• e hënë, 23 dhjetor 2024
MIA Flesh

15:00/ 2 shtator/ 2023

Shkup - Prokuroria themelore publike Shkup dhe Ministria e Punëve të Brendshme vazhdojnë me ndërmarrjen e veprimeve në procedurën parahetuese në Klinikën për onkologji. Siç informojnë sot nga Prokuroria publike, aksioni u zbatua në bazë të informatave në tekstet gazetareske lidhur me punën e Klinikës. Gjatë ditës së djeshme, në bazë të urdhërit gjyqësor, pas orientimeve të prokurorit publik nga Prokuroia themelore Publike, pjesëtarë të MPB-së kanë kryer bastisje në Klinikën për onkologji, si edhe në dy lokacione në banesa private në Shkup.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, i cili sot ka shprehur përkrahje për aksionin e mbrëmshëm të Prokurorisë dhe policisë në Klinikën për onkolgji, pret që institucionet shpejtë të prononcohen lidhur me hetimin.  "Si ministër, dënoj fuqishëm të gjitha tentativat dhe veprimet e individëve apo grupeve, të cilët, nëpërmjet kompetencave diskrecionale dhe mënyrave të marrjes së vendimeve në favor të tyre, kanë shkaktuar dëme të pariparueshme në shëndetin dhe jetën e pacientëve, qytetarëve dhe shtetit. Pres që institucionet të marrin një vendim sa më të shpejtë në raport me hetimin", thuhet në deklaratën me shkrim të Mexhitit.

Shkup - Njeriu i parë i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, në një intervistë për Euronews Albania tha se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut për herë të parë do të kenë dy opsione, pozitë dhe opozitë serioze, për herë të parë të gjithë të pakënaqurit me gjendjen në vend do të kenë për kë të votojnë dhe kjo ka ngjallur shpresën te qytetarët se do të ndodh ndryshimi i shumëpritur.

Shkup - Ura "Bellasica" prej sot do të jetë e hapur për qarkullim vetëm për automjete të lehta në dy korsitë e fundit, përderisa dy korsitë e mesme do të hapen në momentin kur të përfundojnë punët ndërtimore nga ana e EMV-së.  "Sipas ekspertizës për gjendjen e urës në bulevardin 'Belasica', është konstatuar se nuk ka dëmtime konstruktive që cenojnë sigurinë e urës. Në raport është konstatuar se ka një çarje sipërfaqësore në shtresën e jashtme të betonit në pjesën qendrore të njërës anë të urës, e shkaktuar nga djegia e izolimit të tubave të ujit të ngrohtë të EMV, të cilat EMV do t'i riparojë për të vendosur gypa të rinjt për ujë të ngrohtë si obligim i tyre për të mundësuar furnizim të pandërprerë të qytetarëve të qytetit me energji për ngrohje", njoftoi Sektori për Marrëdhënie me Publikun i Qytetit të Shkupit.

Shkup - Guvernatorja e Miçigenit, Greçen Uitmer e shpalli shtatorin e këtij viti si muaj të trashëgimisë maqedonase - amerikane.  Uitmer thotë se është me rëndësi të theksohet kontributi dhe ndikimi kulturor i maqedonasve amerikan, transmetoi Zëri i Amerikës. Në të theksohet se amerikanët me origjinë maqedonase kontribuojnë për kulturën amerikane përmes "biznesit, sportit, artit, politikës, mjekësisë, drejtësisë, kulturës, aftësive në kuzhinë dhe shumë sfera të tjera". 

Sofje  - Qëndrimi i Bullgarisë drejt Maqedonisë së Veriut është shumë i qartë - të përmbushen detyrimet e dakorduara dhe pranuara në korrik të vitit 2022, deklaroi zëvendëskryeministrja bullgare dhe shefe e diplomacisë, Maria Gabriel. "Bullgaria do të vazhdojë të mbrojë qëndrimin e saj shumë qartë, për të kujtuar se ne qëndrojmë pas përmbushjes së të gjitha kushteve në lidhje me kompromisin e korrikut 2022, për të kundërshtuar qartë përpjekjet për informacione të rreme dhe dezinformata se Bullgaria ka kushte të reja, ndërsa në ndërkohë qartë të këmbëngulim në gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë", tha Gabriel në përgjigje të një pyetjeje të deputetëve në Kuvendin Bullgar.

