MIA Flesh
- Shkup - Presidentja Gordana Siljanovksa Davkova lidhur me paralajmërimet për Kodin e ri penal, sot tha se duhet të plotësohen boshllëqet ligjore dhe të mendohet në atë drejtim në ndryshimet e ardhshme kushtetuese të cilat do të përqëndrohen në problemet që dalin nga zbatimi i deritanishëm i Kushtetutës. Siljanovska Davkova, në pyetjen e gazetarëve "nëse është në kontakt me institucionet për tejkalimin e problemit me Kodin penal pasi ka kaluar afati gjashtëmujor i dhënë nga Gjykata Kushtetuese dhe Kuvendi nuk ka miratuar një të ri", ajo tha se këto ditë kanë pranuar një kërkesë bazuar në qasjen e lirë në informata, për atë se kur presidenti i mëparshëm i ka nënshkruar ndryshimet e Kodit penal.
- Post By Sara Ademi
- 17:55, 3 shtator, 2025
18:00/ 3 shtator/ 2025
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovksa Davkova lidhur me paralajmërimet për Kodin e ri penal, sot tha se duhet të plotësohen boshllëqet ligjore dhe të mendohet në atë drejtim në ndryshimet e ardhshme kushtetuese të cilat do të përqëndrohen në problemet që dalin nga zbatimi i deritanishëm i Kushtetutës. Siljanovska Davkova, në pyetjen e gazetarëve "nëse është në kontakt me institucionet për tejkalimin e problemit me Kodin penal pasi ka kaluar afati gjashtëmujor i dhënë nga Gjykata Kushtetuese dhe Kuvendi nuk ka miratuar një të ri", ajo tha se këto ditë kanë pranuar një kërkesë bazuar në qasjen e lirë në informata, për atë se kur presidenti i mëparshëm i ka nënshkruar ndryshimet e Kodit penal.
Shkup - Kuvendi sot pasdite në kuadër të mbledhjes së 67-të e përfundoi debatin rreth Propozimit të Ligjit për shkollën e mesme policore në procedurë të shkurtuar. Votimi për këtë propozim-kigj do të caktohet plotësisht. Nënkryetarja e Kuvendit, Vesna Bendevska kumtoi se ky ligj sillet me shumicë votash nga deputetët e pranishëm, me ç'rast duhet të ketë shumicë votash nga deputetët e pranishëm që i takojnë bashkësive që nuk janë shumicë.
Shkup - Ka disa probleme serioze të trashëguara në lidhje me konviktin e studentëve në Tetovë, të shënuara në raportin revizor, nëntëdhjetë për qind e asaj që mund të zgjidhet menjëherë është zgjidhur. Ka edhe probleme të tilla për zgjidhjen e të cilave nevojitet kohë. I zgjidhim sipas ligjit. Siç na informuan inxhinierët nga raporti i revizionit, në kuzhinë nuk ka ventilim. Ky është një problem serioz ndërtimor. Deri në zgjidhjen e problemit, sa më shpejtë që mundet, konvikti edhe më tutje do të duhet të sigurojë ushqim nga operatorë ekonomik, sipas ligjit. Kështu sot ministrja e arsimit, Vesna Janevska, u përgjigj në pyetjen e gazetarëve, në lidhje me vërejtjet e raportit revizor që kanë të bëjnë me kuzhinën e konviktit në Tetovë.
Shkup - Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, mori pjesë në promovimin e Strategjisë për Bashkëpunim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) me Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila ka kornizë pesëvjeçare (2026–2030) dhe përfaqëson përkufizim të bashkëpunimit të partneritetit të OBSH-së me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Shkup - Me subvencione nga shteti vendosen edhe pesë linja të reja ajrore. Drejt Aeroportit të Shkupit nga 6 prilli i vitit të ardhshëm do të fluturohet nga Napoli dhe Budapesti, ndërsa drejt Aeroportit të Ohrit nga 28 qershori nga Katovice, Vrocllav dhe Milano, kumtuan sot në konferencë për shtyp zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski dhe Xhozev Varadi, drejtor kryesor ekzekutiv i Viz Erit.
Shkup - Prokurori publik i RMV-së, Ljupço Kocevski dhe prokurori themelor publik i Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Islam Abazi marrin pjesë në konferencën rajonale të prokurorëve publik në bashkëpunimin e lëndëve për krime ushtarake që po mbahet më Brione, Republika e Kroacisë. Forumin e organizuar nga Programi për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), me mbështetje nga BE-ja dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, e hapën Prokurori i përgjithshëm shtetëror kroat, Ivan Turudiq, ministri i Drejtësisë, Administratës dhe Transformimit Digjital, Damir Habijan, si dhe Prkurori kryesor i Mekanizmit ndërkombëtar rezidual për tribunale penale, Serzh Bramerc.
