MIA Flesh
- Shkup - Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, dhe ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim midis Komunës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, e cila përcakton qartë detyrimet e të dy institucioneve për ndërtimin e një ambulance të re në Autokomandë.
- Post By Sara Ademi
- 17:55, 30 tetor, 2025
18:00/ 30 tetor/ 2025
Shkup - Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, dhe ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim midis Komunës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, e cila përcakton qartë detyrimet e të dy institucioneve për ndërtimin e një ambulance të re në Autokomandë.
Shkup - Mundësitë për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e administratës publike dhe përforcimi i kapaciteteve institucionale kanë qenë në fokus të takimit të sotëm të ministrit të Administratës Publike, Goran Minçev dhe ambasadorit të Mbretërisë së Suedisë në Republikën e Maqedonisë, Ola Sulstrom. Siç kumtojnë nga Ministria e Administratës Publike, në takimin protokollar ministri Minçev shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Suedisë në proceset reformuese dhe potencoi se këto partneritete janë me rëndësi thelbësore për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike dhe efikasitetit institucional.
Shkup - SHA EMV sot nënshkroi Marrëveshje granti me Bankën gjermane për zhvillim KfV e cila siguron 1.5 milion euro ndihmë teknike financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa dedikuar forcimit të kapaciteteve të brendshme dhe përshpejtimin e aktiviteteve kyçe për tranzicionin energjetik të kompanisë. Kjo, sipas EMV-së, paraqet hap të rëndësishëm për transformimin e gjelbër drejt tregut të kompanisë.
Shkup - Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) nga mesnata do të rritet për dy denarë për litër, ndërsa çmimi i derivateve të tjera do të mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës, Shërbimeve të Ujit dhe Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale (KRRE). Me vendim kryhet rritja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare për 0,59 për qind krahasuar me vendimin e djeshëm. Çmimi i ri me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) është 69,5 denarë për litër, EUROSUPER BS - 95 do të vazhdojë të shitet për 73,5, EUROSUPER BS - 98 për 75,5, ndërsa EURODIZELI BS (D-E V) për 70 denarë për litër.
Shkup - Komisioni disiplinor në suaza të FFM, informoi se pas sigurimit të video materialit të ri dëshmues në procedurën disiplinore kundër KF Besa Sllupçanë, ndërsa për shkak të incidentit të bërë në ndeshjen e luajtur KF Besa - KF Aerodrom 2018, ndeshje e xhiros së 8-të të Ligës së tretë, është vërtetuar se në incident ka marrë pjesë edhe futbollisti, Behar Demiri. Kundër këtij lojtari do të shqiptohet sanksion disiplinor - përjashtim nga organizata e futbollit (suspendim i përjetshëm).
Ankara - Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe kancelari gjerman Fridrih Merc në takimin e sotëm biseduan për mundësinë për furnizimin e aeroplanëve "Eurofajter" (Eurofighter). "Duke pasur parasysh mjedisin e sigurisë në Evropë, duke i lënë problemet me furnizimin e pajisjes ushtarake pas vetes, duhet të fokusohemi në projektet e përbashkëta. I mirëpresim hapat që i ndërmori Gjermania, siç është furnizimi i aeroplanëve "Eurofajter", citoi Erdogan.
Paris - Parlamenti francez për herë të parë në histori ka miratuar një rezolutë të propozuar nga partia e ekstremit të djathtë, Asambleja Kombëtare e Marin Le Pen, e cila bën thirrje për shfuqizimin e Traktatit me Algjerinë të vitit 1968. Traktati me Algjerinë parashikon lehtësime për emigracionin algjerian në Francë. "Për" rezolutën votuan 185 deputetë, ndërsa 184, kryesisht deputetë të krahut të majtë, ishin "kundër".
Los Anxhelos - Aktorja amerikane dhe këngëtare Selena Gomez u paraqit në një veshje elegante në festën vjetore të bamirësisë në fondacionin e saj. Këtë herë, ajo komplet ishte e veshur në ngjyrë vjollcë. Ajo, para fotoaparateve në tapetin e kuq në ngjarjen "Rejr impakt fand benefit" (Rare Impact Fund Benefit) që për herë të tretë u mbajt mbrëmë në Los Anxhelos në organizim të Fondacionit "Rejr impakt", doli në një minifustan ngjyrë vjollcë dhe një shall me të njëjtën ngjyrë. Minifustani me shkëlqim metalik ishte në nuancë të njejtë sikur edhe takat e larta, ndërsa pamjen e kompletoi me vathë diamanti dhe grim nga brendi i saj i modës "Rejr Bjuti" (Rare Beauty).