• e premte, 05 dhjetor 2025
MIA FLESH

18:00/29 tetor 2025

Shkup, 28 nëntor 2025 (MIA) - Nga 1 dhjetori çmimi i ngrohjes qendrore për amvisëri do të rritet mesatarisht për 5,9 për qind, njoftoi sot kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski. Rritja ka të bëjë me sistemin më të madh për energji të ngrohjes, të cilin e drejton kompania shtetërore EMV.

Shkup, 28 nëntor 2025 (MIA) - Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) javën e ardhshme do të sjellë vendime për tarifat për transmetim dhe shpërndarje të energjisë elektrike, si dhe për çmimin e operatorit të tregut të energjisë elektrike. Kryetari i KRRE-së Marko Bislimovski, ka bindur se këto vendime nuk do të shkaktojnë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë.

Shkup, 28 nëntor 2025 (MIA) - Neto pagesa e tatimeve dhe kontributeve sociale nga fillimi i vitit deri në fund të tetorit ka arritur në 3 miliardë e 600 milionë euro, që është rreth 260 milionë euro më shumë se vitin e kaluar, deklaroi sot drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Elena Petrova, në shënimin e Ditës së punonjësve tatimorë, që u mbajt në Klubin e deputetëve.

Shkup, 28 nëntor 2025 (MIA) - Në mostrën nga musaka e sila është shërbyer në ndërrimin e parë në shkollën "Dimo Haxhi Dimov" në lagjen Vllae janë gjetur gram bakterie negative nga grupi i Enterobacteriaceae, bakterie fekale të cilat gjithashtu janë gjetur edhe në tre çezma në shkollë, informoi Instituti për shëndet publik (ISHP).

Shkup, 28 nëntor 2025 (MIA) - Në Shkollën e Mesme “Vllado Tasevski” në Shkup futet kualifikim i ri arsimor – specialist në mekatronikën e kamionëve dhe automjeteve të rënda, ndërsa mësimdhënia do të realizohet në bashkëpunim me kompaninë suedeze të automobilizmit Volvo Group. Në fillim, kualifikimi do të ofrohet si arsim joformal për të rritur, ndërsa pritet që vitin e ardhshëm të bëhet pjesë e sistemit të arsimit formal profesional, bëri të ditur Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Tetovë, 28 nëntor 2025 (MIA)- Fakulteti Filozofik i Universitetit të Tetovës përmes një akademie solemne e shënoi 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo datë historike, shënon gurthemelin e identitetit dhe shtetformimit tonë dhe ka peshë të jashtëzakonshme historike, kulturore dhe kombëtare. Në këtë veprimtari morën pjesë udhëheqësia e Universitetit të Tetovës, profesorë, historianë, studentë dhe të ftuar të tjerë.

Bruksel, 28 nëntor 2025 (MIA) - Zëdhënësja kryesore e Komisionit Evropian, Paula Pinjo, sot deklaroi se kontrolli i banesës së shefit të kabinetit të presidentit ukrainas, Andrij Jermak, "tregon se autoritetet antikorrupsion në Ukrainë po bëjnë punën e tyre", raporton gazeta britanike "Gardian". Zëdhënësja e KE-së, Pinjo, theksoi se hetimi është ende duke vazhduar.

Berlin, 28 nëntor 2025 (MIA) - Shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan, sot deklaroi se Turqia  sërish është e gatshme të jetë nikoqir i negociatave mes delegacionit ukrainas dhe rus në Stamboll dhe theksoi se negociatat rrjedhëse duhet të vazhdojnë. "Siç e dimë, në Gjenevë filloi një proces i ri i negociatave, pasi plani paraprakisht ishte lëshuar në Stamboll. Ky momentum i negociatave duhet të mbahet. Sa na përket neve, ne jemi të gatshëm sërish të jemi nikoqirë të negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll. Siç deklaroi presidenti Erdogan, nuk do të ketë humbës në procesin paqësor", deklaroi ministri turk i punëve të jashtme në konferencën për shtyp në Berlin pas takimit me homologun e tij Johan Vadeful, transmeton agjencia Anadolia.

Beograd, 28 nëntor 2025 (MIA) - Qendra për Mjekësi Rigjeneruese ishte hapur sot në Institutin për Reumatologji në Beograd, e cila sipas ministrit serb të Shëndetësisë Zllatibor Lonçar paraqet një hap të madh përpara për shëndetësinë serbe dhe epokë të re në trajtimin e pacientëve. "Është një nder dhe kënaqësi e madhe për mua që sot, së bashku me ju, të hap Qendrën e parë për Mjekësi Rigjeneruese brenda një institucioni shtetëror të kujdesit shëndetësor. Kjo qendër është rezultat i guximit, ekspertizës dhe përkushtimit të të gjithë ekipit dhe përfaqëson një kontribut të madh për të gjithë sistemin tonë të kujdesit shëndetësor", tha ministri Lonçar.

Kratovë, 28 nëntor 2025 (MIA) - Ndeshja e parë e xhiros së 15-të nga Liga e Parë e Futbollit e luajtur pasdite në Kratovë përfundoi me fitore 3:1 të ekipit mysafir Arsimi kundër Sileks. Ndeshja u luajt në kushte të vështira, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, fusha ishte në pjesën më të madhe e mbuluar me ujë dhe futbollistët e kontrolluan vështirë topin. Në kushte të këtilla mysafirët fituan në finishin e pjesës së parë (minuta e 44-të) përmes Mirnel Huriq: Rinor Ajdini e çoi epërsinë në 2:0 për Arsimin në minutën e 61-të, ndërsa Martin Mirçevski shënoi golin për ekipin vendas në minutën e 75-të. Rezultatin përfundimtar 3:1 për Arsimin e vendosi Alban Tairi në minutën e 81-të.

QËNDRONI TË LIDHUR