Shkup - Në seancën e sotme për rastin "Shtekli" para Gjykatës Themelore Penale në Shkup, ka dëshmuar eksperti i mbrojtjes, Gjorgjija Haxhi Angelkovski, i cili dha vlerësim psikiatrik për të pandehurin Rade Trajkovski-Shtekli, i dyshuar për pjesëmarrje në shitje të organizuar të drogës, duke e vlerësuar si psikotik. Haxhi Angelkovski vizitoi Trajkovskin në burgun "Shkup" ku intervista, siç tha, ka zgjatur më shumë se zakonisht. Në dëshminë e tij, ai theksoi se gjendja e të pandehurit dukshëm është ndryshuar në lidhje me ekspertizën paraprake të cilën e ka kryer para shtatë deri dhjetë viteve, kur tek Trajkovski është konstatuar epilepsia.
Shkup - Në kuadër të konferencës me temë "Përcaktimi i së vërtetës në gazetari", mbajtur në kuadër të Asamblesë së 33-të të Përgjithshme të Asocicacionit të Agjencive Ballkanike të Lajmeve - Evropa Juglindore (ABNA-EJL), e cila po mbahet sot në Shkup, ku nikoqir është Agjencia Informative Mediatike – MIA, u mbështet ideja që kjo platformë e agjencive të lajmeve të shfrytëzohet për organizimin e trajnimeve mbi përdorimin e Inteligjencës artificiale, e cila, siç u theksua, duhet të jetë vetëm vegël, dhe jo krijuese e lajmeve. Gjithashtu, u theksua nevoja për shkëmbim përvojash, lajmesh dhe përmbajtjesh të tjera mediatike.
Shkup - Prokuroria Themelore Publike Shkup solli urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër një personi për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale "përpunim të paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim me armë dhe materie spërkatëse", nga neni 396 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 3 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal. Siç informojnë nga PTHP, në shtëpinë e tij në Idrizovë, i dyshuari 57 vjeçar në mënyrë të paautorizuar ka mbajtur municion dhe meterie shpërthyese e cila për qytetarët është e ndaluar. Gjatë bastisjes, në një arkë të drurit në dhomën e ditës, policia ka gjetur dy bomba dore - granatë të modelit "M.75", si dhe pesëdhjetë plumba të kalibrit 7,65 mm të destinuar për djegie nga armë zjarri gjysmëautomatike dhe automatike.
Tetovë - Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) nga Tetova informojnë se sot në një ceremoni solemne është kryer inaugurimi i rektorit të ri prof. dr. Sadudin Ibraimi. Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Bordit të UEJL-së, prof. dr. Klaus Toterman, theksoi se zgjedhja e prof.dr. Sadudin Ibraimit si rektor i ri është një moment i rëndësishëm në zhvillimin e institucionit dhe shprehje e besimit të Bordit dhe komunitetit akademik në aftësitë e tij drejtuese.
Stamboll - Autoritetet turke sot urdhëruan paraburgimin e shtatë funksionarëve nga komunat të udhëhequra nga opozita në Stamboll, njoftoi NTV. Arrestimet janë pjesë e aksionit kundës Partisë Popullore Republikane (CHP) partia kryesore opozitare e presidentit Rexhep Tajip Erdogan.
Bruksel - Komisioni evropian sot e miratoi pakon e tretë të propozimeve sektoriale, me të cilat kompletohet korniza për buxhetin e ardhshëm shumëvjeçar të BE-së për periudhën prej vitit 2028 deri në vitin 2034. Me propozimin e sotëm për Programin për tregun e vetëm dhe doganat parashihen 6,2 miliardë euro, ndërsa programe lidhur me drejtësinë - 800 milionë euro, për hulumtime dhe trajnime në kuadër të Euroatomit - 6,7 miliardë euro, për Instrumentin për bashkëpunim në sigurinë bërthamore - afërsisht një miliardë euro, për mbështetje të 13 territoreve tejoqeanike të BE-së, përfshirë edhe Grenlandën - pothuajse një miliardë euro dhe për Programin "Perikle 5" dedikuar për parandalim dhe luftë kundër falsifikimit të euros - shtatë milionë euro.
Moskë - Presidenti rus Vladimir Putini sot deklaroi se është gati të takohet me Presidentin ukrainas Volodimir Zelenskin. "Jam gati të takohem me të. Por a ka kuptim të takohem", tha Putini. Ai vendosi edhe një kusht për takimin me presidentin ukrainas.
Gjenevë - Komiteti i KB-së për të drejtat e personave me invaliditet - CRDP sot raportoi se të paktën 21.00 fëmijë në Rripin e Gazës vuajnë nga ndonjë lloj invaliditeti si rezultat i luftës mes Izraelit dhe Hamasit e cila zgjat pothuajse dy vjet. Rreth 45.500 fëmijë kanë pësuar "lëndime të lidhura me luftën", shton komiteti i KB-së i përbërë nga ekspertë të cilët takohen dy herë në vit në Gjenevë.