MIA Flesh
- Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski konsideron se duhet të ketë intervenim në llogaritjen e shportës minimale konsumatore dhenë përgatitjen e saj të kyçen të gjitha palët e prekura, në bazë të, siç deklaroi sot, parametrave objektivë, duke marrë parasysh çmime gjithnjë e më modeste, e jo me ato në super markete më ekskluzive. Në pyetjen e bgazetarëve për verdiktin e seancës së djeshme të Këshillit ekonomiko-social për ndryshime në metodologjinë për llogarije të shportës minimale, Mickoski përsëriti se disa produkte nga shporta aktuale minimale për të janë të çuditshme, duke theksuar se nuk është e logjikshme të ketë cigare dhe se ai në janar ai nuk ka provuar qershia, pjeshka, pjepër, shalqi.
- Post By Sara Ademi
- 17:55, 4 shkurt, 2025
18:00/ 4 shkurt/ 2025
Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski konsideron se duhet të ketë intervenim në llogaritjen e shportës minimale konsumatore dhenë përgatitjen e saj të kyçen të gjitha palët e prekura, në bazë të, siç deklaroi sot, parametrave objektivë, duke marrë parasysh çmime gjithnjë e më modeste, e jo me ato në super markete më ekskluzive. Në pyetjen e bgazetarëve për verdiktin e seancës së djeshme të Këshillit ekonomiko-social për ndryshime në metodologjinë për llogarije të shportës minimale, Mickoski përsëriti se disa produkte nga shporta aktuale minimale për të janë të çuditshme, duke theksuar se nuk është e logjikshme të ketë cigare dhe se ai në janar ai nuk ka provuar qershia, pjeshka, pjepër, shalqi.
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me ngrirjen e programeve të USAID-it nga ana e administratës së re amerikane, theksoi se kjo duhet të na kthjellojë dhe të kuptojmë se në të ardhmen duhet vetë të kujdesemi për veten, vetë të ndërtojmë një shoqëri e cila do të jetë shoqëria jonë e përbashkët. "Çdo mbështetje në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve demokratike të një shteti është e mirëseardhur. Por edhe kjo duhet të na kthjellojë dhe të kuptojmë se në të ardhmen duhet vetë të kujdesemi për veten, të ndërtojmë vetë një shoqëri e cila do të jetë shoqëria jonë e përbashkët pa dallim të dallimeve tona politike, etnike, fetare etj. Duhet të jemi vetë të vetëdijshëm se kjo është shtëpia jonë e përbashkët dhe se ne jemi të gjithë nën këtë ombrellë të njejtë. Këtu kemi lindur, këtu kemi vuajtur, këtu jemi gëzuar dhe me siguri pjesa më e madhe e jona këtu edhe do ta përfundojmë jetën. Duhet t'i përveshim mëngët dhe të ndërtojmë një shtet më të bukur", tha Mickoski në konferencën për shtyp me ministrin për Vetëqeverisje Lokale Zllatko Perinski për thirrjen e dytë për financim të projekteve të komunave.
Shkup - Kryeministri Hristia Mickoski sot deklaroi se të gjithë atë që e kanë premtuar në zgjedhjet lidhur me eurointegrimet, e plotësojnë me shumë vëmendje dhe shtoi se do të sigurohet për sigurimin e pozicionit më të mirë negociues për vendin. Në procesin e dialogut që duhet të vendoset me Sofjen thotë se duhet t'i jepet shansë, por edhe se mbeten në qëndrimet e tyre lidhur me zhbllokimin e rrugës evropiane të vendit.
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski, sot, në konferencën për shtyp theksoi se disa struktura për ta përforcuar strukturën e tyre politike në mënyrë kadrovike kanë intervenuar në kuadër të prokurorisë dhe gjyqësorit për rastin e javës së kaluar në bulevardin "Partizanski Odredi" në Shkup, ku jetën e humbi 22 vjeçarja Frosina Kulakova. Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, lidhur me debatin publik në shtëpinë ligjvënëse, të cilën e ka inicuar grupi i deputetëve të koalicionit qeveritar pas aksidentit të javës së kaluar, Mickoski theksoi se gjërat duhet të zgjidhen në mënyrë sistematike, ndërsa jo ad hok si deri tani.
