MIA Flesh
- Shkup - Prania dhe pjesëmarrja jonë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë është konfirmim i angazhimit tonë për pjesëmarrje aktive në proceset evropiane dhe ndërtimin e fqinjësisë së qëndrueshme dhe të prosperuese, porositi kryeministri Hristijan Mickoski në Fejsbuk.
- Post By Sara Ademi
- 17:50, 16 maj, 2025

18:00/ 16 maj/ 2025
Shkup - Prania dhe pjesëmarrja jonë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë është konfirmim i angazhimit tonë për pjesëmarrje aktive në proceset evropiane dhe ndërtimin e fqinjësisë së qëndrueshme dhe të prosperuese, porositi kryeministri Hristijan Mickoski në Fejsbuk.
Tiranë - Kryeministrat e Maqedonisë Hristijan Mickoski dhe Mbretërisë së Bashkuar Kir Starmer sot në Tiranë përfunduan marrëveshjen për partneritet strategjik midis dy vendeve. Të dy kryeministrat vlerësuan se marrëveshja do të thotë bashkëpunim ende më i fortë, marrëdhënie më të forta dhe mundësi për thellim të marrëdhënieve.
Shkup - Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, po qëndron për vizitë zyrtare në Repulikën e Austrisë, ku ka zhvilluar takime miqësore dhe konstruktive me Kryetarin e Komunës së Hornit, Gerhard Lençing. Gjatë takimit, kumtuan sot nga vetëqeverisja lokale, dy kryetarët e komunave diskutuan për thellimin e bashkëpunimit midis Komunës së Tetovës dhe Komunës së Hornit, me theks të veçantë në shkëmbimin e ideve dhe iniciativave të përbashkëta.
Shkup - Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon më 21 maj pasi që sot në Gjykatën Themelore Shkup përfundoi procedura dëshmuese dhe u fillua me plotësimin e dëshmive. Në seancën e sotme dëshmi shtesë ka prezantuar Prokuroria mes të cilëve kishte dëshmi për xhirimet nga kamerat e sigurisë tek Velibor Manev, të cilët, sipas Prokurorisë, tregojnë se të pandehurit paraprakisht janë përgatitur për vrasje, e jo vetëm për rrëmbimin e Vanja Gjorçevskës.
Shkup - Në botën digjitale, të dhënat janë prioritet elementar dhe si të tilla duhet të trajtohen me nivelin më të lartë të besimit dhe sigurisë, ndërsa institucionet kanë për obligim t'i mbrojnë ato në mënyrë transparente, të drejtë dhe me të gjitha standardet evropiane, prandaj vendi duhet të ketë zgjidhjen e vet për përballje me sfidat kibernetike, porositi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, në hapjen e Samitit kombëtar për infrastrukturë digjitale, energjetike dhe të sigurt kritike.
Shkup- Ministria e Shëndetësisë sot pasdite njoftoi se katër pacientë të tjerë që u lënduan në zjarrin në Koçan po kthehen nga jashtë vendit dhe do të mbahen nën vëzhgim në Klinikën për Kirurgji Plastike dhe Klinikën për Sëmundje Kirurgjikale "Shën Naum i Ohrit".
Shkup - Në grua nga Shkupi (72) vjeçare ka raportuar në polici se është mashtruar nga një person për një shumë prej 9.700 euro. Ashtu siç informojnë nga MBP-ja, personi i është lajmëruar në telefon, është prezantuar si nëpunës policor dhe i ka thënë se vajza e saj dhe dhëndrri i saj kanë shkaktuar aksident trafiku ku në të cilën gjoja kanë përplasur një fëmijë, nëse ajo nuk dëshiron që ato të shkonin në burg, duhet të paguajë.
Shkup - Përfaqësues nga rajoni dhe BE diskutuan sot në konferencëm "Promovimi i infrastrukturës së gjelbër në Ballkanin Perëndimor" të organizuar nga Instituti për qeverisje të mirë dhe politika në mjedisin jetësor dhe ndryshime klimatike – IPECC Shkup, i cili angazhohet për avancimin e investimeve të gjelbra përmes integrimit të tyre në strategjitë për mjedisin jetësor.
Koçan - Situata në spitalin e përgjithshëm me aktivitete të zgjeruara në Koçan është e jashtëzakonshme pas kthimit të shumicës së të lënduarve nga spitalet në Shkup dhe vende të tjera për rehabilitim dhe trajtim të mëtejshëm të lëndimeve të tyre. Dy muaj pas zjarrit tragjik në klubin "Puls", të rinjtë që pësuan djegie po marrin fizioterapi, për të cilën janë siguruar departamente të posaçme, ndërsa bëhen edhe ndrrime të përditshme të fashave te të lënduarit.
Tiranë - Është një nder i jashtëzakonshëm për të gjithë vendin dhe popullin shqiptar t'ju mirëpresim në këtë vend dhe në këtë shtëpi të ndërtuar posaçërisht për samitin e Komunitetit Politik Evropian, tha në fillim të fjalimit të tij në hapjen e samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, nikoqiri, kryeministri shqiptar Edi Rama.
Tiranë - Presidenti i Francës Emanuel Makron, në fjalimin e tij në seancën plenare të Samitit të liderëve Evropianë në Tiranë, tha se ajo që Evropa po bën për të sjellë paqe në Ukrainë duhet të shkojë krah për krah me qëndrimin e saj ndaj asaj që po ndodh në Gazë. Shtoi se është i nevojshëm një armëpushim në Gazë dhe Evropë nuk duhet të heshtë para krizës humanitare që po ndodh atje.
Tiranë - Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni sot në Tiranë tha se Shqipëria është Evropë, si dhe Italia dhe Serbia ose cilido vend evropian dhe për këtë arsye për të gjithmonë është qesharake kur dikush përpiqet të shpjegojë se kush është Evropë dhe kush jo.
Tiranë - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, i cili është në samitin evropian në Shqipëri, thotë se ka biseduar me liderët boitërorë për bisedimet ruso-ukrainase në Stamboll. Ai në rrjetet sociale informoi se me presidentin francez Makron, kancelarin gjerman Merc dhe kryeministrin britanik dhe polak Starmer dhe Tusk, të cilët janë në Tiranë, kanë biseduar me presidentin amerikan Donald Tramp.
Stamboll - Shefi i delegacionit rus në Stamboll, Vlladimir Medinski pas takimit me përfaqësuesit ukrainas deklaroi se delegacioni rus ishte i kënaqur me bisedimet dhe ishte "i gatshëm t'i vazhdojë kontaktet". Medinski tha se pala ruse kishte ka biseduar për një shkëmbim të madh të të burgosurve i cili do të mbahet me Ukrainën "në ditët në vijim". Nga të dyja palët do të shkëmbehen nga një mijë pengje lufte.
Stamboll - Negociatat e para pas tre vitesh ndërmjet përfaqësuesve ukrainas dhe rus në Stamboll për përfundimin e luftës që e filloi Rusia përfunduan pas rreth 90-të minutash, kumtoi Ministria turke e Punëve të Jashtme.
Abu Dabi - Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paraqitur propozim formal deri tek Irani për negociatat bërthamore që po vazhdojnë, deklaroi sot presidenti amerikan Donald Tramp. Në aeroplanin presidencial Er Fors 1,ai tha se Irani ka planin e SHBA-së dhe do të duhet të veprojë shpejt përndryshe do të ketë pasoja negative, transmeton DPA.