18:00 / 9 maj / 2025
Shkup - Vizita e kryetarit të Këshillit të Bashkimit Evropian, Antonio Koshta, në Shkup javën e ardhshme është një tjetër sinjal i fortë për prioritetet e BE-së. Fakti që ai po viziton Ballkanin Perëndimor, që ai po vjen në Shkup, është dëshmi se ne jemi të gatshëm për zgjerim, tha në intervistë për MIA-n ambasadori polak në vend, Mariush Brimora, vendi i të cilit është kryesues aktual me BE-në. "Nga perspektiva ime, mund të përmend gjithashtu se kryeministri ynë Donald Tusk do të vizitojë Shkupin në muajt e ardhshëm dhe ky do të jetë një tjetër sinjal se ne kujdesemi për Maqedoninë e Veriut, se e mbështesim vendin, se Presidenca, Këshilli i BE-së mbështesin procesin e hapjes së negociatave dhe kjo është një shenjë e fortë se do të presim një përgjigje nga pala e Maqedonisë", theksoi ambasadori. Ai thekson se nevojitet vullnet politik, është e nevojshme të përfundojnë reformat në Maqedoninë e Veriut dhe të ruhet entuziazmi për anëtarësim në BE.
Shkup – Kohët e vështira mund të jenë një mundësi për të nxjerrë mësime të vërteta, për t'u angazhuar n; realiyimin e veprave dhe për të përmirësuar gjërat në plan afatgjatë. Kjo është pikërisht ajo që bënë themeluesit e BE-së 75 vjet më parë. Kjo është pikërisht ajo që kërkojnë qytetarët e BE-së. Kjo është pikërisht ajo që kërkojnë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht të rinjtë. Në nëntë muajt e parë të qëndrimit tim në vend, takova shumë shpesh të rinj, kudo që udhëtova. Ata ishin unanimë, nuk shohin të ardhme tjetër përveçse të bëhen qytetarë të familjes së BE-së, tha dje ambasadori i BE-së Mihalis Rokas në pritjen me rastin e 9 majit - Ditës së Evropës, e cila u mbajt në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Shkup. Në pritjen, në të cilën morën pjesë presidentja Gordana Siljanovska Davkova, ministra, kryetarë bashkish, deputetë, ambasadorë të shteteve anëtare, vendeve të tjera dhe përfaqësues të mediave, ambasadorja e BE-së theksoi se këtë vit Dita e Evropës mbahet më pak se dy muaj pas tragjedisë së paparë në Koçani, në kushte të trazirave të vazhdueshme gjeopolitike, por edhe në një kohë të angazhimit të përbashkët dhe hapave të dukshëm për të përmirësuar gjërat - për vendin dhe për Evropën në tërësi.
Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, iu bashkua aksionit nacional për pastrimin e mbeturinave “Fundjava e Pastrimit”, që këtë vit nisi me pastrimin e Akvaduktit të Shkupit – monument historik e kulturor me rëndësi të veçantë për qytetin. Siç njoftojnë nga MMJPH, aksioni, i organizuar nga Men & Mountain, me mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit dhe institucioneve tjera shtetërore, përfshiu mbi 200 vullnetarë, ndërsa do të zhvillohet në më shumë se 500 lokacione në të gjithë vendin, me pjesëmarrjen e mbi 20.000 qytetarëve.
Shkup - EVN Maqedoni Grupacioni vazhdon angazhimin e tij ndaj strategjive afatgjata të kompanisë për mbrojtjen e mjedisit përmes vullnetarizmit masiv në kuadër të fushatës mjedisore "Generallka vikend 2025". Siç njoftojnë nga EVN Maqedoni, rreth 150 punonjës zëvendësuan aktivitetet e tyre të punës me aksion për mbledhjen e mbeturinave në qytete të ndryshme: Shkup, Gjevgjeli, Manastir, Gostivar, Prilep, Koçan, Kavadar dhe Kërçovë. Qëllimi është që punonjësit të kontribuojnë drejtpërdrejt për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm, ndërsa për çdo 10 kg mbeturina do të mbillet një pemë. Aksionit vullnetar ekologjik iu bashkua edhe Bordi Drejtues i EVN Maqedoni.
