MIA FLESH
- Shkup – Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim bëhet me njesinë e parë republikane të zjarrfikësve të përbërë nga 50 automjete për shuarjen e zjarreve pyjore, të cilat kanë karakteristika dhe kapacitete të shkëlqyera për t'u përballur me terrene të vështira për t'u arritur. Bëhet fjalë për automjete të ushtrisë dhe policisë të cilat janë modifikuar dhe janë vënë në dispozicion të Qeverisë dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, me kërkesë të komunave për përballje me zjarret në vend.
15:00/ 6 korrik/ 2025
Shkup – Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim bëhet me njesinë e parë republikane të zjarrfikësve të përbërë nga 50 automjete për shuarjen e zjarreve pyjore, të cilat kanë karakteristika dhe kapacitete të shkëlqyera për t'u përballur me terrene të vështira për t'u arritur. Bëhet fjalë për automjete të ushtrisë dhe policisë të cilat janë modifikuar dhe janë vënë në dispozicion të Qeverisë dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, me kërkesë të komunave për përballje me zjarret në vend.
Shkup - Shpejtësia e paqëndrueshme e lidhjes, ndërprerjet/mungesa e disponueshmërisë së shërbimit dhe problemet me pajisjet teknike janë problemet më të shpeshta të përmendura gjatë përdorimit të internetit, sipas anketës së fundit të opinionit publik nga perspektiva e mbrojtjes së përdoruesve të shërbimeve elektronike, të kryer nga Agjencia për Komunikime Elektronike.
Shkup- Në poligonin ushtarak "Krivollak" sot do të prezantohen automjetet kundërzjarreve.
Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe shumë nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare. Në orët e pasditës dhe të mbrëmjes do të ketë zhvillim lokal të vranësirave jostabile me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima, në disa vende në formën e një stuhie afatshkurtër me erëra të forta dhe paraqitje të izoluar të breshërit.
Shkup - Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së sot në mesditë është planifikuar të mbajë një mbledhje, në të cilën pritet të merret vendim edhe për kandidatin për kryetar të Qytetit të Shkupit në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Shkup - Eksporti i Maqedonisë në maj të vitit 2025 shënoi rritje prej 23,44 për qind, ndërsa për pesë muajt e parë të vitit rritja ishte 3,15 për qind. Në të njëjtën periudhë, importi është rritur për vetëm 1 për qind, që tregon për një bilanc tregtar stabil dhe një bilanc pozitiv, publikou ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.
Shkup- Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.
Shkup - Shfrytëzuesit nga Batinca nuk do të kenë ujë për shkak të një defekti në tubin në rrugën "7" nr. 89.
Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata, ndërsa intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Për shkak të frekuentimit të rritur të autometeve në vendkalimin kufitar "Tabanoc", koha e pritjes për hyrje në shtet është rreth gjysëm ore, ndërsa në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e jonë, nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informojnë nga Lidhja auto-moto e Maqedonisë.
Negotinë - Jemi shumë më të përgatitur për përballje me zjarret sesa më parë, theksoi sot kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë promovimit të njësisë së parë republikane kundërzjarrit, gjatë së cilës u prezantuan 38 automjete të ridedikuara të ushtrisë dhe policisë për shuarjen e zjarreve. Ngjarja u mbajt në Kampin për trajnim, Pepelishtë.
Dibër - Në vendkalimin "Qafë Thanë" në kufirin e Shqipërisë-Maqedonisë në afërsi të Strugës, gjatë hyrjes në territorin e Shqipërisë është arrestuar një banor i Kërçovës i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar.
Sofje – Dje në Sofje dhe qytete të tjera të Bullgarisë u mbajtën protesta për të mbrojtur levin bullgar.
Moskë- Ministria ruse e Mbrojtjes kumtoi se sistemet ruse për mbrojtje kundërajrore mbrëmë kanë rrëzuar 120 dronë ukrainas.
Kiev – Mbrojtja kundërajrore ukrainase deri në mëngjes ka neutralizuar 117 nga 157 dronë të lëshuar nga Rusia.
Bejrut - Lideri i Hezbollahut, Naim Kasem sot përsëriti se organizata libaneze nuk do ta dorëzojë armën derisa Izraeli nuk tërhiqet nga Libani jugor dhe i ndërpret sulmet ajrore.
Teheran – Lideri suprem iranian, ajatollahu Ali Hamnei dje u shfaq në publik për herë të parë që nga armëpushimi me Izraelin i arritur më 24 qershor. Ai mori pjesë në një ceremoni fetare në Teheran.
Uashington– Miliarderi Ilon Mask njoftoi formimin e një partie të re politike në SHBA të quajtur Partia Amerikane, një ditë pasi kreu një sondazh midis ndjekësve të tij në rrjetin social Iks në lidhje me nevojën për një opsion të ri politik.
Brazil – Në Rio de Zhaneiro sot dhe nesër mbahet samiti i 17-të i BRIKS, ku marrin pjesë presidentë dhe kryeministra të vendeve anëtare dhe vendeve partnere.
Uashington – Numri i të vdekurve nga përmbytjet që goditën shtetin amerikan Teksas më 4 korrik është rritur në 51, ndërsa dhjetë persona rezultojnë të zhdukur.
Tokio - Kryeministri japonez Shigeru Ishiba sot deklaroi se nuk do të jetë e lehtë të arrihet një marrëveshje në negociatat tregtare me SHBA-në, ndërsa tarifat e paralajmëruar të presidentit amerikan Donald Tramp do të hyjnë në fuqi më 9 korrik.