MIA Flesh
- Shtip - Sjellja kriminale do të sanksionohet, edhe nëse janë më të afërtit rreth meje, porositi sot kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i cili iu përgjigj sot pyetjes së një gazetari në Shtip në lidhje me ndalimin e Angel Saramakov, i cili ishte truprroja e tij, ndaj të cilit Prokuroria hapi procedurë hetimore, për shkak të dyshimit se ai kishte kryer veprën penale të "dhënies së sekreteve zyrtare" për interes vetanak.
- Post By Sara Ademi
- 17:58, 2 prill, 2025

18:00/ 2 prill/ 2025
Shtip - Sjellja kriminale do të sanksionohet, edhe nëse janë më të afërtit rreth meje, porositi sot kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i cili iu përgjigj sot pyetjes së një gazetari në Shtip në lidhje me ndalimin e Angel Saramakov, i cili ishte truprroja e tij, ndaj të cilit Prokuroria hapi procedurë hetimore, për shkak të dyshimit se ai kishte kryer veprën penale të "dhënies së sekreteve zyrtare" për interes vetanak.
Shkup - Angazhimi ynë për nxitje të inovacioneve, teknologjisë dhe shkencës duhet të jetë konstant, theksoi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në Tubimin e sotëm shkencor ndërkombëtar me profesorë nga Universiteti i Oksfordit, në organizim të Universitetit MIT në bashkëpunim me "Oxford Connections". Gashi theksoi se kjo ngjarje nuk është vetëm tubim shkencor, por edhe mundësi për përforcim të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe hap i rëndësishëm drejt ngritjes së nivelit akademik të universiteteve tona.
Shkup - Në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin - 2 Prill, Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka pritur në kabinetin e tij një grup fëmijësh, prindërish, mësimdhënësish dhe përfaqësuesish të shoqatave të ndryshme, të cilëve u ka dërguar mesazh se takimet e tilla janë me rëndësi të paçmueshme në ndërtimin e shoqërisë me mundësi të barabarta për të gjithë. Takimet e tilla, tha Kryetari Gashi, e inkurajojnë dëgjimin dhe mësimin, dhe mbi të gjitha e theksojnë rëndësinë e pranimit dhe respektimit të diversiteteve.
Shtip - Është duke u hartuar Ligji i ri për Shërbimin Zjarrfikës, pas të cilit menjëherë do të forcohen kapacitetet e Njësive Territoriale të Zjarrfikësve nëpër komuna, njoftoi sot kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur për problemet e kahmotshme me numrin e zjarrfikësve në NJTZ në Koçan të cilët me guxim morën pjesë në shuarjen e zjarrit në diskotekën "Puls" ku humbën jetën 59 të rinj. "Punësimi në Shërbimet e zjarrfikësve është një nga problemet që prek drejtpërdrejt pushtetet vendore. Ligji i ri për shërbimin zjarrfikës është duke u hartuar dhe menjëherë pas hartimit të atij ligji do të forcohen kapacitetet e shërbimit zjarrfikës në tërë territorin, me prioritet qytetin e Koçanit", tha kryeministri Mickoski.
Shkup - Problemi i punëtorëve mund të zgjidhet sistematikisht dhe me qasje të drejtë, thotë Qeveria, pasi kryesia e Konfederatës së Sindikatave të Maqedonisë sot kërkoi ngritjen e pagës minimale në 500 euro ose që personat e zgjedhur dhe emëruar të marrin pagë minimale. "Apelojmë deri te sindikata që të mos e keqpërdorë situatën në shtet dhe të mos përpiqet ta shtrembërojë debatin me diçka që është po aq e rëndësishme edhe për ne si qeveri, e kjo është gjendja e punëtorëve. Me përpjekje për krahasime pagash dhe shpërthime populiste të agresionit, vetëm dëshmohet sfondi partiak i një pjese të udhëheqjes së sindikatës. Kur bëjnë krahasime pagash, t’ju kujtojmë se ne si qeveri ishim kundër kur rriteshin pagat e funksionarëve, ndërsa sindikata atëherë heshti për të preferuarit e saj partiakë nga LSDM dhe BDI. Ashtu siç heshtën për vite të tëra derisa LSDM ishte në pushtet dhe e shkatërronin, plaçkisnin dhe shisnin shtetin. Por kjo është pas nesh", theksojnë nga Qeveria.
Shkup - Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut për Politika të Qeverisjes së Mirë, Arben Fetai, sot në Sarajevë u takua me senatoren belge Vivian Teitelbaum, anëtare e Komitetit Këshillues Federal për Çështje Evropiane. Nga Kabineti i Fetait njoftuan se ai dhe Teitelbaum biseduan mbi perspektivat evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe nevojën për përshpejtimin e këtij procesi.
