• e premte, 07 shkurt 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 6 shkurt/ 2025

Shkup - VMRO-DPMNE për momentin punon në mobilizimin e strukturave të brendshme partiake, mbahen takime me komitetet komunale, dje patën takim me atë në Karposh, sot në Gjorçe Petrov, nesër në kisella Vodë...Këtë muaj janë planifikuar takime me përbërjen më të gjerë partiake, komitetet lokale, koordinatorët e vendvotimeve, forumin e grave dhe të rinjve. Siç theksoi kryeministri Hristijan Mickoski sot në brifing me gazetarët atë që e bëjnë nga ky muaj e andej në prag të zgjedhjeve lokale në vjeshtë është para se gjtihash konsolidimi i koalicionit "Maqedonia juaj". Ai duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për koalicion me Vlen-in për zgjedhjet e ardhshme lokale, tha se pret që procesi i konsolidimit të koalicionit "Maqedonia juaj" të përfundojë në prill ose maj, ndërsa siç njoftoi në ndërkohë do të bisedojnë edhe me partnerët e tyre në Qeveri, Vlen dhe ZNAM për bashkëpunimin në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se procesi i largimit të kompanive të huaja do të tejkalohet. Përkundrazi, ai tha se është i shqetësuar nëse do të ketë fuqi të mjaftueshme për të gjitha investimet e planifikuara në shtet. Duke u përgjigjur në oyetjen e gazetarëve se një pjesë e kompanive të huaja largohen nga vendi, e disa i reduktojnë kapacitetet, Mickoski tha se procesi do të tejkalohet sepse në ndërkohë, siç theksoi, janë duke negociuar me disa nga investitorët që janë të interesuar për investim. 

Shkup - Nesër apo të hënën Minsitria e Ekonomisë do të kumtojë çfarë masa do të ndërmarrë Qeveria lidhur me shtrenjtimet e produkteve themelore ushqimore për të cilat qytetarët organizojnë bojkot të zinxhirëve të mëdhenj të marketeve. Siç kumtoi sot ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, të hënën do të mbahet edhe takim me përfaqësues të sindikatave, Organizatën e konsumatorëve, Entin shtetëror të statistikave, minsitritë e Financave dhe të Bujqësisë, si dhe përfaqësues të të gjitha institucioneve relevante rreth metodologjisë për përllogaritje të shportës konsumatore.

Shkup - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi sot në një konferencë për shtyp deklaroi se do të angazhojë revizion për të parë se si janë zhvilluar procedurat në periudhën paraprake, del se shkeljet janë të shumta. Informacionet që i kemi siguruar janë dëshmi se si ka punuar dhe si kanë udhëhequr me këtë ministri. Në pah vihet keqeverisja, mungesa e transparencës, dhe një sërë shkeljesh të procedurave administrative dhe ligjore. Sipas tij tashmë raporti është dhe kërkojmë nga organet kompetente që të ndërmarrin masa për të zbardhur gjithë këtë situatë.

Shkup - Ministria e Pushtetit Lokal fillon me vizita në terren në komunat e quajtura "Ku zemra është shtëpi" me qëllim shkëmbimin e përvojavem propozimeve dhe iseve me kryetarët e komunave, këshiltarëve dhe sektorit civil. Këto të dhlna kanë për qëllim hartimin e sfidave me të cilat përballen komunat dhe gjetjen e zgjidhjeve adekuate dhe progresin e tyre. Siç informoi në brifingun e sitëm me gazetarët, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski përkujtoi se vizitat do të zhvillohen në tri faza, gjegjësisht takime me kryetarin e komunës dhe me anëtarët e Këshillit në komunë, takime me organizata joqeveritare, sektorin e biznesit dhe punonjësit sportiv dhe qytetarëve të interesuar dhe inspektim në terren të projekteve të financuara me para nga buxheti qendror.

Shkup - Anëtarë të familjes së Frosina Kullakovës e cila e humbi jetën në fatkeqësinë e komuniakcionit në vend-kalimin në bulevardin "Aradhat partizane" u njoftuan me procedurën dhe me dëshmitë e grumbulluara kundër shoferit të akuzuar 20-vjeçar, ndërsa gjatë ditës së nesërme avokati i tyre do të kryejë kontroll shtesë të dëshmive. "Anëtarë të familjes së viktimës në cilësinë e të dëmtuarve dhe përfaqësuesve ligjor dhanë dëshmi dhe u njoftuan me procedurën dhe me dëshmitë e mbledhura. Gjatë ditës së nesërme avokati i tyre do të kryej kontroll shtesë të dëshmive", konfirmuan për MIA-n nga Prokuroria publike.

Shkup - Këshilli drejtues i Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor në seancën e sotme të 12-të e ka miratuar Raportin nga regjistrimi i kryer i pronës së Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut. Siç njoftojnë nga FSPIM, në seancë drejtori i Fondit, Nikolla Memov i ka informuar anëtarët e Këshillit për aktivitetet e ndërmarra duke theksuar se është kryer pagesa e regullt e pensionit për janarin.