Shkup - Prokuroria themelore publike nga Shkupi ngriti procedurë kundër shkupjanit 19-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer disa vepra penale. Siç informoi sot PTHP Shkup, personi dyshohet për dy vjedhje të rënda. "Në pajtim me dëshmitë e siguruara deri në këtë moment, i dyshuari më14 qershor, nga restoranti në bulevardin 'Sllovenia' ka vjedhur 700 euro e 11.000 denarë. Duke i shfrytëzuar rrethanat që restoranti përkohësisht ka qenë i mbyllur për punë, me forcë fizike i ka hapur dyert, ka hyrë brenda dhe në një nga hapësirat e punës i ka marrë paratë. Më 7 gusht përsëri ka hyrë në të njëjtin restorant me qëllim për të vjedhur, por është vërejjtur nga një e punësuar dhe ka ikur", informoi PTHP Shkup.

Shkup - Një e mitur nga Shkupi ka marrë lëndime të rënda në trup pasi kishte rënë nga trotineti elektrik, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.  "Mbrëmë në orën 23:30 në SPB Shkup ishte raportuar se në bulevardin 'Ilinden', një e mitur duke e drejtuar trotinetin elektrik, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë. E mitura ishte dërguar në kompleksin e klinikave 'Nëna Terezë', ku ishin konstatuar lëndime të rënda në trup", sqarojnë nga MPB-ja.

Shkup  - Transporti publik në Shkup prej sot funksionon sipas itinerarit dimëror të vozitjes.  Siç informon departamenti për marrëdhënie me publikun pranë Ndërmarrjes Qarkulluese Publike (NQP) Shkup, funksionimi i transportit publik në kryeqytet sipas itinerarit dimëror të vozitjes është në bazë të Vendimit për transport të linjave të udhëtarëve në qytet.  Itinerari i vozitjes është në dispozicion në ueb-faqen www.jsp.com.mk.

Shkup  - Nën ndikimin e valës së lagështisë gjatë natës drejt të hënës dhe të hënën do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët dhe i freskët me reshje të përkohshme të shiut, të cilat në disa vende do të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima.  Do të fryjë erë e fuqishme veriore (mbi 60 kilometra në orë), e cila do të kushtëzojë ulje të dukshme të temperaturës ditore për pesë deri tetë gradë. Nga e martja do të mbizotërojë mot mesatar me vranësira me kushte për shi të lehtë lokal dhe do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore. 

Gostivar - Të punësuar në "Pyjet e Maqedonisë" dhe zjarrfikës ndërmarrin masa që ta lokalizojnë zjarrin pyjor, i cili paradite shpërtheu në afërsi të fshatit Reçan, Gostivar. Sipas informatave të Qendrës për menaxhim me kriza, për zjarrin janë paraqitur në numrin e telefonit 112, ndërsa në vend është dërguar një ekip prej tre zjarrfikësve dhe një automjet zjarrfikës. "Informatat e para tregojnë se po digjet bar i thatë dhe pyll me shkurre, por është përfshirë edhe një pjesë e pyllit me drunj të lartë", informojnë nga QMK.

Tiranë - Tërmet me intensitet prej 4,1 ballë sipas Rihterit u regjistrua paradite në Shqipëri. Lëkundja ka qenë në ora 8:17 me epiqendër 20 kilometra në jug të Ersekës, në thellësi prej shtatë kilometrave. Janë regjistruar edhe lëkundje tjera me intensitet më të dobët në pjesën jugore të vendit.

Ankara - Të paktën gjashtë persona e kanë humbur jetën sot gjatë përplasjes së një autobusi dhe një kamioni në Turqinë jugperëndimore, njoftoi agjencia Anadolia. Fatkeqësia ka ndodhur herët në mëngjes në qarkun Denizli. Shoferi i kamionit, i ngarkuar me rërë, e ka humbur kontrollin, ka kaluar në pjesën tjetër të rrugës dhe është përplasur me autobusin, i cili pas goditjes është rrokullisur. Pesë persona nga autobusi e kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa një person ka vdekur në spital. Dy shoferët dhe 40 udhëtarë të lënduar janë dërguar në spitalet në afërsi.

