• e shtunë, 14 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 12 dhjetor/ 2024

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot deklaroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i pritur dhe se Gjykata duhet të ketë më shumë debate publike. Duke folur si juriste ajo tha se nuk i kupton lëvizjet e dy gjykatësve kushtetues, të cilët nuk kanë qenë në seancën përgatitore të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për përdorimin e gjuhëve. "Si jurist do të them e pritur. Shumë herë kam thënë se në Gjykatën Kushtetuese duhet të ketë më shumë debate publike. Një kohë pothuajse kanë qenë të suspenduara debatet publike. Kjo është ajo faza kur do të ftohen përfaqësusit e nismëtarëve dhe përfaqësues të institucioneve, por edhe përfaqësues të ayre që nuk pajtohen me nismën. Po ka një debat të tillë që të përballen argumentet pro dhe kundër, para se Gjykata Kushtetuese të marrë vendim. Domethënë ta lëmë Gjykatën të zgjidh në bazë të debatit dhe gjykatësit raportues, e jo ne t'i tregojmë si duhet të punojë", tha Siljanovska Davkova.

Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot realizoi takim me drejtorin rajonal të UNHCR-së për Evropë, Filip Lekler, me të cilin kanë biseduar për politikat e vendit tonë në lidhje me refugjatët, si dhe me personat pa shtetësi. Në takim të dy bashkëbiseduesit konfirmuan se vendi ynë është shembull në rajon për zgjidhjen e çështjes së personave pa shtetësi.

Shkup - Kryetari i BNJVL-së dhe kryetar i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski nuk ka informacion preciz nëse Qeveria planifikon t'ia ndërmerr ingerencat Qytetit të Shkupit për Ndërmarrjen Qarkulluese Publike (NQP) Shkup.  "E di që këtë e ka deklaruar kryeministri. E di që ata po mendojnë seriozisht për atë temë sepse ajo i prek të gjithë shkupjanët dhe nuk është e vetmja çështje që po shkakton kalvar për shkupjanët. Kemi problem me Higjienën komunale, me mosfunksionimin e Parqeve dhe gjelbërimin dhe fatkeqësisht për herë të parë në histori me mosfunksionimin e Ujësjellësit dhe kanalizimin", theksoi Gjorgjievski në përgjigje të pyetjes së një gazetari para fillimit të Samblesë së përgjithshme të BNJVL-së.

Shkup - Deri në tetor të vitit 2024, gjithsej depozitat arrijnë në 388 miliardë denarë ose 6,3 miliardë euro, ndërsa janë siguruar 71 për qind ose 286 miliardë denarë, gjegjësisht 4,48 miliardë euro, tha sot drejtori i Fondit për Sigurimin e Depozitave, Behar Emini. Në prezantimin para studentëve nga fusha e biznesit, menaxhmentit dhe shkencave ekonomike, Emini tha se depozitat e qytetarëve janë të sigurta.

Shkup - Kryetari i BNJVL-së dhe kryetar i komunës Kisella Vodë, Orce Gjorgjievski pret së shpejti të sillen ndryshimet e ligjeve për vetëqeverisje lokale dhe për polici komunale dhe ato të jenë në interes të qytetarëve për marrjen e pushtetit lokal më të mirë dhe më funksional. "Ka grupe të punës të cilat punojnë intensivisht në miratimin e Ligjit për vetëqeverisje lokale dhe në tejkalimin e problemit që ekziston tani në pajtim me rregullativat ligjore. grupi i punës nga BNJVL në bashkëpunim me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale në periudhën në vijim do ta përfshijë në tërë procesin edhe opinionin e ekspertëve. Konsiderojmë se nuk mjafton të krijojmë zgjidhje në afat të shkurtë, por neve na nevojitet reformë e hollësishme në mënyrë që edhe ata që do të vijnë pas nesh të mos përballen me problem siç po përballemi ne tani për momentin, por para së gjithash, ajo të jetë në interes të qytetarëve. Të gjihë ne jemi të zgjedhur nga qytetarët dhe duhet gjithçka të jetë kryesisht në interes të tyre", tha Gjorgjievski në përgjigje të pyetjes para fillimit të Kuvendit të sotëm të përgjithshëm të BNJVL-së.

