• e premte, 05 dhjetor 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/3 gusht/2025

Shkup - VLEN dënon ashpër gjuhën e urrejtjes dhe thirrjet fyese ndaj shqiptarëve, të dëgjuara gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës në Basketboll 2027, mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë

Shkup - Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh indinjatën dhe revoltën më të thellë për ngjarjen skandaloze që ndodhi mbrëmë në Kumanovë, gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, ku në prani të funksionarëve më të lartë shtetëror, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Kumanovës Maksim Dimitrievski, ministrin e punëve të brendshme Panço Toshkovski dhe zëvendëskryeministrin Ivan Stoilkoviq, u dëgjuan kore antishqiptare, thirrje raciste dhe gjuhë e pastër e urrejtjes etnike ndaj shqiptarëve.

Shkup - Bashkimi Demokratik për Integrim, pas reagimit të djeshëm për ngjarjen skandaloze me kore anti-shqiptare në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, thekson se heshtja dhe mungesa e reagimit institucional nuk mund të kalojnë pa përgjegjësi konkrete politike.

Shkup - Aleanca për Shqiptarët shpreh indinjatën më të thellë dhe dënon ashpër skandalin me përmbajtje të theksuar nacionaliste dhe gjuhë të urrejtjes që ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, e zhvilluar në qytetin e Kumanovës.

Shkup - Gjatë një vizite te një bujk i ri në fshatin Sopot të Kavadarit, e bëra publike çmimin e grumbullimit të rrushit për korrjen e vitit 2025. Janë respektuar të gjitha dispozitat ligjore nga ana e Ministrisë – nga publikimi i thirrjes publike, përzgjedhja e institucionit shkencor, deri te lidhja e kontratës me Institutin Bujqësor – Shkup. Instituti ka realizuar aktivitete në terren, anketim, hulumtime, grumbullim të të dhënave me qëllim që të përcaktojë çmimin e prodhimit për dy varietetet më të përhapura të rrushit të verës – Vranec dhe Smederevka”, theksoi ministri Tripunovski në emisionin “Otvoreno za” në një televizion lokal të Kavadarit, bën të ditur Ministra e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. 

Shkup – Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim informon se sot po shkon ekipi slloven prej 61 zjarrfikësve të cilët me 18 automjete ishin angazhuar në shuarjen e zjarrit në malin Goten. 

Shkup - Dy nëpunës policorë janë sulmuar fizikisht gjatë kryerjes së kontrollit në një objekt hotelierik në Vinicë, ku janë zbuluar edhe minorenë me alkool, kumtuan sot nga Ministria ne Punëve të Brendshme.

Shkup - Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim informoi se në këtë moment në vend nuk ka zjarre aktive. Aktiv ishte një zjarr në territorin e komunës Dollneni në atarin e f. Strovia në Gajdarec - Klepalo, i cili u shua.

Tiranë - Në vitet e fundit, Shqipëria është bërë treg interesant për blerjen e pasurive të paluajtshme nga të huajt, sidomos në bregdet, ku çmimet ishin më të lira në krahasim me vendet e tjera të rajonit, si Kroacia apo Mali i Zi.

Moskë - Një tërmet me magnitudë prej 6,7 ballë sipas shkallës Rihter i goditi sot Ishujt Kuril të Rusisë në Oqeanin e Qetë, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane – Mesdhetare. 

Teheran - Izraeli mbetet kërcënim për Iranin, deklaroi sot komandanti i forcave të armatosura iraniane, Amir Hatami.

Kajro – Pritet që sot në Rripin e Gazës të hyjnë dy kamionë me gjithsej 107 tonë dizel, pas qasjes së kufizuar rreptë në ndihma humanitare dhe mallra deri në enklavën palestineze, njoftoi stacioni televiziv egjiptian Al – Kahera njuz. 

Berlin - Qyteti gjerman Dyseldorf planifikon të pranojë fëmijë nga Rripi i Gazës dhe Izraeli të cilët janë veçanërisht të ndjeshëm ose të traumatizuar, pasi një nismë e tillë ishte publikuar nga qyteti Hanover, njoftoi DPA.  

Moskë - Një tërmet me magnitudë prej 6,7 ballë sipas shkallës Rihter i goditi sot Ishujt Kuril të Rusisë në Oqeanin e Qetë, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane – Mesdhetare. 

Berlin – Qyteti gjerman Dyseldorf planifikon të pranojë fëmijë nga Rripi i Gazës dhe Izraeli të cilët janë veçanërisht të ndjeshëm ose të traumatizuar, pasi një nismë e tillë ishte publikuar nga qyteti Hanover, njoftoi DPA.  

QËNDRONI TË LIDHUR