimit të lartë, pasi kjo është "mënyra e vetme për qetësim të situatës". "Policia në asnjë moment nuk reagoi, e jemi sulmuar katër herë, askush nuk ngriti dorë mbi ju. Gjashtë policë janë në spital", tha shefi Nermin Lajiq.

Gjenevë – Programi botëror për ushqim i Kombeve të Bashkuara (VFP) sot bëri të ditur se në Rripin e Gazës po hyn vetëm rreth 50 për qind e ndihmës së nevojshme humanitare, edhe krahas paralajmërimeve për pauza të përditshme humanitare në luftërat. “Pasi të dielën filluan pauzat humanitare, në Gazë po hyn afërsisht gjysma e ndihmës që e kërkojmë”, deklaroi Ros Smit, përfaqësues i VFP. Sipas vlerësimeve të VFP, afro 470.000 njerëz gjenden në kushte të ngjashme me uri, në mesin e të cilëve 90.000 gra dhe fëmijë të cilëve u nevojitet ushqim i specializuar. 

Gazë - Ekipi negociator i lëvizjes islamiste palestineze Hamas udhëtoi sot nga Doha në Stamboll për bisedime me përfaqësuesit turq për "zhvillimet e fundit" pas ngecjes në negociatat me Izraelin për një armëpushim në Rripin e Gazës. "Një delegacion i lartë i Hamasit, i udhëhequr nga Mohamed Darvish, kryetar i Këshillit të liderëve të Lëvizjes dhe ekipit negociues, po niset për në Stamboll, deklaroi një përfaqësues i paidentifikuar i Hamasit.

Moska - Kremlini refuzoi ta komentojë vendimin e presidentit amerikan, Donald Tramp për shkurtimin e afatit për Moskën që të pajtohet për armëpushim në Ukrainë prej 50 në 10 deri 12 ditë, ndërsa zëdhënësi sot deklaroi se Moska është e vetëdijshme për këtë hap. "E kemi marrë parasysh deklaratën e djeshme të presidentit Tramp", deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, njoftoi DPA, duke iu referuar agjencisë ruse shtetërore të lajmeve TASS. Paraprakisht këtë muaj, Trampi i kërcënoi se do t'i godasë partnerët tregtarë të Rusisë me tarifa "të ashpra" nëse Moska nuk pajtohet për armëpushim në afat prej 50 ditëve, duke i dhënë presidentit rus Vlladimir Putin afat deri më 2 shtator.

Riad - Ekipi saudit i futbollit Al-Nasër publikoi pasdite zyrtarisht transferimin e portugezit 25-vjeçar Zhao Feliks nga radhët e Çellsit të Londrës. "Jam këtu për të sjellë gëzim. Ejani të fitojmë së bashku", e transmetoi shërbimi për shtyp i Al Nasër deklaratën e Feliksit në rrjetin social Iks. Paraprakisht, mediat publikuan se çmimi fillestar i transferimit do të jetë 30 milionë euro, ndërsa me bonuse shtesë, shuma mund të rritet në 50 milionë euro.

QËNDRONI TË LIDHUR