Shkup - Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve minerale, Sanja Bozhinovska inicoi takim me të gjitha institucionet relevante për, siç informoi Ministria, "tejkalim të pengesave administrative që e frenojnë zbatimin e projekteve të rëndësishme energjetike". Në takim morën pjesë përfaqësues të SHA MEPSO, Agjencisë për kadastër të patundshmërive, Drejtorisë për punë prinësore-juridike dhe Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.
Shkup - Përfaqësuesit e ministrive, agjencive dhe institucioneve tjera marrin pjesë në punëtorinë dyditëshe të destinuar për qëllimin, funksionet dhe rolin e sistemit elektronik SiReRa për koordinimin e politikës për zhvillim të balancuar rajonal, ku futen të dhënat nga institucionet e përfshira në zbatimin e tij, njofton Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.
Shkup - Maturantët do ta japin provimin e maturës shtetërore në shkollat e tyre nën kushtim që ata t'i plotësojnë standardet e nevojshme për dhënien e provimeve. Për shkollat që nuk kanë kushte hapësinorë, Qendra Shtetërore e Provimeve (QSHP) do të mundësojë hapësira alternativë në bazë të kërkesave që do t'ua dorëzojnë shkollat e interesuara. Unioni i nxënësve të shkollave të mesme ka bërë të ditur se kërkesa e tyre për dhënien e provimit të maturës në ambientet e shkollës në vend të amfiteatrit të fakultetit është pranuar, përveç atyre që nuk i kanë kushtet. Këtë e kanë bërë të ditur sot kryetari i Unionit të nxënësve të shkollave të mesme, Berin Muhamed dhe drejtoresha e QSHP, Daniella Jovçevska-Mihajlovska.
Shkup - I pandehuri Vlatko Keshishev sot në Gjykatën Themelore Penale deklaroi se Pançen dhe Vanjën i ka parë për herë të parë në postimet në Facebook për zhdukjen e tyre. Ai dëshmoi sot për rrëmbimet e tyre dhe sipas përgjigjeve të tij, roli i tij kryesor ishte të bënte rojë. Ai tha se i ka takuar të gjithë të pandehurit në “Opera Haus” në vitin 2021, kur ai dhe një bashkëpartiak nga Shtipi kanë biseduar për “Lëvizjen Tre”.
Shkup - Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon të premten pasi që sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup dëshmoi prokurori Vllatko Keshishev. Keshishev, më parë tha se Pançen dhe Vanjën për herë të parë i ka parë pas postimeve në Fejsbuk për zhdukjen e tyre. Ai sot ka dëshmuar për grabitjen e tyre me ç'rast sipas përgjigjeve të tij për të njejtat kryesisht e ka pasur rolin e rojtarit.
Shkup - Ministria e Shëndetësisë informon se tre pacientë nga të lënduarit në zjarrin në Koçan po kthehen në vend, dy prej të cilëve ishin të hospitalizuar në Greqi dhe një në Suedi. Në përputhje me protokollet do të mbahen në mbikëqyrje 24-orëshe. Siç theksojnë nga atje, në Serbi mbeten të hospitalizuar 23 pacientë, Bullgari 14, Turqi 10, Greqi 8, Slloveni 4, në Hungari, Kroaci, Spanjë, Austri dhe Lituani janë të hospitalizuar nga 3 pacientë, në itali dhe Poloni nga një pacient.
Veles - Vardari sot në Veles i përmbyti të dy anët e kejit, ndërsa nën ujë janë pemët pranë lumit në Parkun e qytetit. Për rrezikun e vërshimit të Vardarit, siç tha drejtori i QMK-së Stojançe Angelov, tashmë ka alarm në komunën e Velesit dhe është kërkuar menjëherë të dalin në terren dhe të kryejnë shënimin e duhur dhe të dukshëm të rrezikut.
Shkup - Prodhimi industrial në muajin shkurt të këtij viti, krahasuar me muajin shkurt të vitit të kaluar shënoi rënie prej 0,8 për qind, ndërsa rritje prej 0,2 për qind në dy muajt e parë të këtij vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës. Shikuar sipas sektorëve, prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit shkurt të vitit 2025, krahasuar me të njejtin muaj të vitit paraprak, shënon rënie për 4,4 për qind, gjithashtu rënie prej 7,7 për qind shënon në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajrë të kondicionuar, ndërsa rritje për 1,7 për qind në Industrin përpunuese.