Shkup - Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska mbajti fjalim në Këshillin Ministror të 22-të të Komunitetit Energjetik që mbahet në Vjenë, të Austrisë. Siç informon Ministria kompetente, në kuadër të Këshillit Ministror të Komunitetit Energjetik, ku marrin pjesë ministrat përgjegjës për energjetikë të nëntë palëve dakorduese nga Marrëveshja për Komunitet Energjetik, debatohet rreth mbindërtimit të udhërrëfyesit për dekarbonizimin, si dhe tema të lidhura me menaxhimin e ujërave, vendbanimeve dhe shpendët e egër në drejtim të vendosjes së ardhshme të detyrimeve legjislative shtesë nga këto fusha.

Shkup - Bashkim Asani nga koalicioni "Vlen" në konferencën e sotme për media, duke komentuar kërkesën e BDI-së për dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, theksoi se së pari duhet të kërkojnë dorëheqjen e anëtarëve të tyre. "BDI së pari duhet të kërkojë dorëheqje nga anëtarët e saj. Nga kryetari, nënkryetari, pastaj me radhë, nga të gjithë. Anëtarët e ndershëm të BDI-së duhet të ngrihen për të ngritur tenda në Reçicë të Vogël dhe për të kërkuar çlirimin e partisë nga hijet dhe kukullat e korruptuara. Kjo është mënyra e vetme për të shpëtuar atë që ka mbetur nga kjo parti. "Vlen" do të qëndrojë gjithmonë në mbrojtje të shqiptarëve dhe do të luftojë për çlirimin e politikës, korrupsionit dhe mashtrimit", tha Asani.

Shkup - BDI me veprimet e veta destruktive dhe keqprëdorime të pushtetit shkaktoi që partnerët tanë më të mirë strategjik ta humbin besimin ndaj popullit shqiptar, theksoi në konferencën e sotme për shtyp Bashkim Asani nga Koalicioni "Vlen". "Fronti i ashtuquajtur evropian është demaskuar plotësisht, ndërsa e vërteta doli në sipërfaqe. Fytyra e re u zbulua. Prej sot duhet të thirren me emrin që e meritojnë - Po për Rusinë dhe Jo për Amerikën. BDI u bë sinonim për prishje të imazhit të shqiptarëve si në Maqedoni, ashtu edhe më gjerë. BDI me veprimet e veta destruktive dhe kerqprëdorimet e pushtetit me të cilin sundoi plot 22 vite shkaktoi që partnerët tanë strategjik ta humbin besimin ndaj popullit shqiptar. Ali Ahmeti si dirigjent i kësaj klike dhe i të gjitha veprave në llogari të popullit të vet doli haptazi në mbështetje të hiejs së vet - banorit më të ri të 'listës së zezë' Artan grubi. Si dhe personazhet e kaluar politik, ashtu edhe tani me Artan Grubi, BDI vazhdon të na llogarisë për budallenj duke i minimalizuar faktet serioze të cilat i zbuloi miku i përhershëm i shqiptarëve - SHBA-ja", tha ai.

Shkup - Kufizimi i inteligjencës gjenerative artificiale, ngritha e ndërgjegjës për përdorimin e saj dhe zhvillimi i vazhdueshëm i politikave dhe mënyrat e përdprimit, kanë qenë në fokusin e ngjarjes së sotme "Përdorimi etik i inteligjencës artificiale: Kush e ka kontrollin - njerëzit apo algoritmet?" që u mbajt sot në Inoks qendrën inovative në Shkup. Kryesuesi i Trupit nacional studentor, Aleksandar Nikollovski theksoi se qëllimi i ngjarjes është që të ngrihet ndërgjegjja për përdorimin e IA në arsimin e lartë dhe studentët të dërgojnë rekomandime deri te institucionet kompetente për shfrytëzimin më të mirë të AI.

Shkup - Shkëmbimi i studentëve dhe lëvizja më e shpejtë e qytetarëve të të dy vendeve, ishin mes temave të takimit të ministrit dhe zëvendësministrit të Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani dhe Gjoko Vellkovski, me delegacionin e Sllovenisë, njoftoi sot pasdite ministria kompetente. Delegacioni i Shllovenisë ishte udhëhequr nga ministri i Punës, Familjes, Çështjeve Sociale dhe Mundësive Mundësive të Barabarta të Republikës së Sllovenisë, Luka Mesec, ambasadori i Sllovenisë në Maqedoninë e Veriut, Gregor Presker, Mojca Përshina, drejtor i përgjithshmëm për tregun e punës dhe punësimit të Sllovenisë dhe Urshka Lipovzh, këshilltar i ministrit.