Shkup - Ministrat Pançe Toshkovski dhe Ivica Daçiq sot në Beograd nënshkruan Marrëveshjen midis Qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për të vendosur kontrolle të përbashkëta në pikën kufitare Tabanoc-Preshevë për komunikacionin ndërkombëtar rrugor, gjë që duhet të mundësojë zbatimin e një sistemi të mirëfilltë "One Stop" që synon transportin më të shpejtë të njerëzve, më shumë tregti, turizëm dhe miqësi midis dy vendeve. "Me kënaqësi të madhe nënshkruam marrëveshjen në bazë të së cilës dy vendet tona do të kenë kontroll të përbashkët të pikës kufitare Tabanoc-Preshevë, gjë që do të mundësojë transferim dhe rrjedhë më të shpejtë si të mallrave dhe shërbimeve, ashtu edhe të njerëzve në kufirin tonë. Me zbatimin e sistemit, presim që transferimi i njerëzve të dyfishohet, dhe pas nënshkrimit dhe ratifikimit të marrëveshjes, do të jemi në gjendje të fillojmë fazën testuese në aspektin e një zgjidhjeje teknike dhe shpresojmë që para fillimit të sezonit veror do të jemi në gjendje ta vëmë zyrtarisht në funksion dhe të përshpejtojmë rrjedhën e njerëzve", potencoi Ministri Toshkovski.
Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski, me ftesë të ministrit ukrainas, Andri Sibiha dhe përfaqësueses së lartë të BE-së, Kaja Kallas, qëndroi për vizitë njëditore në Lavov, ku mori pjesë në takimin ministror për formimin e Tribunalit special për agresion kriminel kundër Ukrainës dhe në takimin joformal të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së. Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme sot kumtuan se Mucunski ishte i vetmi ministër nga Ballkani Perëndimor, i pranishëm në ngjarjet.
Shkup - Kryetari i Odës ekonomike të Kosovës dhe kryetari i Forumit investues të odave (FIO), Lulzim Rafuna dhe kryetari i Odës ekonomike dhe nënkryetar i FIO-s, Branko Azeski sot në Shkup kanë biseduar për problemet me mbajtjen më të gjatë të kamionëve nga Maqedonia e Veriut, të cilët transportojnë prodhime ushqimore në territorin e Kosovës, nën pretekst se mbajtja është për shkak të rezultateve nga analizat laboratorike. Në takimin u konstatua se tregtia mes dy vendeve si partnerë të dëshmuar tregtarë, duhet të zhvillohet pa pengesa. Kërkuan të tejkalohen problemet përmes përshpejtimit të qarkullimit të kamionëve dhe në vend të hapësirës ndërkufitare, ato të orientohen në pajtim me rregullativën ligjore në depo dhe aty të pritet epilogu nga analizat laboratorike.
Shkup - Aktgjykimi për rastin me shkeljen e Frosina Kulakova do të publikohet më 13 të këtij muaji. Në gjykimin, që filloi sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, i akuzuari Vasil Jovanov e pranoi fajin, ndërsa avokati i familjes Kulakova kërkoi dënimin më të lartë. Jovanov është i dyshuar për veprën penale "vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik" për aksidentin e trafikut në janar të këtij viti në bulevardin "Arradhat Partizane" në Shkup, në të cilin humbi jetën Frosina Kulakova.
Gostivar - Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me shoqatën "Men and Mountain", Kryqin e Kuq, EVN, shoqatën "Pozitiva B2", realizoni aksionin ekologjik "Pastrimi gjeneral në fundjavë". Aksioni, thuhet në kumtesë, kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes publike për nevojën e grumbullimit dhe riciklimit të mbetjeve dhe u pastruan pjesët qendrore të qytetit.
Athinë - Nga e marta deri dje, në afërsi të ishullit të vogël grek Gavdos, që ndodhet në jug të Kretës, në pesë raste të veçanta u zbuluan dhe u shpëtuan 270 migrantë, ndërsa u arrestuan pesë kontrabandistë, njoftoi korrespondentja e MIA-s në Athinë. Gjatë ditës së djeshmë, në zonën detare 40 milje detare në jug të Gavdos, një varkë me 66 persona kërkoi ndihmë dhe menjëherë ndërhyri një anije e Fronteks-it dhe një anije shpëtimi e Rojës Bregdetare greke, pas së cilës të gjithë u shpëtuan dhe u transferuan të sigurt në portin e ishullit Kretë.