Athinë - Mbi 500 zjarrfikës tashmë 15 ditë, nga toka dhe ajri, po bëjnë përpjekje që ta vendosin nën kontroll zjarrin në rajonin Evros në pjesën verilindore të Greqisë, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.  Sipas televizionit shtetëror grek ERT, sot janë aktive tri vatra, prej të cilave njëra është në veri të Parkut Kombëtar Dadia. 

Sofje - Dy anije të mallrave lunduan sot nga Ukraina edhe krahas kërcënimeve ruse dhe gjenden në Detin e Zi, në ujërat nën kontroll të vendeve anëtare të NATO-s, njoftuan sot autoritetet detare ukrainase.  Anija "Ana Tereza", e cila transporton 56.000 tonë hekur, u largua nga porti ukrainas Juzhni të premten dhe tani është afër ujërave territoriale bullgare, deklaroi ministri ukrainas i Infrastrukturës, Oleksandar Kubrakov. 

Vjenë - Bashkimi Evropian nuk mundet të lejojë që t'i japë prioritet anëtarësimit të Ukrainës, ndërsa gjatë kësaj t'i anashkalojë kandidaturat e tjera shumëvjeçare si ato të vendeve të Ballkanit Perëndimor, paralajmëroi ministri austriak i Punëve të Jashtme, Aleksandar Shalenberg.  Në podkastin "Politico EU confidential“, ku ishte mysafir, Shalenberg, tha se blloku duhet me kujdes ta shqyrtojë dhe rihetojë politikën e tij të zgjerimit, edhe pse beson se edhe Ukraina dhe Moldavia fqinje i takojnë "familjes evropiane"."Nuk mund ta kemi Ukrainë në korsinë e shpejtë, ndërsa vendet e tjera në korsinë e ndaljes. Kjo do të ishte katastrofë gjeostraegjike", vlerësoi shefi i diplomacisë austriake. 

Bruksel - Vazhdimi eventual i kufizimit kohor të importit të produkteve bujqësore ukrainase, që skadon më 15 shtator, shkaktoi ndarje në Komisionin Evropian, i cili është vënë në pozitën që të zgjedhë mes shprehjes së solidaritetit me Ukrainën dhe kërkesat e anëtarëve të BE-së nga Evropa Lindore, thekson "Euroaktiv".  Komisioni Evropian në prill vendosi një ndalim të përkohshëm për importet e grurit, misrit, rapes dhe farave të lulediellit nga Ukraina me kërkesë të Polonisë, Bullgarisë, Hungarisë, Rumanisë dhe Sllovakisë, të cilat argumentuan se importet e lira të produkteve bujqësore ukrainase po dëmtonin fermerët e tyre. Pas kësaj, ndalimi u zgjat në qershor, por tani është sërish një "mollë sherri" në Komisionin Evropian në prag të skadimit të tij.

Moskë - Moska njoftoi se gjatë natës ka shkatërruar tre objekte lundruese ukrainase pa pilot caku i të cilave ishte Ura e Krimesë, ndërsa Kievi, thotë se e kanë thyer vijën e mbrojtjes në front në disa vende.  Ministria e Mbrojtjes e Federatës Ruse njofroi se "sonte rreth orës 2.20 minuta sipas kohës së Moskës, në Detin e Zi, janë shkatërruar tre varka ukrainase pa ekuipazh, të cilat Kievi i ka dërguar që të kryejnë sulm terrorist në Urën e Krimesë". 

Bruksel - Tregtia e BE-së me Rusinë është goditur fuqimisht nga kufizimet importuese dhe eksportuese të vendosura nga Brukseli pas pushtimit rus në Ukrainë. Edhe eksporti edhe importi në mënyrë të konsiderueshme janë zvogëluar nën nivelin para pushtimit. Pjesëmarrja e Rusisë jashtë BE-së ra ga 9,6 për qind në shkurt të vitit 2022 në 1,7 për qind në qershor të vitit 2023, ndërsa pjesëmarrja e eksportit jashtë BE-së u zvogëlua nga 3,8 për qind në 1,4 për qind në periudhën e njëjtë, kumtoi Eurostat.

Bruksel - Shumica e njerëzve në vendet e Bashkimit Evropian vlerësojnë se pushtimi rus në Ukrainë është kërcënim për sigurinë e Unionit, më së shumti në Suedi 95 për qind, ndërsa më pak në Bullgari 65 për qind, tregon analiza e portalit "Landgeist", e bazuar në të dhënat e Eurobarometrit të fundit.  Më shumë se një vit pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, qytetarët në të gjitha vendet anëtare të BE-së janë të pajtimit se pushtimi rus është rrezik për sigurinë në Evropë. Përqindjë më të vogël të njerëzve të cilët vlerësojnë ashtu ka në Bullgari (63%) dhe në Rumani (69%). Në të gjitha vendet e tjera të BE-së, numri i tyre është mbi 70 për qind.

