MIA Flesh
- Shkup - Ligji për Këshillin Gjyqësor është në fazën përfundimtare dhe pres që deri në fund të muajit të miratohet siç është planifikuar. Nuk do të ketë më "nuk e dija", nuk do të ketë më "nuk kisha ingerenca". Për çdo vendim do të ketë emër dhe mbiemër, thotë ministri i Drejtësisë Igor Filkov në një intervistë për MIA-n, duke theksuar se ky është një hap kyç në forcimin e pavarësisë dhe transparencës së gjyqësorit.
- Post By Sara Ademi
- 14:55, 21 qershor, 2025
15:00/ 21 qershor/ 2025
Shkup - Ligji për Këshillin Gjyqësor është në fazën përfundimtare dhe pres që deri në fund të muajit të miratohet siç është planifikuar. Nuk do të ketë më "nuk e dija", nuk do të ketë më "nuk kisha ingerenca". Për çdo vendim do të ketë emër dhe mbiemër, thotë ministri i Drejtësisë Igor Filkov në një intervistë për MIA-n, duke theksuar se ky është një hap kyç në forcimin e pavarësisë dhe transparencës së gjyqësorit.
Shkup - Në procesin e transformimit digjital të sistemit arsimor, integrimi i inteligjencës artificiale paraqet hapin tjetër logjik i cili do të avancojë ndjeshëm cilësinë, efikasitetin dhe gjithëpërfshirjen e arsimit në Maqedoni. Planifikojmë me kujdes edhe përmes qasjes strategjike të zbatojmë gradualisht këtë inovacion teknologjik në mënyrën e të mësuarit, realizimit të mësimdhënies dhe në përgjithësi në zhvillimin e burimeve njerëzore.
Shkup - Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ndërmarrë veprime urgjente për të verifikuar pretendimet e bëra nga një i akuzuar gjatë seancës së djeshme të gjykimit për vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit. Me urdhër të prokurorit publik, një person është privuar nga liria dhe kundër tij është ngritur hetim për "ndihmë ndaj kryerësit të veprës penale pas kryerjes së vepërs penale" në përputhje me nenin 365, paragrafi 3 të Kodit Penal.
Kavadar - Pas mbikëqyrjes së ekspertëve në spitalin e Kavadarit, komisioni ka konstatuar se të gjitha procedurat janë kryer në kohë dhe me rregull. Kështu janë përgjigjur nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) në pyetjen e MIA-s për konkluzionet në raportin për fëmijën e vdekur tre vjeçar, të Komisionit për Mbikëqyrje Eksperte të themeluar nga MSH. Komisioni ka bërë mbikëqyrje në spitalin e Kavadarit më 10 qershor.
Shkup - Tërmet me magnitudë lokale të Rihterit, ML2,4 ballë është regjistruar mbrëmë në zonën kufitare me Shqipërinë, në pjesën jugore të liqenit të Ohrit, rreth 120 km në jugperëndim të Shkupit. Observatori Sizmik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup kumtoi se, sipas të dhënave të deritanishme, tërmeti është ndjerë në Ohër dhe rrethinën e afërt me intensitet prej III-IV ballë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.
Shkup - Në ditën e parë të verës dhe Ditën Botërore të muzikës sonte fillon edicioni i 46-të i festivalit "Vera e Shkupit". Në Muzeun e Qytetit të Shkupit në orën 19:00 do të hapet ekspozita "Zona fobia" e artistit Tome Axhievski (19:00), ndërsa në Sallën e Filarmonisë së Maqedonisë në orën 20:30 do të mbahet koncert "Urat e muzikës: Sofje-Shkup".
Shkup - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimin kufitar Bogorodicë dhe Tabanoc vonesa nga ana e Maqedonisë është 30-40 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Shkup - Më së shumti shi, 16 litra në një metër katror, në 24 orët e fundit ka rënë në Ohër, pas së cilës vijojnë Kodra e Diellit me nëntë dhe Tetova me një litër në një metër katror, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Nga atje njoftojnë se sot moti do të jetë me diell dhe pak më i freskët me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 25 deri në 33 gradë Celsius.