Shkup - Gjatë javës së pestë të vitit 2025, nga 27 janari deri më 2 shkurt, janë raportuar 3.036 raste të gripit për të sëmurët nga gripi dhe sëmundje të ngjashme. Janë evidentuar dy raste të vdekjes të asocura me grip. Në Resnjë, Kavadar, Kratovë, Shën Nikollë dhe në Strumicë ka aktivitet shumë të lartë të virusit të gripit, informojnë pasdite nga Instituti për Shëndet Publik (ISHP). Të raportuarit 3.036 raste janë për 61,7 për qind më shumë në krahasim me javën e kaluar. Numri i personave të raportuar këtë javë krahasuar me javën e pestë të sezonit të kaluar, është rritur për 83,7 për qind. Në krahasim me numrin për javën e pestë të krizës epidemike tipike - të modeluar nga 14 sezonët e fundit, është rritur për 35,4 për qind.

 Shkup - Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka zhvilluar sot takim pune me përfaqësues të Bankës Botërore, në të cilin është diskutuar për aktivitetet që kanë të bëjnë me Projektin për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale, i cili po zbatohet me mbështetjen e Bankës Botërore, informojn ë nga Ministria. Prej atje shpjegojnë se projekti përfshin tre komponentë: promovimin e përfshirjes sociale nëpërmjet aksesit më të mirë në përfitimet dhe shërbimet në të holla, zgjerimin e aksesit dhe përmirësimin e cilësisë në sistemin e kujdesit dhe edukimit dhe menaxhimin, monitorimin dhe vlerësimin e projekteve. 

Shkup - Në aksionin që u zbatua dje në Sektorin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë kryer bastisje në 16 lokacione dhe është konfiskuar dokumentacion voluminoz dhe celularë. Siç informuan sot nga MPB, aktivitetet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorinë publike rreth lëndës e cila është në procedurë parahetimore, ndërkaq i referohet keqprëdorimit dhe marrëvehsjes mes operatorëve ekonomik dhe të punësuarve në Sektorin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta në MPB lidhur me furnizimin e zbatuar publik për nevojat e Ministrisë.

Shkup - Gjykatësi në procedurë paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale i ka saktuar masë arresti në kohëzgjatje prej 30 ditëve ish-drejtorit të Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta pranë Qeverisë së RMV-së", Pece Mirçevski. “Gjyqtari në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, me propozim të Prokurorisë Themelore Publike për caktimin e masave të sigurisë ndaj një personi në lidhje me hetimin në Shërbimin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, pas deklaratës së të dyshuarit në prani të mbrojtësit të tij dhe prokurorit publik, ka nxjerrë vendim, me të cilën: Pranohet propozimi i Prokurorit Publik dhe të dyshuari P.M. i ka caktuar masën e arrestit prej 30 ditëve për shkak të ekzistimit të shkaqeve nga neni 165 paragrafi fq.1 pika 1 dhe 2, përkatësisht rreziku i arratisjes dhe mundësia e pengimit të hetimit duke ndikuar mbi dëshmitarët", njoftoi Gjykata Themelore Penale.

Shkup - Gjykata Kushtetuese ka vërtetuar se deputetit Sali Murati i është shkakuar shkelje e lirisë së lirisë së shprehjes publike të opinionit dhe të drejtës së veprimit politik në mënyrë që nga ana e kryetarit të Kuvendit nuk janë përcjellur pyetjet e deputetëve deri te Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe ministrit të Punëve të Brendshme të parashtruara në formë të shkruar nga ana e parashtruesit në kërkesën e 5 gushtit të vitit 2024. Siç informoi Gjykata Kushtetuese, në këtë rast është zbatuar i ashtuquajturi "test i domosdoshmërisë në shoqërinë demokratike" të cilin e zbaton Gjykata evropiane për të drejta të njeriut, me qëllim që të vlerësojë nëse kufizimi ka qenë i justifikueshëm ose ekziston shkelje e lirive dhe të drejtave.

Shkup - Transplantim i mëlçisë nga dhuruesi i gjallë në Kirurgjinë digjestive, rikonstruimi i gjirit në Torakale dhe plastikë, më pas skrining i gjakut për ethet e Nilit perëndimor, por dhe kirurgji bariatrike për obezitet ekstrem, ndërkaq SPQ "8 Shtatori" të bëhet qendër rajonale, u paralajmëruan në prezantimin e sotëm të planit vjetor për vitin 2025 për financim të mbrojtjes specialistike-konsultuese shëndetësore në institucionet private dhe publike shëndetësore në hapësirat e Fondit për sigurim shëndetësor (FSSH) në Shkup. Drejtori i FSSH-së, Sasho Klekovski informoi se në vitin 2025 kemi buxhet fillestar prej 53,4 midliardë denarë - rritje prej shtatë miliardëve në rpaort me buxhetin fillestar në vitin 2024.