Stokholm- Fondacioni Nobel sot njoftoi se e tërheq ftesën dërguar ambasadorit rus në Suedi që të marrë pjesë në ceremoninë vjetore të ndarjes së Çmimit Nobel në Stokholm, pas kritikave të ashpra nga politikanët suedeze, informon DPA. "Ne vumë re reagimin e fortë të Suedisë, i cili e la plotësisht në hije vendimin tonë. Ne kemi zgjedhur të përsërisim përjashtimin e vitit të kaluar nga praktika e rregullt - domethënë, të mos ftojmë ambasadorët e Rusisë, Bjellorusisë dhe Iranit në ceremoninë e çmimit Nobel në Stokholm", thuhet në kumtesën e Fondacionit Nobel.

Pekin - Tajfuni "Saola" sot paradite mbërriti në jug të Kinës, pas çka afro 900.000 njerëz ishin evakuuar, ndërsa jeta ekonomike, transporti dhe arsimi ishin rrezikuar në Hong Kong dhe pjesët e tjera bregdetare të Kinës.  Zyra meteorologjike në provincën Guangdong njoftoi se tajfuni i fuqishëm sot në mëngjes e ka goditur periferinë e qytetit Zhuhai, në jug të Hong Kongut. Pritet që të vazhdojë në drejtim jugperëndimor përgjatë bregut Guangdong, ndërsa pastaj gradualisht të dobësohet dhe përsëri të lëvizë mbrapa mbi det. 

Nju-Delhi - Dy javë pas uljes së sukseshëme të sondës në Hënë, India sot e ka lansuar edhe fluturaken e saj të parë kozmike për studimin e Diellit. Fluturakja kozmike Aditya-L1, u lansua nga Qendra kozmike Sriharikota në Indinë jugore me qëllim për ta studiuar Diellin në largësi prej rreth 1,5 milionë kilometrave nga Toka. Fluturakja është e pajisur që t'i studiojë kurorën diellore, hromosferën, fotosferën dhe erën diellore, kumtoi Organizata indiane për hulumtim kozmik (ISRO).

Kajro - Të paktën 16 persona, shumica shtetas iranianë, humbën jetën në një aksident komunikacioni në veri të Irakut, njoftoi sot agjencia shtetërore irakiane INA. Edhe 13 persona janë lënduar rëndë në aksidentin që ndodhi në provincën veriore Sallah al - Din, deklaroi shefi i departamentit rajonal shëndetësor Kaled Burhan. "Shumica e të vdekurve janë nga Republika Islamike Iran", informoi Burhan.

 

Londër - Ish pronari i sinxhirit tregtar "Harods" dhe të klubit të futbollit Fulham, Mohamed al Fajed vdiq në moshën 94-vjeçare, kumtoi familja e tij. Mohamed al Fajed ishte babai i Dodi al Fajed, i cili para 26 viteve e ka humbur jetën së bashku me princezën Dijana në fatkeqësinë e komunikacionit në Paris. Mohamed al-Fajed vazhdimisht pohonte se ata kanë qenë viktima të komplotit të elitës britanike.

Barcelonë - Futbollistët e Barcelonës në vazhdim të kampionatit spanjoll do të hyjnë me të fuqishlm për dy yje portugezë. Ata janë Zhoao Feliks dhe Zhoao Kanselo. Të dy kanë ardhur mbrëmë në fund të afatit për transfere, ndërsa janë angazhuar si futbollistë të huazuar. Kanselo, i cili kohë të gjatë lidhej me Barcelonën, arriti në Kamp Nou në huazim njëvjeçar nga Mançester Siti, ku në kohë të fundit ishte në planin e dytë tek trajneri Pep Guardiola. Edhe bashkëkombasi i tij, Feliks arriti në Barcelonë si futbollist i huazuar deri në fund të këtij sezoni, ndërsa klubi katalonas nuk ka opsion që ta blejë kontratën e tij nga Atletiko Madrid.

 

QËNDRONI TË LIDHUR