 Kiev - Ukraina nuk është ende gati për negociata me Rusinë për t'i dhënë fund luftës, për shkak të mungesës së armëve dhe garancive të qarta se presidenti rus Vladimir Putini nuk do të sulmojë sërish për "dy deri në tre vjet", deklaroi shefi i kabinetit të presidentit ukrainas Andrij Jermak. "Prandaj sot po bisedojmë me partnerët tanë pse është kaq e rëndësishme të forcohet Ukraina. Në përgjithësi, duhet të thyejmë narrativën ruse se Ukraina dëshiron luftë", theksoi Jermak në një intervistë me Suspilne.

Bruksel - Këshilli për drejtësi dhe punë të brendshme i BE-së në mbledhjen e sotme miratoi konkluzionin e parë nga dy grupet e konkluzioneve për përforcimin e përpjekjeve të përbashkëta në luftën kundër terrorizmit, i cili, sipas vlerësimeve, së bashku me ekstremizmin e dhunshëm edhe më tutje paraqesin kërcënim të madh për BE-në dhe vendet e saj anëtare. Me konkluzionet, siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, përcaktojnë qëllimet strategjike dhe fushat kyçe në të cilat nevojiten përpjekje të shtuara për përmirësimin e efikasitetit operativ dhe ato paraqesin bazën për formësimin e politikave dhe masave antiterroriste të BE-së për pesë vitet e ardhshme.

 Bruksel - NATO-ja beson se mbi një milion njerëz janë vrarë ose të plagosur në Ukrainë, që kur Rusia filloi pushtimin e saj të plotë të vendit në shkurt të vitit 2022, njoftoi DPA. "Çdo javë ka më shumë se 10.000 të vrarë ose të plagosur nga të gjitha anët në Ukrainë", deklaroi sot në Bruksel Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rute. "Çdo ditë, kjo luftë shkakton më shumë shkatërrime dhe vdekje", shtoi ai.

 Bruksel - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, ka paralajmëruar se Aleanca nuk është e përgatitur për kërcënimet me të cilat do të përballet nga Rusia në vitet e ardhshme dhe se është koha për të kaluar në një model ushtarak. Rute sot deklaroi se gjatë Luftës së Ftohtë, anëtaret e NATO-s shpenzuan më shumë se tre për qind të PBB-së së tyre për mbrojtje dhe vendosën se shpenzimet e ardhshme do të duhet të jenë shumë më të larta se dy për qind aktuale që Traktati i Atlantikut të Veriut parashikon për anëtaret e saj.

Vjenë - Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministëri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti merr pjesë në Këshillin e 22-të Ministror të Komunitetit të Energjisë, i cili mbahet sot në Vjenë. Gjatë takimit, siç theksohet në kumtesë, zëvendëskryeministri i parë Mexhiti, kishte interes të veçantë për temat e rendit të ditës që kanë të bëjnë me përfshirjen e ndryshimeve në direktivat e legjislacionit evropian në fushën e ujërave dhe habitateve.

 Moskë - Rusia plotësisht e mbështetë iniciativën e paqes dhe shkëmbimin e robërve të luftës të propozuar nga kryeministri hungarez Viktor Orban, njoftoi sot Kremlini. Kryeministri hungarez propzimet i vendosi gjatë bisedës telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov.  "Gjatë bisedës së djeshme telefonike me presidentin Putin, kryeministri hungarez Viktor Orban propozoi që në prag të Krishtlindjeve të mbahet një shkëmbim i madh i robërve të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës dhe të shpallet një armëpushim Krishtlindjesh", tha Peskov.

Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp është shpallur "Personalitet i vitit" nga magazina "Tajm", shkruajnë mediat amerikane. Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së mundi princeshën e Uellsit dhe Ilon Mask, të cilët gjithashtu ishin në përzgjedhjen më të ngushtë.

QËNDRONI TË LIDHUR