Bruksel - Ekziston një pëlqim se rruga e Ukrainës drejt NATO-s është e pakthyeshme, por kurrë nuk kemi rënë dakord që si pjesë e marrëveshjes së paqes të ketë një anëtarësim të garantuar të vendit në Aleancë, deklaroi sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rute. "Një gjë e tillë nuk është rënë kurrë dakord. Në planin afatgjatë, aleatët e NATO-s thanë po, do të ketë një perspektivë për anëtarësim në NATO. Por kjo është për një periudhë afatgjatë, jo për negociatat e paqes që janë duke u zhvilluar aktualisht", tha Rute në konferencën e përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman Fridrih Merc pas takimit të tyre në selinë e Aleancës në Bruksel.
Bruksel - Intervenimi revolucionar i liderëve vizionarë për të zëvendësuar rivalitetin historik me sovranitet të përbashkët, përmes integrimit ekonomik dhe politik, ka hapur rrugën për epokë prosperiteti, paqe, demokraci, solidaritet dhe bashkëpunim në Evropë, theksuan në një porosi të përbashkët me rastin e Ditës së Evropës - 9 maji, kryetari i Këshillit Evropian Antonio Koshta dhe kryetaret e Eurokomisionit dhe Europarlamentit, Usurla fon der Lajen dhe Roberta Mecola. "Para 75 viteve, në kontinentin, i cili doli nga shkatërrimi i Luftës së Dytë Botërore, liderët vizionarë vendosën të bashkojnë prodhimin dhe tregjet për qymyr dhe çelik për të siguruar paqe të qëndrueshme në Evropë. Sot, në Luksemburg, vendlindja e Robert Shumanit, festojmë deklaratën historike të 9 majit të vitit 1950, me të cilën janë hedhur themelet e Bashkimit Evropian siç e njohim sot", thuhet në deklaratë.
Gjenevë - Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) sot i kritikoi planet për të marrë përsipër shpërndarjen e ndihmës humanitare në Gazë, të cilat u prezantuan të enjten nga Izraeli dhe SHBA-ja, dhe paralajmëroi se ato do të përkeqësojnë vuajtjet e fëmijëve dhe familjeve. Midis komunitetit humanitar qarkullon një propozim për krijimin e një Fondacioni humanitar për Gazën, i cili do të shpërndante ushqim nga katër "vende të sigurta për shpërndarje", që kujton në planet që i publikoi Izraeli më herët këtë javë, nërsa të cilat shkaktuan kritika se së shpejti do ta përkeqësojnë zhvendosjen e popullsisë në Gazë.
Kiev - Presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski paralajmëroi se Ukraina nesër do të jetë nikoqir i takimit të liderëve të Koalicionit të të përgatiturve. "Ne kemi nevojë për këtë koalicion dhe ai duhet të jetë mjaft i fuqishëm për të garantuar sigurinë në përputhje me vizionin tonë të përbashkët", potencoi Zelenski. Në Koalicionin e të përgatiturve, shumica janë nga vendet evropiane, por marrin pjesë edhe Kanadaja dhe Australia.
Kiev – Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) kumtoi sot se ka arrestuar dy spiunë të dyshuar nga Hungaria. "Për herë të parë në historinë e Ukrainës, SBU ka ekspozuar një rrjet të inteligjencës ushtarake hungareze që po kryente aktivitete spiunazhi në dëm të vendit tonë, njoftoi SBU në Telegram. Agjentët e ndaluar të shërbimeve speciale hungareze supozohej të mblidhnin informacione rreth rajonit Zakarpat, qindra kilometra larg vijës së frontit me Rusinë.
Uashington - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp sot propozoi uljen e doganave për Kinën nga 145 në 80 për qind. Vendimi për uljen është para takimit të delegacioneve amerikane dhe kineze në Gjenevë, gjatë fundjavës. Ministri i Financave të SHBA-së, Skot Besant dhe përfaqësuesi tregtar amerikan, Xhejmison Grir duhet të takohen me delegacionin kinez këtë fundjavë në Zvicër. Këto do të jenë bisedimet e para të mëdha prej se Trampi filloi një luftë tregtare, duke vendosur dogana të larta.