• e enjte, 04 dhjetor 2025
MIA Flesh

18:00/18 shtator/2025/

Tetovë - Në Komunën e Tetovës sot u mbajt mbledhja e Këshillit Komunal për Preventivë, ku u zgjodhën anëtarët e Këshillit Lokal për Preventivë, informoi Zyra për Komunikime dhe Marrëdhënie me Publikun.

Dibër - Në dy komunat në pjesën më perëndimore të vendit, Dibër dhe Qendër Zhupë, në listën e vetme zgjedhore ka më shumë votues se sa banorë. 

Kumanovë - Sektori i Punëve të Brendshme -Kumanovë, në bashkëpunim me Departamentin për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së, ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike - Kumanovë kundër  11 personave për kryerjen e disa veprave penale gjatë pagesës së taksave për importin e automjeteve të përdorura dhe regjistrimin e tyre në shtet, informuan sot nga MPB.

Bruksel - Besoj se mesazhi i Komisionit Evropian për kandidatët për anëtarësim është se ne jemi gati për anëtarësim dhe duam që vendet e reja anëtare të bashkohen me BE-në në vitet e ardhshme, kuptohet, kur t'i plotësojnë kushtet, thotë kryetari i Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (EESC), Oliver Ropke.

Kiev - Ministri polak i Mbrojtjes, Vlladisllav Kosinjak-Kamish sot arriti për vizitë në Kiev, për të kërkuar ndihmë nga Ukraina në zhvillimin e kapaciteteve për luftë kundër fluturakeve pa pilot.

Kiev - Ukraina sot mori mbi 1.000 trupa të cilat ia dorëzoi Rusia, ndërsa për të cilët pretendon se janë trupat e ushtarëve ukrainas të vrarë në betejë, njoftoi në Telegram Qendra e të burgosurve të luftës në Qeverinë e Ukrainës.

Paris - Në protestat e sotme në mbarë Francën, deri në ora 14 janë arrestuar 119 persona, ndërsa gjashtë policë janë lënduar, njoftoi televizioni BFM, duke sqaruar se policët janë lënduar gjatë përleshjeve me protesuesit.

QËNDRONI TË LIDHUR