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se Qeveria as nuk ka refuzuar dhe as nuk ka pranuar asnjë propozim në mbledhjen e djeshme të Këshillit Ekonomiko-Social . Thotë se debati ka qenë i hapur vetëm për shkak se Sindikata si një nga partnerët i ka skaduar përfaqësimi dhe nuk mund të merren vendime. Ekipi qeveritar përsëriti se do të pranojë rritje të pagës minimale që do të bien dakord sindikatat dhe punëdhënësit. Njëra nga odat ka propozuar që paga minimale të jetë 31.500 denarë dhe kontributet të paguhen me pagën minimale aktuale, që sipas tij është e pazbatueshme dhe e kundërligjshme.
Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski pret që shumica e emrave për kandidatë për kryetarë komunash nga koalicioni "Maqedonia jote" kryesuar nga VMRO-DPMNE të dihen në gjysmën e dytë të majit, gjysmën e parë të qershorit. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për përgatitjet për Zgjehdjet lokale në vjeshtë, në konferencë për shtyp ai kumtoi se komitetet komunale dhe partnerët e koalicionit në kuadër të, siç tha, procedurës së brendshme partiake dhe demorkatike, morën porosi të paraqitet secili që konsideron se ka mabicie, program, vizion dhe platformë për të udhëhequr ndonjë nga komunat.
Shkup - Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në ngjarjen tradicionale “Lutjet e Mëngjesit” e cila organizohet nën kujdesin e presidentit të SHBA-së, Donald Tramp. Ky është një nga eventet më të rëndësishme të vitit në Uashington, ku marrin pjesë liderë politikë, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe personalitete me ndikim nga e gjithë bota.
Shkup - Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani, sot në Bruksel pati takim edhe me Mati Masikas, drejtor ekzekutiv për Evropën në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme (EEAS). Siç bënë të ditur nga Ministria për Çështje Evropiane, në takim u theksua rëndësia e marrëdhënieve strategjike mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, si dhe mbështetja e vazhdueshme e BE-së për procesin reformues dhe integrimin e vendit.
Bruksel - Mbështetja e fuqishme nga Parlamenti Evropian për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut është konfirmuar në takimet e sotme në Bruksel të ministrit për Çështje Evropiane Orhan Murtezani dhe eurodeputetëve Tajs Rojten dhe Matej Tonin, të cilët janë eaportues të PE-së në hije për vendin. Në takimet deputetët evropianë e theksuan rëndësinë e reformave dhe dinamikën e procesit inkuadrues, si dhe nevojën e ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme me të gjitha vendet anëtare të Unionit.
Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski dhe drejtori i Drejtorisë Hidrometeorologjike, Igor Llazarovski, nënshkruan Memorandum mirëkuptimi me ambasadoren zvicerane Veronik Ullmann me temë "Programi për menaxhimin, shfrytëzimin dhe mbrojtjen e ujërave nëntokësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut". Ky Program është krijuar për transformimin afatgjatë të menaxhimit të burimeve ujore, duke ngritur kapacitetet e të gjitha palëve të përfshira, duke ofruar mekanizmat e nevojshëm për bashkëpunim dhe duke përmirësuar legjislacionin dhe kuadrin e planifikimit.
