• e premte, 05 dhjetor 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 26 maj/ 2025

Shkup - Edhe Papa Leoni i 14-të, edhe presidenti i Italisë, Serxho Matarela thanë se kanë qenë dhe do të mbeten miqtë tanë dhe se në rrugën e procesit eurointegrues nuk do t'i harrojnë proceset e Bashkimit Evropian, deklaroi presidentja e Maqedonisë, Gordana Siljanovska Davkova pas përfundimit të audiencës dhe takimit me presidentin italian në kuadër të vizitës në Romë dhe Vatikan. 

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski në debatin e sotëm mbikëqyrës për ndotjen e ajrit në Kuvend, potencoi se këtë vit ka plan dhe shteti është më i gatshëm të përballet me zjarret nëse paraqiten. Ai e theksoi dualizmin dje mospajtueshmërinë e politikave komanduese gjatë përballjes me zjarret nëse Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Qedra për Menaxhim me Kriza dhe kjo ndërron.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski, në debatin e sotëm mbikëqyrës për ndotjen e ajrit në Kuvend, si një nga masat e theksoi projektin strategjik për ndërtimin e hidrocentraleve Çebren dhe Galishte, duke përmendur tri aspekte kryesore të nevojës së tyre në të ardhmen.

Shkup - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe ndjen keqardhje që Hristian Mickoski e refuzoi ftesën e tij për takim liderësh dhe atë para se të arsyetojë se për cilat pika do të bisedonin, ndërkaq të cilat, siç tha, janë të rëndësishme për konsensusin nacional që duhet të arrihet, sepse jetojmë në shtet multinacional dhe multikulturor.

Shkup - Ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski në seancën e sotme të Këshillit nacional për eurointegrime e kanë prezantuar progresin në kuadër të Axhendës reformuese, duke përfshirë ligje kyçe dhe politika, që janë në përputhje me standardet evropiane dhe të cilat kontribuojnë për integrim më të shpejtë të shoqërisë sonë drejt Bashkimit Evropian. Andonovski informoi se deri më tani janë miratuar katër ligje që janë në kompetencë të Ministrisë për Transformim Digjital.

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot u bëri thirrje Prokurorisë publike dhe institucioneve të tjera ta hetojnë jo vetëm tenderin për furnizim të uniformave, por të gjithë tenderët e tjerë për të cilët ekzistojnë indikacione për çfarëdo lloj dyshimesh në pjesën e pandëshkueshmërisë.  Ai demantoi se pronarja e studios së modës, për të cilën LSDM opozitare akuzoi se është bazuar mu para shpalljes së tenmderit dhe është me dy të punësuar, është mike e bashkëshortes së tij.

Shkup- Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot ka realizuar vizitë pune me ushtruesin e detyrës ambasador i Katarit, Sh.T. Rashid Bin Said Al-Kajarin, ku janë konfirmuan marrëdhëniet miqësore midis dy shteteve. Në kumtesën e MPB-së theksohet se janë shqyrtuar mundësitë dhe potenciali i bashkëpunimit midis dy ministrive dhe forcave policore.

Shkup - Elizabeta Nastov, Sofia Milenkova, Cvetanka Siljanovska Kostadinovska, Keti Germanova, Bllagica Gjoshevska dhe Artan Limani janë gjykatësit e rinj të cilët Këshilli gjyqësor i zgjodhi sot në fushën civile të Gjykatës së Apelit Shkup. Paraprakisht në sektorin penal të Gjykatës së Apelit u gjodhën katër gjykatës të rinj, Maria Kletniçka Markovska, Olja Ristova, Ivan Xholev (kryetar i Gjykatës themelore penale Shkup) dhe Betim Jahja. Në kuadër të mbledhjes, Këshilli gjyqëso e zgjodhi Afrim Fidanin për kryetar të Gjykatës supreme. Fidani mori tetë vota "për" dhe pesë "kundër", prëderisa për kundërkandidaten e tij, kryetaren e deritanishme të Gjykatës supreme, Besa Admei, kishte vetëm dy vota.

Shkup - Në kuadër të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, pata nderin së bashku me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute, presidentët e Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi, kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, anëtarët e Presidencës së Bosnja e Hercegovinës dhe liderë tjerë nga rajoni - të marr pjesë në pritjen solemne që u mbajt në lokacionin ku ishte nënshkruan Marrëveshja e Dejtonit, në bazën e aviacionit "Vrajt - Paterson".

Shkup - Prokurori themelor publik i Prokurorisë themelore publike Shkup, Gavill Bubevski dhe prokurorja kompetente publike në lëndën "Onkologjia", Ana Gogovska - Jakimovska sot realizuan takim me Ana Marjanoviq dhe Angelika Koleva, përfaqësuese të organizatës joformale e cila i prëfaqëson pacientët onkologjik, me qëllim që t'i informojnë për hollësitë nga aktakuzat e parashtruara kundër mjekëve nga Klinika për radioterapi dhe onkologji për mjekim të papërgjegjshëm të pacientëve.