Stamboll - Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe kanë mbajtur një takim të jashtëzakonshëm në Stamboll për përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet Izraelit dhe Iranit, konfirmojnë burime diplomatike. Takimi u organizua në margjinat e sesionit të 51-të të Këshillit të ministrave të jashtëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI), i cili do të mbahet sot në Stamboll, dhe ishte i mbyllur për publikun dhe zgjati rreth një orë, raporton Anadolu.
Stamboll - Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Abas Aragçi, tha se vendi i tij nuk mund të negociojë me SHBA-në derisa "populli i tij po bombardohet". Ai gjithashtu pohoi se "SHBA është përfshirë në agresion që nga dita dita e parë", edhe pse nuk ka dorëzuar kurrfarrë dëshmie për këtë, shkruan Bi-Bi-Si.
Stamboll - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot tha se sulmet izraelite ndaj Iranit, menjëherë para raundit të ri të negociatave bërthamore me SHBA-në, kishin për qëllim t'i sabotojnë negociatat. Siaps Erdoganit, kjo tregon se Izraeli nuk dëshiron ta zgjidh problemin me diplomaci. Në takimin e ministrave të punëve të jashtme të Organizatës për bashkëpunim islamik në Stamboll, Erdogan u bëri thirrje vendeve që kanë ndikim ndaj Izraelit të mos e dëgjojnë "retorikën e tij helmuese"dhe të kërkojnë zgjidhje me dialog, si dhe të mos lejojnë që konflikti të përhapet.
Gjenevë - Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) sot ka bërë thirrje për depërshkallëzim urgjent të konfliktit ndërmjet Izraelit dhe Iranit, duke thënë se lufta tashmë po i detyron popullsinë vendase në të dyja vendet të largohen nga zonat e rrezikuara.
Gaza - Në operacionet izraelite në Rripin e Gazës gjatë ditës së djeshme janë vrarë gjithsej 70 persona, njoftoi DPA, duke cituar burime mjekësore. Agjencia tha se shifrat nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur. Njëzet e tre persona thuhet se u vranë ndërsa prisnin ndihmë humanitare në pjesën qendrore të rripit. Armata izraelite tha se incidenti ndodhi pasi një grup njerëzish u mblodhën rreth ushtarëve izraelitë dhe megjithë të shtënave paralajmëruese, disa njerëz vazhduan të lëviznin drejt ushtarëve, duke bërë që një aeroplan të hapte zjarr mbi ta.
Uashington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rritur praninë e tyre ajrore në afërsi të Lindjes së Mesme, para përfshirjes së mundshme direkte në konfliktin izraelito-iranian, njoftoi Skaj Njuz. Sipas të dhënave për ndjekjen e fluturimeve, të paktën 52 aeroplanë luftarak amerikan u regjistruan duke fluturuar mbi Mesdheun lindor drejt Lindjes së Mesme midis të hënës dhe të enjtes.
Teheran - Objekti bërthamor iranian Isfahan ishte objektiv i Izraelit, njoftuan sot mediat iraniane, duke theksuar se nuk ka pasur rrjedhje të materialeve të rrezikshme. Shpërthimet ishin raportuar në Isfahan herët në mëngjes.
Tel Aviv - Armata izraelite herët në mëngjes kumtoi se Irani ka filluar një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit. Megjithatë, supozohet se mbrojtja ajrore izraelite ka arritur t'i neutralizojë raketat, sepse deri tani nuk ka raporte për sulme me raketa, citon DPA. Menjëherë pas paralajmërimit, armata publikoi se banorët të sigurt mund t'i braktisin strehimoret për bomba.
Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe pak më i freskët me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 19 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 25 deri në 33 gradë. Në Shkup, kryesisht moti do të jetë me diell dhe pak më i freskët. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginës erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie në 15 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 32 gradë.