MIA Flesh
- Shkup - Personat e sëmurë dhe të pafuqishëm do të votojnë nesër, një ditë para zgjedhjeve lokale të së dielës. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot pranoi edhe tre ankesa nga gjithsej katër të pranuara nga votuesit. Janë pranuar dy ankesa nga votuesit nga Vallandova dhe një ankesë nga një votues nga Karbinci.
- Post By Sara Ademi
- 17:55, 17 tetor, 2025
18:00/ 17 tetor/ 2025
Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot u takua me delegacionin e deputetëve, të cilët në emër të Parlamentit evropian do t'i vëzhgojnë zgjedhjet.
Shkup - Personat e sëmurë dhe të pafuqishëm do të votojnë nesër, një ditë para zgjedhjeve lokale të së dielës. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot pranoi edhe tre ankesa nga gjithsej katër të pranuara nga votuesit. Janë pranuar dy ankesa nga votuesit nga Vallandova dhe një ankesë nga një votues nga Karbinci.
Dibër - Në komunat Dibër dhe Qendra Zhupë nesër, 92 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm duhet ta realizojnë të drejtën e votës në kushte shtëpiake.
Shkup - Politika monetare prudente që e zbaton Banka Popullore kontribuon në menaxhimin efektiv me rreziqet dhe uljen graduale të inflacionit, me ç'rast krijon kushte për rritje ekonomike të qëndrueshme. Kjo konfirmohet edhe nga parashikimet e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për ekonominë e Maqedonisë, me rritje të pritur prej 3,4 për qind, ndërsa për vitet në vijim mbajtje të nivelit rreth 3 për qind. Njëkohësisht, inflacioni pritet në vazhdimësi të vazhdojë me uljen dhe të reduktohet në nivel historik prej rreth 2 për qind në afat të mesëm.
Shkup - Qeveria mbetet e përkushtuar për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe përmirësimin e performancës ekonomike me qëllim arritjen e normave më të larta dhe të qëndrueshme të rritjes ekonomike. Fokusi është edhe në reformat në menaxhimin e financave publike dhe ruajtjen e disiplinës fiskale, me qëllim konsolidimin e vazhdueshëm fiskal. Kjo u theksua në takimin e ministres së Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, me drejtorin ekzekutiv të FMN-së, Bo Li, zëvendësdrejtorin menaxhues të FMN-së, si dhe me drejtorin ekzekutiv Jeron Klik, zëvendësdrejtorët ekzekutiv Marniks van Rij dhe Vladislav Rashkovan, drejtorin e Departamentit Evropian të FMN-së, Alfred Kamer, dhe shefin e Misionit të FMN-së në vendin tonë, Nik Gigineishvili. Në takim mori pjesë edhe guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Slaveski.
Beograd - Dy persona e humbën jetën, ndërsa rreth 80 të tjerë janë lënduar dhe po dërgohen në Spitalin e prëgjithshëm në Mitrovicë të Sremit, pasi që autobusi i transportuesit "Sirmium bus" që transportonte punëtorë të kompanisë "Heltker" u rrokullis në afërsi të Mitrovicës së Sremit, kumtoi MPB e Serbisë.
Bruksel - Përveç pagesës së transhës së dytë për Maqedoninë e Veriut në vlerë prej 16 milionë euro, Komisioni Evropian solli vendim në kuadër të Planit të rritjes së Ballkanit Perëndimor t'i paguajë mjete Shqipërisë dhe Malit të Zi. Siç kumtoi KE, me vendimin parashikohet pagesa e transhës së parë në kuadër të Planit për Shqipërinë në vlerë prej 99,3 milionë euro dhe transhës së dytë për Malin e Zi prej 8,1 milionë euro.
Moskë - Kremlini sot njoftoi se takimi mes presidentit rus dhe amerikan Vladimir Putin dhe Donald Tramp mund të mbahet për dy javë ose pak më vonë, por se ka ende shumë detaje që të dakordohen para se të caktohet data e saktë. Në bisedën e djeshme telefonike Putini dhe Trampi arritën marrëveshje që të mbahet samiti i dytë për luftën në Ukrainë në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest. Takimi i tyre i parë ka qenë në Aljaskë më 15 gusht, në të cilën nuk është arritur progres.
Gazë - Grupi militant palestinez, Hamas, sot deklaroi se mbetet i përkushtuar ndaj marrëveshjes për ndërprerje të zjarrit me Izraelin, përfshirë edhe premtimin për dorëzimin e trupave të të gjitha pengjeve të veta, izraelitë.
Uashington - Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se tarifat prej 100 për qind, të imponuara nga administrata e tij ndaj importit kinez nuk mund të zbatohen gjatë kohë sepse do të kishin pasoja serioze ekonomike.
Uelington - Zelanda e Re ka bërë të ditur se sërish do të vendosë sanksione ndaj Iranit, për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 ng ana e Teheranit. Sanksionet, të cilat nesër do të hyjnë në fuqi, kanë të bëjnë me masat e përcaktuara nga rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe vendosen si përgjigje të mosrespektimit të Planit të Përbashkët Gjithëpërfshirës të për Aksion (JCPOA), një marrëveshje ndërkombëtare sipas së cilës Irani u zotua të kufizonte programin e tij bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve.
Dushanbe - Një tërmet me intensitet prej 5.6 gradë sipas shkallës Rihter është regjistruar sot në kufirin midis Afganistanit dhe Taxhikistanit. Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 10 kilometra.