Shkup - Në poligonin ushtarak "Krivollak" sot me një ceremoni ushtarake është shënuar fillimi i stërvitjes ndërkombëtare "Immediate response 25" (IR25), e cila do të zgjasë deri më 9 qershor. Njësi nga shtatë vende të NATO-s dhe dy vende partnere, me pajisjet dhe armët e tyre të formacionit, do të demonstrojnë aftësitë e sigurisë dhe përforcimin e mbrojtjes kibernetike përmes qitjeve luftarake, kalimin përmes lumenjve, ushtrimeve të mbrojtjes kibernetike për ABH", informojnë nga Shtatmadhoria e ARM-së.

Shkup - Për mbi gjashtë mijë parfume, pesë mijë palë këpucë, pesë mijë copë veshje si dhe produkte të tjera të cilat Drejtoria e Doganave i ka sekuestruar këtë vit, është konstatuar se janë të falsifikuara. Siç njoftuan sot nga Drejtoria e Doganave, bëhet fjalë për 20 mijë produkte që mbanin emrin e 57 markave të mbrojtura tregtare. 

Shkup - Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) kërkon lirim nga taksat për kontributet e gazetarëve dhe punonjësve mediatik, harmonizimin e kontratave të punës me kornizën ligjore dhe dallimin e qartë të sindikatës reale dhe sindikatave të verdha, gjegjësisht gjetjen e armiqve të luftës sindikale.

Shkup - Epidemiologët janë në komunikim të rregullt me dy personat pozitivë me MPOX, si dhe me kontaktet e theksuara. Të dy personat pozitivë me MPOX janë në gjendje të mirë shëndetësore, njoftuan sot nga Instituti për Shëndet Publik. Siç theksojnë, nuk ka raste të reja të dyshuara me MPOX të dërguara në testim dhe nuk ka raste të reja pozitive me MPOX. Asnjëri nga kontaktet e identifikuara nuk raporton simpotoma të MPOX.

Shkup - Në rr. "Përvomajska" dje në orën 12.30 në Valandovë, nëpunësit policorë e privuan nga liria Gj.D.(59) nga Vallandova. Gjegjësisht, më parë, ai u përplas në një shtyllë me një automjet pasagjerësh "seat" me targa të Vallandovës, dhe pas ndërmarrjes së masave dhe kryrjes së kontrollit, nëpunësit policorë konstatuan se është nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 1.60 promilë alkool në gjak.

Shkup - Nëpunësit policorë dje në ora 19:30 në Radovish, e kanë privuar nga liria S.A. (37) nga Radovishi.  MPB njofton se gjatë një bastisjeje në shtëpinë e saj dhe në ambientet ndihmëse, të kryer me urdhër gjykate, është gjetur dhe sekuestruar materie pluhurore e bardhë.

Shkup - Nga ora 13:30 sot ka pasur ndërprerje të qarkullimit rrugor në aksin A2 Kriva Pallanë drejtë Deve Bair, në të dy drejtimet, për të gjitha llojet e mjeteve motorike, për shkak të një aksidenti trafiku mes një automjeti dhe një këmbësori.  Në orën 14:15 është lëshuar në qarkullim aksi rrugorë nga Kriva Pallanka në Deve Bair. 

Veles - Rezultatet nga Projekti "AgroSmart - Zhvillim i bujqësisë moderne dhe të qëndrueshme", financuar nga Bashkimi Evropian, ndërkaq zbatuar nga Fondacion zhvillimor i vendit për ndërmarrjet, Hemera dhe CEP Mundësitë, sot u prezantuan në Veles. Në ngjarje morën pjesë edhe përfaqësuesi i Delegacionit evropian, Aleksandru Albu dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Cvetko Tripunovski.

Prishtinë - Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot akuzoi opozitën për "pengim të qëllimshëm" gjatë konstituimit të Kuvendit. Edhe dje, për të 21-tën herë nuk arriti të konstituohet Kuvendi i Kosovës, sepse nuk kishte kuorum për votimin për Komisionin e votimit të fshehtë. Një seancë e re është caktuar për nesër.

Berlin - Kancelari gjerman Fridrih Merc deklaroi sot se Berlini ia ka hequr kufizimet Ukrainës për përdorimin e armëve me rreze të mëdha veprimi. "Britania e Madhe, Franca, SHBA-ja dhe tani edhe Gjrmania i kanë hequr kufizimet për rrezen e armëve të tyre të porositur në Ukrainë, që do thotë se Kievi tani mund të sulmojë pozicione në terriorin rus me armë me rreze të mëdha veprimi", theksoi Merc.

QËNDRONI TË LIDHUR