Gjevgjeli - Gjevgjelia është qytet i kulturës në vend për vitin 2025, kumtoi sot ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, në konferencën për shtyp që u mbajt në këtë qytet. Sipas ministrit, kjo mirënjohje nuk është vetëm nder, por edhe obligim dhe me atë rast theksoi se Gjevgjelia për herë të dytë është qytet i kulturës, pas vitit 2011.

Shkup - Alfabet Braj maqedonas që do të pranohet me të drejtë të plotë në botë përkatësisht të kodifikohet dhe standardizohet si shkrimi i vetëm për personat e verbër në shtet kërkon "Koalicioni Ndryshojmë", përfaqësuesit e të cilit për atë qëllim sot patën takim në Institutin për gjuhën maqedonase "Kërste Misirkov". Për t'u siguruar të verbërve alfabetin maqedonas, është e nevojshme që ai të përfshihet në të gjitha programet e shtypjes Braj, si dhe në pajisjet digjitale dhe teknologjinë ndihmëse.

 Shkup -  Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar - dhjetor të vitit 2024, arrin në 7 781.2 milionë euro, duke shënuar një rënie prej 6,5% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Vlera e mallrave të importuara, megjithatë, në të njëjtën periudhë është 11 062.4 milionë euro, që është 0,8% më pak se në vitin 2023. Deficiti tregtar arrin në 3 281.2 milionë euro, bëri të ditur Enti Shtetëror i Statistikës.  Mbulimi i importit me eksportin, në periudhën janar - dhjetor të vitit 2024, është 70,3%.

Kiev - Franca sot ia dërgoi Ukrainës aeroplanët e parë luftarak "Mirazh", ndërkaq, gjithashtu, sot nga Holanda mori edhe gjuajtës luftarak "F-16", kumtuan persona zyrtarë në Kiev. Presidenti francez, Emanuel Makron në qershor të vitit të kaluar premtoi se pilotë ukrainas do të trajnohen për t'i drejtuar aeroplanët "Mirazh 2000", që ishte hap përpara në ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Bruksel - Letra e hapur e eurokomisares për zgjerim Marta Kos për ngjarjet në Serbi nuk është mesazh i drejtpërdrejtë ndaj studentëve, por sqarim i përgjithshëm që do të thotë aderim ndaj BE-së, deklaroi sot zëdhënësi i KE-së për Zgjerim, Partneritetit Ndërkombëtar dhe Mesdheun, Gijom Mersie. "Në të janë theksuar qëndrimet për situatën polirike. Eurokomisarja Kos e thekson rëndësinë e lirisë së grumbullimit si vlerë fundamentale të projektit të përbashkët evropian, i cili duhet të respektohet", deklaroi Mersie.

Budapest - Zyra e kryeministrit hungarez Viktor Orban sot kumtoi se Hungaria mund të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Ministri i obliguar për kabinetin e kryeministrit hungarez, Gergeli Gulash, tha se beson që "nëse vendi më i fuqishëm në botë vendos ta braktis organizatën ndërkombëtare, atëherë do të ishte e arsyeshme që Qeveria hungareze të mendojë", nëse duhet ta marrë hapin e njejtë.

Moskë - Zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të jashtme, Maria Zaharova, sot deklaroi se për Moskën është e papranueshme ndërprerja e përkohshme e zjarrit në Ukrainë. "Ndërprerja e përkohshme e zjarrit, apo, siç thonë shumica, ngrirja e konfliktit është e papranueshme", tha Zaharova, transmetuar nga mediumet ruse. Sipas saj, diçka të tillë Perëndimi, kolektivisht apo individualisht, do ta shfrytëzonte për prëforcim të potencialit ushtarak të regjimit në Kiev dhe për tentim për hakmarrje të armatosur ushtarake.

Uashington - I dërguari special i SHBA-së për Ukrainën dhe Rusinë, Kit Kelog, tha se shanset që Ukraina të inkuadrohet në NATO ose të furnizojë armë bërthamore janë "të pakta ose nuk ekzistojnë". "Shanset për t'i kthyer armët bërthamore janë diku ndërmjet "të pakta ose aspak nuk ekzistojnë". Të jemi të sinqertë, të gjithë e dimë se kjo nuk do të ndodh", tha Kelog për Foks Njuz, duke e komentuar deklaratën e presidentit ukrainas Vollodimir Zelenski se nëse SHBA nuk mund të garantojë shteg të shpejtë për anëtarësim në NATO, Kievi do të pranojë opsione të sigurisë alternative, duke përfshirë edhe dërgesën e armëve bërthamore.

QËNDRONI TË LIDHUR