Athinë - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski do të marrë pjesë në Forumin e dhjetër jubilar ekonomik në Delfi, që do të mbahet nga 9 deri më 12 prill, ndërsa në të cilin janë paralajmëruar mbi 1.000 folës nga 55 vende, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina. Qyteti malor grek m rëndësi antike dhe historike Delfi, si dhe çdo vit do të jetë nikoqir i politikanëve, përfaqësuesve të qeverive, personaliteteve eminentë nga fusha të ndryshme, që do të diskutojnë për një sërë temash aktuale.
Frankfurt - Tarifat që Donald Tramp do t'i vendosë do të kenë pasoja negative përreth botës, paralajmëroi kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane Kristin Lagard. Lagard tha se vëllimi i dëmit do të varet nga ajo se sa do të jenë të mëdha tarifat, sa do të zgjasin dhe nëse do të sjellin negociata të suksesshme.
Bruksel - Bashkimi Evropian do t'u përgjigjet në momentin e duhur tarifave të reja doganore që Presidenti amerikan Donald Tramp pritet t'i shpallë sonte, paralajmëroi Zëdhënësi i Komisionit Evropian për Sigurinë Ekonomike, Tregtinë, Shërbimet Financiare dhe Tarifat Doganore Olof Gill. Ai theksoi se BE së pari do t'u përgjigjet tarifave doganore mbi importet e çelikut dhe aluminit në SHBA, e më pas do të vijojë "klasteri i përbashkët" i përgjigjeve ndaj të gjitha masave të tjera të SHBA-së, duke përfshirë ato mbi tarifat doganore të automjeteve dhe "kontratarifave doganore" eventuale.
Romë - Kryeministrja e Italisë, Xhorxha Meloni sot, para paralajmërimit të pritur të presidentit Donald Tramp për vendosje të doganave të reja, drejt partnerëve tregtarë amerikanë, paralajmëroi të mos zhvillohet luftë tregtare. "Duhet të bëjmë gjithçka për ta parandaluar luftën tregtare, nga e cila nuk do të kenë dobi as SHBA-ja as Evropa", theksoi Meloni, duke shtuar se evropianët duhet të jenë të gatshëm "të mbrohen nëse nevojitet".
Moskë - Zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Maria Zaharova sot deklaroi se qëllimi i Britanisë së Madhe për t'i regjistruar të gjitha aktivitetet lidhur me Rusinë është "çmenduri e vërtetë" dhe "kulmi i inferioritetit intelektual". Londra paralajmëroi se planifikon në kuadër të Skemës së ardhshme për regjistrim të ndikimit të huaj (FIRS) të vendosë regjim të "përforcuar" të kontrollit kundër Rusisë.
Moskë - Udhëtimi i mundshëm i presidentit amerikan Donald Tramp në Arabinë Saudite, i cili mund të ndodhë në javët e ardhshme, nuk ka "asnjë lidhje" me presidenti rus Vladimir Putinin, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskovi. "Në këtë fazë nuk është planifikuar takim mes dy liderëve", shtoi Peskovi. Para dy ditësh, Trampi tha se ndoshta do ta vizitojë Arabinë Saudite, që do të jetë udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë në janar.
Uashington - Gjykatës federal amerikan sot e ka hedhur poshtë rastin për korrupsion të prefektit të Nju-Jorkut, Erik Adams, duke u pajtuar se në kërkesën e jashtëzakonshme të Ministrisë amerikane të Drejtësisë për hedhje poshtë të akuzave penale, për Adamsin që t'i ndoihmohet presidentit Donald Tramp që të përballet me emigracionin. Rasti është inicuar gjatë administratës së presidentit Xho Bajden, ndërsa gvjykimi është dashur të fillojë këtë muaj derisa Ministria e Drejtësisë nuk vendos që ta shfuqizojë.
Uashington - Gjykatës federal amerikan sot e ka hedhur poshtë rastin për korrupsion të prefektit të Nju-Jorkut, Erik Adams, duke u pajtuar se në kërkesën e jashtëzakonshme të Ministrisë amerikane të Drejtësisë për hedhje poshtë të akuzave penale, për Adamsin që t'i ndoihmohet presidentit Donald Tramp që të përballet me emigracionin.
Gaza - Nga mëngjesi në sulmet izraelite në Rripin e Gazës janë vrarë të paktën 57 palestinezë, njoftuan burimet mjekësore. Të paktën 22 persona, mes të cilëve gra dhe fëmijë, u vranë në institucionin shëndetësor në Xhabala, kumtuan autoritetet lokale, transmetoi Al Xhezira. Një nga sulmet më serioze ishte sulmi në një shtëpi në Kan Junis, në jug të Gazës, ku u vranë të paktën 12 palestinezë.