Shkup - Javën e ardhshme do të shpallet thirrja e dytë me të cilën do të mbështeten projektet kapitale infrastrukturore të komunave, pasi që Qeveria sot në mbledhje e filloi procedurën për thirrjen me të cilën do të jenë në dispozicion mjete në shumë deri 15 miliardë denarë. "Kriteret për pjesëmarrje në pjesën më të madhe do të jenë të njejta si për të parën, por edhe të lehtësuara në pikëpamje të afatit për paraashtrim të dokumenteve dhe për fillim të procedurës për furnizim publik. Do të vendoset në bazë të dy kritereve: për kokë banori të popullatës rezidente në secilën komunë në pajtim me regjistrimin e fundit dhe kompletimin e dokumentacionit të nevojshëm projektues me të gjitha lejet e nevojshme dhe pajtueshmëritë e nevojshme për fillim të furnizimit publik me përllogaritje paramatëse të reviduar jo më e vjetër se 12 muaj", kumtoi në konferencë për shtyp ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski.
Shkup - Rritja shqetësuese e sëmundjeve malinje, veçanërisht në mesin e të rinjve, e vendos zbulimin e hershëm si prioritet kryesorë. Vitet e fundit, ka pasur një përfshirje të shtuar të skriningut të gjirit dhe skriningut të kancerit të qafës së mitrës, krahasuar me vitet e mëparshme. Shteti po investon në prokurimin e pajisjeve dhe zëvendësimin gradual të teknologjisë analoge me teknologjinë digjitale, ndërsa është planifikuar zgjerim i programit të skriningut të kancerit të mëlçisë. Megjithatë, nevojiten masa gjithnjë e më gjithëpërfshirëse në drejtim të vetë parandalimit, bënë të ditur folësit në debatin e sotëm në Qeveri me rastin e Ditës botërore kundër kancerit - 4 shkurt. Zëvendësministri i Shëndetësisë Jovica Andonovski tha në debat se Ministria e Shëndetësisë angazhohet për mbrojtje shëndetësor të arritshme, cilësore dhe të drejtë për të gjithë qytetarët. Ai informoi se Ministria tashmë zbaton skrining kombëtar për kancerin e gjirit, qafës së mitrës dhe zorrës së trashë në përputhje me rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe OBSH-së.
Shkup - Qytetarët gjithnjë e më shumë preferojnë shërbime fintek kundrejt atyre bankare, për shkak të thjeshtësisë, aksesit, shpejtësisë dhe transparencës, thonë nga shoqatat financiare jo bankare. At oofrojnë kredi nga 50 deri në 500,000 euro, ndërsa norma e miratimit është rreth 40 për qind. Interesi lëviz nga zero deri në 36 për qind, por për huatë llogariten edhe shpenzime shtesë. Siç ishte thënë sot në brifing me gazetarët, nëse klienti merr kredi prej 10.000 denarë, me të gjitha vonesat e pagesës duhet të kthejë maksimum shumë të dyfishtë ose 20.000 denarë.
Shkup - Është shënuar sot 153 vjet nga lindja e revolucionarit maqedonas Goce Dellçev, vizionarit i cili prej më shumë se një shekull më parë botën e kuptoi si fushë për konkurrencë kulturore midis kombeve. Me këtë rast delegacionet vendosën lule në kishën “Shën Spasi”, para përmendores në Parkun e qytetit në Shkup si dhe para bustit përkujtimor në oborrin e Rektoratit të Universitetit “Goce Dellçev” në Novosellë.
Bratisllavë - Koalicioni qeveritar as nuk mendon dhe as nuk përgatit daljen e Sllovakisë nga BE-ja dhe NATO-ja, publikoi sot presidenti i vendit, Peter Pelegrini, cituar nga agjencia gazetareske sllovake. Pelegrini ka folur pas takimit me liderët e partive politike nga shumica qeveritare, si dhe me liderin e koalicionit kryesor opozitar. Presidenti theksoi se brenga e njerëzve të cilët protestojnë në vend se Sllovakia mund t'i braktisë BE-në dhe NATO-n është e pabazë.
