18:00/1 shtator/2025
Shkup - Një delegacion i lartë i Forcave të armatosura të Rumanisë i udhëhequr nga Shefi i Shtatmadhorisë së Forcave të armatosura, gjenerali Gjeorgita Vllad prej nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Delegacioni nga Rumania do të pritet me nderime të larta ushtarake në Shtatmadhorinë e Armatës, pas së cilës do të realizojë takim me nikoqirin e tij, shefin e Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral majorin Sashko Lafçiski.
Shkup - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski u deklarua në Fejsbuk rreth informatave të ASN për përgjim të gazetarëve dhe kryeministrit aktual Hristian Mickoski në periudhën prej vitit 2019 deri në vitin 2024. Nikollovski tha se përgjegjësi dhe procesuim të përgjegjësve për keqpërdorim të shërbimeve sekrete si parakusht për demokracinë në Maqedoni! "Në ditët opozitare shprehëm dyshime se jemi të ndjekur nga shërbimet sekrete të cilt u keqpërdorën nga pushteti i LSDM-së dhe BDI-së, e me ta edhe Stevo Pendarovski.
Shkup - Ministri i Administratës publike, Goran Minçev realizoi tkaim pune me drejtorin ekzekutiv të Partneritetit për pushtet të hapur (PPH), Aidan Ejakuza, në prag të takimit tematik rajonal kushtuar nismës Partneritetit për pushtet të hapur. Siç informojnë nga Ministria e Administratës Publike, në takim u bisedua për implementimin rrjedhës të Planit nacional të aksionit 2024-2026, si dhe për aktivitetet strategjike të Ministrisë në drejtim të avancimit të transparencës, llogaridhënies, digjitalizimit dhe pjesëmarrjes civile në institucione.
Gostivar - Me rastin e fillimit të ri të vitit shkollor, kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani sot vizitoi shkollën fillore "Liria" në fshatin Raven të Gostivarit dhe shkollën fillore "Bashkimi", ku ndau dhurata për nxënësit e klasës së parë dhe përcolli urime për një vit të mbarë shkollor, me theks të veçantë për gjeneratën e re. Limani po ashtu përmendi edhe investimet në shkolla, kurse projekti i paneleve fotovoltaike vazhdon në çdo shkollë në Gostivar me qëllim të uljes së shpenzimeve dhe mbrojtjes së mjedisit.
Shkup - Moti nesër do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 28 deri në 37 gradë. Në Shkup, me diell me vranësira të lehta deri mesatare dhe erë të lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bjerë në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 34 gradë.
Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim në cilësinë e tij të kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha. “Në këtë takim, kryetari Basha e ka prezantuar qëndrimin e tij lidhur me konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në anën tjetër, presidentja Osmani e ka informuar kryetarin Basha se ekipi ligjor i presidencës është duke bërë analizën lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës”, thuhet në kumtesën e kabinetit të Osmanit.
Bruksel - Bashkimi Evropian planifikon të sistemojë satelitë shtesë në orbitën e ulët të Tokës për ta përforcuar rezistencën e pengesave në sinjalin GPS, deklaroi komisari i mbrojtjes së BE-së, Andrius Kubilius. "BE-ja plotësisht do t'i përforcojë kapacitetet e saj për zbulimin dhe mbrojtjen e pengesave të ngjashme", tha ai, duke theksuar se siguria e sistemeve komunikuese dhe të navigacionit mbetet gjithnjë e më e rëndësishme në kushtet gjeopolitike moderne, transmetuan mediat britanike.
Bruksel - Shefi i diplomacisë ukrainase, Andrij Sibiha kumtoi se sot në bruksel do të mbahet takim i jashtëzakonshëm i Këshillit Ukrainë-NATO për shkak të sulmeve masive ruse. "Sot në bruksel do të mbahet takim i jashtëzakonshëm i Këshillit NATO-Ukrainë me kërkesë të Ukrainës dhe si përgjigje të sulmeve të kohëmëparshme masive ajrore nga ana e Rusisë. Presim diskutim të fokusuar për hapa të përbashkët për përgjigje adekuate të anulimit të përpjekjeve paqësore nga ana e Rusisë dhe eskalimit të terrorit ndaj ukrainasve", shkroi Sibiha në platformën X.
Frankfurt - Kryetarja e Bankës qendrore evropiane (BQE), kristin Lagard, sot paralajmëroi se hapat që i ndërmori presidenti amerikan, Donald Tramp përmënjanimin e kreut të Bankës qendrore amerikane (FED), Xherom Pauell dhe guvernatores së FED-it, Liza Kuk, paraqesin "rrezik mjaft serioz për ekonominë amerikane dhe botërore". FED-i, institucion që është i autorizuar për rregullim dhe kontroll të institucioneve financiare dhe monetare dhe tregjeve në SHBA, është themeluar në itin 1913. Trampi vazhdimisht e ka sulmuar Pauellin për atë që nuk i ka dëgjuar thirrjet për ulje të normave të itneresit për nxitje të rritjes ekonomike, duke e quajtur me atë rast "zotëri Tejet vonë" dhe duke kërcënuar se do ta largojë nga puna.
Phenian - Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un sot me tren udhëtoi për në Pekin, ku do të marrë pjesë në një paradë ushtarake kineze. Është hera e parë që Kimi merr pjesë në një ngjarje të madhe diplomatike shumëpalëshe. Kim pritet nesër të mbërrijë në Pekin, ndërsa më 3 shtator të marrë pjesë në një paradë ushtarake për të shënuar dorëzimin formal të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.
Moskë - Zëdhënësi i presidentit rus Vlladimir Putin, Dmitrij Peskov mohoi sot që Rusia të jetë e përfshirë në defektin teknik që ndodhi gjatë uljes së aeroplanit ku gjendej kryetarja e Komisionit Evropian (KE), Ursula fon der Lajen. "Informacionet e juaja janë të pasakta", u tha Peskovi gazetarëve, raporton Gazeta.ru. "Fajnenshëll tajms" më herët raportoi se kinse një sulm rus përmes bllokimit ka pamundësuar shërbimet e navigimit GPS në aeroportin e Plovdivit të Bullgarisë.
Tel Aviv - Kryeshefi i Shtatmadhorisë së Forcave Mbrojtëse të Izraelit, gjeneral nënkoloneli Ejal Zamir, paralajmëron se plani për pushtimin e qytetit të Gazës do ta përfshijë Izraelin në një pushtim të plotë të enklavës palestineze. "Po shkoni drejt një qeverie ushtarake. Plani juaj po na çon atje. Kuptoni pasojat. Vendimi juaj për të pushtuar qytetin e Gazës do të çojë në pushtimin e kampeve të refugjatëve në Gazën qendrore dhe më pas do të jetë një qeveri ushtarake, sepse nuk do të ketë asnjë organ tjetër që mund të marrë përgjegjësinë për popullsinë", paralajmëroi Zamir në një takim të kabinetit mbi hapat e ardhshëm në luftën e Gazës, të mbajtur mbrëmë", raportoi Unet Njuz (Ynet News).