Bruksel - Zgjerimi i BE-së me Ukrainën, Moldavinë dhe gjashtë vendet nga Ballkani Perëndimor është investimi më i mirë gjeostrategjik që të gjithë se bashku mund ta bëjmë paqen tonë, sigurinë dhe stabilitetin, porositi sot kryetari i Këshillit të Evropës, Antonio Koshta. "E ardhmja e tyre është në suaza të Bashkimit Evropian. Kjo dëshmon se BE-ja është atraktive dhe e fuqishme. Tnai kemi momentum të ri për zgjerimin. T'i krijojmë kushtet e nevojshme, nga të gjitha anët, dhe ta shfrytëzojmëa të", tha Koshta në fjalimin gjatë Konferencës vjetore të ambasadorëve të BE-së, të titulluar "Politika e jashtme e BE-së që reflekton", që po mbahet në Bruksel.
Berlin - Lideri i Unionit Kristian Demokrat (CDU) dhe kandidati më i mundshëm për kancelar të ri gjerman, Fridrih Merc, u distancua nga Alternativa për Gjermaninë e ekstremit të djathtë (AfD), shkruan Dojçe vele. Në pyetjen e servisit publik gjerman nëse ka arritur t'i bind votuesit se në të ardhmen nuk do të bashkëpunojë me AfD-në, Merc, tha se "askush nuk duhet të dyshojë në këtë".
Amsterdam - Mbi 4.000 persona të dënuar në Holandë, kryerës të 1.158 lëndëve penale me viktima, ende nuk janë dërguar në vuajtje të dënimit me burg sepse nuk ka mjaftueshëm vende në burgje, publikoi sot portali holandez "EenVandaag". Sekretarja e Shtetit për Drejtësi dhe Siguri, Ingrit Kunrad, deklaroi se situata aktuale është një "status i zi", që do të thotë se nuk ka më vende të lira në burgjet në Holandë për të pranuar të dënuar të rinj.
Stokholm - Disa njerëz janë vrarë, ndërsa 15 janë lënduar gjatë të shtënave në një shkollë në qytetin suedez Erebro, lajmëroi Televizioni suedez (SVT). Paraprakisht, mediumet suedeze kumtuan se sulmuesi është vetëvrarë, por policia ende po kontrollon nëse sulmuesi është mes viktimave.
Bagdad - Forcat irakiane të sigurisë nga të mbështetur nga trupat amerikanë kanë eliminuar pesë pjesëtarë të Shtetit Islamik në rajonin irakian Kirkuk, njoftoi sot Komanda qendrore amerikane CENTKOM. "Operacioni në Irakun verior të premten (31 janar) është zbatuar në sulme precize ajrore", publikoi CENTKOM në Iks.
Damask - Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al Shara sot deklaroi se qeveria e tij në ditët në vijim dëshiron t'i ripërtërijë lidhjet me SHBA-në, por se ende nuk ka kontakt me administratën e Donald Trampit. Al Shara në intervistë për Ekonomist theksoi se trupat amerikane në Siri janë pa miriatimin e qeverisë siriane.
Gazë - Zëdhënësi i Hamasit, Abdul Latif al-Kanu deklaroi sot se kanë filluar negociatat për fazën e dytë të armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në Gazë. Siç thuhet në një postim në rrjetin social Telegram, grupi palestinez mbetet i shqetësuar për një sërë çështjesh, siç janë strehimoret për banorët e Gazës, ndihma dhe rikonstruimi, transmeton Al Xhezira. Al-Kanu akuzoi Izraelin për pengim të protokolleve humanitare, përfshirë marrëveshjen për armëpushim, si dhe shmangien dhe vonimin e zbatimit të tyre.
Meksiko Siti - Presidentja meksikane Klaudia Shajnbaum sot deklaroi se ka marrë premtim nga presidenti amerikan Donald Tramp se SHBA-ja do ta parandalojë qarkullimin e armëve në Meksikë. Presidentja meksikane tha se si pjesë e marrëveshjes së saj me Trampin, zbatimi i doganave të larta për mallra nga Meksika do të anulohet për një muaj dhe se SHBA-ja do ta ndalojë qarkullimin e armëve në Meksikë.